Protesta e 22 Prillit në Shkup, nxori në pah orientimin kombëtar, demokratik dhe autokton të shqiptarëve. Shpalosja e vlerave kombëtare, kërkesat e artikuluara, sjellja dinjitoze dhe mesazhi përmbajtësor i protestës, rikonfirmuan përcaktimin historik të shqiptarëve të Iliridës drejt integrimit kombëtar dhe euro-atlantik. Shkupi i 22 Prillit 2016, ishte kryeqendra e frymëzimit kombëtar shqiptar. Shkupi i 22 Prillit 2016, ishte kryeqendra e cila sfidonte me koreografi dhe përmbajtje dinjitoze të kërkesave, falsifikatorët sllavo-komunist të historisë. Shkupi i 22 Prillit 2016, tregoi se frymon Shqip, artikulohet Shqip dhe realizohet, vetëm Shqip. Ata pak shqipfolës që nuk u bashkuan me protestën dinjitoze të shqiptarëve, si pinjollët e Zaevit dhe Kim-et e Erdoganit, u pozicionuan përfundimisht në krahun e dështimit dhe përbuzjes historike.
Më 22 Prill 2016 ne Protestën “NDAL” qeverisjes tradhëtore të BDI+VMRO dpmne në SHKUPIN ETNIK, per herë të PARË defiloi FLAMURI I BALLIT KOMBËTAR DEMOKRAT për ILIRIDA-maqedhoni nga Flamurtari-SAZAN Papraniku nga Dibra e Madhe. Flamuri i BALLIT është DORËZUAR në SHkup në SALLËN e TUBIMEVE të një objekti ” T…..” nga Sekretari i Përgjithshëm i BALLIT KOMBËTAR -koordinatorit për ILIRIDA-MAQEDHONI, z. ARBËR GASHI!