Shkupi, kryeqyteti shqiptar i shanseve të humbura

SHKRUAN: PAULIN ZEFI

Shkupi (Scupi) i Dardanise, ky vendbanim plot 6000-vjeçar me themele Paeoniane (Iliro-Thrake), kryeqyteti i Mbreterise se lavdishme te Dardanise-antike, vendlindja e shqiptares se madhe Nene Tereza.

*Realisht mua me pelqen qe Shkupin ta quaj si ”Kryeqyteti Shqiptar i shanseve te humbura”, sepse pikerisht ky qytet i lashte dhe shume i bukur, sot do mund te ishte Kryeqyteti i Shqiperise-Etnike dhe pika gravitacionale e mbi 7-milion Shqiptareve, por fatkeqesisht disa nga ”Baballaret” me te shquar te Kombit tone, u nguten, u genjyen dhe u prene ne bese nga hasmi jone shekullor (turqit-osmane), por gjithashtu, ato rane viktime e gjeopolitikes europiane (France-Rusi-Turqi) dhe duke shperfillur lutjet e te madhit Hasan Prishtina per te mos dorezuar armet pasi Kryengritesit-Shqiptare (30.000-trupa) kishin çliruar te gjithe Vilajetin e Kosoves dhe qytetin tone te Shkupit!!!

Shqiptaret preken lavdine dhe i dhane rrokullimen Perandorise Osmane pikerisht ketu ne qytetin tone te Shkupit ku me dt.12-gusht-1912, patrioti gjakovar BAJRAM DAKLANI do te kishte nderin e ngritjes se Flamurit tone Kombetar duke shpallur çlirimin e ketij qyteti nga kthetrat e osmaneve pasi kishin kaluar mbi 520-vite nga pushtimi i tij (1385/1392-1912). Atdhetari BAJRAM DAKLANI ishte i shoqeruar nga vellezerit e tij katolike dhe te fuqishem; Zef Kol Ndoka ose Zefi i vogel (1883-1924) nga Shengjini i Fanit te Mirdites dhe Mehmet (Sokol) Shpendi (1851-1915) nga Pecaj-Shalë i Dukagjinit te Shkodres ku te tre se bashku çliruan qytetin e Shkupit ne krye te vetem 200-Luftetareve shqiptare dhe nje dite me pas (13-gusht-1912) ne Shkup do te arrinin edhe patriotet: Bajram Curri & Zeqir Halili te cilet komandonin 6000-trupa vullnetare, ku i madhi Bajram Curri do te drejtohej menjehere drejt burgut te qytetit duke liruar mbi 1000-te burgosur Shqiptar te cilet ishin denuar padrejtesisht nga pushtuesit osmane(qeveria-xhonturke e kohes) etj.etj. Nderkohe qe sot, Shkupi yne shqiptar i eshte nenshtruar nje transformimi te frikshem por edhe qesharak, sepse autoritetet e larta shteterore sllavo-maqedonase te cilat gezojne edhe perkrahjen e faktorit politik shqiptar (ma paçin faqen e zeze, po mundohen ne nje menyre shume te deshperuar qe te krijojne nje Shkup-fasade ose nje qytet me identitet te rreme ku po mbizoterojne konstruksionet monumentale groteske, statujat e pafundme te patrioteve sllavo-maqedonas, kallepet e shemtuara prej gipsi dhe gjithçka qe ka te beje me zhdukjen e identitetit te paster shqiptar te ketij qyteti!!!

P.S: E para ishte fjala, por kjo na ka mbetur edhe si alternativa jone e fundit perballe kesaj maskarade qe po i ndodh Shkupit te Dardanise

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top