SALI ÇEKAJ ISHTE KOMANDANTI I PARË I NJËSISË SË PARË USHTARAKE PREJ SË CILËS LINDI UÇK-ja

Shkruan: Shefqet Jashari- STROFCI

Sali Çekaj ishte Komandanti i parë i njësisë së parë ushtarake e formuar në Shqipëri, për ta sjellur armatimin e nevojshëm për formimin e njësive të para guerile në Dukagjin, Drenicë dhe Llap.

Me kërkesen e opinionit të gjërë të Kosovës, që themeluesëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tu ngritën përmendore në sheshet më të bukura të Kosovës,subjektet politike të Deçanit kanë përkrahur këtë nismë dhe kanë vendosur ta zyrtarizojnë fillimin e punimeve për ngritjen e një përmendorje Sali Çekut, njërit ndër themeluesit e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Siq dihet në vjeshtën e vitit 1991 në Shqipëri i kryen me sukses ushtrimet ushtarake djem dhe burra të zgjedhur nga të gjitha komunat e Kosovës dhe Viseve tjera shqiptare nën okupimin e Jugosllavisë.

Në mesin e 104 kadetëve të parë të Republikës së Kosovës ishin edhe Sali Çekaj, Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti, të cilët me formimin e njësive të para guerile në dhjetorin e 1991 në Dukagjin, Drenicë dhe Llap, ia vuan themelin Ushtrisë së Republikës së Kosovës. Siç dihet, njësitë e formuara nga këta atdhetarë trima kryenin akcione guerile të kohëpaskohshme, qëllimi i të cilëve ishte mbajtja gjallë e rrezistencës sonë kombëtare, përgaditjen psiqike dhe morale të popullësisë, për të qenë e gatshme në momentin e duhur t’i rrokin armet për t’i pre prangat e ronbërisë, dhe për ta ndihëmuar udhëheqjen e Republikës së Kosvës në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës.

Fatëkeqësishtë rrjedhat e ngjarrjeve në vitet 1995-99 muarën kahje jo të dëshërueshme. Nuk u zhvilluan ngjarrjet siç i paramenduan themeluesit e njësive të para guerile. Qeveria e Kosovës dhe Kryeministri i saj nuk i kreu detyrat për të cilën ishte formuar dhe kishte dalur jashtë Kosovës. Këto njësi edhe pse luajtën rol me rëndësi në pengimin e Serbisë në kolonizimin e Kosovës dhe ndihmuan në ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare në përgjithësi dhe të Kosovës në veçanti, u lanë pa përkrahjen finansiare nga Qeveria e Bukoshit. Nevojat e mëdha për mjete luftarake në njërën anë dhe mungesat e mëdha në mjete finansiare në anën tjetër i detyruan komandantët e njësive guerile të Drenicës dhe të Llapit të bashkëpunojnë me pararojën staliniste të LPK-së. Siç dihet ai ‘’bashkëpunim’’në mes komandantëve të njësive ushtarake, që i njihnin institicionet shtetërore të Republikës së Kosovës dhe subjektit politik që nuk i njihte ato institicione, solli përvehtësimin e këtyre njësive nga LPK-ja, në saje të përdorimit të mjeteve të ‘’marjes së kalasë nga mbrenda’’dhe të përkrahjes së Fatos Nanos dhe të SHIK-ut të Shqipërisë. Përvetësimi i njësive guerile të Republikës së Kosovës u bë gjatë verës së vitit 1998, kur më këto njësi nuk i komandonin komandantët e tyre Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti të cilët ranë në altarin e lirisë dhe me qëndresen e tyre heroike ju treguan shqiptarëve se si fitohet liria, si çlirihet Kosova dhe viset tjera shqiptare, si mbrohet nderi i familjes dhe pragu i shtëpisë, si mbrohet Kosova dhe shqiptaria. Po Sali Çekaj, vazhdoi edhe për një kohë punën ku e lanë gjysmë Adem Jasharit dhe Zahir Pajaziti, në krijimin e Ushtrisë së rregullt të Republikës së Kosovës, në formimin e formacioneve luftarake deri në nivel të brigadës. Ai nga dëshira e flaktë për bashkimin e faktorit politik dhe ushtarak të Kosovës, i pari e shkriu Grupin e tij ushtarak në Ministrinë e Mbrojtjes të Republikë së Kosovës dhe muar detyra konkrete nga Ministri i Mbrojtjes Ahmet Krasniqi. Sali Çekaj me shokët e tij të Grupit ushtark i vuan themelet e Qendrave stërvitore të Ministrisë në Viçidoll dhe në Papaj, të cilat luajtën rol me rëndësi në përgaditjen dhe stërvitjen e ushtarëve për beteja luftarake kundër ushtrisë serbe, por edhe në shpërndarjen e armatimit falas për shumë luftëtarë të fshatrave të komunës së Deçanit. Me arrijtjen e Marrëveshtjes për bashkimin e UÇK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes në një subjekrt të përbashkët ushtarak të quajtur FARK-u dhe me një Shtab komandues, Salih Çeku dhe shumica e anëtarëve të njësisë së tij guerile si: Saim Tahiri, Zenun Idrizi, Osman Ferizi, Ismet Çeku, Zymber Luli etj kryenin punë konkrete në forcimin e subjektit të përbashkët ushtarak. Sali Çekaj bënte pjesë në grupin e ushtarakëve të parë të Ministrisë së Mbrojtjes që hynë në Dukagjin me tri brigada për ta ngritur UÇK-në në nivelin e Ushtrisë së rregulltë të Republikës së Kosovë. Sukseset e Brigadës 134, 131 dhe 133 në luftën çlirimtare, si dhe në institucionalizimin e UÇK-së në Dukagjin, dhe fitoret e arritura në frontin e luftës, të udhëhqur nga komandant Tahir Zemaj në Betejën e Logjës, dhe në shpëtimin e popullësisë nga masakrat serbe i treguan edhe injorantëve se sa të fuqishëm dhe të suksesshëm bëhën shqiptarët po qe se janë të bashkuar. Po Lufta e Kosharës, thyerja e kufinit shqiptaro-shqiptarë, është beteja e dytë, pas Betejes së Logjës, që ia ngriti nderin dhe famën UÇK-së dhe ushtarakve trima të Ministrisë: Sali Çekajt, Agim Ramadanit, Anton Çunit, Xhafer Gashit, Rrustem Berisha, Gani Ahmetajt, Feriz Tërshnjeva, Skënder Rexhahmetaj, Musa Gjakova, Isuf Haklaj, Musa Dragaj, Sadri Lokaj, Adem Dehari, Zenun Idrizit e shumë të tjerëve.

