Sendi i huaj të lë me thes n’krah

SHKRUAN: KIMETE BERISHA

Këtu në Tiranë s’po dëgjoj të flitet tjetër pos për Elvanën, se si gjinja po vriten për të (qaq krizë për femra), si përpara tha hajnat më të spikatur në Prishtinë u mobilizuan me një rast për vjedhjen e një bunde (me pronësi të një elvaneje kosovare), si me qenë ajo guri i një diamanti, aq fukarallak i madh që ka qenë.

Nuk është mirë m’i marrë gjinën nëpër gojë, por s’po bën m’u nda nga shoqëria, seriozisht qysh s’ju vjen marre, janë vajza të varfëra, janë cuklajka e jetojnë si baronesha, pse bile nuk e fshehin me një copë perde luksin e tyre që dihet se ju vjen nga krimi.

Me punë të ndershme kurrë nuk bëhesh i pasur te shqiptarët! Kjo dihet.

Tirana s’qenka më qytet normal për popull, s’di ku blejnë populli a qysh jetojnë këtu, me këto çmime.

Veç ‘Zara’ paska ende pak rahmet për shqiptarët, dhe naj dyqan turk, se përndryshe butiqe e dugaja t’smuta, mirella, pirella, mutella, kurvella, këpuca 500 euro, fallc, kundra Calvin Clein (10 killa njana kundër po peshojke, ma e rand këpuca se kamba), shitëset të zëna me selfie, s’ishin as t’interesum me shitë…

Ku me ditë çfarë shteti mafioz është ky. Mafioza dhe katunarë, kombinim fatal.

Kafehane plotë të shqiptarëve, e veç një restoran te teatri po dëgjohet njani tuj knu greqisht, u çky, një këngëtar, një mysafir.

Restorante të shtrenjta, kurum, fryhen shqiptarët se cili po ha ushqime ma t’shtrenjta.
Ha ti ushqime t’shtrejta sa t’dush, në fund të ngin veç bureku.

Jam zyrtarisht këtu e më ra zari në një hotel kati i lartë, ku po e shoh krejt Tiranën.
Nga lart Tirana duket e pluhurosur si Kabuli, qytet i rrënuar, i ndërtuar pa leje, me kazana vend kulmeve, krejtësisht i palarë.

Për ta dashur këtë qytet u dashka ta shkelësh me këmbë, për të të lindur ideja të ikësh prej këtij qyteti mjafton me këqyr prej s’nalti.

Tash po bëhem gati me dalë prej dhomës, po tutna po ma merr pastruesja pallton (me pastru) për ‘ambuli’.
Një gotë ujë m’u derdh në tepison, ende pa më ardh keq për sherrin, tepisoni e piu, aq i etur kish qenë për ujë.

Sendi i huaj të lë me thes në krah. Këtë e kanë ditur mirë të parët tanë që e kanë ru nderin ndër shekuj.
As i huaji i joti s’bëhet.

Luksi të habit, fakt, shumicës ua merr mendjen, dikush e jep jetën e dashurinë për sende të shtrenjta, mirëpo luksi femrën shqiptare e bën të duket ‘e pandershme’, sepse s’e ka krijuar vet.

Plus me sheshira e me peliqe dukesh edhe e vjetër dhe e ndarë nga shoqëria. Kush s’tmerr lakmi.

Ju kujtohet Al Paqino te ‘Avokati i djallit’, se si na këshillonte të dukemi të thjesht edhe kur kemi miliona, të udhëtojmë me autobus dhe kurrë të mos harrojmë se jemi pjesë e shoqërisë, e jo mbi shoqërinë, sepse luksi tek e fundit është kiç, nuk është vlerë mendore e shpirtërore, janë gjëra për të cilat nuk ke nevojë, sepse nuk ta knaqin zemrën, edhe nëse ta kënaqin, nuk të mban gjatë kënaqësia që vjen prej sendeve të shtrenjta, unazave e zheleve. Sidomos atyre çantave Louis Vuitton.

Qysh jepet jeta e rinia për çanta t’pshurrta e për fustana mëndafsh. Një metër mëndafsh kushton 15 euro, në daç le ta qep Donatella, në daç rrobaqepsja Azeminja.

Vërtetë lakmia është mëkati numër një. Që thonë K’urani e Bibla. Lakmia të çon në krim, në tradhti, mashtrim, dështim, dëshpërim, në vrasje dhe vetëvrasje.
Plus të bën të dukesh bitch.

Një shok i jemi (dritë i pastë shpirti) më thoshte ‘kur t’i blejsh rrobet e reja, pastroji njëherë e pastaj veshi e dil me to. Nuk bën me t’vizllu asgjë më shumë se sytë dhe mendja, se jo veç ‘kriminele’, po dukesh edhe si kuti e bombonjerës.

Prandaj, kokën poshtë, më mirë.

Më erdh keq,
Elton Dedën e pashë mbrëmë duke dalë nga vetura e tij e vjetër, e s’kish qysh largohet prej saj se ju ndezke alarmi, llom. E nuk e rujke asnje truproje se kujt s’i ka borxh, është njeri normal që nuk e ngjeh veten Zot.

Po kush hamami është Elvana me ru truproja pashë Zotin. A mos po këndon këngë proteste kundër politikës e mafisë që ia hanë kokën, a!
Prej kujt me ru? Prej vetëvetes!

Tokës të ecim, tokës, me këmbët tona.
Se, nëse ‘ecim’ në shpinë të dikujt, shpina e tij mund të thyhet e ti s’do ta dishë ta gjeshë rrugën as para e as të kthehesh prapa.

P.S. Me qenë në Serbi tash këngëtares i kishin thënë ‘Vrati mi, vrati bundu’.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top