SHQIPËRIA: MISION I PAMUNDUR (17)

PËRKTHEU: SEFEDIN KRASNIQI

FATOS KLOSI : Ai (Izet HAXHIA) “Nuk e hap dot çështjen ‘Hajdari’, por ai mund të hapë pozicionin e tij, pasi nuk ka qenë prezent gjatë dënimit. Unë mendoj se ai çfarë ka për të thënë, i ka thënë, pasi Izeti ka shkruar dhe ka folur shumë gjatë këtyre viteve”, thotë Klosi.

“Vetëm nëse do të flasë në vetën e parë, do të jetë më i besuar. Pasi prova shkencore, fotografi, regjistrime, nuk besoj se është përgatitur për këtë”.

“Dënimin që i kanë dhënë, e quan shumë të rëndë dhe ashtu është. Kanë vrarë njerëzit dhe janë dënuar shumë më pak, ai vetëm për bashkëpunim në vrasje, u dënua me 25 vjet”, shprehet Klosi.

KAPITULLI – XVII

– Shkoni e merrni Pajeron në parking, ndërsa unë po e thërras Tiranën, i tha Malko me gjysmë fryme, Ylli Bacit, të cilin e kishte gjetur në sallë me Hildegarde. I riu ia dha Malkos çantën prej lëkure ku kishte njëqind mijë dollarë të mbetur dhe u largua duke vrapuar.

– Çfarë po ndodh? pyeti Hildegarde.

– Dështuam, pranoi Malko. Dhe duhet të ikim nga këtu sa më shpejt të jetë e mundur e të fshihemi diku duke pritur që një helikopter të na vjen në ndihmë. Shkojmë në dhomë, kam nevojë për Inmarsat.
Asnjëherë nuk iu kishte dukur koha aq e gjatë për ta drejtuar antenën e Inmarsat-it, pastaj aktivizoi pajisjen. Më në fund, ia arriti ta kap satelitin dhe të kompozoj numrin. Pas disa klikimeve të telefonit u ndie edhe zëri i Joe Rocker, oficerit të CIA-s, shpërtheu si altoparlant.

– Ambasada amerikane …

– Unë jam unë, tha Malko.

– Gjithçka është 0k? e pyeti amerikani menjëherë.

– Jo gjithçka, pranoi Malko. Më duhet një helikopter me urgjencë. Madje, sot në mëngjes.

Ai përmblodhi ngjarjet e natës, duke shpjeguar se çfarë mund të priste …

– Zoti im! Joe Rocker, nuk e di se si do ta gjej këtë makinë. Fillova dje, por është më e vështirë se sa të shkoj në hënë.

– Thirrni Franck Capistrano.

– Është ora një e mëngjesit në Uashington … Po provoj gjithsesi. Kam folur natën e kaluar me (COS në Banja Lluka, në Bosnjë.) Ai po lëviz tokë e qiell. Gjithkush dëshiron t’ju ndihmojë, por ka nevojë për grumbullimin e copave të burokracisë.

– O Zoti im! Malko shpërtheu. Kur një pilot amerikan u rrëzua në Bosnje, tre vjet më parë, çdo gjë që mund të fluturonte ishte ngritur në ajër …

– E di, tha Joe Rocke, me zë ngushëllues.

Malko e mbylli bisedën, i lodhur. Që fuqia më e madhe në botë nuk mund të gjente një helikopter, ishte trishtim! Por ja që ai nuk ishte një qytetar amerikan …

***
***

Pesë 4×4 zbrisnin rrugës së pjerrët që lidh Bajram Currin e epërm me xhaminë fare të re të ndërtuar nga sauditët. Ata u ndalën pikërisht para parkingut që i përkiste Azem Dragobisë. Një njeri doli nga automjeti i parë. Një RPG 7 mbi shpatulla, dhe e mori në shënjestër kullën e vrojtimit, ku një rojtar po kotej para Poulimiot-it të tij, duke u mbështetur në një projektor të madh. Njeriu fatkeq nuk pati as kohë për tu zgjuar: raketa anti-tank e dogji bashkë me kullën e vrojtimit, projektorët dhe thasët me rërë. Njeriu që gjuajti vrapoi në portën e hekurt të parkut të makinave, vuri një raketë në linçuesin e tij dhe e goditi.

