SALIH ÇEKAJ ISHTE NJËRI NDËR THEMELUESIT E PARË TË UÇK

PASHA GJAKUN ILIR, S’KA JETË AS LUMTURI PËR NE, PA ÇLIRIMIN NGA I HUAJI E PA BASHKIM TË TOKAVE SHQIPTARE (HASAN PRISHTINA)

SHKRUAN: SHEFQET JASHARI – STROFCI

Shqiptarët gjatë shekullit të 20-të përjetuan shumë vuajtje, mjerim dhe tragjedira të njëpasnjëshme jo edhe pa fajin e tyre. Fatmirësisht viti i fundit lamtumirës shqiptarëve iu solli një fitore të shkëlqyeshme. Kosova u çlirua në saje të përkrahjes së diplomacisë së mençur të SHBA-ve, ndërhyrjes ushtarake të NATO-s, sakrificës së pashembullt të popullit shqiptar dhe luftës së pakursyer të luftëtarëve trima të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përkujtimi i burrave të mëdhenj të kombit që jetuan, vepruan dhe dhanë jetën për Atdhe e shqiptari duke rënë në fushën e nderit për ta mbrojtur nderin e familjes e të kombit apo që u vranë tinëza dhe me tradhti nga dora e zgjatur e Serbisë, po përkujtohen dhe po nderohen në të gjitha anët e Kosovës dhe kudo në Diasporë. Njëri ndër burrat e mëdhenj të kombit i cili me tërë qenien e tij iu përkushtua zgjidhjes së drejtë të çështjes shqiptare, çlirimit të tokave shqiptare dhe krijimit të Shqipërisë Etnike, ishte atdhetari nacionalist, politikani dhe demokrati i shquar, luftëtari trim dhe intelektuali i mirëfilltë Sali Çekaj, i cili luajti rol me rëndësi në të gjitha ngjarjet e rëndësishme të historisë sonë më të re.

Në këtë shkrim, për shkaqe objektive, nuk do ta prek veprimtarinë e Sali Çekajt sa ishte student, kur dihet se qysh nga demonstratat e marsit të 1981 u kyç në rrjedhat e ngjarjeve kombëtare. Nuk do të flas gjerësisht as për sukseset e tij në kryerjen e porosisë dhe detyrave konkrete që ua kishin shtruar ideologët dhe udhëheqësit vizionarë Metush Krasniqi dhe Jusuf Gërvalla intelektualëve dhe atdhetarëve nacionalistë për të depërtuar në të gjitha organet shtetërore të okupatorit, në mënyrë që, momentin e duhur me të gjitha forcat dhe në të gjitha drejtimet, të shkatërrohej ky burg i madh i shqiptarëve i quajtur Jugosllavia Socialiste. Sali Çekaj, pasi e kreu Fakultetin Jurudik, në vitin 1981 hyri si praktikant në Gjykatën për Kundërvajtje të Deçanit, ku me aftësitë e tija profesionale dhe autoritetin që krijoi, me virtytet që i kishte, u bë gjyqtar në Gjykatën Komunale dhe pastaj Kryetar i Gjykatës Komunale. Kuadrot udhëheqëse të komunës së Deçanit arritën kulmin e suksesit kur Sali Çekaj e bën Kryetar të Komitetit Komunal dhe kështu Deçanin e kthyen nga një Qendër të njohur pro-serbe në një qendër të rëndësishme shqiptare.

Sali Çekaj luajti rol me rëndësi në organizimin e bashkëvendësve të tij për tu solidarizuar me minatorët e Trepçës dhe për t`i ndihmuar ata materialisht. Ai përkrahu kërkesat e minatorëve të Trepçës në të gjitha mbledhjet dhe takimet që i pati në nivel komunal dhe krahinor, dhe kështu u konfrontua drejtpërdrejt me udhëheqjen e Kosovës. Salih Çekaj me bashkëveprimtarë organizoi shkuarjen e qytetarëve të Deçanit për në Prishtinë në nëntorin e vitit 1989 për të kundërshtuar ndryshimet kushtetuese që kërkonte Beogradi.

Në fillim të vitit 1990 Sali Çekaj së bashku me një grup shokësh themeluan- ilegalisht- degën e LDK-së në Deçan për shkak se sigurimi jugosllav kishte pozita të forta në Dukagjin e veçmas në Pejë dhe Deçan. Pas pak kohe, Salihu me bashkëpunëtorë e formojnë Shoqatën e Juristëve të Pavarur në Deçan. Me legalizimin e LDK-së u pa e udhës të formohet Këshilli Koordinues i Partive dhe Shoqatave që vepronin në Deçan. Kryetar u zgjodh Sali Çekaj.

Që në fillim Salihu nuk ishte i kënaqur plotësisht me Programin e LDK-së, prandaj ia bëri kërkesën me shkrim Kryesisë së LDK-së në Prishtinë për të filluar procedurën e plotësimit të Programit të LDK-së me një paragraf ku do të thuhet: “LDK-ja për realizimin e qëllimeve të veta do të përdorë edhe forma tjera të veprimit”. Kjo tregon se Sali Çekaj ishte për përdorimin e të gjitha formave, për realizimin e çlirimit të Kosovës dhe Viseve tjera shqiptare. Ai me guximin që tregoi në kundërshtimin e politikës së serbëve dhe kukullave të tyre u përjashtua nga posti i Kryetarit të Komitetit Komunal të Deçanit. Por edhe pse Salihu u largua nga ky vend udhëheqës, kështjella e fortë e shqiptarizmit që ishte ndërtuar me mundin dhe punën e madhe të Salihut dhe bashkëveprimtarëve të tij nuk u dëmtua fare. Sali Çekaj, edhe më tutje, mbeti afër shokëve të tij sepse ata e caktuan bashkëpunëtor profesional në Gjykatën Komunale të Deçanit. Shoqata e Juristëve të Pavarur në Deçan nën udhëheqjen e Sali Çekajt- Kryetar- dhe Rrustem Bruqit-sekretar, luajti rol me rëndësi në Komunën e Deçanit, pasi që ajo në hapat e parë të saj përpiloi dhe vuri në veprim Statutin e Kuvendit Komunal të Deçanit në bazë të Kushtetutës së Kaçanikut. Dhe kështu, Deçani në saje të Sali Çekajt dhe bashkëveprimtarëve të tij u bë epiqendra e Kosovës në organizimin institucional të Republikës së Kosovës në bazë të Kushtetutës së miratuar nga Parlamenti i saj. Pasuan burgosjet dhe dënimet e udhëheqjes së Deçanit. U dënuan me burgje Isa Demukaj, Xhevdet Lata, Njazi Hybi, Zeqir Ramosaj, Esat Mushkolaj, Pashë Kuqi, Brahim Ukëhaxhaj, Rrustem Tetaj, Mehmet Bojku etj. Sali Çekaj, i cili ishte në Pejë gjatë kohës së arrestimeve, nuk deshti të ikë jashtë vendit pa u konsultuar me veprimtarët që kishin mbetur pa u burgosur. Ai, nëpërmjet një miku, u konsultua me Xhevdet Latën, për të mbetur në Kosovë, ku e priste burgosja, apo të ikë jashtë vendit për t`i shpëtuar burgosjes. Xhevdeti dhe veprimtarët e tjerë, që ishin të paburgosur, e këshilluan dhe kërkuan prej tij që gjithsesi të largohet jashtë vendit. Ai në fillim kalon në Francë dhe pastaj në Gjermani duke e ditur se nga atje mund të punojë më tepër në detyrat që ia kishte shtruar vetes për jetësimin e vendimeve të Kushtetutes së Kaçanikut. Sali Çekaj në Gjermani e gjet degën e LDK-ës të formuar. Ai e vuri në veprim dijeninë dhe përvojën e tij të organizimit, dhe në saje të tij e bashkëveprimtarëve të tij, që ishin të kyçur në LDK, e riorganizoi diasporën duke e forcuar LDK-në, e cila në katër vitet e para të veprimtarisë së saj ishte Lëvizje kombëtare e jo parti politike klasike.
SALI ÇEKAJ ISHTE I VETËDIJSHËM SE PA KRIJIMIN E USHTRISË ÇLITIMTARE TË REPUBLIKES SË KOSOVES NUK REALIZOHEN SYNIMET TONA KOMBËTARE

