SHQIPËRIA: MISION I PAMUNDUR (14)

PËRKTHEU: SEFEDIN KRASNIQI

Disa lexues më kanë shkruar ne PV dhe më kanë pyetur kush mund të ishte « kolonel » Pedrorika ? A mos ishte kolonel Ahmet Krasniqi ? Edhe pse çdo herë kur ka folur Klosi për UÇK, te amerikanët, në mënyrë pejorative, gjithmonë ka aluduar në ushtarët e FARK –ut, sidomos për protestën e 14 shtatorit 1998, ku në turmë SHIK i kishte fut disa persona me shenja të UÇK-së. Por, këtu nuk bëhet fjalë për kolonel AK, sepse ai ishte një kolonel i vërtetë dhe nuk belbëzonte. Këta të LPK-së e dinë kush bënte qef në Tropojë dhe blente armë me paratë e fondit « Vendlindja Thërret », belbëzonte dhe i kishte dhënë veti gradën « kolonel »… por kur e kishte bërë ushtrinë në RSFJ kishte mbërri vetëm në gradën e dhjetarit.

KAPITULLI – XIV

Fatmir Ceremi kishte dal në derë, i shoqëruar nga një njeri i krejt moshuar dhe i ndjeshëm, me mustaqe të rregulluara bukur dhe me një pamje të hijshme. I veshur me rroba, e kapelë tradicionale shqiptare të bardhë ishte kopja e gjallë e statujës së Bajram Currit.

– Babai im, tha Fatmir Cerem.

Njëqind e nëntëdhjetë centimetra masë dinjitoze. Njeriu i moshuar iu shtrëngoi duart, duke murmuritur disa fjalë të mirëseardhjes, dhe u ul në një karrige të rëndë e të errët prej druri. Djali i tij ndezi një cigare dhe shërbente si përkthyes. Ishin të detyruar të dëgjonin një ligjëratë të gjatë për Shqipërinë dhe Kosovën. Meqë ai fliste vetëm gjuhën shqipe, biseda u zvogëlua në formën e saj më të thjeshtë. Pastaj dha sinjalin për të shkuar në tavolinën e bukës. Gjithçka tashmë ishte gati. Sallatë dhe derr i shijshëm i pjekur, tavolina e mbushur me birrë dhe raki. Babai i Fatmirit dukej i hipnotizuar nga Hildegarde. Kjo filmonte vazhdimisht me një videokamerë të vogël ultra-moderne.

Kur ajo e pyeti Fatmirin se sa vrasje i bante në ndërgjegje dhe pyetja iu përkthye babait të tij, atë e kapi një tërbim dhe nisi një fjalim të ashpër e të fortë, të përkthyer nga djali i tij dhe Ylli, ku dukej se ata i përkisnin një familje të nderuar dhe se nëse Fatmir kishte qenë i detyruar për të vrarë, e kishte bërë në vetëmbrojtje …

Për të qetësuar babain, djali mori shishen e konjakut me shampanjë Otard dhe ia mbushi një gotë pa hile … Pastaj u shërbyen me kafe dhe babai i Fatmir rrëshqiti në një eklipsim të thellë.

Malko përgjonte për zhurmën e shtëpisë. Natyrisht, ai nuk priste të shoh ndonjë paraqitje të AI Muhammad Jafar, por ideja se sudanezi mund të gjendej pak metra larg tij, e egërsonte. Sidoqoftë, ai as nuk e kishte marrë me vete Beretën 92. Një gazatar nuk shkon i armatosur.

Hildegarde Neff kërkoir leje nga Fatmir Ceremi të filmojë pjesën e përparme të shtëpisë dhe ai i lejoi me kënaqësi, duke pozuar në mes truprojave të tij. Kundërshtoi vetëm filmimin e kamionit të bardhë.

