SHOQATA NËNË TEREZA NË ZVICËR – GËZUAR 2020 TË GJITHË SHQIPTARËVE

Të dashur dhe shumë të nderuar bashkatdhetarë,

vitin që po lëmë pas zhvilluam aktivitete të shumta në dobi të atyre që kanë nevojë dhe gëzojnë përkujdesjen tonë. Përveç ndihmave humanitare për familjet e prekura nga varfëria anekënd trojeve shqiptare, këtë vit e shoqëruan edhe ndihmat emergjente për nënën tonë Shqipëri.

Tërmeti i muajit nëntor shkaktoi dëme të mëdha. Familjet që humbën të dashurit e tyre i ngushëllojmë dhe bashkndjejmë me to. Kujdesi i veçantë dhe trajtimi me urgjencë i pasojave të shkaktuara nga tërmeti kërkon angazhimin tonë edhe në vitin e ri 2020! Sëbashku do ia dalim. Do e rindërtojmë Shqipërinë, duke mos i lënë larg vëmendjes edhe nevojat e shumë familjeve shqiptare në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc, Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe Malësi. Shoqata jonë, ashtu si edhe në të kaluarën, do ta bëjë punën e sajë mbi bazat që përcakton ligji, duke i trajtuar të gjitha rastet sociale me dinjitet, duke ruajtur privatësinë e të dhënave dhe duke garantuar transparencën e plotë.

Duke i dëshiruar secilit dhe secilës shëndet e mbarësi edhe në vitin e ri 2020, më lejoni t’iu falënderoj për mbështetjen dhe kujdesin që keni treguar për projektet humanitare të Shoqatës tonë.

Kryesia e Shoqatës Nënë Tereza – Zvicër me bashkpunëtorë

Daniel Rosaj, kryetar

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top