Shoqata “Sali Çekaj” në Zvicër, më 22 prill të këtij viti organizon Akademinë Përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së Heroit të Kombit – Sali Çekaj.
Kryesia e Shoqatës “Sali Çekaj” i fton bashkatdhetarët shqiptarë, si dhe anëtarët e shoqatës me familjet e tyre, që të nderojnë me pjesmarrje këtë Akademi Përkujtimore për Heroin e Kombit, Sali Çekaj.
Akademia Përkujtimore mbahet nën patronatin e Kryesisë së Shoqatës “Sali Çekaj” në Zvicër.
ADRESA KU DO TË MBAHET AKADEMIA PËRKUJTIMORE:
Dägersteinstrasse 1, 6210 Sursse (LUZERN), duke filluar nga ora 18:30.
Për Kryesinë e Shoqatës “Sali Çekaj”
Saim Tahiraj, Kryetar