Një flakë ngjyrë portokalli, një shpërthim i shurdhër dhe nuk kishte më portë. Njerëzit e Fatrnir Ceremit nxituan brenda, duke goditur dy rojet e mbetura.

Me Kalach, me granata, me RPG 7, sulmuan të gjitha automjetet e parkuara në park. Në pak minuta, parku i makinave nuk ishte më shumë se lloj një deti vdekur. Rezervuarët e karburantit shpërthyen njëri pas tjetrit, duke alimentuar flakët. Njerëzit e Fatmir Cerem u tërhoqën dhe u kthyen në automjetet e tyre. Gjuetia filloi: të gjithë ata që guxuan të kundërshtonin banditin e ri duhej të dënoheshin.

Nuk kishte më as një mace në rrugët e Bajram Currit.

Dy 4×4 u ndalën në rrugën kryesore, përpara një tregu të vogël. Dy shitëset dhe patroni, një kushëri i Azem Dragobisë, madje as nuk patën kohë për të dalë: një raketë e pulverizoi dyqanin, i vuri zjarrin, duke vrarë të punësuarit në të njëjtën kohë. 4X4 u largua, duke e lënë qytetin. Fatmir Ceremi kishte rezervuar përgjegjësinë e vërtetë për agjentin e amerikanëve.

***
***
– Ylli Baci u kthye në hotel, në panik, duke u ngjitur nëpër shkallë me të katërtat dhe u futur në dhomën ku ishin Malko dhe Hildegarde.

– I shkatërruan të gjitha automjetet në parkun e makinave! njoftoi, i zbehtë. Edhe Pajeron gjithashtu. Malko ndjeu gjakun që po i ikte nga fytyra. Nuk kishin as mjete që të përpiqen të thyejnë rrethimin. .. Ai nuk kishte kohë për të menduar shumë. Dikush trokiti në derë. Bosi i hotelit sikur mbiu para Malkos, me një letër në dorë, të cilën ia dorëzoi duke u përkulur dhe ia tha disa fjalë në gjuhën shqipe.

– Është fatura, përktheu Ylli. Dhe kërkon të largoheni menjëherë nga hoteli.

Përndryshe, Fatmir Ceremi do ta shkatërrojë dhe do ta vrasë. Askush nuk duhet të të ndihmojë.

Malko mori faturën, e shqyrtoi dhe nxori një paketë lekësh, duke numëruar një numër prej tyre para se t’ia dorëzonte ato shqiptarit.

– Ja fatura dhe për tri ditë të tjera, tha ai.

Një gjest plot me dinjitet, por që nuk zgjedhë diçka … Ishte helikopteri i pamundshëm i ICA-së. Ndërsa hotelieri u tërhoq, i ndjekur nga Ylli, i cili donte ta vështrojë sallën, Malko e thirri Joe Rocker përsëri në lnmarsat. Ky i fundit, me shpejtësi, njoftoi menjëherë:

– Nuk kam lajme të mira! Helikopteri i Durrësit është në prishje. Po përpiqem të negocioj me ushtrinë shqiptare, por ata kanë vetëm dy. Unë jam duke pritur nga një minutë në tjetrën për përgjigjen e Banja Llukës.

– Është e bezdisshme, tha Malko, sepse këtu gjërat po shkojnë keq. Unë nuk kam as një makinë më …

Zyrtari i CIA-s mbeti i heshtur për aq kohë sa Malko mendoi që e kishte mbyllur bisedën.

– A jeni këtu, Joe? kërkoi Malko.

– Po, unë jam këtu, tha amerikanët me një zë të ndryshuar. Dhe unë mendoj se ne do të marrim Hummerin me Markun dhe do ju vijmë t’ju marrim.

– Mendoja se nuk ju lejohej të largoheni nga Tirana?

– Ishte urdhër, konfirmoi Joe Rocker. Por kanë ndodhur shumë gjëra. Kompleksi u shkatërrua, ambasadori është tërhequr, Grant dhe Bob vdiq. Tani, COS jam unë. Pra, dua të jem në gjendje të shikoj veten në pasqyrë për kohën që unë duhet të jetoj … Nuk do të ishte kështu nëse do t’ju lë të vdisni Bajram Curr. Por kjo historia e helikopterit mund të vazhdojë ende.