Por puna më e rëndësishme për Sali Çekajn dhe bashkëveprimtarët e tij ishte krijimi i Ushtrisë Çlirimtare të Republikës së Kosovës, që ishte edhe synimi i prijësve vizionarë të Lëvizjes kombëtare për çlirimin e tokave shqiptare dhe bashkimin e tyre me Nënën Shqipëri. Sali Çekaj me dijen, përvojën dhe pjekurinë kombëtare që kishte, ishte i vetëdijshëm se institucionet shtetërore të krijuara në fillim të viteve të 90-ta, nuk do të funksionojnë dhe as që do të jetësohet Kushtetuta e as do të realizohet Referendumi pa pasur Republika e Kosovës Ushtrinë dhe Policinë e saj. Ndikimi i tij ishte i madh jo vetëm në Gjermani dhe Zvicër, ku kishte veprimtar dhe shokë, por edhe në Kosovë. Shumë veprimtarë e shihnin domosdoshmërinë e një organizimi për vetëmbrojtje. Në këtë situatë udhëheqjes së Kosovës nuk i mbetej gjë tjetër pos të kërkojnë nga organet më të larta të Shqipërisë lejimin e territorit të saj për stërvitje ushtarake të rekrutëve të Kosovës, për formimin e bërthamave të para të Ushtrisë së Kosovës. Udhëheqja e Shqipërisë i lejoi dy qendra të stërvitjes për burrat trima të Kosovës. Sipas Marrëveshjes, mësimet teorike dhe praktike do t’i bënin ushtarakët madhorë të Shqipërisë. Sali Çekaj me shokë dhe me bashkëveprimtarë bëri organizimin dhe zgjedhjen e rekrutëve për në Shqipëri, që ata të përgatiten e të aftësohen për krijimin e bërthamave të para të Ushtrisë së Kosovës. Në grupin e parë muarën pjesë 52 rekrutë të ardhur nga shumica e komunave të Kosovës dhe nga Maqedonia. Stërvitjet dhe përgatitjet ushtarake u mbajtën në muajin tetor të vitit 1991. Ato zgjatën një muaj. Në mesin e këtyre rekrutëve ishin edhe Sali Çekaj dhe Zahir Pajaziti. Grupi i dytë i filloi stërvitjet në muajin nëntor ku muren pjesë po ashtu 52 rekrutë, në mesin e të cilëve ishte edhe Adem Jashari. Numri i rekrutëve i grupit të parë sipas komunave ishte: nga Podujeva 8; Prishtina 7; Ferizaji 10; Kaqaniku 9; Vushtrria 3; Gjilani 3; Vitia 3; Shkupi 3; Deçani 2; Gjakova 1; dhe Klina 3.

Sali Çekaj pasi i kreu stërvitjet në muajin tetor të vitit 1991 së bashku me Zymer Lulin kaluan kufirin ilegalisht dhe shkuan në Deçan. Sali Çekaj me autoritetin që kishte nuk e pati vështirë të gjente njerëz të zotë për të marrë barrën e organizimit të njësive guerile në Deçan dhe Dukagjin. Për disa ditë sa i kaloi në Dukagjin e formoi Grupin gueril ushtarak dhe u kthye në Shqipëri për kryerjen e përgatitjeve për dërgimin e armatimit në Kosovë. Në Shqipëri i vijonte stërvitjet ushtarake grupi i dytë i rekrutëve të Kosovës. Nga ushtarët e grupit të dytë të stërvitur gjatë muajit nëntor të vitit 1991 u zgjodhën ushtarët e përgatitur më së miri për ta formuar Njësinë e Parë Ushtarake të Republikës së Kosovës me detyrë speciale, që të dërgohen armatimet e nevojshme në Kosovë për formimin e celulave të para të Ushtrisë së Republikës së Kosovës. Harxhimet për ushqim dhe sigurimin e armatimit e ka bërë Qeveria e Kosovës, ndërsa mësimet teorike dhe praktike i kanë bërë ushtarakët madhorë të Shqipërisë. Në mesin e eprorëve të lartë të Shqipërisë që u dhanë mësime teorike dhe praktike ishin: Qani Mehmeti, Kastriot Hoxha, Hysen Imeri, e tjerë. Punët administrative në Tiranë i kanë kryer Ali Aliu dhe Zymer Berisha, përfaqësues të LDK-së në Shqipëri. Prej të gjithë ushtarëve të grupit të dytë, që i kryen stërvitjet ushtarake në nëntor të vitit 1991, u zgjodhën 35 ushtarët më të zotë për t’i dërguar 74 kallashnikovë, municione të nevojshme dhe bomba dore në Kosovë. Këta ishin ushtarët e parë të Republikës së Kosovës që e kaluan kufirin në formacionin ushtarak: Adem Jashari, Sali Çekaj, Hasan Ferizi, Shkelzen Gjoni, Sami Tahiri, Osman Ferizi, Muharrem Bobaj, Hilmi Peci, Ramadan Begu, Nazmi Bajrami, Ejup Murseli, Shahin Bejtullahu, Lutfi Januzi, Fadil Kadria, Ilaz Kadria, Avni Rama, Sabit Jashari, Shaqir Salihu, Xhemajl Kelmendi, Naim Gubetini, Shemsi Zeqiri, Xhavit Gubetini, Faton Gajtoni, …Ismajli, Driton Restelica, Ekrem Sheholli, Qenan Aziri, Feriz Xhemajli, Nuri Bexheti, Bujar Zeneli, Orhan Ibrahimi, Jakup Limani, Halil Polloshi, Ramadan Beka dhe Ejup Veseli.

Sali Çekaj u zgjodh Komandant i Njësinë ushtarake dhe përgjegjës për fshehjen e armatimit. Ishte Njësia e Parë Ushtarake e Kosovës, e krijuar pas Luftës së dytë Botërore, me detyra konkrete e qëllime madhore. Ajo ishte e gatshme në çdo moment për ta filluar luftën me ushtarët e okupatorit, po qe se e pengojnë atë në kryerjen e detyrës që ishte zotuar për ta kryer. Ushtarët, të udhëhequr e të komanduar nga Komandanti i tyre Sali Çekaj, mbrrijtën mirë në cak. Armatimi u fsheh nëpër baza të sigurta, por meritën më të madhe e kanë për ruajtjen dhe shpërndarjen e tij: Sali e Ramë Panxha, Demë, Fadil dhe Sherif Tolaj, vëllezërit e Sali Çekajt, Hasani dhe Smajli, Saim, Sami dhe Bajram Tahiraj, Xhemajl Berisha, Avdyl Mulliqi dhe Zenun Idrizi. Gjysma e armatimit është shërnda menjëherë për armatosjen e njësive të para guerile. Për Drenicë dhe Llap armatimin e kanë marrë Adem Jashari dhe Xhafer Zena. Për Mitrovicë dhe Shalë të Bajgores Nazmi Bajrami me një tjetër, për Fushë-Kosovë Sherif Islami, ndërsa gjysma e armatimit ka mbetur te vëllezërit e Sali Çekajt dhe nuk është zbuluar edhe pse janë keqtrajtuar, edhe pse 12 herë është bastisur shtëpia e tyre nga policia e shkaut! Ai armatim i mbetur te vëllezërit e Sali Çekajt , Hasani dhe Smajli është shpërndarë kur u thirr Kushtrimi i Lirisë nga Komandanti legjitim i UÇK-së Adem Jashari. Urdhërin për shpërndarjen e armatimit Smajl Çekaj e ka marrë nga Sali Çekaj nëpërmjet Zenun Idrizit, të cilin së bashku me Saim Tahirin i kishte dërguar Sali Çekaj me detyra të veçanta për t`i kryer në Dukagjin në prill të vitit 1988.

