SHQIPËRIA: MISION I PAMUNDUR (18)

PËRKTHEU: SEFEDIN KRASNIQI

Kujt t’i besohet ? Ja pse duhet të rihapet Dosja Hajdari, e cila do t’i hapte të gjitha dosjet tjera : Ali Ukës, Ilir Konushevcit, Ahmet Krasniqit, etj.)

Ish-truproja e Azem Hajdarit, kundërshton ish-truprojën e Berishës (Izet Haxhia) në lidhje me akuzat ndaj Liderit të Dhjetorit Azem Hajdari, akuza që bënin fjalë për lidhjet e Azemit me policinë apo Sigurimin e Shtetit, si dhe që hidhnin baltë mbi tërë aktivitetin e tij, duke e cilësuar madje dhe vrasjen si një vepër ordinere. Për më tepër ai e akuzon Haxhinë se abuzontë në emër të Berishës dhe që kishte qënë dhe ishte bërë një vegël e qeverisë së atëhershme dhe ministrit të Rendit, Neritan Ceka, në atentatin e urës së Milotit ndaj Azemit, që dështoi.

KAPITULLI – XVIII

Rafalet e gjata i zurën të gjithë në befasi, përfshirë Malkon. Në fillim mendoi se një nga njerëzit e Fatmir Ceremit ishte përshkuar nga zelli. Pastaj, përballë tij pa tre njerëz që u rrëzuan si boça pishe dhe kuptoi se të shtënat erdhën nga prapa tij. U kthye dhe mendoi se zemra po i dilte nga gjoksi.

“Wild Bill” Donovan kishte mbërri në arenë nga ana e poshtme e rrugës, me një makinë e armën automatike Poulimiot me karikatorë të kalibrit të madh të ngjitur në dorën artificiale, të shtërnguar mirë në shpatullën e këmbëve, të mbërthyer nën sqetullën e djathtë. Avansonte sikur në paradë, duke shkrepur rafale të shkurtra, por tmerrësisht precize. Në pak sekonda, katër burrat që e kishin çarmatosur Malkon, u gjetën duke puthur asfaltin, të bërë shoshë nga plumbat. Të mbijetuarit ikën në automjetet e tyre. Njëri prej tyre ngriti kallashin. Menjëherë tyta e Poulimiot u kthye në drejtim të tij dhe një rafal i gjatë ia eksplodoi kokën.

Fatmir Ceremi lëshoi një zë plot inat në momentin kur “Wild Bill” Donovan arriti afër Malkos. Bandit i ri iku me shpejtësi dhe hipi në Land Cruiser-in e tij të zi, i cili u nis me rrëmbim. Britaniku i dërgoi një buzëqeshje miqësore Malkos.

– Nuk e kam pasur këtë kënaqësi që nga lufta e Malvineve! tha Donovan…

Rruga ishte bosh, përveç të vdekurve dhe të plagosurve, të braktisur nga të mbijetuarit e bandës.

Britaniku kishte lënë pas një grumbull predhash që shkëlqenin në diell.

– Pse nuk e vrave Fatmir Ceremin? pyeti Malko.

– Ky nuk është problemi im, tha “Wild Bill” Donovan. Unë jam një njeri paqësor. Erdha këtu për të rivendosur ekuilibrin mes një zotërie dhe një grupi banditësh.

Papritmas një gjëmë ua tërhoqi vemendjen. Ylli Baci po notonte në një pellg gjaku.

– O Zot ! Ai është ende gjallë , bërtiti Malko.

Iu afrua stringer-it të e CIA-s, e ia ngriti kokën. Ylli hapi sytë e qelqtë, me fytyrë të tronditur nga dhimbjet, por nuk mund të fliste.

– A ka spital? pyeti Malko, “Wild Bill” Donovan.

– Po, në fund të qytetit. Ta vendosim atje.

