SHQIPËRIA ETNIKE “OAZË” E PAPREKUR E KOLONIALIZMIT SLLAV!

SHKRUAN: PROF. DR. MEHDI HYSENI

Kolonializmin sllav mbi territoret shqiptare në Ballkan, qe 100 vjet e heshtin Shqipëria,  Evropa dhe bashkësia ndërkombëtare. Kështu që, edhe në dekadën e dytë shekullit XXI ka ngelur i patrajtuar dhe  i pandëshkuar edhe nga OKB-ja, edhe nga BE-ja, edhe nga OSBE-ja, sepse asnjëherë, askush nga shqiptarët nuk e ka ngritur si problem të tillë para bashkësisë ndërkombëtare, por, vetëm  si “çështje të pazgjudhur kombëtare”. Ky është gabimi fatal politik, diplomatik dhe kombëtar  i Shqipërisë, që ka ndikuar negativisht në moszgjidhjen e derisotme të PROBLEMIT KOLONIAL shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike në Ballkan (1878-2018).

Kolonializmi u davarit në Afrikë dhe në Azi, por jo, edhe në Ballkan!

Ndodhi  kështu, sepse problemi kolonial u shtrua, u trajtua dhe u luftua si i tillë, jo si “çështje e pazgjidhur kombëtare”, siç vepruan dhe ende po  veprojnë politikat  e gabuara shqiptare në Ballkan, duke mos guxuar, që ta përmendin dhe ta luftojnë ligjërisht kolonializmin shekullor sllav mbi territoret autoktone të Shqipërisë Etnike.

Është e vërtetë se pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore (9 maj 1945) metropolet e fuqive kolonialiste të Evropës Perëndimore kanë  braktisur kolonitë e tyre në Afrikë, në Azi dhe në Amerikën Latine. Mirëpo, ky fenomen i shkolonizimit të popujve dhe të vendeve të robërura dhe të shfrytëzuara, nuk ndodhi edhe në shkolonizimin e Shqipërisë Etnike në Ballkan, sepse  shtetet kolonialiste, ankesioniste, ekspansioniste dhe gjenocidale sllave (Serbia, Greqia, Mali i Zi dhe Maqedonia) asnjëherë nuk pranuan, që të heqin dorë nga plaçka e tyre koloniale e grabitur nga territoret e Shqipërisë Etnike (1912-2018).

Ky lloj i kolonializmit të paprekur dhe të pandëshkuar sllav në Ballkan, është rast sui generis  i shkeljes së normave dhe të rregullave të së drejtës ndërkombëtare dhe të rendit juridik pozitiv ndërkombëtar!

Prandaj,  ky absurd dhe paradoks  juridik dhe politik   i sistemit shtetëror ndërkombëtar, imponon edhe këto pyetje esenciale:

(1)Pse vetëm në  Shqipërinë Etnike në Ballkan, edhe në shekullin XXI, Evropa demokratike dhe OKB-ja po tolerojnë sundimin e egër kolonial serbo-sllav (1912-2018)?

(2)Edhe sa shekuj, duhet të kalojnë, që Evropa dhe bashkësia ndërkombëtare, të fillojnë procesin e shkolonizimit të territoreve indigjene të Shqipërisë Etnike dhe të shqiptarëve të kolonizuar nga Serbia, nga Mali i Zi, nga Maqedonia dhe nga Greqia?

(3) Pse ky abolim i sundimit kolonial sllav në Ballkan, kur ky fenomen i shëmtuar çnjerëzor është  i papranueshëm dhe i dënueshëm  për të drejtën humanitare ndërkombëtare?

(4)  Pse OKB-ja dhe BE-ja, duke u bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe në Kartën e Kombeve të Bashkuara, nuk i detyrojnë  shtetet kolonizatore sllave: Serbinë, Malin e Zi, Greqinë  dhe Maqedoninë, që në mënyrë paqësore, t’i braktisin territoret e kolonizuara, të aneksuara dhe të copëtuara me agresion dhe me gjenocid  të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike?