Se Sali Çekaj ishte Komandanti i parë, i njësisë së parë të Republikës së Kosovës që u formua në Shqipëri, me qëllim të dërgimit në Kosovë të armatimit të nevojshëm për njësitë e para që u formuan nga LDK-ja, gjatë dhjetorit të vitit 1991, na tregon Osman Ferizi, i cili ishte njëri ndër antarët e parë të njësive guerile të Sali Çekajt, me ditarin e tij, që e ka mbajtur në kohën sa zgjatën stërvitjet dhe ushtrimet ushtarake në Shqipëri.

Po ashtu edhe Procesverbali i mbajtur nga Sami Tahiraj me rastin e rishqyrtimit të punës që bëheshin gjatë stërvitjeve ushtarake të Grupit të parë të komandosëve të Republikës së Kosoves, përbëjnë dy dokumente të dores së parë që dëshmojnë se kur, ku dhe nga kush u krijua baza e themelimit të njësive të parat të UÇK-së.

PROCESVERBAL MBI MBLEDHJEN E PËRBASHKËT TË GRUPIT TË PARË USHTARAK QË BËNTE STËRVITJE USHTARAKE NË SHQIPËRI.

Sali Qekaj e hapi mbledhjen dhe në mënyrë të përmbledhur foli mbi esencën e ardhjes në këtë vend. Po ashtu foli edhe për programin e punës duke dhënë vrejtje konkrete se çka duhet ndryshuar dhe plotesuar për të arritur suksese më cilësore gjatë këtyre stërvitjeve ushtarake. Ai, po ashtu ceku se së bashku duhet të bisedojmë edhe për ca ndryshime dhe plotësime nga programi i punës tonë, që do të ndihmonte më tepër në aftësimin tonë në lëmitë ushtarake që më së shumti kemi nevojë në fazën fillestare të organizimit tonë ushtarak.