– E vlerësoj, tha Malko, por ka dy ujqër. Së pari, nuk do mund të arrini këtu deri nesër ura e Komanit është shkatërruar. Duhen tetë orë vozitje dhe pa dyshim duhet të bëhet natën. Pastaj, njerëzit e Fatrmir Ceremi i kontrollojnë rrugët.

– Ne do t’i trajtojmë ata me 12.7 Joe Rocker. Nuk do t’ju lë vetëm të braktisur. Do t’ju thërras në Inmarsat-in tuaj, posa të jemi në rrugë.

– Le të shpresojmë se do të dëgjohemi prapë në Inmarsat, psherëtiu Malko.

Sa e mbylli, Ylli Baci u rishfaq, pa frymë, pasi kishte vrapuar shkallët e tre kateve.

– Është një 4×4 i kuq përballë hotelit, plot njerëz të Fatrmir Ceremit, tha ai me një zë të frikshëm. Ata kanë një RPG 7.

Malko qëndroi i heshtur. Ai kishte një Beretta 92 me katër karikatorë, një Kalach me tre karikatorë dhe njëqind mijë dollarë para të gatshme. Ishte pak për t’i qëndruar një ushtrie të banditëve të super-armatosur. Ai mori Kallashin dhe zbriti, Ylli Baci pas tij. Tre burra po bisedonin me shefin. Të gjithë heshtën kur e panë Malkon, Kalachin në dorë. Një nga të sapoardhurit iu afrua Yllit dhe i dha një qortim të gjatë në shqip, duke treguar Malkon.

– Këta kanë ardhur për ju, përkthye Ylli, për t’ju çuar te udhëheqës të tyre në qytet. Ata nuk kanë të drejtë t’ju prekin … Nëse refuzoni, e vrasin pronarin e hotelit dhe e hedhin në erë hotelin …

Jeta e shefit nuk ishte aq e çmueshme për Malkon, por ishte një çështje parimore.

– Thuaji atij se do të shkoj sipas ftesës së udhëheqësit të tyre, tha Malko. Kërkoj të largohen menjëherë nga hoteli.

Tensioni u zbeh papritmas. Natyrisht, ata besonin Malkon. Në këtë vend, fjala është fjalë. Ata u zhvendosën në 4×4 e tyre që u nisën me nxitim. Ylli e fokusoi Malkon, i habitur.

– Nuk keni ndërmend të shkoni atje! Do t’ju vrasin …

– Nëse nuk shkoj, do të më vrasin gjithashtu, tha Malko, në heshtje. Nuk kemi asnjë mënyrë për të shpëtuar, madje as një makinë. Joe Rocker, nëse gjithçka shkon mirë, nuk do të jetë këtu deri nesër. Nuk mund të rezistojmë, duke pasur parasysh armatimin e tyre. Hildegarde dhe ju duhet të qëndroni jashtë të gjithave … Unë do ta paralajmëroj atë.

U ngjit në dhomë. Në katin e parë, takoi “Bill Wild” Donovan duke dalë nga zyra e tij, me vetullat e ngritura.

– Hë, djalosh, tha ai, keni probleme. Madje probleme të mëdha, shtoi ai.

– Kjo është e vërtetë, pranoi Malko. Por i kërkova vetë.

– Jam në rrjedha për gjithçka, shpjegoi britaniku. Po të më kishit treguar, do t’ju kisha thënë që mos t’i besoni në këtij bastardin Azem Dragobisë. Ai është një dhincë dhe frikacak. Ai madje nuk kishte marrë pjesë në sulmin, ku u vranë tetë nga njerëzit e tij. Nuk ishin as të bandës së tij. Kishte rekrutuar fermerët lokalë, disa tipa që mbartin me mushka armë në Kosovë, duke u premtuar pak para. Nuk kishin asnjë ditë trajnim.

– Ia kam bërë vetës, pranoi Malko.

Donovan qeshi me keqardhje.

– Ky gjest nuk i solli lumturi! E kapën Azem Dragobinë derisa po largohej me dollarë në rrugën për Kukës. Ia lidhën këmbët dhe duart dhe vetë Fatmir Ceremi ia lëshoi një granatë në pantallona. Duke i thënë atij se i vdekuri, nuk do të kishte topa më shumë se i gjallë …

Në një sallë, të gjithë këta njerëz dukeshin simpatikë … Malko, megjithatë ndiente një kënaqësi të fshehtë duke e ditur se personi që e kishte tradhtuar nuk ishte shpërbluar. Donovan ia shtoi pak gëzimin.

