SHQIPËRIA: MISION I PAMUNDUR (1)

SHQIPËRIA: MISSION IMPOSSIBLE nga G. De Villiers, PËRKTHEU NË SHQIP, SEFEDIN KRASNIQI

Libër i shkruar sipas burimeve të SHISH-it të Fatos Klosit

KAPITULLI – I

– Vendoseni në gropën e mbeturinave dhe lyejeni me benzinë. Zëri i qetë dhe i butë i Fatmir Ceremit ishte krejtësisht i lirë nga emocionet duke mos shprehur asnjë animozitet. Megjithatë, Nasim Kastrioti kishte përshtypjen se zemra po i zvogëlohej, duke ia rënduar më tej gjendjen. Fyti iu kishte tharë, gjuha dukej se i ishte dyfishuar në madhësi, pulsi i rrihte me shpejtësi dhe stomaku iu kishte shndërruar në një top zullumqar.

I shtrirë në tokën e ndotur të një dhome të shkollës fillore që shërbente si një kamp i pushimit për ushtarët e UÇK-së, i lidhur si një suxhuk, ai mund ta lëvizte vetëm kokën. Duke u rrotulluar, mundi të shoh një tavolinë – disa dërrasa që qendronin mbi këmbëza – rreth të cilave tre njerëz ishin ulur në grup dhe dera që ishte e hapur nga jashtë. Përveç pëshpëritjeve të pranishmëve, heshtja ishte absolute.

Ndërtesat e vjetra të renovuara nga UÇK-ja gjindeshin në skaj të një fshati të Tropojës, e vendosur rrëzë maleve që ndajnë Shqipërinë nga Kosova. Sapo binte nata, banorët e saj nuk lëviznin më nga shtëpitë.

Një zë tjetër thyen heshtjen që rëndonte.

Pse nuk ia preeesim… qaaafën … me sëpatë?

I hendikepuar nga një mungesë e lehtë e të folurit “koloneli” Jakub Pedrorika ishte një tradicionalist. Ai e kishte shpërblyer vetveten me gradën e kolonelit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pavarësisht nga belbëzimi i disa tikave të mërzitshëm.

Në ushtrinë jugosllave ku kishte shërbyer, kurrë nuk kishte shkuar përtej gradës së tetarit… Në rajonin e Kosovës nga e kishte origjinën, kishte filluar gozhdimi i tradhtarëve. IU duk i kënaqur me shprehjen e mendimit, pa u lodhur shumë, pasi mbizotëroi disi tikun që ia hodhi kokën prapa dhe zbrazi gotën e rakisë që qëndronte para tij.

– “Nuk kemi sëpatë,” tha Fatmir Ceremi pa u hamendur.

Njeriu i tretë, me shtat të vogël, me kokën e rruar e cila ia nxirrte në pah dy veshë gjigantë, me të cilët te shqiptarët e kishte fituar pseudonimin e « Mickey », kishte veshur një xhaketë të ushtrisë zvicerane, me lara ngjyrë trëndafili. E piu një shishe Coca-Cola, pa u ndalur.

– Hassan Mohammad Al Jafar, nuk pinte alkool. Ky islamist fundamentalist, ish shefi i shërbimeve sekrete sudaneze, kishte gjetur rrugën e tij duke rekrutuar Osama Ben Ladenin, miliarderin saudit, i cili tani po ia kushtonte jetën e vetë luftës kundër të pafeve, duke vepruar nga Afganistani. Duke u bërë një figurë emblematike, si një “Che Guevara”, Osama Bin Laden, kishte para dhe vullnet për t’u marrë me xhihadin e tij.

Mohammed Al Jafar i solli pjesën tjetër të nevojshme: njerëzit dhe njohurit teknike. Ky i fundit vuri shishen e tij të zbrazët të Coca-Cola në tryezë dhe më në fund tha, në gjuhën shqipe, me një zë që mbante një shqetësim të caktuar:

– Ky njeri ka tradhtuar. Duhet t’i nënshtrohet një dënimi shembullor. Menjëherë. Nuk ka rëndësi metoda.

Shqiptarët e irritonin atë nganjëherë, me maninë e tyre të diskutimeve të pafundme dhe zakoneve të tyre mesjetare. Përveç kësaj, ata ishin myslimanë të këqij. Pinin alkool, hanin mish derri, faleshin shumë pak dhe ndonjëherë përdoronin xhamitë, e rindërtuara kudo me dollarë sauditë, për të ruajtur drithërat. I instaluar në Shqipëri para tre viteve shoqërohej shpesh me Fatmir Ceremin, i cili pasi u ngrit , shkoi te dera dhe lëshoi një fishkëllimë të thekshme. Tre të rinj të armatosur me kallashnikovë menjëherë dolën nga hijet.

