SERBËT NA SULMONIN EDHE NGA TOKA E EDHE NGA AJRI

Sot janë bërë 18 vjet nga rënia heroike e Mujë Krasniqit.

Bashkëluftëtari i Krasniqit dhe Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, në Info Magazine ka ndarë rrëfimin për këtë betejë, ku ai ka humbur bashkëluftëtarët.

Qeriqi ka treguar momentin kur ai është plagosur dhe ndihmën e bashkëluftëtarëve.

“Në orët e hershme të mëngjesit ka pasur njerëz të vrarë. Në atë moment, Muja ka qenë gjallë kur jam plagosur unë. Falë rezistencës së tyre unë jam sot i gjallë. Humbjet e mëdhaja kanë qenë në rafallet e para pasi na zënë në befasi”.

“Por në momentin kur i kemi sulmuar ne, ka qenë pozitë e keqe që të tërhiqemi sepse në momentin që ndaleshin rafallet ata prapë vazhdonin. Më pas është ngritur edhe helikopteri i forcave serbe dhe na kanë goditur por më pas ka rënë mjegull dhe për fat tonin dhe i kanë ndalur sulmet”.

Ai e ka cilësuar këtë betejë si betejën më të rëndë duke treguar edhe për momentin kur vetë është plagosur dhe kur ka rënë edhe Komandant Kapuçi, Mujë Krasniqi.

“Kjo rënie ka qenë rënia më e rëndë, ka qenë beteja më e rëndë. Unë kam qenë i plagosur kur ka rënë Muja, isha i plagosur dhe bërrylin sot e kam të palëvizshëm. Isha i ngrirë nga bora dhe i plagosur por falë luftëtarëve të cilët më ndihmuan, jam i gjallë”.

“Në Janar 1999, UÇK i ka zënë rob tetë oficerë serb. Vështirësitë më të mëdha i kam pasur në majë të Pashtrikut, pasi aty e humbm rrugën dhe ka qenë shumë e vështirë. Më pas kemi vazhduar në Cahan dhe qytetrët e Shqipërisë na kanë ndihmuar. Kam vazhduar në spitalin e Kukësit dhe më pas në spitalin ushtarak dhe kemi përfunduar në Tiranë”. / BOTASOT

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top