SHQIPËRIA: MISION I PAMUNDUR (16)

PËRKTHEU: SEFEDIN KRASNIQI

KAPITULLI – XVI

– Pse dëshiron të më shohë ai? fërshëlleu Malko. Mendova se donte të më vriste …

– Pikërisht, shpjegoi Ylli, sapo i ka dërguar dy nga njerëzit e tij këtu. Sipas rregullave të Kanunit, së pari duhet t’ju tregojë në fytyrë se ai ka ndërmend të ju vrasë. Kështu që ju nuk mund ta akuzoni që ju ka kapur me tradhti. Por ki kujdes, ai është i dhunshëm dhe, posa t’ju sheh, mund të ju vrasë në vend …

Malko u ngrit nën shikimin e merakosur të Hildegarde Neff, futi një fishek në tutë të Berettës 92, ia shkyçi kapakun e sigurisë para se ta ngjeshte në brez. Kështu, ishte i mjaftonte ta tërhiqte dhe tia shtypte këmbëzën.

– Shkojmë, tha ai. Hildegard, në qoftë se gjërat shkojnë keq, mendoj se ju mund të mbështeteni në “Wild Bill” Donovan.

Ylli Bacit s’i mbeti gjak në fytyrë. Arritën në kryqëzimin ku qëndronte statuja e Bajram Currit. Land Cruiser i zi i Fatmir Cerem ishte parkuar para kafenesë. Një duzinë prej njerëzve të tij, të armatosur me Kalach, patrullonin rreth e rrotull, duke i larguar kalimtarët. Rruga kryesore ishte e zbrazët si në një qytet “fantazmë” perëndimor.

– Prit! Malko u hodh, nuk mund t’iu bëj ballë të gjithë këtyre vrasësve.

– Ju nuk rrezikoni asgjë, i tha menjëherë Ylli. Ata nuk guxojnë kurrë t’iu prekin. Ju i përkisni udhëheqësit të tyre. Do të ishte një ofedim i tmerrshëm. Për momentin, rreziku mund të vijë vetëm prej tij.

Gjithmonë rregullat e Kanunit …

Ylli Baci u parkua para kafenesë.

– Qëndro në makinë, këshilloi Malko. Nuk i dihet.

Ai zbriti nga automjeti me e stomakun e zvogëluar dhe hyri. Kafeneja ishte bosh, përveç një tavoline. Fatmir Cerem ishte ulur aty, duke ngrënë një byrek, me një lëng pjeshke përpara. Nuk u lëkund kur Malko iu afrua, me xhaketë të hapur, që ti dukej dorëza e Beretës.

– Mirëmëngjesi, tha Malko.

Shqiptari i fshiu duart me kujdes me një peshqir dhe e shikoi errët.

– Mirëmbrëmje, tha ai.
– Ylli më tha se ju keni kërkuar të më takoni. Çfarë doni të më thoni?

Malko i dha një shikim të ftohtë. Meqë nuk ulej, bandit i ri u ngrit. Ai gjithashtu kishte armë në brez. Në anën tjetër të kafenesë, proanri ishte zhdukur prapa barit … Të dy burrat shikuan me kujdes njëri-tjetrin dhe Malko u përgjigj në gjermanisht duke folur shumë ngadalë donte të ishte i sigurt se tjetri e kuptonte.

– Unë përfaqësoj qeverinë amerikane, thotë ai. Një sulm shumë serioz është bërë kundër ambasadës amerikane në Tiranë, duke shkaktuar njëzet : amerikanë të vdekur dhe shumë të plagosur. Ky sulm u planifikua në shtëpi tuaj. Unë vetë e pashë kamionin duke lënë pronën tuaj.

– Nuk kam asgjë kundër amerikanëve, tha Fatmir Cerem. Askush nuk e pa këtë kamion, veç jush …

– S’ka rëndësi, tha Malko. Ky sulm është projektuar dhe planifikuar nga njeriu që po e strehoni, Mohammad Al Jafar. Ai tashmë i ka shumë sulme në llogarinë e tij, në emër të liderit të tij, Osama Bin Laden. Është i kërkuar në mënyrë aktive. Pra, kam ardhur t’ju bëj një propozim. Ose më dorëzoni Mohammed Al Jafar dhe ne konsiderojmë se nuk jeni prapa këtij sulmi. Ose ju refuzoni dhe në këtë rast do të vuani hakmarrjen e amerikanëve.