– Besim, shkoni merrni një bidon në 4×4 (Jep)! urdhëroi Fatmir Ceremi. Do ta ndezim një zjarr të madh. Fytyra e të riut ndriçoi me një egërsi të çuditshme dhe natyrale, pa pasur asnjë iluzion lidhur me përdorimin e bidonit nga shefi i tij. Ky njeri njëzet e tetë vjeçar, Fatmir Çeremi, sundonte me dorën e hekurt tërë rajonin rreth Bajram Currit, në veri të Drinit, një lumë që u transformua pjesërisht në një liqe nga një digë hidroelektrike. Banorët e saj, shumë të varfër, mbijetonin duke i plaçkitur minierat e fundit të bakrit, duke deforestuar natyrën me duar, sidomos duke u angazhuar në të gjitha llojet e trafikimit; të armëve, grurit të vjedhur nga organizatat humanitare, etj. Fatmir Çeremi sundonte me terror. Vlerësimet më të moderuara e ngarkonin me rreth dyzet vrasje, të kryera sipas rregullave të shenjta të Kanunit dhe disa të tjera pak më pak të respektueshme. Më i madhi prej pesë vëllezërve, nga një familje e nderuar që kishte luftuar gjithmonë kundër serbëve dhe të gjithë ata që kishin tentuar ta qetësonin (sundonin) këtë rajon malor të largët, ai kishte arritur të bëhej pothuajse i pacenueshëm. Qeveria e Tiranës kishte premtuar një shpërblim prej dyqind mijë dollarë për arrestimin e tij, por askush s’kishte guxuar t’i dali përpara. Askush nuk donte të varrosej para kohe …

Fatmir Ceremi u kthye në dhomë dhe u ndal para njeriut të lidhur i cili e ngriti kokën duke shikuar me një shikim lutës.

– Pleh ! i tha me hidhërim ! Qen !

Nasim Kastrioti ishte mbuluar me djersë i tëri. Fytyra e tij tule dukej sikur dilte nga një furrë, dhe sytë e tij të verdhë, me një shikim të shkurtër, shprehnin gjithë terrorin e botës. Kur “koloneli” Jakup Pedrorika, shoku i tij, e kishte kërkuar atë mëngjes në Tiranë për të shkuar me të në veri për të takuar një tregtar kroat të armëve, ai nuk kishte dyshuar asgjë. Nasim Kastrioti e kalonte pjesën më të madhe të kohës në Tiranë, duke hyrë në hotelin Rogner ku takoheshin gazetarët, diplomatët dhe politikanët shqiptarë. Kosovari, një oficer i marrëdhënieve me publikun për UÇK-në, kishte një jetë të mirë, duke udhëtuar në të gjithë botën për të mbledhur para nga diaspora shqiptare. I shëndoshë nga proshuta, nga snobizmi pinte cigare angleze, ai kishte pamje misterioze dhe shfrytëzonte një fuqi të madhe imagjinare. Gjashtë orë rrugëtim nga Tirana deri në Bajram Curr ishin të mundimshme, rraskapitëse, që ndërpriteshin shpesh nga kalimi i tragetit mbi Koman. I tronditur deri në çmenduri, Nasim Kastriot kishte qenë i lumtur kur kishte zbritur në tokë. Por, jo gjatë kohë. Me urdhër të “Kolonelit” Pedrorika, ushtarët e UÇK-së ishin hedhur mbi të, duke e goditur pamëshirshëm dhe më pas e kishin lidhur shtrëngueshëm. Ai kishte bërtitur, kishte kërkuar shpjegime, por shoku i tij kishte qëndruar i heshtur. Deri në ardhjen e një karvani të vogël veturash 4X4 që zbriti nga mali. Duke parë veshët e mëdhenj të “Mickey”, Nasim Kastriotit s’i kishte mbetur pikë gjaku në fytyrë. Sudanezi iu afruan dhe e pyeti me zë të butë:

– U befasove që më sheh, apo jo? Nga një përpjekje mbinjerëzore, Nasim Kastriot kishte arritur të përgjigjej me një zë të ulët:
– Po, të mendoja në Tiranë …

Përgjigjja e tij e kishte rritur zemërimin e islamistit. Derisa e goditi të burgosurin, duke e fyer në arabisht dhe shqip, ai bërtiti:

– Më shitët te miqtë tuaj amerikanë! U tregove ku ndodhem! Ata dhe bashkëpunëtorët e tyre të SHIK erdhën të më arrestonin! Për fat të mirë, isha i paralajmëruar dhe pata kohë për të shpëtuar veten …

– Gabim je! Gabim je ! Është një gënjeshtër e tmerrshme !
Pa asnjë fjalë, “Mickey” ishte kthyer për të marrë diçka mbi tavolinë që ishte gjetur në njërën nga xhepat e Nasim Kastriot dhe e tundi para tij.

