PËRKTHEU: SEFEDIN KRASNIQI
Izet Haxhia : “Po duhet të merren në pyetje edhe Fatos Klosi dhe Arian Dyrmishi që i kanë dhënë skenarin e këtij libri të De Villers. De Villers është shoqëruar gjatë vizitës së tij në SHIK nga Arian Dyrmishi, ku ka takuar e ndenjur gjatë me Klosin. Të shifen arkivat e SHIK-ut të asaj kohe çfarë thonë për vizitën e De Villers, një agjent i shërbimit sekret francez. Segmente të caktuara të UÇK kanë patur lidhje me UDB serbe dhe me shërbimin sekret francez”, thotë Haxhia. … Ai shon : « në vjeshtën e vitit 1998, është gjendur në kamionin me eksploziv, i cili do të hidhte në erë ambasadën amerikane në Tiranë » !
Por, t’i kthehemi librit se si përshkruhet në libër Shqipëria : Misaion i Pamundur. A eksplodoi kamioni i mbushur me eksploziv që duhej ta rrafshonte ambasaden Ameriakne në Tiranë ? E vërteta është se në vjeshtën e vitit 1998, kishte ndodhur një ekspolidim i fortë në Tiranë, por që shpejt u mbulua me heshtje dhe mister.
KAPITULLI – XV
Britan Mata ishte mbytur në djersë, dhe nuk e kishte nga vapa. Megjithatë, asnjë incident i papritur nuk kishte ndodhur që nga kontrollimi në “pikën e kontrollit“. Pulsi i tij ishte ngritur në 200 kur e kishte kaluar pengesën e fundit në hyrje të Tiranës. Ai as nuk kishte pasur nevojë për të frenuar, policia nuk ishte e interesuar për një kamion të huaj. Është e vërtetë se, të paguar keq, ata nuk janë të zellshëm në punë. Tani, duke u ngjitur në sheshin Elbasani, ishte vetëm disa qindra metra nga caku. I fshiu duart e djersitura në xhinse dhe u përpoq të kontrollonte rrahjet e zemrës.
Njëqind metra përpara tij, në hyrje të rrugës deri në kompleksin e amerikanëve, ishte pika e fundit e kontrollit e policisë shqiptare para cakut. Një « check-point » i “BRISK” i përforcuar nga një pengesë tjetër. Banorët e kompleksit (stacionit të CIA) duhej të informonin me radio Postin e marincave në hyrje të kompleksit, para se të linin ndonjë automjet në rrugë.
Llogaritja e Britan Mata ishte e thjeshtë: do ta shkatërronte me dhunë barrierën. Derisa të reagonte policia, do të ishte tepër vonë. Poshtë rrugës në formën S, ishte një linjë e drejtë që do t’i mundësonte të përshpejtohej për të shkatërruar „check-point-in“ e marincave , që ishte vetëm një pengesë e thjeshtë e ruajtur nga disa ushtarë. Pas kësaj, i mbeteshin rreth njëqind metra për të arritur përpara portës së kompleksit.
Aty do ta braktiste kamionin në mes të tokës së askujt (no man’s land), me akseleratorin e bllokuar, do të priste shpërthimin në hendek. Porta e kompleksit (e Stacionit të CIA) nuk do të përballonte përmbajtjen e kamionit dhe shpërthimi do të ndodhte afër shtëpive të para, duke shkaktuar dëme maksimale.
Pastaj llogariste në shkatërrimin dhe rrëmujën për t’i shpëtuar nga të shtënat e Marinsave të mbijetuar. Natyrisht, ishte ndërmarrje e rrezikshme. Sidoqoftë, nëse do arrinte të depërtonte në shpatin e pjerrët të ndërtesave “të egra” që ngjiteshin në sheshin Elbasani, ai do të shpëtonte. Në anën tjetër të rrugës gjendej një park i madh ku mund të fshihej. Pasajnë qytet, do të gjente një strehë të sigurt …
Ishte aq i obsesionuar me planet e tij sa që vonë e kuptoi se hyrja në shteg ishte vetëm pesëdhjetë metra larg.