– Sidoqoftë, Fatmir Ceremi i ka marrë dollarë tuaj. Dhe kur të vret, e merrë gjysmën tjetër. Do të qajë nga të qeshurat gjatë gjithë dimrit.

Gjithmonë humor anglez.

Malko deshi të largohej, por papritmas u bë serioz, Britaniku e kapi nga prapa.

– Prit një minutë! Ju jeni një djalë i mirë, por dhe një mizor i vërtetë. Unë do t’ju ndihmoj. 4X4 im është poshtë. Ne largohemi duke marrë rrugën që anashkalon shkollën, mbi hotel. Do të jemi menjëherë në male pa kaluar Bajram Currin. Pastaj, për një orë e gjysmë do të arrijmë në kreshtën nga ku bëjmë vëzhgimet tona. Në kufirin me Kosovën. Aty do t’i lëmë makinat dhe do të marrim nj rrugë që askush nuk e di. Kjo është rruga që unë marr kur dua të takoj oficerët serbë. Nuk ka mina.

Malko hezitoi. Ishte joshëse. Por ai nuk mund ta merrte Ylli Bacin i cili, si shqiptar, do të masakrohej nga serbët.

– Faleminderit, tha ai. Do të takoj Fatmir Ceremin. Ne do të shohim nëse ai është me të vërtetë një burrë i ndershëm.

“Wild Bill” Donovan bëri një tallje diskrete.

– Bullshiti! Ai do t’ju vrasë. Shumë keq për ty. Unë jam një njeri paqësor për zgjidhje paqësore.

I nervozuar, u kthye në këmbë dhe shkoi në zyrën e tij. Malko u kthye në dhomë dhe e informoi Hildegardin.

– Qëndro këtu me Yllin, këshilloi ai. Nuk e di se si do të përfundojë, por nuk rrezikon asgjë.

Ajo shpërtheu në lot. Malkos nuk i pëlqeu lamtumira. Ai e puthi shpejt dhe eci nëpër shkallë. Ylli doli nga dhoma dhe e ndoqi nga prapa.

– Do vij me ju, tha ai, ti nuk flet shqip. Mund të përpiqem t’i rregulloj gjërat.

Malko e shikoi me mallëngjim. Ylli e dinte shumë mirë se nuk kishte asgjë për të rregulluar. Thjesht, ai nuk donte ta lejonte të përballonte vetëm vdekjen.

– Faleminderit që erdhët, Ylli, tha ai. Nëse gjërat shkojnë mirë. Unë nuk do ta harroj kurrë.

E kaluan sallën në heshtje si të vdekur, përballë pronarit të zverdhur si dyll.

As një mace nuk gjendej para hotelit. Askush as përballë “arenës”, poshtë, përveç një bariu dhe dhive të tij. Qyteti dukej sikur të ishte zbrazur banorët. Qielli ishte i pastër blu. Malko ecte me hapa të qetë, duke i zotëruar rrahjet e zemrës, duke menduar se ky ishte trishtim më i vogël se sa vdekja nga kanceri pas disa muajsh vuajtje. Dhe pastaj, nëse Fatmir Cerem ishte me të vërtetë një bandit i ndershëm, kishte një shans për të dalë nga kjo situatë.

Pistoletë kundër pistoletës.

– Unë do të flas me ta, propozoi Ylli me një zë të pasigurt. Mua, ata më njohin. Do tu tregoj se amerikanët …

Amerikanët janë larg, tha Malko. Ndoshta, vërtetë do të shtypen nën bomba, Fatmir Cerem dhe miqtë e tij, por loja do të merre fund shumë më herët.

Duke kaluar para statujës gjigante të Bajram Currit, i pa dy 4X4, në mes të udhëkryqit, duke i përgatitur armët. Njëqind metra më tej, tre të tjerë u parkuan në mes të rrugës, duke bllokuar të gjithë trafikun. Përndryshe, as që mendonte ndokush të kalonte aty. Të gjitha dyqanet ishin mbyllur. Malko ecte në mes të rrugës, duke kaluar para dy 4X4 të stacionuar. Njëri prej tyre ishte i kuq, ai që kishte qenë në hotel. Ylli Baci ecte si i fjetur, me tipare të tensionuara, me lëvizje të ngurtë.

Ku është Fatmir Ceremi? pyeti Malko.