Pasi u formuan njësitë e para guerile në Llap, Drenicë dhe Dukagjin, në fund të vitit 1991 u kryen disa aksione të suksesshme në këto tri regjione strategjike të Republikës së Kosovës. Ndër më të suksesshmit ishte qëndresa heroike e atdhetarit nacionalist, veteranit të arsimit shqip mixhës Shaban Jasharit me tre djemtë e tij Rifatin, Hamzën dhe Ademin më 30 dhjetor të vitit 1991, kur luftuan trimërisht si Burrat e Dheut, deri sa i detyruan forcat serbo-jugosllave të kthehen mbrapa kah kishin ardhur, të përgjakur e të turpëruar. Kjo ndeshje e hapur luftarake në mes njësisë së parë guerile të krijuar në Drenicë dhe forcave të okupatorit, pastaj zbulimi i disa celulave të njësive guerile në Llap, Drenicë dhe Dukagjin dhe zbulimi i grupit të Mentor Kaqit ishte shkaku pse diplomacia amerikane bëri presion në Prishtinë dhe Tiranë, që- për shkaqe strategjike- të mos shkohet më tutje në organizimin dhe forcimin e Ushtrisë së Kosovës, por të lihet për më vonë një kohë më të përshtatshme. Presioni ishte shumë i drejtë. Kishte për qëllim që urrejtja patologjike e shkijeve ndaj të gjithë fqinjëve të tyre, e veçmas ndaj shqiptarëve, të mos zbrazet që në fillim në Kosovë, por të kalonte tek vëllezërit e tyre të gjakut në Slloveni dhe Kroaci. Presioni ndikoi jo vetëm tek udhëheqja politike e Kosovës por ai presion ndikoi edhe tek prijësit dhe komandantët e tri Grupeve të njësive guerile, që vepronin në Llap, Drenicë e Dukagjin, si dhe bashkëveprimtarët e tyre.

Pasi që Sali Çekaj, ishte në Gjermani ku edhe ishte selia e Qeverisë së Kosovës, e pa të udhës që njësitë guerile të mos mbeten pa përkrahjen e Qeverisë, prandaj këmbënguli në mënyrë të vazhdueshme tek Bujar Bukoshi që të shqyrtohet kjo çështje në Qeveri. Ndërkohë u krijua Këshilli Koordinues i njësive guerile në përbërje të Sali Çekajt, Zenun Idrizit, Saim Tahirit dhe Ismet Avdullahut, ku Kryetar i Këshillit u zgjodh Sali Çekaj. Ky Këshill pati takim zyrtar me Bukoshin dhe me Aganin në Shtutgart në muajin maj të vitit 1993 dhe kërkuan përkrahjen nga Qeveria në financimin e njësive ushtarake të formuar qysh në vitin 1991. Më në fund u pajtuan dy palët (takimi është mbajtur veçmas me Aganin, veçmas me Bukoshin) që njësitë të financohen nga Qeveria e Kosovës, por të ruhet fshehtësia ushtarake dhe njësitë të jenë të kontrolluara nga Këshilli.

Njësitë ushtarake guerile në Llap, Drenicë dhe Dukagjin komandoheshin nga komandantët e tyre, prandaj nuk kishte rrezik që të dalin jashtë kontrollit. Ato kryenin aksione në rend të parë për ta ndihmuar ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe për ta ndihmuar diplomacinë amerikane, që ishte zotuar se Kosova do të jetë detyrë e saj parësore për ta zgjidhur në dobi të shqiptarëve, ngadalë dhe me mençuri, për të mos i sjellë Kosovës humbje të mëdha njerëzore dhe dëme materiale.Të gjitha aksionet guerile që janë marrë në Llap, Drenicë dhe Dukagjin, të komanduara nga Adem Jashari, Sali Çekaj dhe Zahir Pajaziti, kanë pasur për qëllim pengimin e Serbisë në kolonizimin e Kosovës, kanë pasur qëllim mbajtjen gjallë të shpirtit luftarak të shqiptarëve dhe përgatitjes së tyre në pikëpamje psikike dhe shpirtërore për të qenë të gatshëm në momentin e duhur të kyçen në luftën e armatosur për çlirimin e Kosovës dhe Viseve tjera shqiptare. Sali Çekaj pas takimit që pati me Aganin dhe Bukoshin në Shtutgart dhe marrëveshjes që është lidhur në mes tyre, shkoi në Shqipëri, duke shpresuar se Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë do t’ia mundësonte blerjen e një sasie të armatimit në një vlerë prej 150.000 DM, me qëllim që armatimi të futej në Kosovë për t’u fshehur në vende të caktuara dhe pastaj të përdorej në momentin e duhur. Lindën shumë mosmarrëveshje në udhëheqjen e ngushtë të Shqipërisë dhe të Kosovës, prandaj Sali Çekaj u kthye në Gjermani pa kryer punë. Atëherë u detyrua të siguronte armatim në sasira të vogla në Gjermani dhe Zvicër që të dërgohet në Kosovë nëpërmjet Italisë dhe Shqipërisë.

Serbia filloi planin për koloniazimin e Kosovës me serb të Shqipërisë, Kroacisë dhe të Bosnjës. Ndërtoheshin shtëpi për ta në shumë vende të Kosovës. Sali Çekaj për të krijuar frikë tek serbët e ardhur në Kosovë, vendosi të ndërmarrë një aksion për shkatërrimin e disa shtëpive të ndërtuara për refugjatë serbë në Junik. Aksione të ngjashme murrën edhe Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti me njësitë e tyre guerile.

Në qershor të vitit 1994, Sali Çekaj, pasi i bëri përgatitjet e duhura për aksionin e planifikuar në Junik u nis për në Shqipëri me një kombi së bashku me Zenun Idrizin dhe Saim Tahirin, ndërsa Osman Ferizi shkoi me aeroplan. Ndodhi një fatkeqësi që s’e kishte pritur askush. Në Bari të Italis hajnat ua vodhën kombin, kuptohet edhe municionin dhe jelekët antiplumb…. Vazhduan rrugën për Shqipëri duke shpresuar se atje do të gjinden disi për të mos mbetur detyra pa u kryer. Zenun Idrizi, i cili ishte përgjegjës për sigurimin e materialit ushtarak, bëri përpjekje për të huazuar të hollat e nevojshme për kryerjen e aksionit të planifikuar. Gjeti aq të holla sa për t’u kthyer mbrapa.

Sali Çekaj në fillim të vitit 1995 e mban një mbledhje me bashkëveprimtarët e tij në zyrën e LDK-së në Shtutgart. Ishin Zenun Idrizi, Saim Tahiri, Osman Ferizi dhe Zymer Luli. U vendos që aksionin e pakryer në Junik ta kryejnë vetëm dy persona. Aksionin e kryen me eksploziv në fillim të muajit prill të vitit 1995 Zenun Idrizi dhe Ismet Çeku, ndërsa eksplozivin e siguroi Saim Tahiri. Dy shtëpia u shkatërruan plotësisht, ndërsa njëra pjesërisht. Aksioni arriti qëllimin e duhur pasi që serbët e ardhur ikën menjëherë dhe nuk u kthyen kurrë më. Pas këtij aksioni kryhet aksioni tjetër në Stacionin e Policisë në Irzniq nga Zenun Idrizi dhe N.N-i. Sipas shtypit serb plagosen rëndë dy polic dhe një plagoset lehtë. Aksioni tjetër kryhet në fillim të muajit gusht të vitit 1996 nga Sali Çekaj, Zenun Idrizi dhe N.N-i në Baballoç në vendbanimin e ndërtuar për serbët e Shqipërisë. Sipas shtypit të serbëve janë dëmtuar rëndë tri shtëpi dhe një makinë për hapjen e kanaleve. Shtypi i serbëve njofton atëherë se 1500 kolonët e komunës së Deçanit janë shumë të shqetësuar për fatin e tyre. Pra aksioni pati sukses të plotë, sepse edhe qëllimi i Salihut me shokë ishte që kolonët e Serbisë të mos e ndiejnë veten si në shtëpitë e tyre, se Kosova nuk ka qenë dhe nuk mund të bëhet shtëpia dhe atdheu i tyre, se ajo ka qenë, është dhe do të jetë Atdheu i shqiptarëve për të cilin aq shumë kanë bërë sakrifica.

