Shpëtimi i Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit, demarkacioni dhe shpërngulja e shqiptarëve

Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, nënshkruesit e Marrëveshjeve të Brukselit, shpëtimin e kokave të tyre nga përndjekja ligjore dhe nga një kryengritje e mundshme e shqiptarëve po e kërkojnë përmes mundësisë së shpërnguljes masovike të shqiptarëve drejt vendeve të BE-së. Heqja e vizave pasi të kenë zyrtarizuar faljen e tokave shqiptare Malit të Zi, do ta mundësonte zbrazjen e Kosovës nga shqiptarët dhe zyrtarizimin më të lehtë të Asociacionit Serbia e Madhe, i cili, përveç veriut tashmë të pushtuar të Kosovës, në kuadër të ligjeve dhe kushtetutës së Serbisë do të inkuadronte edhe pjesë të Anamoravës, Pejës, Istogut, Dragashit dhe Prishtinës.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top