Ai I tregoi 4×4-in e kuq, pasagjerët e të cilit ishin shtrirë në mes të rrugës. Çelësi ishte ende në kontakt. Bashkë, arritën ta instaloojnë Yllin në pjesën e prapme të automjetit. Sa herë e zhvendosnin gjatë bartjes, Ylli lëshonte rënkime të përziera. Malko mori timon. “Wild Bill” Donovan u ul pranë tij, me Poulimiot në gjunjë. Pesë minuta më vonë, mbërrinë në spital. Ishte një mjerim. Një mace e ngordhur ishte në një shatërvan para dhomës së urgjencës. Britaniku hyri në fillim dhe pyeti në gjuhën shqipe një infermier që po rrinte me duar në xhapa. Ishte Poulimioti apo autoriteti i tij natyror, por së shpejti infermieret dhe dy mjekë filluan të merren me të plagosurin. E vendosën në një barelë, dhe e transportuan direkt në sallën e operacionit. « Wild Bill » Donovan dhe Malko u ulën në një dhomë pritjeje në një banket të zbrazur. Muret ishin të lyera nga lagështia, pllakat e ceramikës të shkatërruara, një erë e padurueshme e anestezisë lundronte në ajër.

Në qetësi, “Wild Bill” lëshoi armën në dysheme, tytën e kthyer drejt hyrjes, dhe e nxori nga xhepi një shishe prej metali e çoi një gojë para se t’ia jepte Malkos.

– Keni qenë në vijën e frontit … Çoje një gëllëjkë, është Defender.

Edhe pse amator i vodkës, Malko vlerësoi scoch-in e pastër prsj maltit. Në vazhdim, “Wild Bill” Donovan e çoi një gëllëjkë të gjatë dhe lëshoi një shkulm me erë nga goja. Foli vetëmevete:

– Më duhet të raportoj për këto mosmarrëveshje për ata hamomat e Brukselit … Nuk është dashur të ndërhyj në grindjet private. Zyrtarisht nuk jam as i armatosur. Por, sa çon peshë një lajthitje në këtë vend …

Ashtu të ulur, ata flisnin për gjëra të ndryshme e çka jo, duke ia çuar pijes në shishen metalike derisa e boshatisen. “Wild Bill” Donovan e njihte mirë Pakistanin dhe Khyber Pass. Ashtu si Malko, kishte qenë në mjaft vende. I shqetësuar, Malko e shikoi gjatë akrepin e madh të orës Breitling B-1. Ylli Baci kishte qënduar në sallën e operacionit për më shumë se dy orë. Iu desht të prisnin edhe një gjysmë ore derisa një kirurg erdhi për t’i takuar, me bluzë të njollosur plot gjak. I foli në gjuhën shqipe “Wil Bill” Donovan-it, i cili menjëherë e siguroi Malkon.

– Mjeku mendon se do t’ia dal. Kishte marrë tre plumba, por vetëm një ishte i rrezikshëm … Ia qepa të gjitha plagët dhe embusha me antibiotikë. Dhe këtu kemi zakon të moçëm për plagosje me armë.

Kirurgi u ngrit.

– Ejani. Do të sigurojmë mikun tuaj.

– Kur do ta shohim? kërkoi Malko.

– Jo deri nesër në mëngjes, nëse doni që të jetë i vetëdijshëm, tha kirurgu përmes britanikut. Ishte një operacion i madh.

U nisën me Toyotën e kuqe, kur arritën përballë statujës së Bajram Currit, “Wild Bill” Donovan këshilloi Malkon:

– Lëreni këtu. Vazhdojmë këmbë.

Trupat ende ishin të përmbys aty ku kishin rënë, rrethuar nga grupe të shikuesve që kishin dalë kudo. Iu kishin mbuluar fytyrat të vdekurve dhe një ambulancë e vjetër i ngarkonte trupat pa u ngutur. Rruga ishte gjallëruar pak, dyqanet po i rihapnin, por nuk kishte pothuajse asnjë makinë. Ajri ishte i ngarkuar me grimca të zeza dhe, pak më poshtë, parking vazhdonte të digjej duke lëshuar një erë të keqe të gomave të djegura.

“Bill i egër” Donovan, me dorën e fiksuar në Poulimiot, u duk i kënaqur, pavarësisht nga masakra.

– Ju keni fituar në kohë, përfundoi ai. Tani për tani, Fatmiri do të mendojë. Ai nuk e priste reagimin tim. Djemtë e tij janë persona që dinë gjithçka, por jo të gjestikulojnë me Kalach.
Por, ai e kuptoi se ata nuk çonin peshë. Megjithatë, e ka humbur fytyrën para tyre dhe kjo është serioze për të.