Sali Çekaj, duke e parë se pyjet e Deçanit dhe të Dukagjinit po shfrytëzohen dhe po dëmtohen për së tepërmi nga “Serbia Shuma”, vendos të shpërndajë trakte dhe letra në adresa të caktuara, duke kërkuar prej shqiptarëve që të mos e ndihmojnë Serbinë për t’ua shkatërruar malet e tyre. Traktet i përgatiti Sali Çekaj në Shtutgart dhe i dërgoi në Deçan nëpërmjet Demë Tolës, Zenun Idrizit dhe Sokol Idrizit, për t’i shpërndarë nëpër adresa të caktuara. Kur u pa se traktet dhe letrat nuk sollën suksesin e duhur, vendosi që ta sulmojë me eksploziv këtë organizatë serbe, që po ua shkatërronte shqiptarëve pasuritë e tyre pyjore. Siç dihet, kësaj organizate iu shkatërruan disa mjete të punës, por më e rëndësishme ishte se shqiptarët më nuk bashkëpunonin me këtë organizatë, dhe kështu, eksploatimi dhe shkatërrimi i pyjeve u ndërpre pothuajse plotësisht. Këtë aksion e kreu njësiti i Sali Çekajt i krijuar më 1991 nën udhëheqjen e N.N-it, siç i kishte kryer më parë edhe shumë aksione edhe më të komplikuara dhe më të vështira se ky. Por, ende nuk ka ardhur koha të shkruhet për aksionet dhe veprimtarinë e grupit të Deçanit në tërësi dhe as që është qëllimi i këtij shkrimi. Këto aksione u cekën vetëm për t’i hudhër poshtë rrenat e “rrahagjoksëve” të LPK-së, të cilët rrenin mërgimtarët në ndeja dhe tubime informative, dhe pastaj edhe me Komunikata të UÇK-së, se njerëzit dhe njësitë e tyre po i kryejnë aksionet ushtarake në Kosovë. Sali Çekaj dhe bashkëveprimtarët e tij që i kishin kryer aksionet dhe të tjerët që u kishin ndihmuar në kryerjen e tyre nuk bëzanin, edhe pse iu vinte vështirë që “atdhetarët”e LPK-së binin në nivelin e qyqes dhe qyqarëve, kur përvetësonin punën dhe mundin e të tjerëve për qëllime karrieriste dhe të përfitimeve materiale.

Serbët i humbën tri lufta. Kapitalin e krijuar më parë me rrena e dredhi e humbën me masakrimet që i bënë në Bosnje dhe në Kroaci. Kryederri i serbëve bënte përgatitjet e duhura për ta filluar luftën në Kosovë. Rinia jonë studentore dhe luftëtarët trima të njësive guerile të Republikës së Kosovës ndërruan status-quon në Kosovë. Dhe kur duhej bashkimi i të gjitha forcave shqiptare për krijimin e kredibilitetit të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës, duke i mbajtur zgjedhjet e dyta Parlamentare dhe Presidenciale, të cilat i përkrahnin diplomatët e zgjuar të SHBA-ve, këto zgjedhje bojkotohen nga një grusht partiakësh të mjerë dhe ,,bajraktarësh’’ naivë. Serbia ndihmohet me punën konkrete dhe propagandën e tyre, veçmas nga nanoistët dhe qosiqëve, që nuk patën sukses ta marrin “kalanë” nga brenda të LDK-së. Atyre iu ndihmuan edhe stalinistët dredhaxhinjë dhe enveristët e padijshëm, që jetonin në diasporë, të cilët- me përkrahjen e Nanosit dhe me përdorimin e mjeteve të marrjes së “kalasë”nga brenda, duke u mbështetur në parimin e xhunglës “qëllimi i arsyeton mjetet”- e muren udhëheqjen e njësive guerile të Republikës së Kosovës. E ndihmuan me propogandë Serbinë duke e shpallur Drenicën të çliruar dhe të lirë, me qëllim që të shpërthente lufta sa më parë, nga frika se mos po ndërmerr veprime të shpejta Qeveria e Kosovës për ta formuar Ministrinë e Mbrojtjes duke i angazhuar kuadrot ushtarake të cilat ishin të organizuara në shumë shtete të Evropës Perëndimore dhe në Kroaci, Bosnje dhe Slloveni. Pararoja staliniste, pasi i arriti sukseset e para, e vuri në veprim planin e përgatitur më parë, që atdhetarët e luftëtarët trima të ditëve të para, themeluesit e njësive të para guerile, udhëheqësit legjendarë, që e mbajtën barrën kryesore të organizimit dhe të kryerjes së aksioneve ushtarake që nga ”91-shi, i bën “dëshmorë” duke iu organizuar prita, që profesionalistët e krimeve mizorisht t’i vrajnë. Disave iu përgatitën stupca e grushta dhe ua futën frikën në palcë. I detyruan t’ua marrin “patin”dhe t’ua bëjnë “temenanë” e të flasin si papagaj. Po stalinistët e gjorë e argatët e Nanosit, dhe argatët e këtyre argatëve që po veprojnë në Kosovë, e dinë mirë se trimat dhe luftëtarët e të vërtetës askush nuk mund t’i ndalë, nuk mund t’i ndalë kërcënimi as lajkat dhe as premtimet, sado të mëdha që të jenë. Ata vetëm plumbi i ndal për të mos e folur të vërtetën. Nuk kalkulojnë për përfitime personale dhe nuk i frikohen vdekjes, sepse liria e të menduarit dhe e të shprehurit dhe e mbrojtjes së të vërtetës ka vleftë më të madhe se jeta e një robit, e një skllavi, jeta e një të marri, që pranon diktatin!

Pararoja staliniste e LPK-së, krahas mjeteve të përmendura e vuri në përdorim edhe një kurthë (“truk”) të përgatitur shumë vjet më parë. Ata në procesverbalet e mbledhjeve të tyre krijonin njësi ushtarake, por dhe ,,ushtri të rregullt’’ pa krijuar as një njësi ushtarake në Kosovë, duke shpresuar se do të vijë koha që ato ,,dokumente’’ të mbledhjeve të tyre do t’u hyjnë në përdorim për falsifikimin e historisë dhe ngjarrjerve historike. Ata i mendonin dhe i planifikonin komplotet e llojllojshme, se e dinin që vet nuk mund të krijonin njësi guerile dhe as ushtri, meqë nuk kishin fuqi dhe as ndikim askund në Kosovë dhe as në diasporë, por shtireshin se diçka të rëndësishme po punojnë, sa për t’i mashtruar “atdhetarët” romantikë, që kishin kryer edhe burgje nëpër burgjet e Jugosllavisë, por burgosja e tyre në radhët e LPK-ës ishte sa tragjike aq edhe komike, sepse ata nuk luanin kurrfarë roli dhe as që i pyeste kush për ndonjë gjë, se ata i kishin afruar vetëm për dekor, që mërgimtarëve t’ua marrin edhe lekun e fundit, në emër të Kosovës dhe të fondit “Vendlindja thërret”.
Ata duke u bërë ndrikulla të njësive guerile të Republikës së Kosovës pa dëshirën e krijuesit të tyre dhe duke i pagëzuar me UÇK e me Shtab Qëndror, bënë falsifikimin më të shëmtuar që ka bërë ndokush në botë. Pastaj kryen punë tjera për të cilat Gjykata e Hagës dhe Gjyqi i Kosovës së lirë do t’ua japi dënimin e merituar për komplote, kurrtha, tradhtira, vrasje pas shpine e vepra tjera trishtuese. Po, do të përgjigjen edhe për faje tepër të rënda që nuk lejuan institucionalizimin dhe depolitizimin e UÇK-së, duke prishur Marrëveshjen që u arrit në Norvegji në maj të vitit 1998 në mes Ahmet Krasniqit dhe Adem Demaçit për bashkimin e UÇK-së dhe të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, në komandim dhe në veprime luftarake, që duhej të krijonin bashkarisht Shtabin Suprem të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës.