Kishte kaluar ora katër kur Fatmir Ceremi njoftoi se do t’i kthenin në hotel. Dukej më pak i dashur dhe disi i tensionuar. Kur i shtërngoi dorën Malkos, e fiksoi për një kohë të gjatë. Malko u ndie shumë keq. Hddegerde Neff ishte i gëzuar: ajo kishte filmuar babain dhe djalin e lidhur butësisht.

Malko u lehtësua kur u kthye në hotel. Burrat e Fatmir Çeremit i depozituan dhe u vendosën në kopsht, përballë barit. Posa hyri në dhomë, Malko e kërkoi Hildegard:
– Më duhet të përdor Inmarsat-in tënd tash.

Ajo e aktivizoi dhe ia lëshoi vendin. Tre kate më poshtë, burrat e Fatmir Ceremit e shikonin me kureshtje. Vetëm se, për të kapur satelitin, ishte i detyruar ta vendos lnmarsat në ballkon. Thirri numrin e ambasadës amerikane, pa sukses, dhe iu desht të thërras së paku pesë para se të kapte më në fund një zë ushtaraku. Një marins.

– Kërkoj Grant Petersen, tha Malko. Kam diçka urgjente.
Iu deshën disa minuta derisa ia transferohoi lidhjen tek një sekretare të cilës ia kishte përseritur emrin katër herë para se të merrte më në fund shefin e stacionit të CIA-s.
– Malko, po ku je?
– Në Bajram Curr
– A je mirë?

– Jam duke menduar vetëmevete, nëse nuk do të ndodh një sulm pas disa orësh kundër ambasadës, njoftoi Malko. Pati një heshtje, pastaj amerikani pyeti me një zë bosh.
– Jezu Krisht! Çfarë ju bën që të thoni këtë?

– Ndoshta është budallallëk! Por takova një kamion të vjedhur të një organizate gjermane të ndihmave që po zbriste nga Bajram Curri. E drejtonte Britan Mata, për të cilin mendoja që ende gjendet në Tiranë.

– Pse kjo ju bën të dyshoni për ndonjë sulm?

– Ai ishte duke dalur nga prona që, sipas infomacioneve të Zamir Meidanit, Mohammed Al Jafar është duke u fshehur. Në shtëpinë e Fatmir Ceremit.

– Në dreq të mallkuar! Çfarë po bëni në atje?

Malko i shpjegoi. Ndonëse komunikimi nuk ishte i koduar, Fatmir Ceremi nuk kishte gjasa që të kishte ndonjë mënyrë për ta kapur bisedën. Dhe, normalisht, as që kishte tjetër zgjedhje.

– Ndoshta jam bërë paranojak, nga kontakti me këtë vend, përfundoi Malko, por i kam lidhur dy fakte. Së pari, sulmet e më hershme (si Dar es Salam etje…) u kryen duke përdorur automjete të mbushura me eksploziv, të vjedhur paraprakisht. Por dukej e çuditshme për mua që ky kamion i vjedhur ende ka pllakat origjinale. Hajdutët, gjestin e parë që e bëjnë, Ylli më shpjegoi, i zhdukin ato. Nëse hipoteza ime është e saktë, një kamion i një organizate humanitare me pllaka të huaja duhet të kalojë me lehtësi “pikat e kontrollit”. Më në frund, Britan Mata është një bandit i rrezikshëm. Ai mund të jetë rekrutuar shumë lehtë si një mercenar nga Mohammad Al Jafar. ..

– Ju keni mjaft të drejtë, u pajtua Grant Petersen. Sa ishte ora kur e patë?

– Rreth dy orë më parë. Madje edhe duke e bërë rruigën tërthorazi kah Kukësi, ai mund të arrijë në Tiranë rreth mesnatës.

-Do t’i njoftoj menjëherë të gjithë, tha amerikani. Shqiptarët kanë « pika kontrolli » në të gjitha rrugët. Ata duhet – nëse hipoteza juaj është e saktë – të jenë në gjendje ta ndalojnë para se të arrijë në Tiranë. Përveç kësaj, a keni ndonjë lajm në lidhje me objektivin tuaj kryesor?