Do të përpiqet të hakmerret. Pra, t’ju vras. Cfarë bëjnë miqtë tuaj në Tiranë?

– Ata po vijnë, por nuk do të jenë përpara nesër në mëngjes. Nëse arrijnë…

“Wild Bill”, Donovan shprehu një kënaqësi.

– Në këtë rast, unë ju këshilloj që të mos lëvizni nga hoteli ynë katër yje, do të rri me ju. Ne kemi një afat kohor. Fatmirit i duhet kohë të rekrutojë disa njerëz për t’i kompensuar humbjet.

– Ai u kthye në shtëpi?

– Sigurisht. Tash, do të bisedojë me vëllezërit dhe babanë e tij. Ai është shefi i vërtetë i familjes.

Sapo hynë në sallën e Hotel Ermal, pronarii u përplas para tyre: Fatmir Ceremi kishte reaguar tashmë, duke dërguar një lajmëtar për të paralajmëruar se hoteli do të digjej bashkë me pronari, nëse të gjithë të huajt nuk do të largoheshin menjëherë nga ayt. ” Wild Bill ” Donovan e kishte drejtuar shkujdesshëm tyten e Poulimiot në drejtimin e shqiptarit.

– Nëse këta bastardë do të vijë këtu, e paralajmëroi, do t’i pranoj. Dhe kam nevojë vetëm për një telefonatë me njerëzit nga NATO. Unë drejtoj një mision zyrtar të Komunitetit Europian. Nuk është një gjë humanitare misioni im. Pronari, kokë ulur, shtoi edhe diçka me saktësi që e bëri Britanikun të shënoj.

– Duket se e paskëm qëlluar një nga vëllezërit e Fatmirit, ia përktheu Malkos. Djaloshi me pulover të gjelbër që ishte pranë tij. Kjo nuk është një humbje e madhe, por papritur ajo vë në lëvizje Kanunin. Fatmir paralajmëroi se ai do të pranonte njerëz njëzet e katër orë për të varrosur vëllain dhe do të godiste më pas.

– Pas njëzet e katër orëve unë do të jem larg nga këtu, tha Malko, por ju?

Sa hyri në zyrën e tij, “Wild Bill” Donovan vendosi Poulimiot në dysheme dhe i dha një goditje me dorën e fiksuar Malkos me një buzëqeshje plot kënaqësi.

– Djalosh, në jetën time, kam marrë shumë rreziqe mbi vete dhe fati ka qenë gjithnjë në anën time, përveç ditës kur një grindavec ma shkurtoi dorën. Nuk e kanë pasur këtë fat shumë nga shokë të mi që kanë rënë në të gjithë botën, për Anglinë dhe për Mbretëreshën. Pra, në moshën time, në pension, nëse mund të vdes me armë në dorë, do të ndihen krenar për mua në Southampton …

Me këto fjalë përfundimtare, ai hapi një dollap dhe nxori dy karikatorë të mbushur për Poulimiotin, të cilët ia dorëzoi Malkos.

– Ti do bësh roje.

Hapi përsëri dollapin dhe nxori një shishe Defender e filloi të mbushte shieshen e tij boshe. Ishte një njeri i organizuar.

Hildegarde tymoste një cigare, ulur në shtratin e dyfishtë. Kur e pa Malkon që hyri në dhomë, nxitoi drejt tij, e përqafuar me pasion.

– Oh. Zori im! Je ene gjallë! U frikësova shumë.

– Edhe unë tha Malco, dhe pa mbaruar mirë fjalën, iu ngjit në buzët dhe gojën e saj.

***
***

Joe Rocker dhe Mark Adams, dy oficerët e terrenit të stacionit të CIA-së në Tiranë, nuk kishin gjetur askënd që t’i shoqëronte. Për fat të mirë, ambasadori u evakuua, dhe s’kishin më nga kush të merrnin urdhëra. Pasi ia besuan sigurinë e ambasadës atyre që mbetën nga kompleksi me togerin e marinsave, kishin marrë rrugën, me Hummerin e mbushur me municion e ushqime dhe mjete të komunikimit. Duke u larguar nga Tirana, ndiheshin sikur po largoheshin për në hënë, pavarësisht nga kartat e shtamadhorisë që kishin marrë me vete. Në timon, Joe Rocker ngiste ngadalë duke u përpjekur të shmangte karrocat e kuajve, autobusët, traktorët që kudo qarkullonin. I tmerruar, Mark Adams po shikonte në peizazhin e shkretë.