Fatmir Ceremi pati një reagim pak të detyruar.

– Hakmarrje! Çfarë hakmarreje? Këtu ata nuk mund të bëjnë asgjë kundër meje. Malko i dha atij një vështrim tjetër të ftohtë.

– Kjo ishte ajo që sudanezët thoshin përpara se raketat kryqëziore të mbërrinin për të shkatërruar një fabrikë në Khartoum. Ju dhe njerëzit tuaj do të shtypeni nga helikopterët luftarakë ose nga raketat. Asgjë s’do të mbetet nga shtepia e jote e bukur. Dhe asnjëri prej jush. Kjo është arsyeja pse unë desha të të shihja.

Pasoi një heshtje të shkurtër. Natyrisht, Fatmir Ceremi nuk e kishte pritur këtë
kërcënim. Bëri një gjest mospërfillës dhe tha:
– Unë kam ardhur t’ju them se do t’ju vras.

– Kjo nuk do të ndryshojë fatin tuaj, tha Malko. Amerika do të ushtrojë hakmarrjen e saj gjithsesi. Pra, s’paskemi çfarë t’i themi më njëri-tjetrit.

Fatmir Ceremi i drejtoi një shikim ironik.

– Ju mendoni se jeni shumë i fortë sepse keni mbështetjen e amerikanëve, por këtu, për Bajram Curr, unë jam përgjegjës. Dhe askush nuk do të më ndalojë të të vras. Unë po ju jap kohë deri nesër në mëngjes që të mund ta largoni gruan që është me ju, dhe Ylli Baci, kushëriri i të cilit është një nga njerëzit e mi. Por nesër, në këtë kohë, do të jeni i vdekur.

Duke kaluar pranë Malko, përshkoi gjerë e gjatë kafenen, kapërceu derën dhe u ngjit në Land Cruiser, ku njerëzit e tij u grumbulluan menjëherë. Malko u kthye në Pajero.

Ylli Baci nervoz ndezi një cigare Gauloise.

– Dhe? pyeti shqiptari.

– Ylli, Ju do të largoheni neser ne mengjes, me Hildegarde.

***
***

Atmosfera ishte mjaft e zymtë përreth tryezës. Hildegarde, Malko dhe Ylli kishin ngrënë darkë në një bistro plot me mace të uritura dhe të frekuentuar nga fshatarët me fytyra të shqetësuara. Dritat e neonit jepnin një shkëlqim të zbehtë dhe askush nuk fliste. Hildegard Neff bënte nga nervoza toptha nga tuli i bukës. Ylli luante me kapakun e Zippos e zbukuruar me shenjën zodiakut, virgjëreshës, dhe “klik-klaket” përsëritëse kërcënonon në heshtjen e rëndë.

– Nuk dua të largohem,tha ajo befas. Malko rrudhi shpatullat.

– Kjo nuk është lojë video. Ata shtinë me plumba të vërtetë, janë të egër. S’duhet të keshë frikë nga rruga. Ylli do të kujdeset për ty.

– Po për ty?

– CIA do të më gjejë një helikopter, tha Malko. Madje shpresoj shumë që Mohammad Al Jafar do ta shkatërrojmë. Do të mbërrij para jush në Tiranë.

– Dhe, askush nuk mund t’ju ndihmojë? insistoi gazetarja.

Një engjëll sikur kaloi dhe heshtja vazhdoi për sekonda të pafund, derisa Ylli Baci foli me ngurrim:

– Mund ta pyesim familjen Dragobi, pronarët e parkut të makinave. Ata kanë marrëdhënie të këqija me Fatmir Ceremin, por unë nuk e di nëse a do të guxojnë ta sulmojnë.

Malko u entuziazmua.

– A mund t’i gjeni?

– Natyrisht, tha Ylli. Ata jetojnë në pjesën e sipërme të qytetit pranë stacionit policor.

– A mund t’i kontaktoni ?

– Tash?

– Sigurisht. Nëse mund të bëjmë diçka, është momenti. Ora Breitling B-1 tregonte orën tetë e tridhjetë. Ylli Baci fshiu gojën.

– Mirë, unë po shkoj. Nëse funksionon, e sjell Azem Dragobi në hotel.