– Këtë kush jua dha? Ishte një shkrepës me Zippo e pikturuar me ngjyrë kafe, dhe mbante mbishkrimin US Army … Nasim Kastrioti kërkoi me dëshpërim një shpjegim.

– Nuk më kujtohet, tha ai. Ndoshta një marinës nga ambasada amerikane. Duke u ulur para tij, “Mickey” lëshoi një buzëqeshje mizore.

– Marinsat kanë Zippo, US Marine Corps ! Nuk ka trupa amerikane në Shqipëri. Janë miqtë e CIA-s që ta kanë dhënë. Mund t’ju them edhe kush: Grant Petersen, shefi i tyre në Tiranë. Nasim Kastrioti e kishte ndjerë që truri po i ngrihej. Si e dinte ai? Ishte me të vërtetë shefi i stacionit të CIA-s i cili i kishte ofruar këtë Zippo, sipas kërkesës së tij, pasi iu kishte dashur pak insistim. Pa e ditur se po ngulte një gozhdë në arkivolin e tij … Nasim Kastrioti, gjithashtu, duhej të merrte pesëdhjetë mijë dollarë në para të gatshme pasi të kapet Mohammad Al Jafar, sipas detajeve të kontaktit të tij që kishte marrë nga shoku i tij “Kolonel” Pedrorika.

– Kjo nuk është e vërtetë, betohem! kishte protestuar fort. “Mickey” tundi kokën pa u përgjigjur. Ai kishte një përvojë të gjatë me tradhtarët … Dhe njeriu i shtrirë nën këmbët e tij po e ndiente tradhtinë. Përveç kësaj, sudanezi e dinte, falë burimeve të veta, se Nasim Kastrioti e kishte spiunuar te amerikanët

Besimi mbërrini, duke mbajtur në duar një bidon, të cilën e vendosi pranë derës, dhe priste urdhrat. Fatmir Çeremi i tha: “Tregojuni të gjithë të pranishmëve që do të ndëshkojmë një tradhtar që punon për serbët. Serbët ishin armiqtë e betuar të kosovarëve dhe shqiptarëve, kjo perspektivë mund të kënaqte vetëm ushtarët e UÇK-së. Nuk ishte e nevojshme të shqetësohen shpirtrat e thjeshtë. Të akuzosh Nasim Kastriotin se ishte i lidhur me CIA-n do të ishte më delikate: amerikanët po mbronin kosovarët kundër Presidentit serb Millosheviç, këtë e dinin të gjithë. I tmerruar nga kjo gënjeshtër, Nasim Kastrioti bërtiti sa pati fuqi:

– Është një gënjeshtër! Unë nuk punoj për serbët! I ndier keq, “Koloneli” Jakub Pedrorika, i cili dëshironte të harronte miqësinë e tij me tradhtarin, u ngrit dhe erdhi ta godiste në fytyrë, shoqëruar duke e sharë.

– Të shkerdhefsha nënën!

Buzët e shqyera, gojën plot gjak, Nasim Kastrioti heshti. Në tryezë, “Mickey” po defilonte numrat e thirrur nga i burgosuri me celular. Papritmas, ngriti kokën me një pamje triumfuese e thirri Grant Petersen-in tri herë në linjën e tij të drejtpërdrejtë, 33572.

Fatmir Çeremi iu drejtua Besimit:

– Çojeni në gropë. Besimi i thirri dy anëtarë të tjerë të bandës dhe te tretë e ngritën të burgosurin dhe e nxorën jashtë, e shpien te në një gropë e madhe prej 2 x 8 metra e hapur pas ndërtesës, ku detashmenti i UÇK-së hidhëte mbeturinat. Mohammad Al Jafar, “Kolonel” Pedrorika dhe Fatmir Çeremi dolën pas tyre. Nata ishte e mrekullueshme, qielli i stolisur me yje,qe në sajë të dritës së hënës, majat e maleve dukeshin si hijet kineze. Heshtjen e prishte vetëm rrjedha e lumit që rridhte pak më poshtë. Disa ushtarë të UÇK-së kishin dal të ajrosen përgjatë arës së grurit që gjendej afër objektit. Asnjë masë sigurie nuk ishte e nevojshme. Për të shkuar në Tropojë, kishte vetëm një rrugë, qe ishte fare e shkatërruar dhe që vinte nga Bajram Curri, përherë e vrojtuar nga njerëzit e Fatmir Çeremit. Në lindje gjendeshin vetëm shtigjet që çonin në Kosovë.