– Çfarë vendi! Psherëtiu ai. Është edhe më i shkatërruar sesa Bosnja.

E shikoi Breitling Chronomatin e tij. Pothuajse ishte mesdita. Qarkulllonin me një shpejtësi mesatare prej tridhjetë km në ore, duke shkaktuar kuriozitet në rrugën, me Hummerin e maskuar me një siluetë të çuditshme. Kishin marrë ushqime në kartona dhe ujë mineral lokal.

– Shit! Shau Joe Rocker.

Kishte një degëzim rruge dhe, natyrisht, nuk kishte tregues. Mark Adams u ndal dhe ia tregoi hartën një fermeri që kthehej nga puna.

– Komani?

Shqiptari tregoi rrugën në të djathtë, duke shoqëruar informacionin e tij me një koment të gjatë të pakuptueshëm për amerikanët. Një orë më vonë, ata u gjendën para urës së mbartur nga përroi … Ata u dekurajuan aq shumë saqë vendosën të kthehen për Tiranë.

Malko duhej të paralajmërohej. Pas instalimit të Inmarsat-it të tyre në kapakun e Hummerit, e thirrën.

Malko po përpiqej të pushonte kur Inmarsat cingëroi. Çdo gjë dukej e qetë dhe kishte filluar të mendonte se do të dilte nga kjo situatë. Zëri i Joe Rocker ia ushqeu shpirtin. Por, jo për shumë kohë.

– Jemi bllokuar, njoftoi amerikani, prandaj duhet të kthehemi.

– Në asnjë mënyrë, u përgjigj Malko. Duhet të jeni këtu nesër në mëngjes. Unë do të shpjegoj se çfarë duhet të bëni. Duke përdorur hartën e tij, ai ua citoi të gjitha fshatrat që duhej të kalonin.

– Tash është mesditë. Duhet të shkoni në Fierzë dhe të kaloni natën aty. Natën nuk do ta gjeni rrugën kurrë. Nëse neser niseni herët, do të mbërrini këty kah ora dhjetë. Dhe, normal, problemet do të nisin, sepse duhet të kthehemi menjëherë.

– OK, OK, tha Joe Rocket. Jo dy gjëra në të njëtën kohë. Rrimë në kontakt.

Kur Malko ndërpreu bisedën, morali iu kishte ngritur. Me Hummerin, ata mund të linin rrugën dhe të anashkalonin digat e ngritura nga Fatmir Ceremi. Megjithatë, kishte edhe një problem: braktisja e Ylli Bacit, në spital, meqë ishte i patranspotueshëm. Do të vinte për ta kërkuar me një helikopter sapo ta gjente një.
Kishte filluar vetëm t’i numërojë orët. Dhe, dëshironte që Fatmir Ceremi me të vërtetë të respektojë afatin kohor prej njëzet e katër orësh.

***
***
Mohammed Al Jafar po i shikonte retë që kishin filluar të mbulonin majat e maleve. I ulur në një argjinaturë në skajin e një fushe misri përballë lumit më poshtë, hante një byrek të yndyrshëm që ushtarët e UCK-së e kishin blerë në kafene në Tropojë.

Një grup luante me letra jo shumë larg tij, duke e injoruar.

Nuk u pendua që e braktisi shtëpinë e Fatmir Ceremit. Rreziku ishte i vërtetë. Nëse amerikanët do të sulmonin banditin në shtëpi, ishte shqetësuese. Ata gjithashtu mund të bombardonin, duke nisur një operacion me helikopterë. Ai nuk kishte çka të bënte më në Shqipëri dhe kishte filluar të vuaj nga klaustrofobia. Ia kishin caktuar një dhomë të vogël në shkollën e vjetër, ku ai kishte qenë në gjendje të vendoste qilimin e tij të lutjes. Sa herë që i ofronte ndonjë ushtar i UÇK-së për ta shoqëruar deri në xhaminë e ndërtuar nga Sauditë në hyrje të Tropojës, kishte refuzuar. Sepse këta luftëtarë muslimanë pinin birrë, hanin mish derri dhe nuk faleshin (luteshin).

