SHKRUAN: KASTRIOT DERVISHI
Punëtorët operativë ishin oficerët e drejtorive të Sigurimit të Shtetit, të cilët sipas drejtimeve që kishin drejtonin punën agjenturiale-operative, si dhe mbanin lidhjet me rrjetin sekret. Në gjysmën e dytë të sundimit të regjimit komunist, kuadri u shkollua në shkollën e Saukut (më parë ishte kryesisht i pashkollë). Enver Hoxha i kishte quajtur oficerët e Sigurimit, “punëtorë partie”, d.m.th. pararoja e specializuar e luftës së klasave. Në vitin 1992 shumica e oficerëve, rreth 98% u nxorën në lirim. Në vitin 1995 me ligjin për kontrollin e figurave, atyre iu ndalua në tërësi punësimi në administratën shtetërore. Por pas vitit 1997, e gjitha trupa e oficerëve në fjalë, u rikthye në administratën shtetërore, kryesisht në SHIK, polici, administratë dhe sistemin e drejtësisë. Në vitin 2008 u miratua një tjetër ligj për kontrollin e figurës, i cili parashikonte edhe ndalimin e punësimit të tyre në administratën shtetërore, por ky u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese. Pavarësisht këtij legjislacioni, këto veprime duhej të ishin shoqëruar edhe me një akt normativ për mosnjohjen si shkollë e lartë të profilit sigurim, si e pavlefshme për rendin e ri në të cilin hyri Shqipëria, njësoj siç u veprua në rastin e mosnjohjes së diplomave të shkollës së partisë.
Gjithsej për t’u bërë punëtor operativ duheshin 3664 orë mësimi (1656 mësim teorik dhe 1234 në seminare), prej të cilave plot 516 orë ishin histori të PPSH-së apo lëndëve që lidheshin me marksizëm-leninizmin. Shkollimi në profilin Sigurim ishte 4 vjet. Provime formimi jepeshin në lëndët marksizëm-leninizmi dhe specialitet.
Programi i shkollës për profilin sigurim (lëndët)
1-Histori e PPSH-së
2-Ekonomi politike (kapitalizmi)
3-Ekonomi politike (socializmi)
4-Materializmi dialektik
5-Materializmi historik
6-Gjuhë e huaj
7-Kontabilitet
8-Logjikë
9-Psikologji
10-Teoria e shtetit dhe e së drejtës
11-E drejtë kushtuese
12-E drejtë e punës dhe familjes
13-E drejta civile (pjesa e përgjithshme)
14-E drejta penale (pjesa e përgjithshme)
15-E drejta administrative
16-E drejta e detyrimeve
17-E drejta kushtetuese (pjesë e posaçme)
18-E drejta kooperativiste
19-Procedura penale
20-Mjekësi ligjore
21-Psikiatri gjuhësore
22-Kriminalistikë
23-E drejta ndërkombëtare publike
24-Kriminologji
25-Informatikë
26-Historia e armës së Sigurimit të Shtetit
27-Specialitet
28-Njohuri për zbulimet e huaja
29-Mjetet teknike dhe metodat
30-Përgatitje taktike
31-Historia e artit ushtarak popullor
32-Përgatitje zjarri
33-Përgatitje fizike
34-Topografi
Lëndët mësimore të Komitetit të Sigurimit të Shtetit në Bashkimin Sovjetik
Oficerët e Sigurimit të Shtetit, të diplomuar në shkollën e lartë të MPB-së, profili sigurim, u shkolluan në bazë të një programi të kopjuar nga shkolla sovjetike e spiunazhit.
Nisur nga fakti se vitet 1947-1961, shumë kuadro të Sigurimit të Shtetit të Shqipërisë u edukuan në këtë shkollë, ia vlen të njihemi me lëndët mësimore që jepeshin atje. Fillimisht kuadrot bënin një shkollë speciale të mesme 2-vjeçare, e pastaj kalonin te shkolla e lartë. Pas vitit 1961, programet e shkollës së Saukut, jo vetëm në emërtesa, por në tërësi, ishte sovjetike. Si pasojë e kësaj, ndjenja e rusolfilisë, ishte shumë e lartë te kuadrot që diplomoheshin këtu.
Në Shqipëri, duhej të kishte dalë një ligj që të mos njihte diplomën e kësaj shkolle sepse oficerët e kësaj arme nuk janë aspak të vlefshëm për rendin aktual të Shqipërisë, madje vijojnë të jenë të dëmshëm.
Shërbimi sekret sovjetik, ishte në nivelin e një komiteti shtetëror pranë Këshillit të Ministrave. Lëndët që mësoheshin në Shkollën e Lartë e Sigurimit të Shtetit në Bashkimin Sovjetik ishin këto:
1-Bazat e marksizëm-leninizmit
2-Ekonomi politike
3-Materializmi dialektik e historik
4-Teoria e shtetit dhe e të drejtës
5-Historia e doktrinave politike
6-Historia shtetit e së drejtës
7-Historia shtetit e së drejtës të Bashkimit Sovjetik
8-E drejta shtetërore sovjetike
9-E drejta shtetërore e vendeve të demokracisë popullore
10-E drejta shtetërore e vendeve borgjeze
11-E drejta ndërkombëtare
12-E drejta administrative sovjetike
13-E drejta civile
14-E drejta e punës
15-E drejta financiare
16-E drejta bujqësore e kolkoziane
17-Procedura civile
18-E drejta penale
19-Organizimi gjyqësor dhe i prokurorisë me BS
20-Procedura penale
21-Kriminalistika
22-Disiplina speciale nr.1 (bazat e punës agjenturiale-operative)
23-Disiplina speciale nr.2 (bazat e punës së kundërzbulimit)
24-Disiplina speciale nr.3 (puna hetimore dhe kriminalistika)
25-Mjekësi ligjore
26-Psikiatri gjyqësore
27-Gjuhë e huaj
28-Përgatitje ushtarake
29-Fizkulturë