Edhe partitë u ringjallën, veçmas partiakët e shtirë, karrieristët e sëmurë për pushtet dhe bajraktarët naivë që bënin aleanca me njëri tjetrin dhe i prishnin ato për çdo javë, sepse nuk mund të mireshin vesh për ndarjen e posteve udhëheqëse. Ata ishin të interesuar që në udhëheqjen e Kosovës të kenë poste sa më të larta, pasi që me instiktin e mijëve të bardhë e kuptonin se do të bëhet një ,,tërmet’’ i fortë në Kosovë, ku më të “diturit” do të përfitojnë privilegje dhe pozita udhëheqëse. Luanin rolet e ,,atdhetarëve’’ me namë, por në anën tjetër i vinin ndërskamsa njëri- tjetrit, për t`ia thyer buzë e dhëmballët. U bënë pehlivanët pikë e pesë, nuk donin biseda as takime. Dhe, kur vinin miqtë e popullit shqiptarë e diplomatët e shquar amerikanë për t`i bindur këta ,,pehlivana’’ se këto momente historike për shqiptarët janë shumë të rrezikshme, se është i domosdoshëm bashkimi dhe bashkëveprimi i shqiptarëve kudo që janë, dhe i udhëheqjes së tyre për të arritur atë që po e kërkojnë- këta “udhëheqësa” e çonin kokën lart dhe bëheshin edhe më “azgana” e nuk pranonin ndërmjetësim as nuk donin takim me njëri tjetrin. Fatëkeqësishtë nuk patën sukses t’i pajtojnë dhe as t’i bashkojnë së paku për bisedime, për ta bërë një Qeveri të përbashkët, që Kosova të përfaqësohet prej Saj, që të ketë përparësi në bisedime me serbët gjakatarë, që të mos përfaqësohet delegacioni nga fise dhe bajraktarë, po nga institucionet e saj legjitime, që kanë votën e popullit, e që demokracia e perëndimit- edhe pse nuk i pranonte haptas votimet në Kosovë si legjitime, me vetë faktin që tinëza kërkonin të mbahen ato, për ta nxjerrë një Qeveri të Kosovës,- jep të kuptohet se shqiptarët kanë humbur shumë kohë dhe shumë shanse për të arritur sa më shpejt te Pavarësia e Kosovës dhe liria e shqiptarëve. Edhe pse Kosova kallej flakë, edhe pse populli shqiptar masakrohej, edhe pse me dhunë (nga serbët) largohej, ,,pehlivanët,’’,, azganat’’ dhe ,,baballarët’’ e kombit e të partisë, bënin plane dhe skenare, bënin aleanca dhe ndërskamca për të dalë në ballë të votres dhe në krye të vendit për të ushtruar pushtet mbi shqiptarë të Kosovës, pa pasur dije, meritë dhe krebilitet.

Formimi i Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Sali Çekajn e gëzoi pa masë. Një gjë të tillë e kishte kërkuar nga udhëheqja e Kosovës shumë vjet më parë. Ai ishte i bindur se pa një luftë të armatosur në momentin e duhur, nuk mund të arrihet çlirimi dhe bashkimi kombëtar. Pra, kishte bindje të plotë se duhet kombinuar dy format e luftës për çlirimin e Tokave Shqiptare, atë paqësore dhe të luftës së armatosur. Ishte ndër Komandantët e parë që e shkriu Grupin e Tij në Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, pa i qitur kurrfarë kushti Ministrit të Mbrojtjes kolonel Ahmet Krasniqit. Ai kishte një respekt për të dhe familjen e tij, pasi që edhe familja e tij kishte një traditë luftarake dhe të atdhedashurisë siç e kishte edhe familja e Ahmet Krasniqit. Edhe familja e tij i kishte bërë ballë shkijeve dhe malazezëve sikur familje e Ahmetit shkijeve. Të dy familjet ishin djegur shumë herë nga shkijet barbarë. Në Dukagjin është e njohur familja e Sali Çekajt me trimëritë e babëgjyshit dhe të mixhës së tij Curr Belleja dhe Hysen Belleja, siç ështe e njohur familja e Ahmet Krasniqit në Kosovë me Aziz Zhilivodën. Sali Çekaj e çmonte edhe personalitetin e Ahmet Krasniqit për biografinë e tij të pasur, aftësitë e tija ushtarake dhe virtytet e tij, që i pat vërejtur gjatë takimit të parë që e pat me të. Sali Çekaj e dinte se pa ushtarakët shqiptarë që ishin përgatitur nëpër akademitë e ish- Jugosllavisë, as që mund të mendohet të krijohet një Ushtri e fortë dhe e aftë, për ta përballuar ushtrinë e okupatorit. Ai i vlerësonte lart oficerët tanë, ata atdhetarë trima që u shkolluan në kushte shumë të vështira, jashtë Kosovës, larg familjes, të vetmuar e të ndjekur këmba këmbës nga sigurimi ushtarak i Jugosllavisë, por ideali i fortë, dëshira e madhe për t’u aftësuar, që në momentin e duhur t’i dalin zot Kosovës e Viseve tjera shqiptare dhe tua nxjerrin hakun shqiptarëve që i vranë dhe i masakruan serbët gjakatarë, qëkur këmba e tyre shkeli në Kosovë.

Po, Sali Çekaj i mur urdhërat dhe i kreu detyrat e marra nga Ahmet Krasniqi. Detyrat e para Sali Çekaj ua dha për t`i kryer dy veprimtarëve të ditëve të para të themelimit të njësive guerile në Dukagjin, Zenun Idrizit dhe Saim Tahirajt në prill të vitit 1998. Të dy, pasi i kryen detyrat veç e veç në Deçan me rrethinë, i raportuan Sali Çekajt, ndërsa ai Ahmet Krasniqit. Grupi i Deçanit kreu edhe një detyrë që kishte një rëndësi të madhe për Ministrinë e Mbrojtjes. Sali Çekaj me njerëzit e tij të kalitur në aksione ushtarake e hapi Qendres Stërvitore Ushtarake në Viçidol afër Tropojës dhe atë në Papaj. Duhet cekur një të vërtetë se këto Qendra stërvitore ka mundur t’i hapë vetëm Grupi ushtarak i Deçanit, pasi që kishin familje të fortë dhe nacionaliste, ku kuqaloshët e Deçanit nuk guxonin haptas t’i pengonin, pasi që në Shqipëri vlenin ligjet e të fortit, që kur Shqipërinë e veshën në të zeze kuqaloshët e Shqipërisë me bandat greke dhe hajnat e rrugaçët e vendit. Edhe armatimi i parë është blerë nëpër fshatarët e Tropojës nga Zenun Idrizi për t’i armatosur ushtarët e Brigadës 134 të komanduar nga ushtaraku madhor, Komandant Tahir Zemaj. Nga këto Qendra të Stërvitjes së ushtarëve trima janë armatosur edhe shumë fshatra të Deçanit e të Kosovës.