Pikërisht, kjo gjë ia plaste zemrën dhe e bënte të sëmurë sa herë u jepte dollarë këtyre mosbesimtarëve, por e kishte detyrim të ndiqte vijën e përcaktuar nga Osama Bin Laden: të krijonte një urë të fortë me kosovarët. Lufta e tyre do të zgjaste me vite dhe ishte një investim afatgjatë.
Befas e ngriti kokën kur dëgjoi zhurmën e një automjeti. Pas pak kohe, “koloneli” Pedrorika u shfaq me rroba të reja të luftës. Kishte telefonuar në Bajram Curr dhe dukej veçanërisht i kënaqur. Pastaj, u ul mbi barin e arës, pranë fundamentalistit.

– Britan Meta, si duket, nuk ka i vdekur për asgjë! e njoftoi triumfisht. Sipas informacioneve, gjysma e kompleksit amerikan është shkatërruar dhe i kishin kërkuar qeverisë shqiptare lejen për të gërmuar bunkerë nëntokësorë për tu fshehur. Ambasadori fluturoi për Romë, duke lënë vetëm përgjegjësin e çështjes dhe atasheun e mbrojtjes. E gjithë Tirana u impresionua nga ky sulm që do t’i tendos marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. ..

Amerkianët do të fajësojnë shqiptarët për dështimin tyre për të mbrojtur ambasadën…

Këto informacione e zhytën Mohammad Al Jafar në një gëzim të pashprehur. Vetëm, i kërkuar nga CIA, i palosur në këto male mesjetare, kishte arritur me mjete të thjeshta të realizojë këtë akt kundër amerikanëve, të cilët kishin me dhjetëra “raketa shkatërrimi” të shtenjta, një milion dollarë secila. Ndërs, ky kishte patur nevojë për një kamion të vjedhur, disa eksplozivë që i kishte blerë për një copë buke dhe një bombardues vetëvrasës, paksa budalla. Që nga fillimi, ai e dinte se shanset e mbijetesës së Britan Mates ishin pothuajse zero. Por kështu ky musliman i keq, ishte bërë së paku martir …

– Po për mua? pyeti ai. Ku është pasaporta që më premtove? Nuk mund të qëndroj këtu për një kohë të pacaktuar. Amerikanët do të duan hakmarrje … Dhe misioni im më thërret diku tjetër. Edhe nëse më duhet të kthehem prapë këtu.

Kolonel Pedrorika buzëqeshi gjatë.

– Doli një problem të vogël. Njeriu që e mori pasaportën tuaj, u arrestua nga SHIK-u dhe u torturua ashpër.

– Allahu i Plotfuqishëm dhe i Mëshirshëm ia lehtësoftë vuajtjet, murmuriti Mohammed Al Jafar. Pra, nuk do ta kem pasaportë e premtuar…

– Gjithsesi, triumfoi “koloneli” Pedrorika. Sepse ne ende kemi shumë miq në SHIK. Pasaporta u konfiskua, por ata nuk ia dorëzuan amerikanëve. E ruajtën në SHIK dhe ia arrita t’i jap ryshfte njërit që e vodhi. Por nuk do ta kemi në dorë menjëherë. Një lajmëtar do ta sjellë këtu nesër në mëngjes.

– Por emri i personit që figuron në të, tash është i njohur, tha Mohammad AI Jafar.

– Po, por nga kush? Amerikanët mendojnë se kjo pasaportë fle në një sirtar të SHIK-ut, kështu që SHIK-u nuk ua ka transmetuar atyre emrin dhe numrin. Mund ta përdorni lirshëm. Nesër do të dërgoj në Shëngjin me një përcjellje të ofruar nga Fatmir Ceremi. Do të shkoni për në Itali nesër natën. Vendin e keni të rezervuar në tragetin që shkon për Bari.

Mohammed AI Jafar mezi e fshehu gëzimin duke bërë një vërejtje të mprehtë.

– Çfarë ndodhi me këtë agjentin amerikan që zvaret nëpër Bajram Curri?

– Ai nuk do të na merzis më, tha « koloneli ». Do të kujdesemi për të nesër, para se të largoheni ju.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top