Aktivizoi dritën rrotulluese (gjrofar) dhe u ngadalësua. Policët e shikonin këtë kamion të OJQ-ve duke u afruar, por pasi ishin kaq shumë numerikisht, as që patën shqetësimin më të vogël. Britan Mata u ngurtësua: barriera ishte mjaft e gjerë dhe ky ishte një problem i madh. Uli xhamin për të folur me një polic, dhe duke shikuar, vështroi pasqyrën e pasme. Pulsi i tij u rrit. E kuptoi se ishte i përcjellë nga një 4X4 i bardhë e i madh, me tabela me ngjyrë të gjelbër diplomatike të cilat mbanin numrin 23. Ishte e ambasadës amerikane. Nuk do të kishte qenë alarmante sikur, papritmas, një dorë që mbante një armë automatike kishte dalë nga dera e djathtë … Pastaj, një kokë u duk nga dera e majtë. Një burrë me mjekër që u bërtiste diçka policëve. Njëri që ishte gati të kontrollonte kamionin u kthye. Pa hezitim, Britan Mata u përshpejtua, duke bërë zigzage nëpër barrierë. Në manovrën e tij, goditi një polic, e hodhi përballë një kamioni i parkuar përgjatë rrugës, përpara se të zhytej drejt greminës.
Tha vetëmeveti se shanset e tij për mbijetesë kishin rënë me 50%.
***
***
Grant Petersen shikonte pikërisht në pjesën e prapme të kamionit të bardhë, por truri s’i funksiononte më. Nuk mund të besonte atë që po shihte: një kamion me eksploziv që po nxitonte në kompleksin e ambasadës! Dhe vetë ndodhej pas tij, në më pak se njëzet metra! Ai e ktheu kokën dhe i bërtiti Bob Bow:
– Mos gjuaj !
Në këtë distancë, nëse kamioni do të shpërthente, ata gjithashtu do të ishin të mbaruar … Kaluan barrierën në tollovi, duke u zhytur në anën tjetër të kompleksit. Në anën e tij, Bob Bow, i panikuar, nxiti marinsat.
– Ndaloni kamionin e bardhë! Gjuani posa ta shihni !
Kreu i stacionit të ClA-s e ngriti këmbën e aksleratorit duke lënë një distancë mes kamionit dhe vetë atij. Mendërisht, llogariti shpejt: ende dy minuta për të zbritur në fund të teposhtës, pastaj kishte edhe njëqind metra deri në pikën e parë të kontrollit. Atje marinsat nuk kishin armë të rënda. Prandaj, nuk do ta ndalonin kamionin.
Në barrierën (pengesën) e dytë, në të dy anët e portës, kishin antitank.
Shpresonte ta përdorin! Kthesat defilonin nëpër pluhur. Sekondat gjithashtu. Kur mbërriti në hyrjen e vijës së drejtë, në pjesën e poshtme të teposhtës, kamioni tashmë shpejtonte me sa mundësi kishte. Grant Petersen pa marinsat që mbanin në krah M-16 të tyre. Kamioni e shkatërroi pengesën dhe vazhdoi. Grant Petersen mori mikrofonin dhe bërtiti:
Fshihuni ! Fshihuni të gjithë !
I dha makinës dhunshëm për të shmangur një marins të gjunjëzuar në mes të rrugës, duke kap në shënjestër kamionin derisa po shpejtonte në hyrjen kryesore të kompleksit.
***
***
Britan Mata, i mbuluar me djersë, mund të shihte vetëm pak metra rrugë para tij. Reflektimi iu ndal për një sekond. Sikur në një makth, ai pa portalin, i rrethuar nga thasët më rërë dhe pa kullën e vrojtimit me Marinsat me helmeta. Edhe pesëdhjetë metra. Ishte koha për të kërcyer. E kishte përsëritur këtë sekuencë dhjetëra herë qysh se e kishte lënë Bajram Currin: startoi kronometrin, bllokoi akseleratorin, hapi derën për të kërcyer nga kamioni.