Fatmir Fejzullahu, pati vërejtje në stërvitjet fizike duke shtuar se ne kemi ardhur për përgaditje nga armët speciale, siç janë armët kundërajrore. Pati vërejtjtje edhe për unifikimin jasht orarit të punës dhe tha se jasht orarit të punës (gjat pushimit) duhet të qëndrojmë pa çizme dhe pa uniformë.

Ylbet Topalli- Ky ceku se ushtria serbe nuk ka moral të na sulmojë me këmbësorë, por ajo do të na sulmojë me aviacion, e ne për këtë duhet të aftësohemi e jo të kalojmë kohen në zbërthimin e mbërthimin e automatikut. Duhet të aftësohemi për mjete kundërajrore.

Sami Asani, Në tërësi e përkrahu mendimin e Ylber Topallit.

Ahmet Hoxha, Kërkesat e shokëve të mëparshëm duhet të kuptohen mirë dhe drejt nga përgjegjësit e Qendres stërvitore. Nuk e kemi për qëllim që ne t’ua prishim programin dhe rregullat e punës. Qëllim ynë është që ne sa më mirë të përgaditemi dhe të aftësohemi në disa lëmi ushtarake. Por parapraktisht do të duhet të bisedojmë me përgjegjësit se çka mund të na sigurojnë neve nga mjetet dhe armet ushtarake të kërkuara nga shokët e mëparshëm.

Fadil Begu – Ushtrimet fizike janë të nevojshme. Po ashtu duhet t’u përmbahemi rregullave ushtarake dhe të jemi të disciplinuar. Duhet të ruhemi për të mos krijuar probleme e mosmarrëveshje në mes nesh.

Ekrem Metushi – tha se rreziku na kanoset nga aviacioni, nëse disponojmë raketa kundër ajrore të aftësohemi me me to.

Minush Luma – Pajtohet me propozimet e mëparshme, por ai shtoj se nuk e shoh të nevojshme të mësojmë rrëshqitjen (skijimin) e ca gjera tjera, që për mua janë të pa nevojshme. Ne duhet të mësojmë se si sulmohet, çarmatoset dhe kapet ndonjë stacion i policisë. Propozoj që të specializohemi për diverzant dhe të përgaditemi për armatime të rënda.

Kadri Gubetini – Dihet se në Kosovë kemi të bëjmë me një forcë të madhe ushtarake dhe duhet të ndahen gjërat se a na aftësojnë këtu ku kemi ardhur për strategji sulmuese apo mbrojtëse. Mendoj se përgaditje fizike duhet t’i kemi dhe të përgaditemi për luftë psiko-fizike dhe armatim të rëndë.

Halil Halili- Propozoj që në se pajtohen shokët të miratojmë propozimet e kryesuesit të mbledhjes e të mos vazhdojmë me propozime.

Mifail Vishi – Mendoj se duhet të vazhdojmë kësisoj si deri më sot.

Sami Vishi – Ceku se gjërat e njohura duhet të kapercehen.

Xhevat Qerimi – Ne kur jemi thirë për të ardhë këtu ku jemi, jemi informuar se do të stërvitemi për aftësimin fiziko-psikik dhe mbrojtjen kunderajrore. Ushtrimet që po i bëjmë vlejnë për njësitë guerile. Të punohet për çka jemi përcaktuar.

Sedat Osmani – Përgaditjet fizike mund t’i bëjmë edhe në Kosovë, por ne kemi ardhë për t’u aftësuar me përdorimin e armatimeve të rënda. Propozoj që përgaditjet fizike të shkurtohen.

KONKLUZION : Programi i përgaditjeve tona i deritashëm është i cekt.

Procesmbajtësi: Sami Lushë Tahiraj, fshati Beleg, Deçan

DITARI I OSMAN FERIZIT, NJËRIT NDËR ANËTARËT E PARË TË GRUPIT USHTARAK TË SALI ÇEKAJT

Shënime nga Ditari personal, mbajtur në Shqipëri gjatë stervitjeve në Bazën Stervitore në ,,Surel’’ të Shqipërisë në periudhen 05.11 deri më 02.12. 1991.

Rreth stervitjeve Ushtarake në ndonjë bazë ushtarake të ndonji shteti Europian së pari jamë njoftuar nga Xhemajl Berisha, që më pastaj jamë konsultuar me shokun timë Shkelzen Gjonaj dhe Hasan Ferizaj të cilët këtë propozim e pranuan me kënaqësi.