– Tani për tani, duket shumë e vështirë, pranoi Malko, nëse jo e pamundur.
– Ju pranoi “Wild Bill” Donovan?

– Ai nuk dëshiron të ndërhyjë.

-Në këtë rast, kthehu, është punë shumë e rrezikshme, tha amerikani. Unë kam folur me Franck Capistrano. Ai është duke negociuar një sulm ajror me NATO-n. Malkos iu zu fryma. Nuk do të dërgojnë në B 52 mbi Bajram Curri …

– Unë kam mbërri këtu vetëm mbrëmë, e korrigjoi ai. Ka ende shpresë. Kushtoni vëmendje kamionit.

Ai e mbylli bisedën dhe vërejti pamjen e merzitur të Hildegard Neff.

– A është e vërtetë ajo që thua?

– Kam frikë, tha Malko. Ambasada e SHBA në Tiranë ishte në listën e Osama Bin Ladenit. Dhe Mohammed Al Jaffar është i angazhuar me zemër për hakmarrje.

***
***
Salla ngrënies në Hotel Ermal ishte e zymtë dhe bosh. “Wild Bill» Donovan pushonte në tavolinën e tij të zakonshme, krejt vetëm, në bisedë me disa shishe birrë të mëdha. Hildegarde, Malko dhe Ylli shkuan në tryezën tjetër. Zgjedhja ishte e thjeshtë: biftekë viqi së ose trofta të vogëla, të cilën e zgjodhën, duke shkaktuar një buzëqeshje të “Wild Bill” Donovan.

– Kujdesuni për dhëmbët! thanë britaniku, ata janë të peshkuar me granadë. Ka shpesh copa të tyre …

Kishte vetëm një gotë në tavolinën e tyre. Për të tre, ajo ishte pak … Kur Ylli kërkoi më shumë gota, kamarierja i shpjegoi se bari ishte mbyllur, restoranti nuk kishte të tjera …

***
***
Mohammad Al Jafar kishte lënë pronën e Fatmir Ceremit menjëherë pasi i kishte uruar fat të mirë Britan Matës dhe kontrolloi dhjetë herë sistemin e shkarkimit shpërthyes. Ishte i thjeshtë dhe efektiv. Shqiptari ishte i zgjuar dhe kishte një shans për të shpëtuar. Se a do të jetnte ose do vdiste ishte pak e rëndësishme për Mohammed Al Jafarin. Për të, ishte gjithçka që sulmi të ketë sukses …

Qysh se kishte ardh në Tropojë, në kampin e UÇK-së, ai lutej, i zhyt në Kuran, duke i dërguar lutje Perëndisë, që kamionin i bardhë i ngarkuar me ekploziv të shkarkohet në mesin e Dreqit (ambasadës së SHBA-ve) në Tiranë. Nuk kishte menduar as për pasaportën e cila do t’i ndihmonte të largohej nga Shqipëria. Komunikimi ishte i vështirë, prandaj nuk ishte i shqetësuar. Njeriu i dërguar për këtë detyrë ishte një prej njerëzve të Fatmir Ceremit më të besueshëm. Ky i fundit nga frika e ndonjë përgjigje amerikane ndaj sulmit të planifikuar, me Mohammad AI Jafar kishin rënë dakord, që sudanezi të braktiste shtepinë për disa ditë. Në Tropojë, ai ishte nën mbrojtjen e Kolonelit Pedrorika

Atentati ndaj ambasadës amerikane mund të shkaktojë hakmarrje.

Posa ta shtinte në dorë pasaportën, do të ikte nga Shqipëria. Fillimisht në Shkodër dhe prej aty, në Shëngjin ku anijet e rregullta shkonin për Bari. Nga Italia, do të bashkohej me gruan e tij në Pakistan.

