Këto komente i ka bërë kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë vizitës së tij të sotme në veri të Mitrovicës, pas incidentit të ndodhur në orët e sotme të mëngjesit në Zubin Potok.
Sipas tij, ky incident është shkaktuar nga tre persona të cilët janë në kërkim. Ai tha se hetimet janë duke u zhvilluar nga organet gjegjëse të hetuesisë, edhe pse nuk beson se sulmuesit do të kapen ndonjëherë.
Vuçiq potencoi se përkundër këtij incidenti, ai do të marr pjesë në tubimin e partisë së tij (SNS) që do të mbahet në ora 15:00 në Zubin Potok dhe se vizita e tij do të vazhdojë sipas planit të paraparë.
I pyetur nga gazetarët për përurimin e presidentit të ri të Kosovës Hashim Thaçi dhe njohjen eventuale të Kosovës nga Serbia, Vuçiq është përgjigjur se një gjë e tillë nuk do të ndodhë kurrë derisa ai të jetë kryeministër.
Trepçën do ta ruajmë, është e jona
Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë sot se në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, do të insistojë që autoritetet e Kosovës të mos miratojnë ndonjë ligj përmes së cilit kombinati “Trepça” të shndërrohej në ndërmarrje publike.
“Në bisedimet me Prishtinën në Bruksel do të bëjë të qartë se Beogradi nuk do të lejojë që autoritetet e Kosovës të miratojnë një ligj përmes së cilit kombinati “Trepça” do të shndërrohej në ndërmarrje publike të së ashtuquajturës Republikë e Kosovës”, ka thënë Vuçiq nga veriu i Kosovës, raportojnë mediat serbe.
“Do të insistojmë në Bruksel dhe nuk dëshirojmë ta fyejmë askënd, e as që dëshirojmë të japim fjalë të mëdha, por Trepçën do ta ruajmë”, ka theksuar Vuçiq.
Po kush të pjerdh ty mor legen për punët e shqipetareve . Ato punë i zgjidhin vetë shqipetaret more haleeeeeee.