Malko mbaroi darkën vetëm me Hildegarde dhe pastaj u kthyen në hotel nëpër rrugë të errët, të mbushura me grumbuj plehrash ku minj të mëdhenj luftonin për ushqimin e tyre të penguar nga macet e uritura dhe të panumërta. Gazetarja iu ngjit për trupi Malkos dhe ecnin si dy të dashuruar nën qiellin e ndritshëm. Nganjëherë, Malkos i vinte keq që nuk bënte një jetë normale. Dhe i duhej të luaj rolin e jetës si në short..

– Nuk të vjen keq që erdhe? e pyeti Hildegard Neff-in.

– Jo, pëshpëriti gruan e re. Kurrë nuk kam ndjerë ndjenja të tilla të forta.

Duke hyrë në hollin e ndriçuar të Hotel Ermal, Malko pa dy hije.

U afrua dhe e njohu Yllin në shoqërinë e një njeriu të trashë në një triko, dukej si një fshatar.

Ylli i bëri prezantimet.

– Ky është Azem Dragobia, njeriu për të cilin ju fola. Është i gatshëm t’ju ndihmojë.

Azem Dragobia i shtriu dorën e tmerrshme. Një pistoletë e madhe iu duk në brez e ngjeshur nga një rrip i vjetër të lëkurës. Kishte sy të vegjël dinak, nën vetullat e zeza të trasha, dhe mustaqe që ia mbulonin buzët. Një torso si një fuçi.

– I keni shpjeguar atë qe dua?

– Jo gjithçka. Nuk dija.

– Dua të sulmoj në agim shtepinë e Fatmir Ceremit dhe ta eliminoj. Pastaj shkojë në Tropoja dhe të kap Mohammad Al Jafar.

– E pastaj?

– Unë kujdesem për pjesën tjetër …

Nëse CIA nuk donte të dërgonte një helikopter për të shpëtuar Malkon, me siguri do të bënte edhe më pak për Mohammed AI Jafar. Ylli e përktheu ofertën. Njeriu i madh dëgjoi, duke shikuar në dysheme. Ai u përgjigj më pas. Të dy burrat folën në një zë të papërceprueshëm. Hildegarde ishte ngjitur në dhomë.

– I dëshiron dyqind mijë dollarë, njoftoi Ylli. Ky është shpërblimi i premtuar nga qeveria për kapjen e Fatmirit.
– Unë jam dakord, u përgjigj Malko. Do t’i ketë njëqind mijë dollarët para sulmit dhe njëqind mijë posa të jem në vend të sigurt. Për t’i ikur çdo rreziku, ju do të niseni me gjysmën tjetër të parave dhe Hildegarde e ti do të më prisni në Kukës.

Diskutim i ri me zë të ulët. Azem Dragobia, papritmas, dukej jo i gatshëm. Biseda zgjati dhjetë minuta të mirë, me ndërprerje nga heshtje të gjata.

– Ai dëshiron të shohë paratë, përktheu Ylli.

– Nuk ka problem.

Malko u kthye në dhomë për të marrë qesen prej lëkure të dhuruar nga Grant Petersen. Zbriti përsëri dhe e hapi para Azem Dragobisë, duke ndriçuar brendësinë me Maglitin e tij. Shqiptari mori një pako prej njëqind dollarësh dhe shqyrtoi me kujdes duke nxjerrë disa bileta si një mace para një filxhani me qumëshi. E vuri paketën përsëri në vend, natyrisht me keqardhje dhe tha disa fjalë.

– Do të jetë këtu në orën gjashtë në mëngjesit, njoftoi Ylli. Duhen rreth gjysmë ore për të mbërri në pronën e Fatmir Ceremit. Do të mbërrijmë në agim.

***
***
Në orën pesë, Malko u hodh nga shtrati. Mezi i kishte mbyllur sytë. Hildegarde Neff, e informuar, nuk kishte fjetur fare. U rrua, bëri një dush dhe zbreti : ishte ende natë e errët. Ylli Baci ishte tashmë në sallë.

– E bëra një xhiro rreth Hotelit, tha ai. Nuk ka asgjë të dyshimtë.

Malko i kishte ndarë paratë për gjysmë, duke lënë gjysmën në çantën prej lëkure dhe ia dorëzoi Yllit.

– Mbajeni me vete, i tha ai. Prisni këtu deri të kthehem.

Në fakt, për tu kthyer nga Fatmir Ceremi dhe për të shkuar në Tropojë, duhej kaluar përseri nëpër Bajram Curr.