Sali Çekaj edhe pse iu afruan pozita udhëheqëse në Shtabin e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës në Tiranë, aty ku ishte selia e Shtabit, ai nuk i pranoi pozitat duke u arsyetuar se ,,dua ta mbroj Kosovën me armë në dorë’’ dhe ashtu u bë siç tha Salihu. Tahir Zemaj ishte Komandant i Brigadës 134, ndërsa Sali Çekaj ishte Ndihmës Komandant për moral dhe çështje politike të asaj Brigade. Më vonë edhe njësitë tjera të UÇK-ës, që vepronin në Kosovë, e kopjuan nga forma këtë Brigadë, duke iu vënë numra, por fatkeqësisht, iu mungonin kuadrot profesionale të cilat, në të vërtetë, ,,komandantët’’e vetëshpallur nuk i donin. Siç dihet, Sali Çekaj mur pjesë në të gjitha betejat e asaj Brigade, por Beteja e Logjes do të hyjë në historinë e luftës çlirimtare të Kosovës. Ajo ishte Beteja më e shkëlqyeshme ndër të gjitha betejat. Betejë tjetër e rëndësishme e Brigadës 134 pa dyshim ishte edhe shpëtimi i popullsisë civile pa pasoja, duke i tërhequr në Shqipëri, pas fushatës serbe në verën e vitit 1998, kur faktori ndërkombëtar ia dha dritën e gjelbër Serbisë për marrjen e asaj fushate për shkak se ,,Pehlivanët’’e Nanosit dhe ,,pionerët’’ e Enver nuk duan ta formojnë një Qeveri të përbashkët me forcat institucionaliste të Republikës së Kosovës.

Vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit në Tiranë, është kryevepër e porositur nga Qendra antishqiptare serbo-greke, njerëzit e së cilës kanë depërtuar në udhëheqjen politike të UÇK-së, në Qeverinë dhe në SHIK-un e Shqipërisë, e aprovuar nga karrieristët e sëmurë për pushtet të LBDK-ës, të pararojes staliniste të LPK-së dhe oficerëve vasalë me shumë fytyra, me gojë e sy ciklopi, që i përdorën shumë lugë për ta ushqyer shpirtin e tyre të shitur, të kyçur në Ministri për të bërë komplote dhe për ta penguar suksesin e saj.

E vranë së bashku forcat e djallit atdhetarin, nacionalistin, Burrin e madh të kombit shqiptar Ahmet Krasniqin, se e dinin se ai di dhe mundet ta ndërtojë Ushtrinë më të fortë në Ballkan. U mundua Ahmeti me mish e me shpirt ta bashkojë faktorin politik dhe ushtarak të Republikës së Kosovës, për ta institucionalizuar UÇK-në dhe për ta bërë atë Ushtri Kombëtare. Dhe mu për atë edhe e vranë spiunët e grekut dhe shkaut Ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës. Ato ditë të zisë kombëtare Salihu ishte në Tiranë, por pas varrimit të Ushtarakut madhor shkoi në Papaj te ushtarët e Brigadës heroike, të Brigadës 134. Komandanti i saj kërkohej të vritet nëpër Tiranë, por i ndjeri Ahmet Krasniqi, para se ta vrasin, Tahir Zemës i pat dhënë pushimin që i takonte sipas rregullave ushtarake.

Po ç’ndodhi më vonë, kur Halil Bicaj zuri vendin e Ahmet Krasniqit në Ministrinë e Mbrojtjes? Çdo gjë ndryshoi. Tahir Zemën e penguan dhe nuk e lejuan ta marrë për ta komanduar brigadën e tij që riorganizohej dhe bënte stërvitje ushtarake në Papaj. I dhanë detyra tjera, por në Papaj nuk e lejuan të shkojë. Po Sali Çekajn nuk e la Brigadën e tij jetime. Ai prej saj kurrë s’u nda, edhe pse shpesh herë ka kërkuar nga Ministria që të vijë Komandanti i saj Tahir Zemaj apo një tjetër me grada më të larta se të tijat. Nuk ishte Sali Çekaj prej atyre ,,komandantëve’’ që nuk ia dinte ,,hallin’’ vetit, siç ishin disa që u bënë ,,gjenerala’’ pa e fituar as një betejë. Sali Çekaj, duke qenë oficer rezervë, gjithmonë i nderonte gradat më të larta ushtarake, se e dinte se ashtu krijohet ushtria, se e dinte se ashtu bëhet komanda, se e dinte se ashtu fitohet lufta. Në Papaj e kaloi dimrin duke bërë përgatitje për beteja të tjera që do të bëhen në Kosovë. Në Popaj u studjua në detale terreni afër vijës së kufirit dhe u hartua plani për thyerjen e tij. Në atë plan punuan së bashku Sali Çekaj, Agim Ramadani dhe Anton Çuni dhe këta së bashku edhe me Rrustem Berishën e thyen Kufirin shqiptaro-shqiptar, me këto njësi ushtarake: Brigada 134 e komanduar nga Sali Çekaj, deri sa ra dëshmorë; Brigada 131 e komanduar nga Rrustem Berisha, ndërsa Ndihmës Komandant dhe Shef Shtabi i kësaj brigade ishte Agim Ramadani, dhe Batalioni Diversanto-Vëshgues ,,Delta’’ i komanduar nga Anton Çuni. Po në këtë Betejë, në Betejën e Koshares, ranë dëshmorë: (që me siguri Parlamenti i Kosovës do t’i shpallë Heronj kombëtarë) Sali Çekaj dhe Agim Ramadani.

Thonë se historia nuk përsëritet, por shqiptarëve po iu përsëritet vazhdimisht historia. Sa shumë ngjajnë në mes tyre dy ngjarje të rëndësishme kombëtare dhe personalitetet që ndikuan fuqishëm në ato ngjarje.

Ngjarja e parë; u zhvillua në fillim të shekullit të 20-të, që solli pavarësinë e Shqipërisë, ku më tepër për fajin e prijësëve dhe
,,bajraktarëve’’ shqiptarë sesa të ,,Evropës shtrigë’’ mbetën jashtë kufijve shtetërorë me tepër se dy të tretat e territorit etnik dhe më tepër se gjysma e popullsisë!

Ngjarja e dytë, ngjarja tragjike e viteve të fundit të të njëjtit shekull, që rrezikoi për vdekje Kosovën dhe qenien tonë kombëtare, tash krejtësisht me fajin e karrieristëve të së murë për pushtet, partiakëve të shtirë dhe ,,bajraktarëve’’ të padijshëm. Pasojat do të ishin edhe shumë më të mëdha sikur në mesin e personaliteteve që u gjinden në ballë të këtyre ngjarjeve të mos kishte burra të dijshëm, atdhetarë trima dhe vizionarë, siç ishte Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, Sali Çekaj, e Agim Ramadani, Adem e Hamzë Jashari, Zahir Pajaziti, Ahmet Krasniqi e Tahir Zemaj , Fehmi Lladrofci e Adem Ukëhaxhaj, e të tjerë, dhe veçmas ndihma e madhe e dy Burrave të Mëdhenj të SHBA-ve, Vilsonit dhe Klintonit, e miqve tjerë të popujve të Evropës.

Dy personalitete që ndikuan fuqishëm në ato ngjarje, Hasan Prishtina dhe Sali Çekaj, juristë nga profesioni, mbrojtësit e të vërtetës dhe drejtësisë, mbrojtës pa kompromis të çështjes madhore kombëtare, që nuk bënin kalkulime për interesat e ngushta personale, se para veti kishin interesat madhore kombëtare. Si njërit si tjetrit ju paraqitën pengesa të mëdha nga bashkëveprimtarë të paaftë e të padijshëm, por ata me gjakftohtësi dhe me arsye i vlerësonin gjërat dhe me shembullin e tyre iu tregonin të tjerëve se si dëmtohet më së tepërmi armiku, se si fitohen beteja ushtarake dhe diplomatike, si çlirohen tokat shqiptare dhe fitohet pavarësia, si bëhen shumë punë të mbara e mbi të gjitha si bëhet Shqipëria etnike. Fatkeqësishtë të shumtë ishin që nuk merrnin vesh nga politika dhe as nga arti ushtarak. Nuk dinin t`i dallonin rrethanat dhe situatat politike, nuk ishin të aftë t’i caktojnë orientimet, nuk dinin në kënd për ta mbështetur e nga kush për t’u larguar, kënd e kanë aleat të natyrshëm e kënd armik të përjetshëm, se ishin të verbëruar nga bajraktarizmi, tekat dhe xhelozitë, interesat personale, grupore dhe regjionale. Bënin luftë për dominim dhe për pushtet, e të gjorit nuk e dinin se me çlirimin e Atdheut do të kenë mjaftë vende udhëheqëse për të gjithë, por sipas aftësisë së tyre.