Doli jashtë dhe shikoi qiellin e ndritshëm me yje. Kishin mbetur edhe pak orë, hakmarrja e urdhëruar nga Osama bin Ladeni do të realizohej.

Malko ishte duke pirë kafen e tij kur pronari i hotelit iu afrua tryezës dhe i tha diçka Yllit.
– Ju kërkojnë në telefon, njoftoi Ylli. Në recepcion.

Kush mund ta pyesë? As nuk e dinte që hoteli kishte telefonin. Receptori ishte i vendosur në banak.

– Përshëndetje?

Fillimisht ai dëgjoi vetëm zhurmë dhe një bisedë në gjuhën shqipe. Pastaj disa fjalë të paartikuluara. Ishte një gruaje. Iu desht një kohë e gjatë derisa dëgjoi më në fund emrin e tij.

– Malko? Malko?

– Po. Kush je ti?

– Ik, i tha zëri. Lëshoje Bajram Currin, ik shpejt.

Komunikimi u ndërprere papritmas. Pa e ditur nëse kishte pengesa apo ishte ndërprerje e qellimshme. Ishte pothuajse i sigurtë që e kishte njohur zërin e Mirella Bishka … U kthye në tavolinë, duke menduar dhe i shqetësuar.

– Ishte një gabim, tha ai në mënyrë që të mos frikësonte Hildegard Neff.

Ylli Baci e vështroi me shqetësim, por nuk bëri asnjë pyetje. Kur shkuan për të fjetur, heshtja ishte absolute, përveç disa rafaleve të Kallashit, që vinin nga një distancë. Bajram Curri të kujtonte një qytet fantazmë. Hildegard Neff dukej e tensionuar.

– Çfarë po ndodh? Pyeti ajo.

– Asgjë, siguroi Malko. Mendoj se do të largohemi nesër.

Kjo telefonatë e çuditshme e kishte shqetësuar. Mirella mund të ishte dikur afër dhe të ketë mësuar diçka … Dashnori i saj, nuk e dinte çka kishte ndodhur mes tyre, mund të ketë folur diçka para Mirellës …

Gjumi nuk e zuri një kohë të gjatë. E kuptoi se gjendej në një rrugë pa kry. Fatmir Ceremi nuk do ta ftonte mysafir përsëri. Shtëpia e tij mbrohej nga njerëz të armatosur deri në dhëmbë… Refuzimi i “Wild Bill” Donovan ia kishte prishur projektin. Përfundimisht, këshilla e Mirellës ishte e mençur. Edhe nëse motivet e saj nuk ishin të pastra.

***
***
Mirella pinte duhan, e shtrirë në errësirë pranë dashnorit të saj, “kolonelit” Pedrorika. Përpiqej, por me vështirësi, të rehatohej në fermë ku strehoheshin. Por, ga një anë, e kishte lënë Tiranën për të shpëtuar nga SHIK-u, e nga ana tjetër, i dashuri i saj ishte i detyruar të takohej me Mohammad Al Jafar para se ky të ikte për të marrë hapa të caktuar.

I dashuri ishte duke fjetur pranë saj, i zhveshur, i goditur nga rakia. Ajo kishte përfituar nga gjum i tij për të shkuar të bëj një telefontë në kafenën e vetme në Tropojë. Atë ditë, në mëngjes, kishte mësuar për praninë Malkos në Bajram Curr, në një bisedë mes njerëzve Fatmir Ceremit dhe ata të eskortes së “kolonelit” Pedrorika. Ishte Perikli Pano, kushëri i Ylli Bacit, i cili pa dashje, i kishte vënë zjarrin kësaj pune. Kishte folur për takimin me kushëririn e tij nga Tirana, Ylli. Ndër ata që e dëgjuan bisedën ishte Britan Mata! Ky i fundit e kishte bërë menjëherë lidhjen. Njeriu që ishte në Bajram Curri me Yllin ishte një agjent i amerikanëve. Natyrisht, ai e kishte njoftuar Fatmir Ceremin për këtë gjë para se të nisej me kamionin e bardhë. Ftesën e bërë tashmë, Fatmir Cerem nuk dëshironte ta anulojë. Dhe, sidoqoftë, personalisht, nuk kishte asnjë mosmarrëveshje me amerikanët. Ai nuk bënte luftë për të tjerët.

