SHQIPËRIA: MISION I PAMUNDUR (13)

PËRKTHEU: SEFEDIN KRASNIQI

Takimi i agjentit të CIA-s, gazetares gjermane të Euronews në shtepinë e Fatmir Ceremit (Fatmir Haklajt) …

KAPITULLI – XIII

Kishte filluar një shi i dendur në Bajram Curr, gjë që e theksonte më tej trishtimin që dilte nga fasadat e ndërtesave që dukeshin të shkreta. Malko, pasi u nda nga “Wild Bill” Donovan, gjeti Ylli dhe Hildegard Neff duke pritur në bar duke pirë kafe. Gazetarja gjermane i kishte zhveshur rrobat e luftës dhe kishte veshur një triko e pantallona lëkure që theksonte këmbët e saj të gjata. Dukej se iu kishte përshtatur kushteve spartane të hotelit.

– Çfarë do bëjmë ? pyeti ajo.

– Mund të pimë një pije jashtë, sugjeroi Ylli. Do të përpiqem ta kontaktoj kushëririn tim. Këtu, ka vetëm tre mijë banorë, duhet ta gjej lehtë.

U nisën në këmbë në rrugën kryesore që fillonte në bazamentin e statujës, rreth së ciës ushtronin veprimtarinë disa tregtarë. Pak makina. Grupe njerëzish që ecnin në mes të rrugës, duke praktikuar passegiata, siç thonë italianët. Një kafene pa emër në gjindej kënd të rrrugës, në katin e parë, kishte një lloj strehe me pamje nga udhëkryqi. Shiu e kishte zbrazur. Hynë në sallën e katit të parë dhe u vendosën në një tavolinë pranë hyrjes, jo larg tyre, një pijanec po shërryhej mbi të vetën. Kafeneja kishte një bar të çuditshëm, një banak i cili u ngjante shkëmbinjve të rremë të një dekori në kopshtin zoologjik, në të cilën ishte fut një televizor. Katër mustaqosh ishin duke luajtur letra para kafenesë, me shikim të ulur.
Sa ra nata, qyteti u animua. 4X4 që kalonin me shpejtësi të plotë, duke u kthyer, duke u takuar me njëri – tjetrin, me në një koncert të fishkëllimave të gomave, dritave dhe të frenimit. Automjetet dilnin natën, si kërmijtë pas shiut, duke u kthyer në Bajram Curr në një xhiro të pafund. Ylli Baci e përcillte këtë lloj praktike, paksa i tensionuar …

– A jeni i sigurt se doni të qëndroni? Të gjithë ata që janë atje janë banditë të rrezikshme. Hildegard Neffi, e cila dukej se kjo gjë e zbaviste shumë, tha:

– Unë, dua të rri! Unë absolutisht dua të takoj atë banditin, Fatmir Ceremin. Dua ta intervistoj. Kam biseduar në hotel, si duket është në qytet. Më eksiton shumë. Me pantallonat e saj të zezë prej lëkure ultra të ngushtë dhe një triko shumë të vogël, kjo linte përshtypjen të jetë reciproke … e makijuar si Mbretëresha e Shebës, Hildegarde Neff kishte të gjitha shanset në anën e saj. Malko u përgjigj kur një Toyota Land Cruiser i zi kaloi ngadalë para kafenesë. Me perde të brendshme që fshihnin pjesën e prapme, duke pamundësuar të shihej sa njerëz kishte mbrenda.

4×4 u zhduk, pastaj u rishfaq, duke ardhur nga drejtimi i kundërt. Në çdo kalim, të tij lojtarët që luanin me karta ndalonin lojën. Ylli Baci dukej si i paralizuar.

– Unë mendoj se është Fatrnir Cerem, murmuriti ai.