Shtriu dorën e majtë dhe ndjeu kontrollin e komandës se kronometrit nën gishtat e tij. Tashmë, ishte momenti kur rrota e djathtë e kamionit po kalonte nëpër një vrimë të madhe. Kamioni u përkul në të djathtë dhe gishtat e grumbulluar të Britan Mates mbetën vjerrë në kronometër.
Roger Redwood, rreshter i USMC, nuk e kishte njohur kurrë luftën. Duke ardhur në Shqipëri, ai imagjinonte të zbulonte një folklor të vogël. Në fakt, në vend të folklorit, kishte gjetur frikën. Thirrjet që arrinin në postin e rojës ku ndodhej për një ore kishin arritur ta çmendnin. Ai nuk kishte besuar në një atentat. Së paku, derisa kamioni i bardhë nuk dali nga kthesa.
– O Zori im!
I fascinuar, e shikonte makinën e madhe që nxitonte drejt tij. Kur e shkatërroi pengesën e parë, e kuptoi se nuk ishte punë trajnimi. Udhëzimet që sapo kishte marrë ishin të qarta: “goditeni posa të duket”. E kapi raketën e tij anti-tank, e mbështeti në kangjellat e kullës së vrojtimit dhe aktivizoi sistemin e drejtimit. Gjest, përndryshe, i panevojshëm në këtë distancë, sepse mund të godiste pa marrë shenjë… Gishtin në këmbëz, e futi në kornizë kamionin dhe papritmas automjeti u shndërrua në një vorbull flake të madhe.
Rreshteri Roger Redwood nuk pati kohë për tu përulur, sepse vala e shokut e goditi, e pasuar nga disa fraksione të sekondave nga një det flakësh që përpiu çdo gjë në rrugën e tyre, si: “check point-in” dhe kullën e vrojtimit e vilat e para. Robert Redwood hapi gojën, përpiu zjarrin dhe u ndez si një pishtar. Në pak çaste, nuk kishte asnjë të gjallë në një rreze prej dyqind metra.
4×4 i CIA-s që po ndiqte kamionin ishte përplasur në më shumë se 100 metra
dhe digjej me bashkë me pasagjerët. Marinsat kishin vdekur të gjithë, shtëpitë e para të kompleksit të bëra pluhur dhe ajri i ndezur i digjte të tjerët. Një kolonë e trashë tymi e bardhë u ngrit vertikalisht në qiell, në një heshtje minerale, të fuqishme. Disa nga ndërtimet “e egra” në kodër ishin gjithashtu të shkatërruar me banorët e tyre. Frushkuj të flakëve shpërthyen nga vilat amerikane. Grilat e zinj të dredhuar dukeshin si skulptura moderne. Kulla e vëzhgimit ishte zhdukur.
Rreth dhjetë minuta më vonë, sirenat e para të ambulancës dëgjoheshin në Sheshin Elbasan.
***
***
– A pati sukses?
Të kërrusur pranë Inmarsat Mohammad Al Jafar me padurim dëgjonte bisedën mes Tiranës dhe “kolonelit” Pedrorika. Ky i fundit hoqi dëgjueset nga veshët.
– Pjesërisht, rrëfeu. Duket se kanë qenë të paralajmëruar. Kamioni nuk mundi të hyjë në ambasadë, por ka shumë të vdekur. Ndoshta edhe shoferi !
Kjo Ishte më e pakta e shqetësimeve të Mohammad Al Jafar. Vetëm një ide e frikësonte: amerikanët ishin paralajmëruar, kështu që ai ishte tradhtuar. Ishte e nevojshme ta gjej nga kush, dhe për tu hakmarrë.
– Grant Petersen ka vdekur, si dhe Bob Bow. Ambasadori është lënduar. Djeg’je dhe tronditje. Kemi njëmbëdhjetë marinsa të vrarë. Më shumë se shtatë të plagosur, të djegur shumë seriozisht, të cilët nuk kanë gjasa të shpëtojnë. Shumica e vilave të kompleksit janë shkatërruar ose dëmtuar.