(5)  Pse OKB-ja dhe BE-ja lejojnë, që këto shtete sllave ballkanike ( me  bagazhin dhe me hipotekën e tyre kolonialiste), të jenë  i vetmi rast sui generis në botë mbi  Rendin e Ri Botëror, mbi të drejtën ndërkombëtare, mbi Kartën e Kombeve të Bashkuara, mbi Kartën  e Dokumentit Përfundimtar të Helsinikit (1975), mbi Kartën e Parisit mbi të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (1990), deri kur do të shkelen këto dokumente me vlerë juridike pozitive dhe universale ndërkombëtare nga ana e shteteve të theksuara sllave të Ballkanit?

(6) Si mund të jetë Greqia anëtare e OKB-së, e BE-së, e OSBE-së dhe e NATO-s, kur  me spastrim etnik, me terror, me masakra,  me deportime të detyrueshme  dhe me gjenocid ka dëbuar mbi 2 milionë shqiptarë  çamë vetëm për t’ua grabitur shtëpitë, pasuritë dhe tokën e tyre stërgjyshore-ÇAMËRINË së bashku me gjithë EPIRIN ILIRIK-SHQIPTAR?

(7) Pse OKB-ja dhe BE-ja ligjërisht nuk e detyrojnë Greqinë kolonizuese  dhe gjenocidale, që të lejojë riatdhesimin e mbi 2 milionë shqiptarëve  në Çamërinë e tyre, si dhe t’u njohë të të gjitha të drejtat dhe liritë njerëzore dhe kombëtare, ashtu sikurse Shqipëria, që ua ka njohur të të gjitha të drejtat  minoritetit grek në territorin e saj?

(8) Gjithashtu, si mund të jenë anëtare të  OKB-së, të BE-së dhe të OSBE-së: Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia, ku asnjëra prej tyre nuk pranojnë që shqiptarëve t’ua kthejnë territoret e tyre, t’ua njohin të drejtën historike mbi to, si dhe t’ua njohin të drejtën e vetëdendosjes. Për më tepër, si mund të integrohen në BE këto shtete sllave ballkanike pa zgjidhur problemin kolonial dhe territorial me shqiptarët e kolonizuar?

S’ka asnjë dyshim se këto pyetje të pashmangshme racionale, do të përsëritën vazhdimisht derisa të zgjidhet përfundimisht çështja koloniale e shqiptarëve në Ballkan. Këtë duhet ta mbajnë parasysh Evropa Perindimore demokratike dhe Kombet e Bashkuara.

OKB-ja ka luajtur rol vendimtar në procesin e shkolonizimit në Afrikë dhe në Azi, por, jo edhe në Ballkan (1945-2018)
Këtë process të çlirimit antikolonial OKB-ja e ka mbështetur në  bazë të së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së saj. Këtë e dëshmojnë me dhjetra e qindra Rezoluta, Deklarata, Protokolle dhe Marrëveshje të Kombeve të Bashkuara për shkolonizimin e popujve dhe të vendeve të ribëruara në kontinentine Afrikës dhe të Azisë. Për arritjen e një suksesi të tillë progresiv për emancipimin dhe njohjen e së drejtës së vetëvendosjes popujve dhe vendeve të kolonizuara, OKB-ja ka merita të  veçanta historike, politike, humanitare, demokratike dhe paqësore.

Lind pyetja, pse OKB (1945-2018) e as BE-ja, nuk e kanë shqyrtuar problemin kolonial sllav mbi shqiptarët dhe mbi Shqipërinë Etnike?

Përgjigjja është e thjeshtë, kanë pasur të drejtë, që të mos i qasen këtij problemi kolonial, sepse as OKB-ja e as BE-ja deri më sot (1945-2018), ende nuk kanë pranuar ndonjë kërkesë a peticion zyrtar nga Republika e Shqipërisë për ta zgjidhur çështjen koloniale shqiptare në Ballkan.