– Lyejeni ! i tha Fatmir Çeremi Besimit me një zë ironik. Tashmë gjysmën e trupit e kishte të mbytur në mbeturina dhe nga pesha e tij, Nasim Kastrioti kërkonte me dëshpërim të dalë nga gropa duke u rrotulluar në vetvete, ndersa përpjekjet e tij ishin të kota duke u munduar të shprehte besnikërinë ndaj Mohammad Al Jafar. Nga buza e gropës, Besimi ngriti bidonin dhe filloi të zbrazë përmbajtjen mbi të burgosurin. Nasim Kastrioti bërtiti përsëri sapo u mbulua me lëngun e akullt. Pasi e zbrazi bidonin, Besimi priste urdhrat. Gjysmë duzina e ushtarëve të UÇK-së, duke qëndruar nën hije, po vëzhgonin skenën, pothuaj, pa asnjë keqardhje. Miqtë e serbëve nuk meritonin keqardhje. Fatmir Çeremi moti një ekzemplar të gazetës Koha Jone që një Zot e di se si kishte mbërri në atë vend, e bëri një flakadan dhe e ndezi me Zippo të ushtrisë amerikane, të Nasim Kastriotit. Duke iu afruar gropës, ai e hodhi flakadanin e zjarrtë. Gazeta e zjarrtë ra në anën e pasme të të burgosurit, i cili shpërtheu në mënyrë të dëshpëruar, duke u përpjekur të rrokullisej mbi vetveten për ta hequr qafe flakadanin. Kur të gjithë prisnin ta shihnin të farkuar si një pulë, nuk u duk asnjë flakë. Pas pak sekondash, flaka e gazetës së ndezuar u shua! Fatmir Çeremi, i çmendur ne zemërim, apostrofoi Besimin.

– Çfarë më ke sjellë, çoke?

Karburant për 4×4, belbëzoi i riu, i tmerruar. Fatmir Çeremi ishte aq i frikshëm sa që disa nga Bajram Curri nuk guxonin t’ia përmendnin emrin! Besimi i kishte sjellë naftë, e cila, natyrisht, nuk ndizej sikur benzina … Fatmir Çeremi shpërtheu duke qeshur me mirësi, dhe iu drejtua Nasim Kastriotit:

– Sot qenke me fat! Trashullaku nuk kishte kohë të gëzonte. Fatmir Çeremi, duke qëndruar buzë gropës, sapo e kishte nxjerrë nga brezi një Browning brazilian me katërmbëdhjetë fishekë, të cilin e mbante gjithmonë afër veti. Ia ngriti thumbin e jashtëm dhe, me krahun e shtrirë, duke e afruar tytën jo më larg se njëzet centimetra nga flokët e zeza të Nasim Kastriotit, e qëlloi tre herë në kokë. Kafka e njeriut trashullak shpërtheu literalisht. Duke e futur armën në brez, Fatmir Çeremi u kthye me një buzëqeshje kah Mohammad Al Jafar dhe “Kolonel” Pedrorika.

– Mund të shkojmë të flemë. Në Tropojë, të shtënat nuk e alarmonin askënd. Edhe ashtu të gjithë kanë armë, disa shkrepin ndonjë rafal para se të bien në gjumë, vetëm për të uruar një natë të mirë …

Mohammed Al Jafar shikonte kufomën gjysmë të mbuluar. Sa do t’i pëlqente ta copëtonte të gjallë. Ky njeri, për një grusht dollarë, i kishte asgjësuar dy vite punë dhe e kishte detyruar të arratisej. Fatmir Çeremi e shtyu brenda.

– Ikim, është ftohtë. Retë kanë filluar të fshehin hënën. Përsëri do të binte shi dhe jemi 970 metra mbi nivelin e detit. Të tre burrat shkuan. Mohammad Al Jafar i buzëqeshi me mirënjohje Fatmir Çeremit.

– Faleminderit!

Banditi ia ktheu buzëqeshjen pa u përgjigjur dhe piu edhe një gotë raki të cilën e zbrazi me një gllënjkë, për t’u ngrohur. Duke marrë në tryezë orën e arit dhe paratë e gjetura te Nasim Kastriotit, ai shkoi deri te dera dhe thirri:

– Besim! I riu menjëherë u shfaq dhe shefi ia dorëzoi paratë dhe orën.
– Dëgjo. Shko varrose trupin në mal. Besimi, i kënaqur, vuri menjëherë orën në dore dhe doli.

Era e neveritshme dhe e butë e naftës filloi të depërtonte në ndërtesë.
“Koloneli” Jakup Pedrorika u ul në një kolltuk para televizionit. Mohammad Al Jafar iu afrua Fatmir Çeremit. Tani që tradhtari ishte dënuar, duhej të mendonte për veten. Sigurisht, ai nuk mund të qëndronte më në Shqipëri, por duhej të shmangte rënien në duart e amerikanëve me çdo kusht. Dinte tepër shumë për organizatën e Osama Bin Ladenit. Emrat, lidhjet midis rrjeteve të ndryshme të mjegullës islame, qarqeve të financimit.