– Në këtë moment, vazhdoi Malko, duhet të largoheni me Hildegarde, ndërsa unë po shkoj në Tropojë. A është Dragobia i besueshëm?

Ylli bëri një mimikë të kujdesshme.

– Ai dëshiron shumë t’i fitojë dyqind mijë dollarë dhe të eliminojë Fatmir Ceremin për të zënë vendin e tij…

Malko nuk pati kohë të vazhdojë. Pasi dëgjoi një zhurmë të motorit, ai doli. Katër 4×4 posaishin ndal në platformë, përpara hotelit. Nga i pari zbriti Azem Dragobia. Me pistoletën e tij, duke shtuar një Kalach dhe ngarkues në kutinë kanavisë. I shtërngoi dorën Malkos dhe foli qetë me Yllin.

– Ai dëshiron të numërojë dollarët tani, tha ai. Ne duhet të ngutemi, së shpejti do të zbardh dita.

Ceremonia u zhvillua në tokë para 4X4, në dritën e Maglites. Bileta e numëruar u zhdukën në një lloj kasaforte të lodhur, pastaj Azem Dragobi shpjegoi planin e operacioneve, të përkthyera menjëherë nga Ylli.

– Ju do të shkoni bashkë. Ky i ka gjithsej njëzet njerëz, më të mirë që mund të gjenden. Së pari do të sulmojnë me RPG 7 për të eliminuar sa më shumë kundërshtarë që të jetë e mundur për të sulmuar shtëpinë. Ky mendon se Fatmir Ceremi ka disa Poulimiot. Ata duhet të shkatërrohen …

Maja e tytës së një RPG 7 dukej qartë nga një 4X4. Malko u ul në automjetin e Azem Dragobisë, i cili duket të ishte përdorur për të transportuar dhitë, pasi kundërmonte erë të tmerrshme. Tre burra shtrydheshin mbrapa. Konvoji i vogël u nisi, duke lënë shumë shpejt Bajram Currin të zhytet në shpatet e malit. Heshtje absolute. Me drita të fikuara. Malko pyeste veten se si po orientoheshin. Gjysmë ore më vonë, dita filloi të thyente natën. Azem Dragobia bërtiti diçka dhe njeriu që po drejtonte auromjetin ndaloi. Zbritën të gjitha. Malko vështronte. Njerëzit në kanadeze, me kapela leshi, triko, dhe shumë Kalashnikov. I numëroi gjashtë RPG 7.

Me gjeste, Azem Dragobi i tha Malkos ta ndiqte pas. Zbritën në një rrugë midis dy fushave të misrit. Heshtja ishte absolute, përveç disa zogjve të natës. Marshimi zgjati njëzet minuta. Pastaj, përsëri, shqiptari bëri një shenjë për Malkon. Mbërthyer pas një gardhi, të dy burrat panë shtëpinë e Fatmir Ceremit, të fshehur pas një perdeje të pemëve. Ata kishin anashkaluar hyrjen kryesore, me siguri të ruajtur.

Me gjeste, Azem Dragobi urdhëroi Malkos të qëndronte në vend dhe u zhvendos për të drejtuar njerëzit e tij. Pëshpëritjet mezi dëgjoheshin në errësirë. Asgjë nuk ndodhi për dhjetë minuta. Të gjithë dukej se ishin zhdukur. Malko pyeste veten nëse ai nuk ishte viktimë e një mashtrimi mjeshtëror. Ishte e lehtë për ta lënë atje dhe për të ikur me qindra mijë dollarë … Në këmbë, ai nuk kishte gjasa të shkojë larg. Nuk e kishte përjashtuar plotësisht këtë supozim të pakëndshëm nga mendja, kur një shpërthim shurdhues e bëri të kërcejë.

***
***
Një shkëlqim portokalli ndezi masën e errët të shtëpisë dhe pemët që e rrethonin. Shpërthimi i shurdhues u përplas si një rrufe. Disa sekonda heshtje, pastaj rafalët e Kalashëve shpërthyen nga vende të ndryshme, pa e ditur se kush po gjuante. Dhe përsëri, shkëlqimi ngjyrë portokalle i RPG 7. Këtë herë, një shpërthim prej gjysmë duzine raketash, asnjëra prej të cilave nuk dukej ta kishte goditur shtëpinë …

I tmerruar, Malko papritmas kuptoi çka po ndodhte: njerëzit e Dragobisë ishin shumë larg dhe po qëllonin me hamendje mbi shtëpi. Raketat e tyre shpërthenin kundër pemëve të parkut që po beshin një llojë barriere. Në vend të neutralizimit të rojeve Fatmir Ceremit, ata i masakruan pemët. U çua, vrapoi në drejtimin kah ishte zhdukur Azem Dragobia. Askush. Jo lakarg, dikush po zbrazte një ngarkesë të Kalashnikovit. Ai iu afrua, pikërisht kur zhurma e një Poulimioti ia ktheu me të shtëna. Vinte nga shtëpia ku sapo u shfaq drita e një projektori. Dhe ende nuk dukej Dragobia.