Atmosfera e kafenesë papritmas e rëndua. 4×4-i u kthye dhe u parkua para kafenesë. Shuki dritat. Një njeri zbriti prej tij, pastaj një tjetër, pastaj një i tretë dhe i katëri. Të rinj me xhupa të trashë, xhinse dhe kallashnikovë me karikatorë të ngjitur secili. Ata prisnin me egërsi, që dera e pasme nga ana e djathtë të hapej. Një burrë u bërtiti në mënyrë fleksibile. I gjatë, i hollë, flokë shumë të zeza dhe të bollshme, që kishte veshur një këmishë të kuqe ngjyrë gjaku, xhinse të lidhur një rrip ngjyrë argjendi dhe çizme kaubojsh me maja të mprehta… I rrethuar nga njerëz të armatosur, hyri në bar. Drita e neonit tregonte karakteristikat e tij të rregullta, mjekrën e zbehtë dhe një zinxhir të madh ari rreth qafës.

Një pistoletë të madhe automatike e mbante në brez, afër katramës së rrybit. Katër lojtarët e kartave u ngritën dhe ikën përnjëherë. I sapoardhuri i përshëndeti me një buzëqeshje indiferente dhe me një lëvizje të zhdërvjellët shkoi drejt në tryezën ku ishin Malko, Hildegard Neff dhe Ylli.

***
***

Ylli Baci ishte bërë si ngjyra e mureve: jeshile e zbehtë. I ndier keq, ai u ngrit, gjithashtu. I porsaardhuri u ndal para tyre. Sytë e tij, të larë nga një lëng i zi, kishin një shprehje intensive. Pa ua lëshuar sytë dy njerëzve, u ndal para Hildegard Neff dhe iu drejtua me një gjermanishte të keqe :

– Duket se ju më kërkoni mua. Unë jam Fatmir Ceremi …

Gazetarja gjerman hezitoi disa sekonda për të gjetur fjalët. Më në fund ia doli të fliste me një buzëqeshje si me belbëzim:

– Po, ke të drejtë, unë jam gazetar dhe …

Malko ishte po aq i tronditur. Ata mezi kishin arritur në Bajram Curri para vetëm dy orëve dhe nuk kishin folur me askënd. Si e kishte marr vesh Fatmir Ceremi?

Gjermanja sqaroi misterin duke shpjeguar:

– E pyeta shefin e hotelit nëse vinit ndonjëherë në qytet. Më kanë folur shumë për ty në Tiranë …

Fatmir Ceremi lëshonte një buzëqeshje verbuese. Kishte dhëmbë mishngrënësi.

– Epo, shpresoj…!

Hildegard Neff mori guximin duke hapur të dy duart.

– Më thanë se ke vra disa njerëz për shkak të Kanunit, tha ajo trimërisht.

Ylli Baci u tremb. Por banditi i ri shpërtheu duke qeshur, duke hapur duart e pastra.

– Asnjëherë nuk kam vrarë askënd! Është e vërtetë, kanë dashur të më vrasin. Madje ma kanë vra një vëlla. Unë jam një fermer dhe një biznesmen i qetë.

– A mund t’ju intervistoj?
Ylli Baci papritmas u ngrit sikur t’iu kishte ndezur një granatë nën prapanicë. Në derën e kafenesë që sapo u hap, hyri një djalë i ri me xhaketë veshur dhe me Kalashin e pashmangshëm në dorë.

– Është Perikliu, kushëriri im, bërtiti.

Vrapoi drejt tij dhe iu hodh në krahë të sapoardhurit, sikur deshi të kërkoj mbrojtje. Të dy burrat u përqafuan për një kohë të gjatë, në stilin shqiptar, u ulën në një tryezë larg dhe shkëmbyen cigare. Fatmir Ceremi nuk i kishte shpetuar kjo skenë. ..

– Ky njeri është me ju? pyeti ai.

– Është udhërrëfyesi ynë, shpjegoi Hildegard Neff.

– Miqtë e miqve të mi janë miqtë e mi, tha ai. Ju keni udhëtuar nëpër një rrugë shumë të keqe për të ardhur të më takoni. Ju ftoj të drekojmë nesër bashkë në shtëpinë time. Një makinë do të vijë t’ju marrë në hotel. Mbrëmje të mirë. Kur ishte gati të largohej, sikur me dyshim, i kërkoi Hildegarde, duke treguar Malkon.

– Është edhe ky gazetar?

Po, u përgjigj Malko, tek Korrieri i Vjenës.