Amerikanët menjëherë do ta dorëzonin atë tek aleatët e tyre egjiptianë. Një udhëtim pa kthim, njësoj si i katër egjiptianëve të organizatës së tij, që u bëri CIA në qershor. Falë ndihmës së ShIK-ut, ishin gjendur së pari në një aeroplan të Forcave Ajrore të SHBA dhe më pas në bodrumet e Mukhabarat (sherbimi sekret) egjiptian në Kajro. Arrestimet e befasishme të anëtarëve të rrjetit të Bin Ladenit që ndodhen në Gjermaninë, Britaninë e Madhe, apo edhe Shtetet e Bashkuara, dëshmonin se katër islamistët nuk i kishin rezistuar torturës. Vetë, Mohammed Al Jafar, kishte kurajë dhe besim, por, si profesionist, ai e dinte se para hetuesve që donë të arrijnë gjithsesi sukses, nuk rezistohet deri në fund. Kështu që ai duhej të largohej nga Shqipëria sa më shpejt që të ishte e mundur

– Kur mund të më largosh? E pyeti Fatmir Çeremin. Unë kam shumë gjëra për të bërë jashtë … Banditi i ri i drejtoi një buzëqeshje të paqartë. Ashtu si shumica e shqiptarëve, ai nuk i pëlqente shumë arabët. Ai e kishte pranuar këtë vetëm me nxitjen e UÇK-së, meqë Mohammad Al Jafar ishte një nga donatorët më të mëdhenj. Për të bërë luftë kundër serbëve, në Kosovë, na duhen armët. Por për të blerë armë, nevojiten para. Organizata e Mohammad Al Jafar dhuronte gati njëqind mijë dollarë në muaj për blerjen e armatimeve. Paratë rridhnin nëpërmjet fondacioneve të vendosura në Shqipëri, zyrtarisht për të ndërtuar xhami dhe për të ndihmuar të varfrit.
Mohammad Al Jafar kishte propozuar edhe muxhahidinë, por shqiptarët nuk i donin. Kishte sa të duash luftëtarë në Kosovë të gatshëm për të kapur armët kundër serbëve. Pasi nuk ishte e mundur që me kallashnikov të luftohej një ushtri ultra e mekanizuar si ajo e serbëve, tregtarët e armëve ofronin raketa moderne anti-tank, raketa kundërajrore, mitraloza të rëndë dhe mortaja. Dhe sidomos municion, shumë municione E gjithë veprimtaria nisej nga Bajram Curri mbi mushka e kuaj të ngarkuar dhe kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme. Për secilën armë, Fatmir Çeremi merrte të dhjetën e tij, për kalimin nëpër territor “të tij”. Por pa “Mickey”, shumë nga këto armë nuk mund të ishin blerë. Prandaj Fatmir Çeremi kishte rënë dakord për t’i akorduar mikpritjen në pronat e fortifikuara të fshatit Kerrmag (Magaj), që ruhej nga një prej njerëzve të tij, qysh kur “Koloneli” Pedrorika i kishte kërkuar pas ikjes vetëtimthi nga Tirana. Vetëm helikopterët sulmues do të mund ta kishin sulmuar, por ushtria shqiptare nuk kishte asnjë, veç ndonjë aeroplani. Disa aeroplan të vjetruar si Mig 19 dhe 21 që tashmë ishin kalbur në aeroportin e Rinasit, pranë Tiranës. Qeveria shqiptare kishte halle ë tjera për tu marrë, por jo për rikrijimin e një force ajrore.

– Kah do të shkoni? pyeti Fatmir Çeremi me një zë të butë.
– Kah mali? tha sudanezi.

Banditi i ri, tundi kokën.

– Mali … Si pikë e parë, të gjitha kalimet janë të minuara, tani. Përveç kësaj, serbët kanë helikopterë. Është shumë e rrezikshme. Dhe nëse arrin të kalosh, çfarë do të bëni më pas? A e dini se çfarë bëjnë serbët ndaj myslimanëve? Në qershor, tetë nga muxhahididët tuaj shkuan në Kosovë ilegalisht. Katër egjiptianë, dy afganë, një jemenas dhe një kombësinë e të cilit nuk e mbaj mend. A e dini se çfarë u ndodhi atyre?

– Jo.
– Policia speciale serbe i rrethoi, në një fshat pranë Deçanit, pranë një manastiri. Pasi i zërën, i çuan në një oborr ferme dhe i dogjën të gjithë me flakë. Ulërimat e tyre dëgjoheshin me milje larg. Edhe murgjit u tronditën.

– Ata paskan vdekur si dëshmorë, tha Mohammad Al Jafar pa këmbëngulje. Buzëqeshja e Fatmir Çeremit e theksuar, bëri t’i duken dhëmbët e bardhë.