Zëri i Joe Rocker dridhej me tërbim dhe frustrim. Numri 3 i stacionit CAA në Tiranë ishte në komandë, në një fushë plot rrënoja. Dhe, Amerika kishte humbur edhe një herë fytyrën. Edhe pse ishin paralajmëruar, se shqiptarët ishin betuar se do t’i mbronin, një terrorist ia doli të sjellë një kamion të ngarkuar me eksploziv deri në kompleksin amerikan.
Malko konsultonte afishimin e dyfishtë të Breitling B-1 të tij. Në Uashington ishte ora tre në mëngjes. Reagimet nuk do të vinin për disa orë, por ai mund t’i parashikonte ato …
– Më vjen keq, tha Malko. Kam bërë gjithçka që ishte në fuqinë time për të parandaluar këtë sulm.
– A e keni lokalizuar këtë somqirë Mohammad Al Jafar? Pyeti Joe Rocker.
– Po. Por ai është i pakapshëm. Zyrtari i CIA-së lëshoi disa fyerje përpara se të vazhdonte:
– Duhet të të lë, ka krisma nga të gjitha anët. Ne jemi tash vetëm dy.
– Do kthehesh në Tiranë?
– Do të mendoj, tha Malko. Do vendos sot.
Posa e ndërpreu komunikimin, kryqëzoi shikimet me Hildegarde Neff e tmerruar. Kjo nuk mund të besonte se kamioni i bardhë që e kishin parë ishte një bombë që ec.
– Pra, e vërtetë është? pyeti me një zë të pasigurt.
– Mjerisht, po. Këta njerëz janë fanatikë për të cilët jeta e njeriut nuk llogaritet. Shoferi i kamionit, Britan Mata, gjithashtu u transformua në flakë dhe në dritë. Ishte një prej tyre …
– Çfarë do të bëni?
– Po pres që Ylli të kthehet. Nuk di … Në qoftë se do të mund të blej Fatmir Cerem … Sidomos tani që kam një tjetër argument, kërcënimin e një reagimi të SHBA pas sulmit.
– E lëmë më mirë Bajram Currin, tha Hildegarde. Jam e frikësuar.
Fatmir Cerem i kishte menduar, të pamundura qortimet e Mohammad Al Jafar që kishte ardhur nga Tropojë me” kolonel “Pedrorika. Sudanezi nuk e kuptonte se ishte i tradhtuar, dhe donte të dinte nga kush … Fatmir Cerem ndjente se ishte ngatërruar një çështje që nuk i takonte dhe nuk i pëlqente. Por ai nuk kishte dashur më shumë probleme me partnerin e tij, “kolonel” Pedrorika.
– Unë e di se nga vjen tradhtia, tha ai.
Muhamedi Al Jaffar duke e shikuar shtrembër me sy.
– Dhe nuk ke bërë asgjë?
– Nuk e dija se ka pasur tradhti, tha Fatmir Cerem. Kam marrë dy të huaj dje në shtëpi. Një burrë dhe një grua, me një shqiptar që shërben si udhërrëfyes i tyre, Ylli Baci. Ky është kushëri i njërit prej njerëzve të mi. Nuk kisha asnjë arsye për të qenë i dyshimtë: ata u prezantuan si gazetarë. Në ndërkohë, kam mësuar nga Britan Mata se burri ishte një agjent i CIA-s. Kjo është e gjitha.
– Si kjo është e gjitha? Iu zu fryma sudanezit. Dhe s’keni bërë asgjë? Fatmir Cerem i drejtoi një shikim të ftohtë.
– Këta njerëz ishin mysafirët e mi, dhe kur i pashë, nuk e njihja se kush ishin. Sot, ky agjent amerikan sapo më ka dërguar një lajmëtar. Atë atje poshtë. Tregoi një grup njerëzish të tij duke biseduar me Ylli Baci. Edhe njëherë, Mohammed AI Jafar u pushtua nga tërbimi.
– Një lajmëtar! Për çfarë?