Natyrisht, shqiptarit s’i interesoi shumë, i entuziazmuar nga gjermanja e ëmbël. Pa folur asnjë fjalë Fatmir Çerem, i gjithë grupi u nis me të. Kushërinjtë u ndanë dhe në bar ra qetësia. Ylli Baci ishte ende i tronditur.

– Kushëriri im është shumë i lumtur që më takoi, tha ai. Po ti, je i lumtur?

– Po dhe jo, tha ai.

Hildegard Neff e vështroi, e befasuar.

– Pse nuk je i lumtur? Për ju gjithashtu, është mirë të intervistoj Fatmir Ceremin në shtëpinë e tij. Unë do ta filmoj.

– Kjo është e vërtetë, pranoi Malko.

Gazetarja i drejtoi një vështrim të gjatë kureshtar dhe u përkul në veshin e tij.

– Është e vërtetë që ti nuk më ke treguar pse ke dashur të vije këtu …

– Unë do t’jua shpjegoj, premtoi Malko. Ikim tash, s’kemi pse të rrimë këtu më shumë.

U kthyen në hotel në këmbë. Disa 4×4 pa pllaka bënin ende xhiro, por shumica ishin zhdukur. Një shpërthim i gjatë i Kalait u dëgjua në distancë. Rrugët e Bajram Currit ishin bosh.

– Kushëriri juaj është pjesë e grupit Fatmir Cerem? Malko pyeti.

Ylli nuk e fshehu krenarinë e tij.

– Po, është mirë për të.

Ata u ndanë në katin e dytë të hotelit. Posa u futën në dhomë, Hildegarde u gjend para Malkos.

– Tani, më trego pse jeni këtu. Dukesh i çuditshëm dhe i shqetësuar tani.

– Këta njerëz janë të rrezikshëm, u përgjigj Malko. Nuk do dëshiroja të ju rrëmbejnë. A e kuptove mënyrën se si të shikonte?

Hildegarde shpërtheu duke qeshur.

– Jeni xheloz! Duhet ta kuptoni, nuk është e vërtetë nëse intervistoj një njeri edhe të fle me të. Dhe ai nuk do të më përdhunojë … Duket se kjo nuk është e lejuar në Shqipëri. Dhe këta njerëz i donë gazetarët. Ne nuk rrezikojmë asgjë.

– Është e mundur, pranoi Malko.

Nëse Mohammad Al Jafar ose “kolonel” Pedrorika janë te Fatmir Ceremi, ata mund të pyesin sepse e kishin parë. Për shkak sepse Mirella, e dinte statusin e tij të vërtetë…

– Ju jeni gazetar, apo jo? Hildegard pyeti me butësi.

Malko u përball me vështrimin e saj me një buzëqeshje paksa të kufizuar.

– Pse po më bëni këtë pyetje?

– Në Rogner thuhet se nuk jeni gazetar i vërtetë.

– Dhe çfarë do të isha unë, pra?

– Ju punoni me amerikanët. Gjithkush në Tiranë e di se shoferi yt, Ylli, punon për CIA-n.

Në rrethana të tjera, Malko do të kishte mohuar ashpër. Por Hildegarde ishte e zgjuar, e vëmendshme dhe e dyshimtë për gjithiçka. Ishte më mirë të thuhej e vërteta për të shmangur një gabim të paqëllimtë që mund të kishte pasoja dramatike. Ishte e mjaftueshme që ajo të përmend emrin e Al Jafarit para Fatmir Ceremit …

– Kjo është e vërtetë, pranoi ai, unë nuk jam gazetar.

– Çfarë keni ardhur për të bërë në Bajram Curri?

– Po kërkoj një terrorist arab. Është shumë e mundshme të fshihet te Fatmir Ceremi.

– Al Jafar e famshëm që përmendët në telefon atë natë?

– Po.

– Çfarë doni prej tij? ajo insistoi, ta vrisni?

Malko buzëqeshi.

– Nuk është kaq e thjeshtë …

I tregoi të gjithë historinë. Sytë e Hildegard Neff shkëlqenin si yje. Iu afrua duke iu ngjitur për trupi.

