Përktheu nga frengjishtja, Sefedin Krasniqi
Fushata e pushtimeve të ndërmarra nga ana e serbëve nuk do të kishte qenë e mundur sikur mos të kishin qenë të përkrahur nga Moska dhe nga administrata e Bushit. Lawrence Eagleburger, në kohën e pushtimeve serbe, zëvendës ministri i punëve të jashtme dhe partner i shquar i ndërmarrjes konsulente “Kissinger Associates, u kujdes aso kohe me një tjetër partner të Kiss-Ass, Zoti Carrington, që Beogradi të ketë duart e lira për të kryer spastrimet etnike dhe gjenocidin për të cilin tashmë dihet. Për të financuar këtë fushatë, ata krijuan strukturat e nevojshme që lehtësua n ardhjen e një fluksi të madh e të paligjshëm të hollash në Beograd, që do t’iu mundësonte serbëve të përballonin shpenzimet e importimit të armëve, të naftës dhe të mallrave tjera.
Gjatë tetëmbëdhjetë muajve të fundit (të asaj kohe), bankat private të Beogradit prosperuan, e për habinë e të gjithëve, u mundësua çdo muaj një normë interesi prej 15% e depozitave në valutë të huaj dhe mbi 200% të depozitave në dinarët e shkallës vjetore përballë inflacionit prej 25,000%. Duke u nisur nga papunësia e lartë dhe numri i madh i njerëzve pa të ardhura, të mirat e interesit ishin një manovër politike për të përballuar rritjen e pakënaqësisë së popullit të shkaktuar nga kushtet e vështira ekonomike si rezultat i luftës. Një observator pati deklaruar lidhur me këtë temë: “Kjo taktikë shërben për të financuar fshehurazi një sistemim të ndihmës sociale.”
U zbulua një aspekt i këtyre skemave kur bankieri beogradas Çedomir Vasiljeviç, i “JUGO-SKANDER-BANK-ës”, u tërhoq, në mars 1993, në Izrael. Kjo bankë kishte, sipas komunikatave për shtyp, deri në 4 milion llogari me depozita në valutë të huaj që arrinin gati 2 miliard dollarë. Vallë kah erdhën këto para? Vërtetë që Jugosllavia, para luftës, dispononte me një degë të turizmit të lulëzuar dhe me një industri të armatimit e cila prodhonte kryesisht armatime të lehta për eksport, por pas kthimit të shpejt të 14 miliard $ të borxhit të jashtëm, s’ka dyshim që në banka mbeti pak gjë.
Në ndërkohë, turizmi kishte pushuar e prodhimi i armëve i destinohej kryesisht financimit të luftës. Qeveria serbe padyshim përfitoi dhe u pasurua me leje, nga plaçkitjet gjatë luftës të marra nga rajonet e pushtuara por kjo ishte tepër pak për të përmbushur nevojat e asokohshme të vendit. Livrimi i armëve dhe i naftës bëheshin, në përgjithësi, kundër një pagese me para në dorë. Në tregun e zi çmimi i naftës në Perëndim, si në Mobil-Oil-Rafinerinë” në Selanik të Greqisë, u ngrit në 400% nga çmimit normal i tregut. Burim i të hollave duhej të kërkohej në Beograd që tashmë luante një rol në trafikun e drogës që kalonte nëpër Ballkan dhe kjo i jepte qasje ndërkombëtare të pastrimit të parave.
Rritja e aktiviteteve në Evropën Perëndimore e “MAFIAS SERBE” të drejtuar nga Beogradi ishin pa dyshim një nga burimet e parave. Në Beograd ekzistonte një shkollë për vjedhje me thyerje, e cila, padyshim, e kishte mbrojtjen e shërbimeve të fshehta: ish-nxënësit e asaj shkolle ishin punësuar nëpër gjithë Evropën, prej nga dërgonin mallrat e vjedhura nëpër rrjete të organizuara mirë. Pavarësisht nga kjo, ishte vështirë të mendohej që këto burime të kenë qenë të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet e luftës serbe, edhe me faktin se mafia serbe gjithnjë bëhej më e rëndësishme për tregun e drogës në Perëndim. Komentues të ndryshëm kanë theksuar në mënyrë të përsëritur duke bërë krahasime me strategjitë e “JUGOSKANDIC-ut” dhe konkurrentes së saj më të madh siç ishte instituti, “DAFIMENT BANKA-ës” me operacionet e dyshimta të disa firmave që merrnin para prej klientëve të tyre duke u premtuar se ata do të merrnin me rregull interesin më të lartë duke investuar në pasuri të patundshme ose diku tjetër.
