SERBIA REAGON NDAJ QËNDRIMIT TË GJERMANISË

Deputeti gjerman, Peter Beyer, gjatë vizitës në rajon, ia kishte rikujtuar Serbisë kushtin e saj për anëtarësimin në BE.
Deputeti i parlamentit të Gjermanisë, Peter Beyer, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë deklaroi se Serbia nuk mund të jetë anëtare e Bashkimit Evropian pa e njohur pavarësinë e Kosovës.

Kjo deklaratë ka ngjallur reagime të panumërta në Serbi.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se Serbia nuk mund të shkelë Kushtetutën e saj dhe ta njohë Kosovën, mirëpo, sipas tij, deklaratat e deputetit gjerman Peter Beyer duhet të merret seriozisht, pasi siç u shpreh ai, ky deputet është zyrtar i partisë së kancelares Angela Merkel.

“Sinjalet nga Hashim Thaçi, Edi Rama dhe disa vende tjera perëndimore, të cilat deri më tani kanë qëndruar fort në pozicionet për mbrojtjen e pavarësisë së Kosovës, na japin të drejtën për të luftuar, duke respektuar realitetin në terren, pra ndarjen mes shqiptarëve dhe serbëve”, deklaroi Daçiq për mediat në Serbi.

Ndaj deklaratave të deputetit të Bundestagut gjerman, Peter Beyer, ka reaguar edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, e cila ka thënë se deklaratat e Beyer nuk janë qëndrime zyrtare të Gjermanisë.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top