Me datën 25 tetor 1991 nga Shkupi fluturam me aeroplan për në Zyrih së bashku me Xhemajlin, Hasanin, Shkelzenin, dhe unë. Në aeroportin e Zyrihut na pritën Saim Tahiraj dhe Ismet Abdullahu. Atje qëndruam deri më 03.11. 1991, ku jemi pritur si antarë të një familje. Shkëlzeni dhe Hasani ato ditë qendruan në familjen e Shefqet Baqajt. Në atë periudhë këta aktivistë si Ismeti, Saimi, Shefqeti e shumë të tjerë ishin të angazhuar në aksionin e ¨Vetembojtjes¨, që punëtorët e punesuar ishin te obliguar të paguanin nga 1000 FRS. Ishte një gadishmëri dhe entuziazëm në mesin e bashkeatdhetarëve. Gjatë qendrimit tonë atje u njofuam nga Ismeti dhe Saimi se stervitjet do të zhvillohen në Shqipëri. Pritëm ardhjen e shokëve nga viset e ndryshme të Kosovës dhe nga viset shqiptare në Maqedoni.

Pasiqë ishin bërë pregaditjet e duhura për rrethanat dhe pervojen , me 03.11.1991 nga Zyrihu me autobus të Zubakut rreth orës 2 nisemi në drejtim të Triestes. Grupit nga Deçani iu bashkangjitë edhe vëllau i Saimit — Samiu. Pas një rruge të gjatë afer 30 orë me traget nëpër Adriatik mbërrijtëm në portin e Durrësit, në mbrëmjen e 05.11.1991 ku na priten oficerë të Ministrisë së Mbrojtjes, të cilët në mënyrë të organizuar na vendosen në bazen e ,,Surelit’’. Edhe pse të lodhur nga rruga, në fëtyrat e çdo njerit vërehej një kënaqësi që nuk mund të fshehej, sepse për herë të parë veshnim uniformen e Ushtrisë Shqiptare, komandimi dhe urdhërat në gjuhën e bukur shqipe, dhe mbi të gjitha ishte qëllimi i lartë kombëtarë- aftësimi për t’i dalë zot popullit e atdheut, të robëruar.

Ditët e para të stërvitjeve sipas plan- programit ishte paraparë: Pregaditje fizike, që fillonim në ora 7h00, duke vazhduar deri në ora 12h00 të drekës. Pas dreke, i përcjellnim ligjëratat për aftësimin tonë në lami të ndryshme të artit ushtarak psh: Perdorimi i armëve: Pistoleta (M56), automatiku, granata dore, mina hedhes (82mm), mitraloz kunder ajrorë (7.9mm), mbërthimi-zbërthimi i tyre, efekti i tyre , orientimi në natyrë me harta topografike, njohja, perdorimi dhe llojet e eksplozivit, helmet kimike dhe mbrojtja nga to.

Më 11.11.1991 Në grupe të veçanta nën drejtimin e eprorëve Hysen Imeri dhe Kastriot Hoxha, bëmë minimin e objekteve të randësisë së veqantë (ura). Në një çrastë bëmë edhe aktivizimin e tyre.

Sot në mëngjes 12.11.1991 me autobus u nisëm për në poligonin e qitjes (gjuajtjes), ku na shoqëronin eprorët Agroni, Ylli(përgjegjës i poligonit të çitjes), Hyseni e Kastrioti. Gjujtëm me Pistoletin M-56 në distanca të ndryshme.Rezultatet në përgjithësi ishin të shkelqyeshme.

13.11.1991 Para dreke, ushtrime formimi, vrapime në distaca, ngritje në litare, ushtrime sampo, (stervitje për luftë në afërsi, sulmi dhe mbrojta me thikë, karate, menyra e asgjësimit të rojeve). Pas dreke bëmë aktivizimin e minave dhe mbylljen të qarkut elektrik.

14.11.1991 Si zakonisht çdo mëngjes fillohej me gjimnastikë. Pas dite bëmë çitje me Automatik M-56.

15.11.1991 Pas ushtrimeve të mëngjesit vazhduam me ngritje dhe zbritje në litarë në shkëmbinjë. Pas dreke ushtrim sampo nga Lako.