Është e pabesueshme se sa përputhet jeta dhe vepra e Sali Çekajt me veprën dhe jetën e Hasan Prishtinës. Hasan Prishtina kritikon politikën e xhonturqve ndaj Shqipërisë në Parlamentin e Turqisë, ndërsa Sali Çekaj ngrit zërin i pari prej udhëheqjes shqiptare në Kosovë në organet më të larta të Kosovës. Hasan Prishtina organizoi kryengritje të armatosur në Kosovë, po edhe Sali Çekaj e bëri të njëjten punë. Hasan Prishtina shiti dhe shkriu pasurinë që e kishte për arsim dhe për Shqiptarizëm, po edhe Sali Çekaj i harxhoi të hollat që i kishte për nevoja të familjes për t’i ushqyet fëmijët, por i harxhonte edhe të hollat vëllait të tij Hasanit, që i fitonte me djersën e ballit, duke paguar banesë për udhëheqjen e Kosovës kur vinte në Gjermani, që Qeveria e Kosovës të hollat t’i kursente për nevoja edhe më të mëdha. Sali Çekaj me gjithë veprimtarët e tij, për aksionet ushtarake që i kryenin nuk i kërkuan askujt të holla, por ka ndodhur që prej njerëzve që i njihnin mirë të huazonin një shumë të hollash, në mesin e të cilëve ishte Fadil Tolaj, që për Sali Çekajn ishte një bankë shpëtimtare, që kur i lypte e zgjidhte qesen, huazoi por edhe fali. Njëzet palë rrobe ushtarake që i bleu Zenun Idrizi më 1994 për nevojat e Grupit ushtarak me të hollat e Fadilit u blenë.

Kjo ngjashmëri në mes jetës dhe veprës së Hasan Prishtinës dhe Sali Çekajt lehtë mund të shpjegohet, pasi që Sali Çekaj përpos bazës së fortë atdhetare që kishte, ai u ndikua edhe nga burrat e mëdhenj të kombit, dhe mu për këtë idealet dhe parimet jetësore të Sali Çekajt përputheshin plotësisht me të Hasan Prishtinës, të cilin edhe si atdhetar, edhe si politikan, edhe si burrë shteti e çmonte shumë. Është i njohur fjalimi që e mbajti Hasan Prishtina në katundin Harilaq afër Prishtinës më 1912, kur pat thënë: ,,Atdheu ka qenë dhe është ideali më i shenjtë për ne. Pasha gjakun ilir, s’ka jetë as lumturi për ne pa çlirim nga i huaji e pa bashkim të tokave shqiptare’’. Dhe për të arritur këto synime të drejta e të natyrshme Hasan Prishtina mësonte: ,,Duhet veprime e jo fjalë, unitet e jo përçarje, trimëri e jo frigë’’. Ja pra, këtu, te ky ideolog i nacionalizmit shqiptar e gjeti frymëzimin dhe forcën Sali Çekaj dhe shumë burrat të mëdhenj të kombit.

Po Kosova jonë heroike, si e priti çlirimin e saj? Bota u habit me vitalitetin e popullit shqiptar, me dashurinë e tij për truallin, respektin dinjitoz për çlirimtarët e tij dhe për burrat e mëdhenj të shteteve e miqtë e sinqertë që iu gjendën kur ishte në rrezik të humbë çdo gjë që kishin në jetë. Viti i parë i çlirimit të Kosovës është viti ku shqiptarët e Kosovës po mundohen t’i shërojnë plagët e shumta, t’i largojnë nga mendja tragjeditë e shumta familjare dhe kombëtare. Po, shqiptarët po mundohen t’i shërojnë plagët që ende kullojnë gjak! Si të shërohet zemra e kallur flakë e nënave shqiptare për fëmijët e tyre të masakruar nga serbët gjakatarë! Si të shërohet zemra e grave për burrat që i lanë me fëmijë jetimë! Si të shërohet zemra e plagosur e motrës për vëllanë, e vëllait për vëllanë, e fëmijës për babanë, e shokut për shokun, e luftëtarit për bashkëluftëtarin që ra në fushën e nderit, për të mos vdekur kurrë! Si të shërohet zemra e Kombit, kur atij i mungon koka udhëheqëse!? Si të shërohen plagët e popullit kur në krye i kanë dalë të pa diturit, ,,bajraktarët’’, partiakët e shtirë dhe karrieristët e sëmurë për pushtet, njerëzit e shitur, që asgjë tjetër nuk shohin përpos kolltukut dhe pozitës udhëheqëse dhe privilegjit. Populli po e sheh dhe po e vëzhgon pjellën e keqe të tij, atë egjër të mbjellur me mjeshtri nga vampirët e pansllavizmit rus, nga vampirët e shovinizmit serb dhe atij grek, nga leninistët, stalinistët, socialistët, komunistët, titistët, internacionalistët, llumpenproletarët dhe ateistët, që po u prin kryehajni, kryespiuni i armiqve tanë, djalli dhe shtrigani, dhumpiri i gjallë i quajtur Fatos Nanosi, që e shkatërroi dhe e veshi në të zezë Shqipërinë, e kalli dhe e dogji me bandat kriminele greko-mafioze-staliniste dhe e këthej në koloni të Greqisë, duke e bërë utrinë të thiut e të bitit të thiut!

Po dhampiri është i pangijshëm në krime, në gjak dhe iu mësy të ia bëjë edhe shumëherë më zi Kosovës, që at tokë të shenjtë shqiptare t’ia bënte tapi Serbisë. Po i Madhi Zot nuk lejoi një dënim kaq të rëndë për shqiptarë! Bëri mrekulli duke ua mbushur mendjen të mëdhenjve të kësaj bote ta mbrojnë Kosovën dhe shqiptarët e pambrojtur me diplomaci dhe me NATO-n, forcën më të madhe të botës. Po, ky argat i djallit të mallkuar dhe i armiqve tanë shekullorë, ka blerë njerëz të ligj e të padijshëm në Shqipëri dhe në Kosovë. I ka bërë skllevër dhe papagaj! Po shkatërrojnë në nismë çdo punë të mirë e të mbarë për Shqipëri, Kosovë dhe shqiptarë. Por populli nuk ngutet! Ai do t’i ,,rrahi’’ me ,,friska’’duarve e veshve, me ,,gugjuma’’ kresë në zgjedhjet e lira që do të mbahen në Shqipëri dhe Kosovë, duke mos ua dhënë votën, për t’u treguar se nuk ua kanë besën, për përçarjet që i bënë dhe për marifetet e tyre gjatë gjithë kohës sa Kosova rrezikohej për vdekje. Do t’u tregojë populli, me votat e tij, se ata nuk do të kenë vend më në Kosovën e lirë dhe Shqipërinë demokratike, se vendi i tyre po përgatitet në Gjyqin e Hagës por edhe në Gjyqet e Kosovës dhe të Shqipërisë, dhe do të dënohen për krimet që i bën ndaj Kosovës, për krimet që i bën ndaj Shqipërisë dhe popullit shqiptar, që e penguan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës të institucionalizohet, që i thyen marrëveshjet, që rrahën, plagosën dhe vranë shqiptarë për shkak se i njihnin institucionet e Republikës së Kosovës, që penguan UÇK-në të bëhet Ushtria më e madhe e Ballkanit!