– Nëse jeni gati ta merrni atë rrezik, ju mund të largoheni sonte. Njerëzit e mi do t’ju përcjellin, por është budallallëk. Edhe sikur të arrish të kalosh Kosovën, si do të dalësh nga Serbia? Nuk është Shqipëria, atje. Do të arrestojnë në një aeroport ose stacion treni. Natyrisht, ata nuk do të ju dorëzojnë te amerikanët … do t’ju vrasin vet. Kolonel Jakup Pedrorika, i cili dëgjonte bisedën, tundi kokën.

– Kjo do të ishte çme…çmen… duri! Kemi nevojë për ty … Mohammed Al Jafar, shumë diskretshëm çoi dorën mbi njërin vesh. As ai nuk donte të përfundonte si martir, i pjekur në skarë si një pulë. Së paku, jo tani.

– Cila është mënyra më e sigurt për mua të largohem nga Shqipëria? pyeti ai. Fatmir Çeremi piu edhe pak raki… Alkooli, gjashtëdhjetë gradë dhe brutal, filloi t’i hipte në kokë dhe ky diskutim e nervozonte pakëz.

– Ka vetëm dy mënyra, tha ai. Maqedonia, por amerikanët janë aty, dhe Italia. Unë mund t’ju dërgoj në Itali nga Shëngjini. Kam miq.

– Ku është Shëngjini?

– Në bregdet, në jug të Shkodrës. Ne marrim armë prej atje. Por keni nevojë për letra.

– Kam disa pasaporta, iu përgjigj menjëherë sudanezi.

– A keni vizë italiane?

– Jo.

– Ju keni nevojë për një. Një të vërtetë. Kushton njëmijë e dyqind dollarë. Përveç kësaj, ndoshta amerikanët i njohin pasaportat që keni. Do të ishte më mirë të përdorni një pasaportë të re. Ne Tirane mund te gjejmë një. Edhe një vizë, autentike. Sudanezi bëri një gjest që nënkuptonte se nuk kishte problem … Fatmir Çeremi vazhdoi, më pastaj:

– Por do të duhen disa ditë. Ndërkohë, ti do të jesh mysafiri im dhe asgjë nuk mund të të ndodhë për sa kohë që jeni nën mbrojtjen time, përfundoi me një theks të zbutur.

Mohammad Al Jafar e falenderoi me një buzëqeshje. Italia, nuk ishte zgjidhja më e mirë, por xhihadi islamik kishte rrjete të mira atje, të cilat mund t’i jepnin një shans për të depërtuar nëpër ndonjë plasaritje të rrjetit të amerikanëve. Ai duhej të kthehej në Sudan, Jemen apo Afganistan. Do të ndihej i qetë vetëm atje.

– Unë ju falënderoj përsëri për ndëshkimin e atij tradhtarit dhe për dhënien e mikpritjes,” përfundon ai.

– Ju mund të qëndroni këtu për aq kohë që dëshironi”, tha Fatmir Çeremi. U ngrit dhe thirri Besimin. Sapo i riu u duk, i tha:

– Dërgoje mikun tonë në Kerrmag dhe kujdesu për të sikur për mua.

– Ti nuk vjen me mua? pyeti Mohammed Al Jafar, ende i shqetësuar për tradhtinë e mundshme. Në këto male në fund të botës, ai ishte tërësisht në mëshirën e këtij banditi miqësor por të frikshëm.

– Jo tani, tha Fatmir Çeremi. Unë duhet të bëj edhe disa gjëra, shtoi ai, në mënyrë misterioze. Si shenjë miqësie, e shoqëroi sudanezin deri te Land Roveri i vjedhur nga shoqata Mjekët pa Kufij muajin e kaluar dhe e puthi mikun tri herë para se të nisej. Në Shqipëri, burrat puthen shumë mes vete!

Ai vëzhgoi automjetin se si iu nis, i shoqëruar nga dy Jeep Cherokee të “rikuperuar” nga një organizatë tjetër humanitare dhe u kthye në ndërtesë.

Vetëm era e ndezur e naftës kujtonte dramën. Një lloj flluske marramendëse ishte shpërnda nga grumbulli i plehrave. “Koloneli” Jakup Pedrorika kishte fikur televizorin.

– Ju falënderoj për çdo gjë që bëni për mua, i tha. Po silleni si vëlla. Unë do të fle në Bajram Curri sonte dhe do të largohem nesër në mëngjes për në Tiranë. Dua t’i survejoj amerikanët. E di se janë çmendur pasi e kanë humbur “Mickey”. Ata do të bëjnë gjithçka për ta kapur. Fatmir Çeremi shtrëngoi buzët.

– Këtu ata nuk mund të bëjnë asgjë. Por unë do mundohem të largohet sa më shpejt të jetë e mundur.