– Është tepër emocionuese, pëshpëriti ajo me një zë të ndryshuar. Kjo është hera e parë që flejë me një spiun.
Duke shikuar njëri-tjetrin në sy, ajo fërkohej kundër tij, por e pengonte lëkura e zezë. Malko ia shtrini duart nën triko, e mbërtheu për muri dhe filloi të luante me gjinjtë e saj. Hildegarde nuk mungoi, as ajo. Edhe ajo fërkonte me duar Malkon, duke shkuar nga gjoksi deri te seksin që gjithnjë shfaqej më i tensionuar. Pa dyshim, e kënaqte ta nxeh për së thati, pasi pantallonat prej lëkure e pengonin si një lëkurë e dytë … Me zgjuarsi, ia zhveshi veglën duke ia lëmuar edhe më shumë.

– Ndihem mirë pranë teje, murmuriti.

Malko donte diçka tjetër. Ai tashmë kishte zgjidhur rripin e pantallonave prej lëkure dhe hapi zinxhirin kur Inmarsat i gazetares, i vendosur në ballkonin e tarracës, filloi të cingëroi. Hildegard u largua duke qeshur, por Malko e ndoqi pas. Ndërsa ajo iu përgjigj thirrjes, ai mori me të dyja duart pantallonat prej lëkure të zeza dhe ia zhveshi nga shpatullat bashkë me brekët e zi prej najloni.

Derisa ajo fliste në Inmarsat, ai u hodh midis kofshëve të saj, u ngjit, gjeti një lagështirë mikpritëse dhe, me një goditje të vetme të veshkave, i depërtoi.

Hildegard dha një psherëtimë të shkurtër, pa ndërprerë bisedën, ajo fliste me redaktorin e saj … Kur e ndjeu Malkon duke lëvizur mbi të, zëri i ndryshoi dhe me një gjest të vendosur, e ndërpreu bisedën, sikur të kishte ndodhur një incident teknik. Duke u përkulur me të dy duart në skaj të ballkonit, i përkuli ijët që t’i dorëzohet edhe më mirë Malkos. Pantallonat e lëkurës nëpër këmbë e pengonin …

– M’i shtrëngo vithet, tha me zë të ulët.

Malko nguli gishtat në mish elastik, duke rrëshqitur nëpër bark e saj me kënaqësi. Ishte hera e parë që e kishte dashur Hildegardin. Ajo ofshante. Me dorën e majtë të kthyer mbrapa, duke shtyrë edhe më shumë Malkon ndaj vetës. Papritmas, bërtiti, gjithë trupi iu tronditi nga spazma. Qëllimisht , Malko u tërhoq nga mbrapa.

Menjëherë Hildegardi u kthye. Sa çel e mbyll sytë, hoqi trikon dhe sutjenat. Pastaj u përkul përballë Malkos, me gjinjtë në kulmin e seksit të tensionuar. Ndërsa e shtrëngonte në mes dy masave të ngrohta, ngriti kokën dhe i tha me zë të rafinuar:

– Kryeje tash: dua të ejakulosh në mes gjinjve.

Nuk kaloi shumë kohë dhe fitoi atë që dëshironte, kështu që edhe Malko ishte i eksituar. Kur ejakuloi, ajo ia mbante veglën midis gjinjve të saj dhe pëshpëriti:

-Ç’halet i mrekullueshëm?

***
***

“Will Bill” Donovan ishte në zyrën e tij, me syrin blu si të mineraleve dhe dorën e fiksuar prej çelikut vezulluese, i dha Malkos një buzëqeshje të fshehtë.

– Më pengove të flija! Në të vërtetë, jo ti …

– Më vjen keq …

Britaniku ngriti supet.

– Oh, kjo ishte një ëndërr. Po, kur do largoheni?

– Jemi të ftuar për drekë te Fatmir Ceremi, tha Malko.

Britaniku dëgjoi rrëfimin, pastaj lëkundi kokën

– I çmendur! Atje, askush nuk mund të bëjë asgjë për ju. Dhe zonja e re gjithashtu mund të përdhunohet, nëse shkon puna keq.

– Mendoja që Kanauni …

– Ka përjashtime. Për të huajt.

– Askush nuk mund të kundërshtojë Ceremin?
Askush. Ai vrau të gjithë ata që deshi. Edhe ju do t’ju vrasë nëse e ngacmoni. Lerëni miken tuaj të shkojë atje. Vetëm.