Ky është absurdi dhe paradoksi ynë etik, shkencor, politik, kombëtar dhe ndërkombëtar, që asnjëherë në historinë e derisotme (1945-2018) Tirana zyrtare (as shkenca, as politika, as dipomacia e as drejtësia) nuk ka ushtruar kurrfarë kërkese zyrtare në “sportelin” protokollues të OKB-së dhe të BE-së, që të debatohej  për shkoonizimin e më se gjysmës së Shqipërisë Etnike dhe të mbi 3 milionë shqiptarëve. Ky ishte dhe është gabimi dhe faji ynë kolektiv kombëtar dhe shtetëror, jo faji i OKB-së e as i BE-së, që nuk po reagojnë kundër kolonializmit sllav mbo territoret shqiptare në Ballkan.

Derisa Tirana dhe Prishtina zyrtare e heshtin problemin kolonial sllav mbi shqipatarët dhe mbi gjysmën e Shqipërisë Etnike, duke mos kërkuar ndëshkimin e tij  nga OKB-ja dhe nga BE-ja, sigurisht se nuk është e logjikshme, që Nj-Jorku dhe Brukseli të ngrejnë “padi” kundër shteteve kolonialiste sllave ballkanike. Këtë, së pari, duhet ta bëjë diplomacia e Shqipërisë, duke paraqitur kërkesën e saj në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Ashtu sikurse dikur në vitet e 60-ta të shekullit XX, kur Arabia Saudite në çdo session të AP-së së OKB-së ka paraqitur kërkesën e saj për  shkolonizimin-pavarësimin e Algjerisë nga Franca. Ndonëse  një kërkesë e këtillë e Arabisë Saudite në çdo session të AP-së heqej nga “rendi i ditës”. Miërpo, së fundi ia vlejti, sepse më 18 mars të vitit 1962 (në saje të Marrëveshjeve të Evianit), Alegjeria fitoi pavarësinë e saj. Për një akt të këtillë, meritat më të mëdha historike, politike dhe diplomatike i ka  kryetari  i Republikës së Pestë  Frënge, Gjenerali i famshëm Charles De Gaulle,  i cili më 25 gusht të vitit 1945 çliroi Francën nga pushtimi gjerman dhe nga kolaboracionistët frëngë  me Philip Petain-in në krye.

Pra, sundimi kolonial sllav mbi territoret shqiptare në Ballkan, nuk mund të flaket me “pallavra”  të politikës ditore të kosmopolitëve mafiozë dhe të korrupcionistëve, por, së pari, duhet të shtrohet  për debat kërkesa legjitime për luftimin e kolonializmit sllav në bazë të së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara, duke u adresuar në selinë e OKB-së në Nju-Jork dhe në selinë e BE-së në Bruksel. Kjo është procedura ligjore, që duhet inicuar Shqipëria e Edi Ramës dhe e Ilir Metes, nëse duan të dalin nga errësira dhe tirania e kolonializmit gjenocidal sllav të Ballkanit.

Ndryshe, duke  e mashtruar, duke e shfrytëzuar, duke e poshtëruar, duke e zhvlerësuar, duke e tradhtuar dhe duke e vrarë njëri-tjetrin, shqiptarët nuk kanë asnjë gjasë që të shkolonizohen nga armiqtë kolonialistë sllavë të Ballkanit.

Në këtë pikëvështrim nuk mund të ndihmojë as Amerika, as Evropa e as OKB-ja, sepse ky është problem i brendshëm shqiptar (1912-2018), që duhet ta zgjidhin vetë shqiptarët, në qoftë se duan ta luftojnë sundimin  e huaj kolonialist sllav shekullor (1878-2018).

-Mos u frikësoni, thuani me emër  e mbiemër problemin  që kemi me Serbinë, me Malin e Zi, me Greqinë dhe me Maqedoninë, e ky është PROBLEMI KOLONIAL i pazgjidhur (që në asnjë formë nuk është çështje minoritare), jo ÇËSHTJA KOMBËTARE, sepse këtë shqiptarët e kanë të zgjidhur që nga shekulli XIX, atëherë, kur e kanë zgjidhur edhe vendet evropiane.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top