Kjo ndodhte, në fakt, ndryshe. Nuk ishte Serbia e vogël e cilat tërhiqte kapital të madh për t’iu mundësuar fitime lojtarëve në tregjet e nxehta financiare por ishin fuqitë e mëdha që i dhanë dritën e gjelbër Serbisë për të filluar luftën që vetë ia financuan. Nuk ishte Serbia, ajo që rregullonte rrjedhën e parave, ajo ishte vetëm përfituesja. Ka pasur, mes tjerash, disa marrëveshje ku disa banka të Beogradit ose filiala të huaja që kanë shërbyer për të pastruar çdo muaj, për pagim të tarifave të nevojshme, një pjesë të të ardhurave në të holla nga tregu ndërkombëtar i drogës.
Beogradi këtu nuk ishte humbës. Interesat e kohës për të pastruar paratë silleshin midis 3% dhe 7%, por duke pasur parasysh fitimet e mëdha të bëra në tregun botëror, trafikantët e drogës mund të paguanin deri në 30% pa asnjë problem. Defina Milanovic ishte drejtoreshë e “DAFIMENT BANKA” në Beograd. Izrael Kelman nga Tel Avivi ishte pronar i 25% të aksioneve. Vasiljeviç i Jugoskandi Bankës ishte tërhequr në Tel Aviv, dhe kjo lente të supozohej se ai luante rolin kyç në teknikën e financimit të luftës së inspiruar nga interesat anglo-amerikane.
Kështu, duke përdorur të njëjtën taktikë, disa banka në Shtetet e Bashkuara kanë shpëtuar falimentimit gjatë krizës së shkaktuar nga borxhet e vendeve të Amerikës Latine në vitin 1983, pra duke iu falënderuar injeksioneve të fuqishme të parave të fituara nga droga. Kjo ka pak të bëjë me ekonominë e tregut të lirë dhe sipas policisë gjermane, e cila duke hetuar mafiozët serbë vërejti se policia serbe në Beograd nuk ishte e gatshme të bashkëpunojë në nivelin ndërkombëtar dhe se në Beograd, ishte më lehtë të bëhej pastrimi i parave sesa në Zvicër dhe në Qipro, e konsideruar si qendër bankare e zhvilluar mirë, ku bankierët e Beogradit bënin shumicën e operacioneve të tyre. Suksesi i dukshëm i financimit të luftës, e cila u bë nga Eagleburger dhe Carrington (Komiteti i 300-ve –i Illuminatit) për interes financiar, nuk është pasojë e ndonjë sekreti të ruajtur mirë, por interes i Evropës Perëndimore.
Pas vëzhgimit gjatë një vit e gjysmë të stratagjemave të bankave të Beogradit, të gjithë e dinin mirë, përfshirë edhe diplomatët, se diçka e gabuar kishte ndodhur. Gjithashtu dihej që ka pasur përfaqësues të bankave të Beogradit në Qipro. Asgjë nuk u mor, edhe pse sanksionet e OKB-së kanë qenë të detyrueshme gjithashtu të zbatohen në transportin e financave në Serbi përveç atyre që ishin të destinuara për qëllim mjekësor ose për qëllime humanitare. Për çudi, vetëm në prill të vitit 1993, komisioni i sanksioneve të OKB-së pranoi se kishte harruar që të konsultojë autoritet qipriote mbi lidhjet bankare të serbëve dhe ky komision kishte pasur “shumë pak informacion konkret.” Bankieri Vasiljeviç kishte jetuar 15 deri në 20 vjet jashtë vendit, sidomos në Australi, ku kishte qenë i njohur për transaksione e tij drejtë vendeve të përfshira në luftë, në Lindjen e Largët “.
Sipas një raporti të Observer-it britanik ky mund të ishte një mik i vjetër Theodore Shackley? (122). Lufta në Jugosllavi, siç e kemi parë, ishte gjithashtu pjesë e skenarit të Illuminatit, i cili dëshironte të krijojë “Një Lindje të Mesme të dytë”, në Evropën Jugore, për të parandaluar një Rend të Ri Euroaziatik eventual të mundshëm. Në qoftë se Gjermania ishte duke u përpjekur për të shpëtuar nga kthetrat e llluminatit, Illuminati lehtë do të mund ta pengonte këtë duke u provokuar me një sulm nga ana e serbëve, dhe kjo de të ishte shumë e lehtë, pasi Gjermania tashmë ishte caktuar si armik n° në propagandën e Serbisë së Madhe. (125)