– Nuk e di ai somqirë Nasimi, çka u ka thanë, tha kosovari me ankth. Kushtojini vëmendje vetes. Shqiptari shpërtheu duke qeshur parevokueshëm. Plumbi që do të më vrasë nuk është i shkrirë ende! Dhe amerikanët nuk do të vijnë kurrë këtu. Aq më pak qeveria. Ata janë shumë të frikësuar. Tani, po ju lë. Ata dolën së bashku. Vetëm disa drita të verdha ende ndriçonin nga ndërtesa. Tropoja kishte rënë në gjumë. Koloneli Pedrorika hipi në 4X4 dhe u ngjit rrugës që shpinte në sheshin kryesor, ku kafeneja e vetme në fshat ishte ende e hapur. Kur u kthye, Fatmir Çeremi ishte zhdukur në errësirë. Ai ishte sigurisht i vetmi njeri në zonë, i cili mund të ecte gjatë natës pa një përcjellje.

Fatmir Çeremi u shtri me një psherëtimë kënaqësie në BMW, e parkuar prapa një traktori, jo larg nga kazermat e UÇK-së, të vjedhur gjashtë muaj më parë nga një diplomat italian nga Tirana. Ai gjithmonë i kishte dashur makinat gjermane. I vetmi ndryshim që ia kishte bërë, ishte heqja e tabelave, të cilat ia ishte bashkuar koleksionit, duke mbushur një mur të dhomës me to. U kthye kah vajza e ulur në ulësen e parë.

– Jam gati, i tha.

Gruaja hapi buzët e trasha duke lëshuar një buzëqeshje të heshtur. Kishte më shumë se një orë që priste, por Vilma Zguro ishte aq krenare që ishte dashnorja e njeriut më të fuqishëm në rajon dhe do të kishte pritur gjithë natën. Ajo kishte qenë në klasë me Fatmirin dhe posa i kishte mbushur pesëmbëdhjetë vjet, ai kishte filluar t’ia prekte gjoksin fshehurazi. Me hundën e saj të drejtë, flokët e gjata të zeza dhe krenarinë e saj, ajo ishte vajza më e bukur në Tropojë. Gjithmonë i kishte fshehur ndjenjat për Fatmirin, me kërkesë të këtij të fundit, babai i të cilit nuk do ta kishte mbështetur nëse do të frekuentoje një vajzë që nuk ishte e zgjedhura e tij. Fatmiri, edhe pse ishte më i moshuari prej pesë fëmijëve, ende tmerrësisht i frikësohej babait. Në këto male nuk bëhej shaka me traditën. Burri martohej me pëlqimin e të gjithë familjes. Përndryshe, kjo mund të shkaktonte dramë pafundësisht.

– Mirë je? e pyeti i riu duke u nisur.

– Mirë, tha thjesht, pasi po të shoh. Vilma Zguro nuk bëri asnjë pyetje, ishte gjithmonë në dispozicion, nuk priste ndonjë shpërblim, asnjë dhuratë. Duhej t’i kishte shpjeguar familjes së saj. Në Shqipëri gratë braktisnin shtëpitë e tyre vetëm për t’u martuar. Edhe në Tiranë, njerëzit e divorcuar ishin të rrallë … Shumica ktheheshin për të jetuar me familjet e tyre, nëse martesa prishej. Në veri, ishte edhe më keq. Ende në arkën e vajzave ruhej një fishek, i ofruar nga familja e nuses, i destinuara për të vrarë në qoftë se tradhtonte … Fatmir Çeremi lëvizte me dritat e gjata në një rrugë shkëmbore dhe gurët e përplasnin kundër njëri-tjetrit në çdo metër. Rrezet e hënës ndriçonin një peizazh të ashpër, shkëmbor, pothuajse pa bimësi.

Papritur u kthye në një rrugë edhe më të fortë dhe Vilma Zguro u hodh kundër tij. Ai e ndiente mbi krahun të tij masën e ngrohtë dhe me të shpejt vuri dorën mbi shpatullën e vajzës.

– Sa e bukur që je ? i tha me zë kumbues.
– Faleminderit.

