SHIHEMI PAS FALJES SË XHUMASË!

SHKRUAN: SEFEDIN KRASNIQI

APOLOGJIA E ALBINIT

Me këto fjalë e citime në Alauddin, Albini na del më i rrezikshëm se sa ndonjë marksist siç e kemi menduar, më i rrezikshëm se një ligjërues i retorikës siç e kemi përshkruar, pak a shumë, të gjithë.

A ka qenë vërtetë vështirë të ruhet islami nga shqiptarët; “sikur të mbaje një gacë në dorë, siç e kishte parashikuar nga Muhamedi”? Jo, nuk ka qenë aspak vështirë të ruhet islami nga shqiptarët (e ish RSFJ) sepse është kujdesur fort Serbia dhe si gjithmonë edhe Turkia.

Këto dy shtete gjithmonë kanë pasur kujdes ta ruajnë ortodoksizmin dhe islamin ndër shqiptarët, sepse kjo ka qenë dhe mbetet mënyra më e mirë për ta luftuar katolicizmin, të cilin e konsiderojnë armik të përbashkët.

Të gjithë hoxhollarët e dëshmojnë se islami është më i afërt me ortodoksizmin se sa me katolicizmin. Ja një përshkrim i shkurtër:

– Lufta e Patrikanës së Stambollit kundër Kishës Katolike, pati epërsi, shkaku që Perandoria Bizantine do ekzistonte edhe për gati 1000 vite më shumë sesa Perandoria Romake, e që shkaku i kësaj, arritën t’i kthenin në ortodoks edhe një pjesë të Shqipëtarëve. Mirëpo vazhdimisht princërit Arbërorë, me rastin e ngritjeve të principatave të tyre, vazhdimisht iknin nga riti ortodoks duke kalu në atë katolik!

Vatikani përmes ndikimit të tij, në vendet Europiane, organizoi rreth 8 kryqëzata, në mes viteve 1096-1270, zakonisht kalonin përmes detit Adriatik, zbarkimit në portet Arbërore, nga veriu deri në afërsi të Athinës! Po ashtu edhe planifikimet për Kryqëzata të tjera, p.sh: edhe në kohën e Gjergj Kastriotit i cili shikohej si Komandanti i Përgjithshëm i Kryqëzatës anti-osmane, ishin planifiku nga dhe përmes Atdheut tonë. Kjo bëri që frika të jetë tejet reale për Patrikanën e Stambollit – pra për ortodoksët.

Kodi i Car Dushanit, është dokumenti i parë shovenist dhe gjenocidal i shovenizmit ortodoks sllav, kundër Shqiptarëve, të cilët i identifikonte vetëm si katolik. Ky kod, ishte akti i parë gjenocidal i përpiluar nga shovenizmi ortodokso-sllav (Kisha Ortodokse Serbe), për zhdukjen e shqiptarëve katolik. Këtë frymë do ta pasonin çdo memorandum, elaborat, projekt dhe ligj shovenist serb deri në ditët e sotme! Sllavët ortodoks dhe grekët, si dhe Kishat e tyre, ishin helmuar nga shovenizmi anti-katolik, sa që shqiptarët katolikë në Gadishullin Ilirik i shihnin si rrezikun më serioz, prej nga vendet Europiane mund të përdornin Atdheun tonë, si trampolinë për Kryqëzatat anti-islamike dhe i nënkuptonin si Kryqëzata anti-ortodokse!

NB: Për mua kjo është shenjë e DUKSHME se Albini ka probleme në qeverisje dhe pret një DRIDHJE. Prandaj, nuk është problem pse ka shkaur në Allahudin, siç po trumpetojnë disa, citimi i haditheve të Kuranit me qëllim të trashjes se VERBËRIMIT të ushtruar nga kleri musliman ndaj atyre që u shkojne pas, sidomos të atyre të rinjëve që i degjoja gjatë verës në Kosovë duke u përshëndetur: “SHIHEMI PAS FALJES SË XHUMASË!

Në fakt në këto decenie ka qenë vështirë vetëm të ruhet SHQIPTARIZMI, i goditur nga dy diktatorë. Madje, jo vetëm në këto dy decenie, por që nga pushtimi i Perandorisë Osmane 500 vjeçare dhe pushtimi i Serbisë NJË SHEKULLORE.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top