Sulmuesi i spikatur shqiptar dhe dy herë golashënuesi më i mirë në kampionatin zviceran, lojtari i pakënaqur te skuadra kampione e Zvicrës, FC Basel, Shkelzen Gashi, sipas të gjitha gjasave do të ndërroj ambientin sportiv. Ofertat për Shkelzenin vijnë nga Liga Amerikane MLS. Ndërrimin e ambientit sportiv, Shkelzen Gashi e konsideron si mundësi të vetme për të mos u shkëputur nga fusha e lojës dhe për të qenë i gatshëm për realizimin e synimeve të kombëtares shqiptare, pjesmarrëse në Kampionatin Europian të Futbollit 2016.