16.11.1991 Pasiqë ishte kohë me shi, pas gjimnastikes së mëngjesit nga ep. Agroni mësuam për granatat (bombat) e dorës, llojet dhe efektet e tyre, përdorimi dhe rrezja e veprimit të tyre, si zakonishtë mbramjeve organizohedhim në grupe, duke lozur me letra apo ndonji lojë tjeter, si dhe ndonjë mbrajmje dëgjonim shokun e grupit Shkelzenin dhe Samiun të cilët këndonin me çifteli këngë për Kosovën dhe dëshmorët, të cilët krijonin nji atmosferë mjaftë emocionale.

17.11.1991 Ishim në Poligonin e Qitjes, por pas nji kohe u detyruam t’i ndërprejmë për shkak të reshjeve të mëdha të shiut. U kthyem në bazë dhe u morem me tharjen e rrobave. Në mbrëmje aktori Mehmet Breznica na recitoi disa poezi të bukura.

18.11.1991 Sot, që në mëngjes në mënyrë të organizuar u ngjitëm në malin Dajti. Vizituam pushimoret e ish bllokmeneve të Byros Politike. Kaluam një ditë të bukur. Bisedonim për preokupimet tona, gjendjen në Kosovë, sepse edhe vetë misioni dhe qëndrimi ynë në Shqipëri nderlidhej me të, rrugezgjidhjet dhe perspektiva e saj.

19.11.1991 Si zakonisht filluam me gjimnastikë, orientim në natyrë, perdorimi i hartes topografike, e gjera tjera me vlerë në kushte lufte, diskutohej edhe për viziten e Kryeministri të Përkohshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Pritej të na bënte një vizitë të shkurtër.

20.11.1991 Pas ushtrimeve të mëngjesit dolëm në teren, ku bëmë minimin e objekteve të randesisë strategjike me mina befasuese, pastaj bëmë aktivizimin e tyre. Pas dreke nën drejtimin e eprorit Lako vazhduam me ushtrime sampo.

21.11.1991 Pas ushtrimeve të zakonshme e të përditshme , në një teren malor u ndamë në dy grupe vëzhguese. Nga njëri grup bëhej maskimi sipas kushteve të terenit, ndërsa grupi zbulues duhej demaskuar palen kundershtare. Në mbrëmje me kërkesën e të gjithëve nga Zymber Berisha organizuam nji darkë solemne me eprorët: Sinan Dano, Hysen Ymeri, Kastriot Hoxha, Agroni etj, për të shprehur respektin dhe mirënjohjen tonë për punën e tyne të palodhshme në aftësimin tonë fiziko-taktik e ushtarak për veprime guerile në Kosovë.

22.11.1991 Që ne¨mëngjes u nisëm për në poligonin e qitjes. Bëmë gjuajtje me pushkomitralez të rënd, si dhe me granat M-69(mm).

23.11.1991 Më të përfunduar ushtrimet e mëngjesit, u ngritëm në shkembinjtë e Dajtit ku ushtruam alpinizëm, ngritje dhe zbritje me litarë.

24.11.1991 Sot ishim në poligonin e qitjes ku ushtruam hudhjen e bombes së dores , si dhe granatën Anti -tank. Në mbramje, pasiqë dëgjonim ngjarjet e ditës, ku informoheshim rreth ngjarjeve në Kosovë, diskutonoim me shokët e rajoneve të ndryshme për mundesit e veprimit pas kthimit tonë në Kosovë.

25.11.1991 Pas gjimnastikës së mëngjesit, në një sallë leximi mësuam për helmet kimike dhe biologjike, dekontominimi i objekteve. Sonte naten 22h00 në kushte lufte, të ndarë në dy grupe, njeri mbrojtës e tjetri sulmues, kryem sulmin mbi Shtab, me municion dhe bomba manovrues. Ushtrimi (sulmi dhe mbrojtja) nga eprorët u vlersua shumë i suksesshëm. Në ato sulme kishim parasyshe postat (stacionet) policore dhe ushtarake Serbe.

26.11.1991. Sot ishim për herë të fundit në Poligonin e qitjes, ku gjuajtem me Granatë M-600(mm).

27.11.1991 Sot kishim ushrime sulmi në afërsi, sulmi dhe mbrojtja me thikë. Pas dreke bëmë sulmin mbi ekuipazhin e helikopterëve dhe bllokimin e tyre dhe të ekipit.