Ylli nuk kishte kohë të përgjigjej. Dera e një prej 4×4-ve – një Land Cruiser të zi – sapo u hap dhe Fatmir Ceremi kërceu në tokë. Flokët e butë, mjekër arrogante, pamje të egër, me një këmishë të kuqe dhe pantallona të zeza të mbajtur nga një rrip i gjerë ngjyrë argjendi. Dorëza e Browning-ut brazilian i dukej mbi rrip, afër kopsës, dhe ndriçonte si margaritar.

Bandit i ri bëri disa hapa drejt Malko, duke i rrotulluar shpatullat. Pas tij, njerëzit e tij ishin vendosur në rrugë, duke gjestikulur me kallashët e tyre.

Fatmir Ceremi ndaloi, kryqëzoi duart mbi gjoksin dhe bërtiti diçka.

– Thotë se jeni i guximshëm! përktheu Ylli Baci, se do ta kënaqte vrasja jote.

Megjithatë, ai belbëzoi pak.

– Tregoj atij se kënaqësia do të jetë reciproke, tha Malko.

Ylli përktheu, duke iu drejtuar njëkohësisht një gjest miqësor kushëririt të vet, i cili ishte një nga njerëzit e bandës. Fatmir Çerimi shpërtheu në një qeshje pak të detyruar dhe bërtiti edhe diçka tjetër.

– Ai pyet nëse i keni sjell njëqind mijë dollarë që mungojnë.

– Ata janë në hotel, tha Malko, ai mund të vijë t’i marrë.

Ndërsa Ylli përkthente, ai u zmbraps pak, me dorë preku pjesën e pasme të Beretta-s 92.

Heshtja ra përsëri. Dukej si një skenë në filma western. Disa kalimtarë shikonin në heshtje. Malko ishte i tensionuar si një kordë e violinës. Një njeri si Fatmir Ceremi me siguri dinte të përdorte armën mirë. Ai ishte aq i fokusuar saqë kërceu kur një tytë Kallashi iu ngul në ije.

Pasagjerët e 4×4-së të së kuq dolën nga makina dhe e rrethuan. Me një gjest të shpejtë, një prej tyre rrëmbeu Beretta 92 nga rripi i Malkos dhe e hodhi në rrugë. Pastaj u tërhoqën, duke u kujdesur që të mos gjendeshin në rrezen pas Malko.

Fatmir Ceremi shpërtheu duke qeshur për fat të mirë dhe bërtiti përsëri diçka

– Thotë se ka premtuar të të vrasë, jo duel, tha Ylli i tronditur.

Malko e shikonte pistoletën e tij në tokë, disa metra para tij. Ishte fundi i një udhëtimi. Por ishte edhe momenti për të lënë përshtypjen e një njeriu me cilësi. Nuk do t’ia dilte kurrë ta kapte armën para se Fatmir Çerimi ta bënte shoshë me plumba, por së paku do të mundohej. I mbylli sytë për një moment, iu duk sikur ishte duke shkelur në ëndërr ijët e Aleksandrës, shtrëngoi të gjitha muskujt dhe përgatitej të kërcehej, sikur në gara në shtegun njëqind metërsh.

Zëri i Ylli Baci e bëri të kërcejë. Shoqëruesi apostrofoni dhunshëm Fatmir Ceremin në gjuhën e tij. Malko e kuptoi fjalën Kanun. Reagimi nuk vonoi. Me fytyrën e tij të tensionuar e me zemërim, Fatmir Çerimi nxori Browningin nga rripi dhe, me krahun e shtrirë, hapi zjarr mbi Yllin. Tre detonime shpërthyen përnjëherë, dhe stringeri u palua në dysh, me gojën e hapur, pa frymë, sikur të mbërrinte nga një vrapim pas një kohe të gjatë. Ngadalë, ra përpara, u mbështjellë mbi katranin e pabarabartë dhe qëndroi i palëvizshëm, duart e paluara mbi bark.

Fatmir Cerem bërtiti diçka që Malko nuk e kuptoi, por që i bëri të qeshen njerëzit e tij. Në gjermanisht, foli për Malkon:

– Ky qen tradhtoi klanin e vet! Ai meritonte të vdiste. Tash, radhën e ke ti.

Zgjati krahun, duke synuar Malkon, i cili qëndronte si një objektiv i gjallë pesëmbëdhjetë metra larg tij.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top