SHKARKIMI I HASHIM THAÇIT – DOMOSDOSHMËRI E KOHËS

Redaksia: LIDHJA E PRIZRENIT

Tradhtia e hapur ndaj interesave të kombit i ka sjellur bashkpunëtorët e dikurshëm të Hashim Thaçit para dilemës: të vazhdojnë rrugën e theqafjes së bashku me te, duke i qëndruar besnik koalicioneve për interesa pushteti, ose të ndahen përfundimisht nga ai dhe të shpëtojnë për vehten e tyre atë ç’farë mund të shpëtohet!

A është e mundur që Hashim Thaçi të shkarkohet nga deputetët e Kuvendit, para se uragani i pakënaqësisë së thellë popullore të marshoj në rrugën e pakthim drejt Prishtinës?

Në rast se deputetët e legjislaturës aktuale të Kuvendit lejojnë që shqiptarët e Dardanisë të poshtërohen vazhdimisht me korrigjim, shkëmbim, asociacion dhe eksterritorialitet për kishat e uzurpuara, të cilat aktualisht po keqpërdoren nga kolonistët serb dhe Kisha e Antikrishtit që sundon në Serbi, atëherë, zemërimi i shqiptarëve do t’a vë në peshojën e rëndë të ndërgjegjes kombëtare dhe legjitimitetit përfaqësues, secilin përfitues të krizës. Për rrjedhojë, këshilla më e mirë dhe më e dobishme për të gjithë deputetët, është një lutje e zëshme e cila buron nga thellësia e vetëdijes demokratike kombëtare, që ata të marrin mbi supe përgjegjësinë që u takon dhe t’a shkarkojnë sa më parë që kjo të jetë e mundur, Hashim Thaçin, shërbëtorin e së keqes, krimit politik dhe ndarjes mes shqiptarëve. Përndryshe, nëse deputetët e Kuvendit lejojnë që Hashim Thaçi të vazhdojë procesin e poshtërimit kolektiv dhe tkurrjes së mëtutjeshme të trojeve kombëtare, shqiptarët e Dardanisë do të detyrohen të fillojnë një kryengritje gjithkombëtare dhe demokratike, e cila, siç na mëson historia, nuk do të përfundonte vetëm me largimin e Hashim Thaçit nga pushteti. Sipas një rregulli të pashkruar, kryengritjet shqiptare në Dardani e kanë pasur peshën e vet historike. Ato, zakonisht e kanë tejkaluar kufirin kombëtar dhe kanë inicuar ndryshime radikale në tërë Siujdhesën Ilirike. Pra, një kryengritje gjithkombëtare dhe demokratike e shqiptarëve në Dardani, do t’a ndryshonte tërësisht rrjedhën historike dhe do të iniconte një proces të ri, në të cilin do t’i mbyllej përfundimisht dera e hyrjes interesit serbomadh, interesit rusomadh, interesit grekomadh dhe interesit turkomadh.

Projekti Ballkania dështoi përkohsisht

Zbarkimi i trupave të NATO-s në vitin 1999 dhe vendosja e protektoratit ndërkombëtar mbi trojet shqiptare të Dardanisë, u shoqërua me luftën e pakompromis të së majtës komuniste për vendosjen e pushtetit politik dhe ekonomik. Përmes propagandës mediale, të inicuar dhe mbështetur nga pushtetmbajtësit revanshist të Tiranës, në skenën politike të Dardanisë u infiltrua dhe u ngarkua me përgjegjësi të luftës ideologjike një grup i pandërgjegjshëm për rolin dhe misionin historik të kohës.

Kërcënimet e shumta dhe vrasjet e kundërshtarëve politik gjatë dhe pas luftës, nuk ishin aspak të rastësishme

Siç e dëshmojnë faktet historike, në vitet 1997 – 1999, Hashim Thaçi dhe bashkpunëtorët e tij në LPK, u përdorën nga sundimtarët e revanshizmit komunist të Tiranës për të shkatërruar institucionet e shtetit të shpallur të Kosovës dhe për t’i larguar nga skena politike kuadrot e papërshtatshme të cilat e pengonin zbatimin e planeve të vjetra komuniste. Të vetëdijshëm se Ballkania, si projekt i përbashkët i Titos, Dimitrovit, Enver Hoxhës dhe Adem Demaçit me bashkpunëtorë, do t’a nënshtronte dhe serviloste kombin shqiptar para çdo interesi të jeniçerëve, çetnikëve dhe andartëve, i detyroi institucionet e asaj kohe të pajtohen me humbjen dhe deinstitucionalizimin e vullnetit politik të kombit shqiptar.

Ata që rezistuan kundër revanshizmit komunist, morën plumbin pas shpine dhe sot nuk janë më në mesin tonë. Vajtimet dhe kërkesat e shqiptarëve të Dardanisë për drejtësi, kanë përfunduar në veshin e shurdhër të Bashkësisë Ndërkombëtare. Arsyet e këtij trajtimi nënçmues të shqiptarëve janë të shumta, sepse për t’a sunduar një vend si Kosovën dhe një popull si shqiptarët, ata kanë pasur nevojë për kuadro të dëgjueshme që zbatojnë urdhërat “demokratike” të qendrave konspirative.

Shpresat te Gjermania, Britania e Madhe dhe SHBA

Për t’a parandaluar rrjedhën negative të ngjarjeve, siç është ndarja e Kosovës, kërkohet aktivitet dhe vendosmëri. Legjitimitetin për të qenë në ballë të aktivitetit dhe për të koordinuar veprimet politike e posedon Kuvendi i Republikës. Andaj, sot më shumë se kurrënjëherë më parë, nga deputetët e Kuvendit kërkojmë angazhim dhe lansim të një kampanje njoftuese në Londër, Berlin dhe Washington DC. Paraprakisht, deputetët e Kuvendit e kanë për detyrë të bashkohen dhe t’a shkarkojnë presidentin aktual, Hashim Thaçin.

I THEM PO SERBISË E GREQISË, DHE JO IBRAHIM RUGOVËS

MISIONI I 1300 JUGOSLLAVËVE NË SHQIPËRI

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top