Kjo është arsyeja pse Malko kishte mundur të lëshonte shtepinë e tij i sigurt dhe shëndoshë e mirë. Përveç kësaj, nuk sulmohet njeriu që është mysafiri i ftuar. Ishte një nga rregullat bazë të Kanunit. Nëse ky agjent amerikan do ta linte të qetë, ai do të bënte të njëjtën gjë.

Mirella nuk e dinte këtë. Instinktivisht, ajo donte të paralajmërojë Malkon, pa e ditur shumë mirë as përse … Ndoshta vetëm sepse ia kishte mbushur fantazinë skrete se si përjetohet dhunimi nga një njeri që ju pëlqen.

Duke shpresuar se do të ndiqte këshillën e saj, e shuajti cigaren dhe filloi të përkëdhelte veten në errësirë, duke menduar përsëri në atë moment të jashtëzakonshëm.

***
***

Britan Mata kishte fjetur në Kukës dhe nga aty ishte nisur shumë herët. Trageti i Komanit ende nuk punonte, prandaj s’kishte qenë në gjendje të merrte rrugën drejt Fierzës pothuajse të pakalueshme për një kamion. Sidoqoftë, ai nuk donte të ngiste natën, të tërhiqte shumë vëmendjen, trafiku ishte praktikisht zero pas orës nëntë në mbrëmjes. Falë aksesoareve të reja, kamioni nuk e tronditi shumë. Po binte shi dhe rruga ishte një gropë e vërtetë. Vazhdimisht e mbante shikimin kah dorëza e fiksuar me ngjitës në të majtë të timonit. Kronometri që duhej t’ia shpëtonte jetën. Ndonjëherë e prekte, por jo shumë, për shkak të gropave që e bënin lëvizjen kaotike… Edhe vetë ishte në një gjendje shpirtërore kaotike. Nga një anë ishte krenar për aktin që do ta bënte, por tronditej, kur e dinte se do të duhej të shpëtonte shpërthimit të eksplodimit dhe goditjeve nga M16 i Marinsave të SHBA.

Por, nëse do të kthehej shëndoshë e mirë në Bajram Curri, çfarë lavdie!

Ai ngadalësoi. Dy kilometra më larg, kishte një « pikë kontrolli » të BRISK, para se të hynte në Tiranë. U detyrua të frenojë, sepse disa automjete tashmë ishin të rreshtuara. Kamionë, makina private, taksi kolektiv. Pulsi i kishte shkuar në 120 rrahje, e avansonte metër pas metre. Lejohej të kalonte çdo i dyti automjet. Pas një distance të vogël u ndal para një polici me kaskë. Disa tjerë të maskuar qëndronin pak më tej përgjatë rrugës.

– Ku po shkon? e pyeti polici.

– Në Rinas, për të kërkuarë ndihmë humanitare.

– A keni letrat e nevojshme?

Britan Mata ia dha dokumentat e kamionit, të cilat ishin dukshëm në rregull. Polici kontrolloi pllakat dhe ia ktheu dokumentet.

– Çfarë ke të ngarkuar?

– Medikamente për spitalin e Tiranës.

– Kjo është e gjitha?

– Po, kjo është e gjitha.

– Do të kontrollojmë gjithsesi. Ejani e hapeni.

Britan Mata mori vendimin për një skondë. Ngadalë ngriti këmbën e pedales së gazit, duke u përgjigjur me zemërim:

– Nuk kam kohë, duhet të jem në aeroplan. Ju nuk keni të drejtë të më ndaloni. Unë jam në gjendje të rregullt.