Çdo kompliment i shkonte drejt në zemër. Fatmir Çeremi kaloi edhe njëqind metra të tjerë, pastaj u ndal në një parvaz me shkëmbinj që dominonte një greminë. Rruga aty ndalonte. Bëri gjysmë rrethi, gati për nisje, fiku dritat e makinës dhe uli xhamat, për të dëgjuar tingujt e natës. Kishte instinktin e një kafshe. Meqë ndjehej i sigurt, hoqi nga brezi Browning-un të cilin e kishte përdorur për të vrarë Nasim Kastriotin dhe e futi në xhepin e veturës, me thumb të ngritur dhe një plumb në tytë. Pastaj u kthye kah Vilma Zguro dhe e mori në krahë. Ajo ktheu kokën dhe buzët e tyre u bashkuan. Menjëherë, gjuha e vajzës filloi të luaj një balet të egër, duke dërguar një dozë masive të adrenalin në arteriet e Fatmir Çeremit. Ia shtyu mënjanë xhaketën e kuqe të kostumit, duke ia kapur gjoksin dhe rrëmbeu Vilmen që e bëri të lëshojë një rënkim të thellë. Ajo kishte pritur deri sa të errësohej për të kaluar qytetin në një veshje që përndryshe do të kishte tërhequr vëmendjen: një kostum të kuq me pantallona të gjera të gjatë të ndarë zbulonin trikon e zezë, me këpucë italiane të blera në Tiranë. Ishte veshur kështu vetëm për dashnorin e vet.

Ata u përqafuan me pasion, pa thënë asnjë fjalë, duke eksploruar njeri-tjetrin. I përkulur kah vajza, Fatmiri e futi dorën mes shpatullave të Vilmes aq brutalisht, saqë rroba u shqep, dhe pastaj ia futi nën hullahopke (tuta), duke i prekur … e lagur. Fatmiri e dinte se vajza ishte çmendurisht e dashuruar në të, duke ndier mes gishtave provën konkrete që e eksitonte tej mase. Duke gjëmuar, ishte ngritur përgjysmë mbi ulësen e tij. Vilma, në vazhdim ia vuri dorën ne bark. Fatmir Çeremi lëshoi në ofshamë nga kënaqësia kur gishtat e partneres ia hapën pantallonat duke ia shfrenuar veglën e forte si një tytë pushke.

– Ma ngref, ofshani me një zë gutural djaloshi.

Ky ishte komplimenti më i bukur që mund t’i bënte. Butësisht, Vilma u përkul dhe me buzët e trasha ia shtrëngoi veglën e sforcuar. Kur e përkuli edhe pak kokën dhe me gjuhë filloi të vallëzojë, Fatmiri mendoi se do vdiste nga kënaqësia. Me një gjest, ia shtypi flokët e zeza derisa Vilma, gjysmë e ngulfatur nga përmbajtja që i mbushte gojën, lëshoi një gjëmë të thellë. Por, shpejt e mori veten dhe filloi me ulje ngritje të kokës me lëvizje të shpejta, me ritëm pikërisht që atij i pëlqente.

Fatmir Çeremi lëshoi një gjëmë agonie në momentin kur lëngu i tij vërshoi duke mos mundur ta ndalojë, pasi Vilma ende ishte e përqendruar në veglën e tij. E ndjeu gëlltitjen e lëngut, pa zhurmë. Kështu e ndiente veten mrekullueshëm nga kjo përkëdhelje e denjë sikur në filma porno që nganjëherë i shikonte me njerëzit e tij. Sikur Vilma Zguro të mos kishte jetuar gjithmonë në Tropojë, Fatmiri do të kishte imagjinuar tmerret më të këqija. Por, ajo i kishte treguar një ditë se dashuria për të e inspironte . Dhe, kishte zbuluar rastësisht çka i shkaktonte kënaqësi… E kurrë nuk merakosej për kënaqësinë e saj.

Më në fund, Vilma e ngriti kokën, duke vështruar me krenari veglën ende të ngritur. Fatmir Çeremin e mbuloi marrja.

– Javën tjetër do të shkojmë në Shkodër, i premtoi. Do bëjmë dashuri.
– Si të duash, foli duke i ngritur vetullat vajza.

Fatmir Çeremi ishte njeriu më i forte i vendit, nuk ishte e mundur te shkojë me të në hotel, edhe më pak ta marrë në shtëpi… Verës shkonin në vendin më të largët të malit dhe bënin dashuri në fushë ose në veturë.

Kurrë nuk dukeshin bashkë. Punë tradite.

Fatmiri e mbështjelli një cigare nga duhani kontrabandë, e ndezi me Zippo US Army të Nasim Kastriotit dhe e hodhi tymin nëpër dritaren e veturës.

Vilma Zguro veshi hullahopket. Banditi papritmas u ndie i shqetësuar. Para « Mickey » dhe « kolonelit » ishte shtirur i fortë, por në shpirt e dinte forcën e Shteteve të Bashkuara. Nëse SHBA nuk kishin hezituar ta shkatërronin një uzinë në zemër të Khartumit, ato mund te vinin edhe këtu ta kapnin njeriun që e kërkonin. Madje me mjete që as nuk mund t’i paramendonte.

Efekti i rakisë dhe fellasioni kishin filluar ta lëshonin dhe papritmas iu lidh në fyt një nyje. Kishte vrarë shumë tepër njerëz sa për të kuptuar se askush nuk është i pavdekshëm.

Pastaj, amerikanët dispononin një forcë të frikshme.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top