SHBA-të e demantojnë deklaratën e Hashim Thaçit

Kreu i PDK-së Hashim Thaçi po e humbë gradualisht mbështetjen kombëtare dhe ndërkombëtare për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Kosovës. Ambasada e SHBA-së në Prishtinë mohon zyrtarisht mbështetjen amerikane për kandidaturën e Hashim Thaçit. Presim të dalë në dritë edhe qëndrimi i Francës, vendit i cili e solli në pushtet Hashim Thaçin me shokë. Se a do të mjaftojë mbështetja e Francës për zgjedhjen e Hashim Thaçit në postin e Presidentit të Kosovës, kjo pritet të dëshmohet gjatë seancës së planifikuar për realizimin e Marrëveshjes së Koalicionit. Përpos kundërshtimeve në rritje të degëve të LDK-së ndaj zgjedhjes së mundshme të Hashim Thaçit, ato i janë drejtuar me kërkesa për kundërshtimin e zgjedhjes së tij edhe deputetëve të kësaj partie në Parlamentin e Kosovës.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top