SHQIPËRIA IA MUNDËSOI ARRATISJEN NIKOLLA GRUEVSKIT

Me një pasaportë të falsifikuar dhe me ndihmën e disa shqiptarëve, një natë para se të burgosej, Nikolla Gruevski largohet në drejtim të Shqipërisë. Të nesërmen, ish-kryeministri i FYROM-it sistemohet në Ambasadën e Hungarisë. Stafi i këtij shërbimi diplomatik, duke mos humbur kohë, në orët e hershme të mëngjesit e shfrytëzoi linjën ajrore Tiranë – Budapest, përmes së cilës ia mundësoi kriminelit Gruevski largimin në drejtim të Hungarisë.

Pas ikjes së Gruevskit dhe sistemimit të tij në Hungari qëndrojnë hallkat e ish-pushtetit kriminal, të cilat posedojnë fuqi ekonomike dhe politike të mjaftueshme për të korruptuar dhe kontrabanduar me drejtësinë.

Ikja e Gruevskit nga kthetrat e drejtësisë i ka tronditur edhe shqiptarët! Ata, me të drejtë presin një hetim të gjithanshëm nga institucionet e shtetit shqiptar, si dhe përgjigje në pyetjen, se si ishte e mundur që një antishqiptar i përbetuar, duke shfrytëzuar pa asnjë pengesë territorin e Republikës së Shqipërisë, kërkon dhe e gjenë shpëtimin e antishqiptarizmit të vet në përfaqësinë diplomatike të shtetit hungarez? Kush i dha leje kësaj përfaqësie, që ilegalisht të transferojë drejt Hungarisë, të dënuarin nga drejtësia?

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

error: E drejta e autorësisë i përket autorëve! Ju lutemi për mirëkuptim.