NJOFTON: ZYRA NDËRLIDHËSE E SHOQATËS SË VETERANËVE TË LUFTËS PRANË OKB-së
Duke i uruar zgjedhjen në postin e Kryetarit të Kuvendit, Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së shpreson në bashkpunim institucional me organin më të lartë ligjvënës, si dhe kërkon që në të ardhmen, të zgjidhet në mënyrë të drejtë statusi i luftës së vitit 2001, që solli decentralizimin e këtij vendi. Me fitoren e saj, UÇK-ja mundësoi frymëmarrjen e lirshme të qytetarit shqiptarë dhe qytetarëve të tjerë, të cilët e duan jetësimin e plotë të demokracisë dhe vetvendosjen kolektive në të mirë të vendit dhe popujve tjerë të rajonit.