Mr. Sc. Nue Oroshi

SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË NJË REALITET DHE JO ËNDËRR ROMANTIKE

Shkruan: Mr.sc. Nue Oroshi

Kohëve të fundit jemi dëshmitar që në trojet etnike shqiptare po ndodhin shumë gjëra të pahijshme, po ndodhin shumë pabesi, janë përzier shumë rryma politike aziatike dhe karpatjane të cilat po mundohen t’i nxën frymën idealit të shenjët kombëtar, Shqipërisë Etnike. Madje, këto rryma nuk lënë asnjë instrument destruktiv pa përdorur për të krijuar huti dhe mbjellë defitizëm në popullin shqiptar, kinse Shqipëria Etnike qenka një ëndërr romantike dhe se ajo ëndërr nuk do të realizohet asnjëherë, sepse situatat politike në botë qenkan të tilla sa nuk po e lejuakan bashkimin e Shqiptarëve në një shtet të përbashkët.

Edhe në prag të shpalljes së Pavarsisë së Shqipërisë, para 28 Nëntorit 1912, shumë grupe politike me mendësi aziatike e kishin hedhur parullën tashmë të mirënjohur „ Duam Babën e jo Shkabën “, që në gjuhën politike do të thotë se e duam baba sulltanin dhe jo shqiponjën dykrenare. Për inati të kësaj mendesie aziatike, që fatkeqësisht persona te tillë flisnin shqip por vepronin arabisht e turqisht, Shqipëria u bë, por jo e tëra. U shpëtua gjysma e Shqipërisë aq sa u mundë të shpëtohet nga miqët tanë Perëndimor dhe nga rezistenca kombëtare shqiptare që prej vitit 1910-1912 , kjo rezistencë ishte mjaftë aktive dhe nuk u pushua asnjëherë. Shteti Shqiptar e vazhdoi shtegtimin edhe pse më zemër të plagosur dhe më plagë në shpirt për pjesët e saja që mbetën jashtë Shqipërisë. Idealistët shqiptarë nuk e ndalën turrin e tyre. Por dikush me penë e dikush me kobure vazhduan në rrugëtimin e ndërtimit të shtetit Shqiptar. Quditërisht, ata që e donin më shumë babën se shkabën, u infiltruan në të shumtën e rasteve nëpër pozicione të ndryshme politike, saqë atdhetarët e mirëfilltë që e krijuan Shqipërinë, shpeshherë shikonin me habi se çka ndodhi me adhuruesit e baba Sulltanit, a thua u kthyen në mbrojtës të atdheut, apo prap vazhdojnë me politikën e barkut.

Koha kalonte, rezistencat shqiptare vazhdonin përsëri dhe erdhi edhe fundi i viteve të nëntëdhdhjeta. Filloi një rezistencë e madhe Kombëtare për themelimin e shtetit të dytë Shqiptar të Kosovës. Edhe në këtë rast nipat e atyre që e donin babën e jo shkabën, e kishin ndryshuar strategjin. Ata, për rreth pesë dekada ishin në shërbim të Beogradit dhe pjesmarrës në masakra kundër Shqiptarëve, në përiudhën kohore 1944-1999, kohë kur u ripushtua Kosova dhe viset e tjera Etnike Shqiptare nga regjimet pushtuse Titiste dhe Millosheviqiste. Edhe kësaj radhe bijtë e proletarve komunistë filluan me parollën „Nuk mundet m’u Shkatrru Jugosllavia !“ , ’’A e dini se sa shtet i Fuqishem është ?“, „e ka në krahë Rusinë “, dhe shumë pallavra tjera Udbasho – komuniste. Por, edhe në këto raste ata që tash hoqën dorë prej shkabës, dhe e puthnin yllin e kuq komunist me një besnikëri i mbronin dhe sot e kësaj dite vazhdojnë t’i mbrojnë baballarët e tyre të kuq. Por, për fatin e tyre të keq, shteti i tyre që kishin ngrënë me lugë të arit, u shkatrrua. U ba copë e grimë. E të tillët përdorën të njëjtën strategji sikurse në vitin 1912 – të , ata filluan uzurpimin e institucioneve Shtetërore në Kosovë dhe morën komplet në dorë frerët e shtetit, me ndonjë ndryshim të vogël. Filluan të flasin me zë të lart se ata kanë qenë dhe janë mbrojtësit e Pavarsisë së Kosovës, sa që edhe kësaj radhe mbetën të hutuar elita e Nacionalizmës Shqiptare, se çka po ndodh kështu! E tash, ata e kanë filluar një strategji dhe propagandë tjetër politike. Ata thonë se assesi nuk mund të arrihet bashkimi i Trojeve Shqiptare, se duhët të shkatrrohën shumë shtete, dhe kjo nuk është në planet e Evropës dhe të Amerikës. E unë iu them direkt, se edhe për të tretën herë ju pasardhës të babës e jo të shkabës, ju që e perqafuat yllin komunsit në vend të shqiponjës dykrenare, do të digji keq edhe herën e tretë .

Planet afatshkurtera dhe afatmesme të Bashkimit Evropian dhe të Amerikës parashohin një Evropë Juglindore apo siq quhet ndryshe Ballkan, të qetë. Qetësia në Ballkan nuk mund të arrihet me krijimin e shteteve artificale por vetëm me krijimin e shteteve nacionale. Me këtë rast, adhuruesit e babës dhe adhuruesit e yllit të kuq komunist do të bien serish. Por Nacionalizma nuk guxoj të bëj edhe për të tretën herë gabimin e dy herave tjera që ata sërish të dalin në krye të vendit dhe të thonë se ne kemi qenë babë e babgjysh për bashkimin kombëtar, por që kohërat kanë qenë të tilla, dhe ne nuk kemi guxu me folë haptas. Të tillët që bëjnë propagandë kundër Bashkimit Kombëtar, duhet të evidentohen dhe nuk duhet t’u lejohet kurrsesi që në të ardhmën, të infiltrohen nëpër Partitë Politike që synim e kanë Shqipërinë Etnike. Adhuruesit e baba Sulltanit, si dhe ata të yllit të kuq komunist, do të dëshprohen edhe kësaj radhe. Evropa dhe Amerika tani më e ka caktuar, në projektet afatshkurtera dhe afatmesme, që në Evropën Juglindore të krijohet një Shtet i fortë shqiptar. Madje, Shqipërinë Etnike do ta bëjmë edhe për inat të disa Shqiptarve që këtë shtet që është i lejuar me çdo konvent ndërkombëtare e shohin si utopizëm romantik, e jo si realitet politik.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top