– Ai dëshiron të takohet me mua. Për të më bërë një propozim komercial.
«Koloneli» Pedrorika ndërhyri me një zë të qetë. Nuk është e nevojshme që ky
Diskutim të degjenerojë.
– Ne duhet ta përzëmë këtë njeri nga Bajram Curri, këshilloi ai. Është armik i joni.
– Dhe vrisni të dërguarin e tij! Mohammad Al Jafar, shtoi ai. Fatmir Ceremit nuk i pëlqeu urdhri.
Atë nuk duhet vrarë, e korrigjoi, por ky i huaj. Ma ka thye besimin në shtëpinë time. Do ta vras vetë. Ky është mesazhi që do t’i jap udhërrëfyesit të tij.
Mohammad AI Jafaraprovoi në heshtje, u duke i lehtësuar. Ishte një ditë e mirë. Një sulm pothuajse i suksesshëm dhe eliminimi i një agjenti amerikan.
– Faleminderit! tha para se të hipte përsëri në 4×4 që e ktheu përsëri në Tropojë.
Fatmir Cerem nuk u përgjigj. Ai doli “nga maja” e një situate delikate, duke larë në gjak këtë ofendim të vogël, i cili vetëm mund t’i rriste prestigjin. Shkoi tek Ylli Baci, i cili e kishte ndjekur nga larg, më i vdekur se sa i gjallë, bisedën e tre burrave.
I Instaluar në kopshtin e hotelit Ermal, Beretta e tij 92 duke vënë diskretshëm në brez, Malko priste kthimin e YlIi, gjithnjë e më të shqetësuar. Kishte qenë pesë orë që kur stringeri kishte shkuar. Në dhomën e gjumit, Hildegarde po shkruante “letrën” e saj. Më në fund, e pa kalimin e Pajero dhe Ylli Baci u shfaq disa minuta më vonë. Shqiptari dukej gjysmë i vdekur. Ai u ul dhe e thirri kamerierin i cili i solli një shishe Defender “Successi” me akull.
Kamerieri i shërbeu duke iu dridhur dora.
– Mendova se do të më vrisnin,” tha ai.
– Të të vras ty! Por pse?
Ylli i tregoi tërë historinë. Pra, ishte Britan Mata i cili e kishte zbuluar praninë e tij
në Bajram Curri. Ky ishte shumë lajm i keq.
-Fatmir Cerem erdhi të fliste me mua, vazhdoi Ylli. Ai më tha se normalisht do duhet të më vriste por se ai më kursente për shkak të kushëririt tim. Më ka ngarkuar me një mesazh për ty. Nesër ai do të vijë në qytet për t’ju vrarë.
– Pse? pyeti Malko.
– Ia ke marrë fytyrën duke ju pranuar në shtëpinë e tij si gazetar. Dhe pastaj, mendoj se dëshiron t’i pëlqejë “kolonel” Pedrorikës, i cili, vetë, e dëgjon Mohammed Al Jafar.
Malko, pavarësisht nga përvoja e tij, ndjeu një tringëllimë të pakëndshëm që i ngrihej në shpinë. Nga një njeri si Fatmir Ceremi, ky nuk ishte një kërcënim në ajër.
-Epo, tha ai me një ton të qëllimisht të butë, ne do të largohemi më parë. Yalli Baci e vështroi me një shikim të çmendur.
– Por ti nuk e ke kuptuar! Njerëzit e tij po i bllokojnë dy rrugët nga Bajram Curri deri në Dri. Ai nuk dëshiron që ju të ikni nga këtu.
E vetmja rrugë e lirë është ajo që shkon në Tropojë dhe mbaron atje. Pas, këtyre terrenet malore shkojnë për në Kosovë. Të gjitha të minuara. Malko i regjistronte. I tronditur. Nga një gjahtar, ai ishte shndërruar në lepur…
Bajram Curri ishte një kurth. E shikoi luginën poshtë nga larg. Nëse nuk tregohej
e mençur, ishte i humbur.