28.11.1991 Sot për herë të parë në jetën tonë patem rastin që Ditën e Flamurit dhe diten e Shpalljes së Pamvarsisë së Shqipërsisë ta festojmë në shtetin amë, por për fat të keq nga Shteti Shqiptarë më shumë i kushtoi rëndësi 29 Nëntorit, pasiqë në këtë ditë na derguan te vorrezat e Dëshmorëve të Kombit. Homazhet e asaj dite kaluan në një atmosferë të ftohtë, sepse ishin shumë përfaqësues diplomatike të vendeve të huaja.

30.11.1991 Sot në mënyrë të organizuar vizituam qytetin heroik të Skenderbeut- Krujen. Kaluam një ditë të bukur. Bëmë fotografi me shokët, kënduam së bashku në një lokal i cili ishte i rregulluar sipas traditave të odave të Dugagjinit, me çka edhe perfundoi cikli i ushtrimeve një mujore.
Sonte në mbrëmje në sallën e leximit nën drejtimin e Zymber Berishës diskutuam për mënyren e futjes në Kosovë. Përkunder konsulltimeve paraprake që i kishte bërë Zymberi me grupet nga çdo komunë, pasiqë kisha kaluar kufirin ilegalishtë te ,,Lugu i Zi’’, Zymberi më propozoi të takohemi me Sali Çekajn i cili kishte ardhur nga Gjermania për të bërë organizimin e kalimit në Kosovë, dhe organizimin e sistemit ushtarak brenda në Kosovë. U takuam në Përfaqsinë e Republikës së Kosovës në Tiranë (Muzeun Kombëtarë). Biseduam për moralin e ushtarëve, gadishmerinë e tyre, vendkalimin kufitarë. Propozimi imë për kalim në Kosovë në vendin e cekur ra, për shkaqe sigurie. Një grup shokësh nga ne ishim vendosur që në ç’fardo rrethane të futeshim në Kosovë, që pate një ndikim pozitive. Kishte edhe individ që në eufori diskutonin dhe nuk i kontribonin unifikimit dhe qëlimit të ardhjes sonë në Shqipëri.

Në fund nga i gjithë grupi vendosën 33-veta të futemi në Kosovë nën drejtimin e Sali Çekajt, poashtu këtë natë pranuam armatimin dhe paisjet e nevojshme, ushqimin për dy ditë.

01.12.1991 Sot me furgona ushtarakë nga ,,Sureli’’ u nisem në drejtim të Tropojës. Ishte një rrugë e gjatë dhe e lodhur. Në mbrëmje arritëm në Tropojë. Pas disa problemeve që na u paraqitën reth transportit, defekti i një kamioni, bëri të pa mundur kalimin e kufirit atë natë. Kontribut të jashtëzakonshem ka dhën Kap. Kastriot Hoxha, i cili na ka shoqëruar deri në vijen e kufirit. Atë natë kemi fjetur në Karakollin e Pedashit në kushte të vështira ushqimi dhe fjetje.

02.12.1991 Sonte në mbrëmje kah ora 20h00 u nisëm në drejtim të Kosovës. Kufirin Shqiptaro-Shqiptarë e kaluam rreth orës 23h00. Salihu gjithherë vezhgonte terenin para se të kalonte kolona. Pasiqë u futem në thellesi në një teren malorë, humbem orientimin. Iku dhe koha e vendtakimit me individet që i kishte caktuar Sali Çekajt për të na shoqëruar deri në bazen e caktuar nga Salihu, me bashkëpunëtorët e tij brenda. Të lodhur nga rruga dhe pesha e armatimit, në teren malorë, kah ora 06h00 e mëngjesit arritëm në Voksh në shtepinë e Sali Panxhajt. Aty pushuam, u ngrohëm dhe u ushqyem. Pastaj të gjithë antarët e grupit i ndamë në 4-grupe për të pushuar te Sami Tahiri, Hasan Ferizaj, Shkelzen Gjonaj dhe Osman Ferizi. Pasi u ç’lodhëm dhe drekuam, i përcollëm ashtu në grupe për të mos ra në sy të agjentëve dhe forcave okupuese dhe të ,,rendit’’. Tani ne nuk ishim të qetë. Kishim pranuar obligime dhe detyra të karakterit ushtarak kombëtar. Kërkohej nga ne të jemi vigjilentë dhe të kemi përgjegjësi në veprime.

Osman Ferizi

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top