***
***
Pronari i hotelit, i bërë sy e vesh, u përpoq të kapte bisedën e njerëzëve të Fatmir Ceremit që i dërgonin shikime armiqësore. Duke pritur Malkon, kishin hapur një shishe të Defender “Very Classic Pale ” të kontrabanduar dhe e shijonin me radhë. Ylli shkëmbeu disa fjalë me ta dhe njoftoi:

– Kanë ardhur të na marrin.

U futën në një Range Rover të madh, që ishte në gjendje të mjerueshme dhe me perde të trasha. Të tre vizitorët kishin të drejtën për një vend të veçantë. Shoferi e kaloi qytetin me shpejtësi, pastaj mori një shteg të pjerrët, me gurë që zigzagonte sipas konturave të malit. Pamja ishte befasuese. Në distancë, dukej fillimi i një çarjeje që çonte në Kosovë. Malko shtrëngonte barkun.

Pas gjysmë ore udhëtimi, ata vërejtën një pengesë të ruajtur nga disa burra të armatosur. Në të dy anët e rrugës, një mur ishte në ndërtim e sipër. Ndërsa kaluan pengesën, shoferi u tërhoq për të lënë një kamion të bardhë të largohet nga prona. Kur u kryqëzuan, Malko e vështroi shoferin e kamionit. Flokët e bardha hedhur prapa, një fytyrë brutale dhe mbi të gjitha, një xhaketë të gjelbër me mëngë të përvjelura. Ai u kthye dhe pa se makina mbante ende tabelat gjermane. Ishte i sigurt në 95 % që sapo e kishte parë Britan Matën, ish shefin e truprojave të Sali Berishës. Njeriu që kishte qëlluar mbi të, duke dal nga restoranti La Perla, në mbrëmjen e arritjes në Tiranë. Çfarë po bënte, dyqind kilometra larg Tiranës? Ai nuk pati kohë të mendojë shumë. Range Rover tashmë ishte ndalur përpara një shtëpie të madhe prej guri, e “stolisur” nga një antenë e madhe satelitore. Rreth saj, fushat e misrit, disa hangarë. Një tjetër kamion i ngjashëm me atë që sapo kishte kaluar ishte parkuar pak më tej, por pa pllaka. Tre tjerë 4X4 ishin parkuar në oborr, përreth dhjetë burra të armatosur.

Fatmir Cerem doli në derë dhe i mirëpriti. Kishte veshur një këmishë të trashë, ngjyrë gështenjë, pantallona të zeza me një rrip ngjyrë argjendi, dhe një pistoletë të vendosur në brez.

Duke injoruar Malkon, ai shtërngoi dorën e Hildegard, duke e mbështjellë me një shikim të gjatë admirues. Ylli Baci vërejti kushëririn e tij dhe u hodh mbi të.

– Ejani, tha Fatmir Cerem.

Në hyrje, në ballë, gjendej një mori armësh në raftin e një vitrinë të madhe ku ishin ekspozuar dhjetëra shkrepsa Zippo nga të gjitha epokat, duke përfshirë edhe të fundit festuar mijëvjeçarin e tretë. Si të gjithë shqiptarët, Fatmir Cerem ishte i hipnotizuar nga Amerika.

Enterieri i shtepisë ishte i pastër, me gdhendje të vjetra në mure, armë të vjetra, orendi të bukura. Hynë në një dhomë të madhe të shndërruar në sallon, dhe u vendosën në karrige lëkure. Një shërbëtor solli lëngje frutash, birrë, raki dhe një shishe Defender “Success” të çelur, dhe një shishe konjak Otard VSOP Fine Champagne, ende të pa hapur.

Të ftuarit trajtoheshin si miq të shquar.

Trofetë e gjuetisë ishin varur në mur, si kornizë të një portreti të Bajram Currit. Fatmir Cerem ishte zhdukur.

Në heshtje absolute, Malko reflektonte për takimin e tyre me kamionin e bardhë. Papritmas, ai e kuptoi se pse automjeti ende kishte pllakat origjinale! Dhe në të njëjtën kohë, pyeste veten nëse nuk iu kishte përgatitur qëllimisht ai kurth (me Mirellen).

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top