-Ylli, tha Malko, unë kam faj sepse të ngatërrova në këtë lojë. Një pyetje që do të duket qesharake për ju: a ekziston një forcë policore në Bajram Curri.
A iu binden qeverisë?
-Për gjëra normale, po, u përgjigj Ylli. Por ata nuk do të hyjnë në rrugën e planeve të Fatmir Ceremit. Ai ka vrarë tashmë, brenda stacionit të policisë, ish shefin e policisë i cili nuk e kishte mbrojtur mjaftueshëm vëllain e tij.
Edhe unë mendova si ti, pranoi Malko. Unë do t’ju lë të lirë.
Ju do të largoheni nesër në mëngjes për në Tiranë me Hildegarde.
– E ju?
– Do të përpiqem të gjej një zgjidhje tjetër. Shko përgatite Pajeron.
Malko u kthye në dhomën ku ishte Hildegarde. I shpjegoi gruas së re atë që po ndodhte dhe e siguroi.
– Do të kthehesh me Yllin. Ata nuk do të ju bëjnë asgjë. Në Shqipëri i respektojnë gratë.
– E ti?
– Do të përpiqem të gjendem vetëm.
Ai kompozoi në lnmarsat numrin e stacionit të CIA-s në Tiranë dhe u përgjigj
Joe Rocker.
-Joe, tha ai, kam nevojë për ty. Gjërat kanë ndryshuar. Kam nevojë urgjent për një helikopter.
-Një helikopter u befasua oficeri. Por pse?
– Për të shpëtuar lëkurën time. I shpjegoi zhvillimet e fundit, duke përfunduar.
-Nuk është e mundur për ta kapur Mohammed Al Jafarin. Duhet të shpëtoj lëkurën time. Ja plani im. Unë po largohem këtu dhe, në vend që të marr rrugët e mbikëqyrur nga njerëzit e Fatmir Ceremit, shkoj në male. E aktivizoj Breitling Emergency (Emergjencën Breitling), radio-sinjali i të cilit më lokalizon. Gjithçka që duhet të bësh është të dërgosh një helikopter që me lehtësi do të më gjente me këtë sinjal alarmi; dhe do më eksfiltojë. Do ta lëmë 4X4 të Ylli në vend.
– Problemi, tha amerikan, është se unë nuk kam helikopter!
– As SHIK-u?
-As SHIK-u nuk ka. Ushtria shqiptare edhe më pak. E di një, një civil, i cili është në Durrës, por nuk e di nëse pronari i tij do ta pranojë për ta vënë në dispozicionin tonë.
– Thirrni Shtëpinë e Bardhë, tha Malko. Shpjegojuni situatën.
Franck Capistrano. Është urgjente. Ka patjetër disa në Itali ose në Bosnje.
– Sigurisht, konfirmoi Joe Rocker. Por për të zhbllokuar një aq shpejt, është një tjetër problem … Duke pasur parasysh klimën në Shqipëri, Ushtria e SHBA do të kërkojë anije me armë për të mbrojtur atë që do vinte të merr.
– Unë nuk mund të bëj kërkesë në tri kopje, tha Malko, i irrituar. Nëse nuk lëvizni, ekziston shansi i mirë që ne nuk do ta shohim kurrë më njëri-tjetrin.
– 0K, 0K! tha Joe Rocker. Po veproj menjëherë. Një Aeroplan do vij të merr ambasadorin për ta evakuuar, por piloti kurrë nuk do të bjerë dakord të ngjitet në veri. Ai është një civil i Departamentit të Shtetit.
– Më sillni Djallin, nëse doni, tha Malko, me zemërim, para se ta mbyllte. Më shumë se kurrë, CIA s’e ka merituar pseudonimin e saj të CIA-s … Dikush i trokiti në derë.
Ylli Baci ishte duke qëndruar para derës, si një peshk i dal jashtë ujit para një kohë të gjatë.
– Ka diçka të re, njoftoi ai. Fatmir Cerem po ju pret në kafene, përballë statujës së Bajram Currit, tha ai. Mos shkoni, për ju është më mirë.