Sa më tepër të zvarritet formimi i qeverisë, armiqtë e kanë më të lehtë ta dëmtojnë Kosovën

Kongresisti amerikan Eliot Engel komentoi zhvillimet politike në Kosovë. Ai tha se pret të krijohet qeveria e re e Kosovës, sa më shpejt të jetë e mundur, sepse sa më tepër të zvarritet formimi i qeverisë, armiqtë e Kosovës e kane më të lehtë të minojnë mbarëvajtjen e shtetit të Kosovës.

Kongresisti Engel rikonfirmoi se komuniteti shqiptar në Bronks dhe SHBA është shembulli më i mirë i realizimit të ëndrrës amerikane.

“Janë pasqyrimi më i pastër i asaj ëndrre të Amerikës. Kur Hari Bajraktari erdhi tek unë para 30 vjetëve nuk e kam ditur se do të ma ndryshonte jetën”, ka thënë Engel.

Tutje, Eliot Engel tha se shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën duhet ta bëjnë këtë sa më shpejt.

“Vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, duhet ta njohin atë sa më parë”, ka thënë Engel, duke falënderuar për përkrahjen.

Ndërsa lidhur me formimin e qeverisë, Eliot Engel ripërsëriti se Kosova duhet të krijojë qeverinë sa më shpejt.

“Sa më tepër që të zvarritet formimi i qeverisë, armiqtë e Kosovës e kanë më të lehtë të minojnë mbarëvajtjen e Kosovës”, ka thënë Engel.

“Qëndroj me shpresë dhe pres që partitë fituese të formojnë koalicionin sa më shpejt, të tregojnë që Kosovë është shtet demokratik”, shtoi Engel.

 

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top