I çmendur fare, Malko filloi të vrapojë përgjatë vijës së sulmuesit. Zjarri i rëndë tani po vinte nga shtëpia, si dhe prapa shpinës e tyre. Rojet, në hyrje të pronës së Fatmit Ceremit, sulmonin njerëzit e Azem Dragobisë nga ana e prapme. Më shumë shpërthime të panevojshme: ata i kishin zbrazur të gjitha raketat e tyre.

Pothuajse rastësisht, Malko takoi një nga njerëzit e Dragobisë, i cili, fshehur pas një peme, godiste me zell fasadën e pronës. Pa lëvizur një centimetër! Ishte si milicia e Bejrutit që shkrepnin falale mbi digat pa e parë siblen (shenjen). Njeriu nxori nga arma sharzherin (ngarkesën) e zbrazët nga municioni dhe e mbushi me një tjetër. S’pati kohë ta zbrazte. Një fishkëllimë e tmerrshme u ndie, pa hezitim, u largua nga strehimi dhe filloi të vraponte. Malko i shkoi mbrapa. Fillim i keq, shumë i keq! Ata kishin vrapuar për pesë minuta në mes të fushave të misrit kur një projektor u ndez pas tyre. Të shtëna gjithnjë më të zjarrta vinin nga shtëpia e Fatmir Ceremit. Sulmi kishte dështuar keq. Malko, i dobësuar, u përpoq t’i shkonte pas “udhërëfyesit”. Nëse do të mbetej vetëm, ishte i humbur. Papritur, dolën në një rrugë të rrpintë. Drita e parë e mëngjesit shkëlqente mbi automjete. Dita kishte zbardhur.

Malko kuptoi menjëherë se kishin mbetur vetëm tri automjete. Azem Dragobi ishte zhdukur. Udhëheqësi i grupit me guxim kishte ikur me dollarë … Rafalet ishin gjithnjë e më shumë të shpeshtuara dhe po afroheshin. 4×4 i parë tashmë ishte kthyer. Malko vrapoi, u kap në derë dhe u ul në pjesën e prapme, në mes njerëzve të furishëm. Njëri prej tyre, i plagosur, gjëmonte.

4×4 u nis flutrimthi, duke lënë gjurmët nëpër një shpat shkëmbor. Për disa minuta, Malko kishte vetëm një ide: të mos hidhej në tokë. Ata kërcenin në ajër si edha, i plagosuri bërtiste, vazhdimisht duke u hedhur mbi pasagjerët tjerë.

Së fundi, shoferi guxoi të ndizte dritat dhe tashmë ishte pak më mirë …

Ishin në mes të maleve dhe shtëpitë e Bajram Currit dukeshin si në mjegull, tre ose katër kilometra më poshtë. Fytyrat me mjekëra rreth Malko ishin indiferente, dha të rezignuar. Njeriu i plagosur nuk qante më, sytë e tij u mbyllën, fytyra e tij u mbulua me djersë.

Kafshë.

Askush nuk shkëmbeu një fjalë. Ata u përplasën kështu edhe një tjetër gjysmë ore, sepse rruga ishte gjarpërore, atëherë 4×4 u ndal pranë shtëpive të para të Bajram Currit. Shoferi u kthye dhe i tha diçka Malkos. Ai hapi derën dhe u hodh në tokë. Mjeti u largua menjëherë. Malko ishte pikërisht mbi stacionin e policisë, disa qindra metra nga Hotel Ermal.

I tërbuar, kaloi rrugën. Sulmi i tij kishte dështuar keq. Ishte duke u “zbërthyer” në vetëvete. Nëse helikopteri i CIA-s nuk do të vinte ta kërkojë, ekzistenca e tij jetësore do të matet me orë.

1 thought on “SHQIPËRIA: MISION I PAMUNDUR (16)”

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top