Po, drejtësia thotë populli, vonon po nuk harron. Do të dënohen këta argatë të Nanosit që përvetësuan pasuri shoqërore, shtëpia, lokale, fabrika, punishte në emër të UÇK-së, dhe kështu i sollën dëme të mëdha luftëtarëve trima të radhëve të para, komandantëve legjendarë dhe bijve e bijave më të mira të kombit, që u bënë ushtarë të UÇK-së, të cilët nuk shkuan në luftë për hatrin e karrieristëve dhe partiakëve të shtirë, as nuk shkuan për poste e privilegje. Po ata shkuan se e dëgjuan zërin e Kushtrimit të Kosovës martire, Kushtrimin që e bën Shaban, Hamzë dhe Adem Jashari, thirrjen për luftë të Sali Çekajt, Zahir Pajaziti, Agim Ramadanit, Ahmet Krasniqit, Tahir Zemajt, Adem Ukëhaxhajt dhe Fehmi e Xheva Lladrofcit. Po, do të dënohen të gjithë ata të gjorë, që po rrejnë duke i shtrembëruar ngjarjet historike, duke i falsifikuar të vërtetat. Po mundohen të gjorët me rrena ta përvetësojnë UÇK-në dhe krijuesit e saj, që nuk kanë pasur asgjë të përbashkët me ta! Po këta hajna të historisë kanë blerë edhe ca ushtarakë të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, bashkëveprimtarë të Sali Çekajt dhe Agim Ramadanit, që po shpifin e rrejnë për kolegët e tyre të cilët ranë dëshmorë duke munduar t’i ndajnë këta dy heronj për së vdekuri, pasi sa ishin gjallë nuk patën sukses t’i përçajnë dhe as t’i ndajnë! Por kot e kanë këta kokëkrisur dhe të marrë se nuk do të kenë sukses. Të gjithë e dinë se ata ishin shokë të pandashëm të idealit në stërvitje ushtarake dhe në beteja. Ata ishin largëpamës dhe vizionarë, strategë të luftës dhe atdhetarë trima. Ata e dinin forcën e bashkimit të idesë dhe armës, prandaj bënë përpjekje për t’i bashkuar subjektet politike dhe ushtarake të Kosovës. Ata të dy, Salihu dhe Agimi me Ministrin Ahmet Krasniqin, komandantin e Betejes së Loxhes Tahir Zemën, kuadrin komandues të Betejes së Koshares edhe shumë ushtarak tjerë, ishin forcat më të shëndosha të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.

Se Ahmet Krasniqi, Sali Çekaj, Agim Ramadani dhe Anton Çuni ishin strategët e thyerjes së kufirit shqiptaro-shqiptar është e njohur. Po është e njohur dhe e vërtetë se ishin ushtarakët dhe ushtarët e Brigadës 134 me komandantin e saj Sali Çekajn, Brigada 131 me komandantin Rrustem Berisha dhe Zëvendës Komandantin dhe shefin e Shtabit Agim Ramadanin, dhe Batalioni Diversanto–Vëshgues ,,Delta’’, me komandantin Anton Çuni, që e thyen kufirin të cilin ua kishin vënë shqiptarëve në zemër të atdheut me padrejtësi. Pse bëhen rrena në opinion kur thuhet se, ky ushtar, e ai ushtar ishin ushtarë të ,, Brigadës 138 Agim Ramadani’’, të cilët ranë dëshmorë në mësyemjen e parë për ta thyer kufirin shqiptaro-shqiptar, është një gënjeshtër, kur dihet se kufirin e kanë thyer brigadat e cekura më lart, e jo ,,Brigada 138 Agim Ramadani’’. Kjo brigadë u formua nga njësitë ushtarake që e thyen kufirin një muaj pas ramjes së Agim Ramadanit në fushën e nderit, ( në rrethana të dyshimta) për shkaqe djallëzore, të përvetësimit të saj, nga Agim Çeku, që luante rolin e bajraktarit të Shtabit të Xh.Halitit, e jo për shkaqe të nderimit të Agim Ramadanit. Shtrohet pyetja: A thua Sali Çeku nuk u vra në të njëjtën Betejë me Agim Ramadanin?! A nuk meritonte Brigada heroike 134 që e komandonte Sali Çekaj ta mbajë emrin e Komandantit?! Dhe pse Brigada 131 të mos e mbaj emrin e Agim Ramadanit?! A nuk ishte Salih Çeku ai që prej formimit të asaj Brigade i mbeti besnik dhe nuk iu nda kurrë. Këto janë lojëra komuniste, lojëra të turpshme, lojëra komplotistësh, që u munduan ta vrasin Heroin Sali Çekajn edhe një herë pas vrasjes! Po nuk arritën asgjë tjetër përpos veten ta bëjnë horë. Këto janë lojra të ndyera staliniste dhe kush merr pjesë në to, nxihet me ngjyrë të zezë, që kurrë nuk i hiqet nga fytyra, dhe faqezi do të quhet për së gjalli e për së vdekuri!

Thyerja e kufirit shqiptaro-shqiptar do të hyjë në historinë shqiptare dhe botërore, se është kufiri i dytë që u thye pas atij të Berlinit, me një dallim se kufiri që i ndante shqiptarët u thye me forcën e armës nga vetë shqiptarët. Dhe, pa dyshim, kjo ngjarje do të sjellë bashkimin e shqiptarëve, dështimin e vasalëve dhe tradhtarëve, dhe krijimin e Shqipërisë Etnike!

Detyrat ndaj atdheut nuk mbarohen kurrë. Ata që, për shkaqe të ndryshme, nuk kanë dhënë atë që kanë pasur mundësi dje, e kanë shansin sot ta kryejnë një pjesë të detyrimeve që e kishin ndaj Kosovës. Kosova ka nevojë për ndihmën e të gjithë shqiptarëve kudo që gjenden ata. Në rend të parë duhet t’u ndihmojmë invalidëve të luftës, fëmijëve dhe familjeve të dëshmorëve. Vetëm kujdesi ynë vëllazëror ndaj tyre do t’iu ndihmonte në zvogëlimin e dhembjes për të dashurit e tyre, që u masakruan apo ranë në altarin e lirisë.

Do të ishte turp për shqiptarët si popull dhe si komb, po qe se edhe një jetimi të vetëm i mungojnë gjërat kryesore për jetesë. Shtëpiat dhe banesat e para duhet të sigurohen për ta. Shkollimi dhe punësimi i jetimëve të luftës është detyrë me përparësi për udhëheqjen e ardhshme të Kosovës. Me mbajtjen e tubimeve apo akademive përkujtimore nuk kryhen detyrimet ndaj dëshmorëve dhe heronjve tanë. Do të ishte krim, do të ishte tradhti ndaj idealeve të dëshmorëve tanë po qe se shokët dhe bashkëveprimtarët e tyre, klasa politike dhe ata që veten e quajnë atdhetarë të kenë banesa apo shtëpia dhe të gjitha të mirat në sofër, ndërsa fëmijëve jetimë t’u mungojnë të gjitha, përpos lavdërimit dhe përkëdheljes. Fëmijët dhe familjet e dëshmorëve e të masakruarve dhe invalidët e luftës nuk kanë nevojë për lavdërime dhe për përkrahje morale, po qe se ajo nuk shoqërohet edhe me përkrahje konkrete, që do tua përmirësonin kushtet e jetesës. Vetëm atëherë kur i bindim jetimët, invalidët e luftës dhe familjet e tyre se nuk janë jetimë, kemi të drejt morale të mbajmë tubime dhe akademi përkujtimore për dëshmorët dhe heronjtë tanë. Vetëm atëherë kemi të drejtë morale të tregojmë se kemi qenë bashkëveprimtarë me ta, apo i kemi njohur. Vetëm atëherë kemi të drejtë të quhemi njerëz! Vetëm atëherë kemi të drejtë të quhemi shqiptarë! Dhe vetëm atëherë kemi të drejt të themi se jemi në rrugë të mbarë për të realizuar synimet dhe amanetin e dëshmorëve tanë.

Botuar:”Bota sot” më 20-26 prill 2000

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top