U nis aq befas saqë policit iu desht të kërcejë prapa, në mënyrë që të mos i shkelte këmbët. Pas një hezitimi rrudhi krahët. Nëse kamion ishte vjedhur, ai nuk do të kishte shkuar në Tiranë.

***
***

Malko i hapi sytë, duke u zgjuar nga drita e ditës. Hildegard Neff ende ishte duke fjetur. Shiu ishte ndalur dhe një qiell i ndritshëm po lante me dritë Bajram Currin. Ai pyeste veten se çfarë mund të bënte. Përdorimi i forcës dukej i përjashtuar duke pasur parasysh mungesën e mbështetjes. Një njeri si Fatmir Ceremi mund të përvetësohej vetëm me para. Ishte e vetmja rrugë që duhej marrë. E mundur, falë kushëririt të Yllit. U vesh pas një qëndrimi të shkurtër në lokalin e zhurmshëme, të ndyrë, që shërbente si banjo. Duke e lënë Hildegarde të mbështillej me batanije, ai zbriti pothuajse korrekt, në kopshtin, ku Ylli, në mëngjes si të gjithë shqiptarët, kishte marrë një kafe dhe një byrek.

Inmersat nuk kishte cingëruar. Kështu që nuk kishte ndodhur ndonjë katastrofë në Tiranë.

Ndoshta ishte alarmuar për asgjë. Nëse ishte kështu, duhej të provonte të paktën diçka.
– A mund ta kontaktoni Fatmir Ceremin? kërkoi Malko. Nërmes kushëririt tënd?

– Për çfarë?

– Një ofertë.

– Çfarë oferte? pyeti shqiptari, i dyshimtë.

Malko shpjegoi pikëpamjen e tij. Fatmir Cerem nuk ishte islamist. Nëse ai me të vërtetë e ndihmoi një islamik, mund ta kishte bërë vetëm për arsye materiale. Pra, ndoshta ne mund të negociojmë diçka. Ylli nuk u duk entuziast.

– Çfarë doni t’i ofroni?

– Paratë. Dy qindra mijë dollarë që mora.

– Do të shoh, tha shqiptari me kujdes. Por do t’ju duhet të tregoni se kush jeni.
Dhe kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme … Mirë, do të përpiqem ta gjej kushëririn tim në qytet.

” Wild Bill “, Donovan u ul në kopsht edhe ai, me dorëne e fiksuar dhe shikimin e domethënës. Pastaj iu bashkua atyre. Sapo Ylli ishte larguar, ia hodhi Malkos:

– Atëherë, ku është kryqëzata juaj?

– Në pikën e vdekjes, pranoi Malko. Ju kishit arsye, Fatmir Ceremi është i pakalueshëm. Po, ti nuk ke ndonjë lajm “mysafirin” e tij?

– Po, tha britaniku. Më thanë se u largua nga Tropoja. Ju u takuat me njëri-tjetrin …

Malko u hodh përpejtë.

– Në Tropojë? Ku?

– UÇK-ja ka një kamp të vogël në fshat. Ai është atje, nën mbrojtjen e rreth njëzet luftëtarëve të UÇK . Aty është edhe “koloneli” Pedrorika, ai që blenë armë. Me një grua shumë të bukur, si duket. “Koloneli” banon vetëm, përballë xhamisë, në një shtëpi tër përgatitur nga ushtarët e UÇK-së që u shërben vizitorëve të shquar.

– Ndoshta më lehtë është të kapet Mohammad Al Jafat në Tropojë sesa te Fatmir Ceremi, reflektoi Malko.

“Wild Bill”, Donovan lëvizi dorën e fiskuar.

– Është e vërtetë, se luftëtarët e UÇK-së nuk janë aq të zjarrtë për luftë. Paramendoni se do ta kapni këtë arab. Ju nuk do të largoheni nga lugina. Ka vetëm dy rrugë për të kaluar Drinin. Në Tropojë, kosovarët kanë lnmarsat dhe Fatmir Ceremi ka njerëz kudo. Do t’ua zënë pritën. Shkoni, e ikni drejt Tiranës. Unë do të vazhdoj me vokacionin e radios.

– Dje pashë një kamion të vjedhur nga gjermanët duke marrë rrugën kah jugu, tha Malko. Ende i kishte tabelat gjermane. Po mendoj vetëmevete, mos janë duke përgatitur një atentat.

– Sigurisht ka shkuar të kërkojë te Breglumi miellin e vjedhur nga OBE , tha britaniku. Mos zhvilloni ide. Përveç sudanezit tuaj të çmendur, të tjerët janë biznesmenë. Ata nuk bëjnë politikë.

Hildegard Neff u bashkua me ta dhe “Wild Bill” Donovan u ngrit menjëherë, duke anuar flokët e kuq për ta përshëndetur. Para se të hynte në hotel, ai i foli Malkos.

– Kur kemi mundësinë të kemi afër një zonjë kaq të bukur, nuk duhet kërkuar probleme.

***
***

Grant Petersen e ka mbyllur telefonin. I zverdhur, iu dejtua Bob Bow-it:

– Alertoni ambasadorin menjëherë! SHIK sapo më lajmëroi se një kamion që i përgjigjet raportimit të ofruar nga Malko nuk e ka respektuar një « pikë kontrolli » në rrugën drejt Shkodrës. Policia nuk kishte guxuar të hap zjarr, sepse i kishte dokumentat të duhura në rregull.

– Kur?

– Një orë më parë.

Kjo do të thotë, kamioni duhet të kishte mbërri në qytet tani … I nervozuar, shefi i stacionit të CIA-s thirri ambasadorin në telefonin celular. I zënë! E përseriti edhe dhjetë herë, duke e gabuar numrin aq shumë herë sa që ishte i zemëruar. Pastaj u ngrit në këmbë duke kapur një MP5. E thirri Joe Rocker.

– Paralajmëroni rojet e marinsave kudo. Le ta gjuajnë menjehere posa ta shohin këtë automjet. Ne do të përpiqemi ta parandalojmë.

Zbritën shkallëve të vilës dhe u hodhën në Ford Explorer e blinduar. Grant Petersen zbriti rrugës Mihal Grameno me një shpejtësi të rrufeshme, duke kaluar rrugën sa hap e mbyll sytë. Kur arriti ke Zhan d’Ark, përshpejtoi edhe më shumë, duke e lënë sheshin Skënderbe si nepër flakë. Pastaj u ngjit në bulevardin Deshmoret e Kombit duke mos respektuar asnjë drite të kuqe të trafikut, u kthye në të majtë në Rrugën Asim Zeneli, e cila e priste rrugën Elbasani ku ndodhej ambasada amerikane. Ishte e vetmja ambasadë që nuk gjendej në Rrugën Skënderbeu, ku ishin të grupuara shumica e përfaqësive diplomatike .

Kur ishin edhe tridhjetë metra larg, panë kalimin e një kamioni të bardhë, duke shkuar drejt ambasadës amerikane!

– Në dreq të mallkuar! bërtiti Grant Petersen. Ai është.

Bob po thërriste tashmë në radio. Grant Petersen u përshpejtua përsëri, duke pritur çdo sekondë të dëgjonte një shpërthim. Më në fund arriti në udhëkryq dhe u kthye përpara rezidencës së ambasadorit të Francës, pastaj u kthye në të djathtë. Asgjë përballë ambasadës amerikane, në trotuarin tjetër. Më larg, para tij, mbi sheshin Elbasani, e pa kamionin e bardhë. S’kishte më dyshim: ai po shkonte derejt kompleksit amerikan (ku ndodhej stacioni i CIA-s, v.j.).

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top