SHKRUAN: INXH. AHMET ASANI
Kur njeriu nuk është i vetëdijshëm për t’mirat qe i ka, atëherë mundesia per t’i humb te gjitha ato te mira është shumë e madhe! Kjo është kështu, për arsyen se me lehtë është të bëhet keq se sa të bëhet mirë!
Njeriu bëhet përrallê atëherê kur nuk do me pa realitetin me sy, siç nuk po duam ta shohim ne shqiptaret! Të jetosh në Perëndim, ti shfrytëzosh të mirat e Perëndimit dhe ta ngucësh Perëndimin duke i treguar ‘havadiz’ të Lindjes, i bie që je aq i pa tru, sa që t’është mbushur mendja se je dikushi!
Dikushi nuk jemi ne, por është Perëndimi që na punësoi e na dha mundësinë të krijojmë stabilitet ekonomik për familjet tona e për vendin tonë këtu e 60 vite më parë! Perëndimi ështê dikushi që na strehoi kur Serbia na dëboi! Perëndimi ështê dikushi që na ndihmoi të çlirohemi kur Serbia na vrau, dëboi e dhunoi! Perëndimi është dikushi që na hoqi lakun nga qafa, e jo Lindja që bënte veshin e shurdhër!
Perëndimi e çliroi dhe bëri Kosovën shtet! Jo Lindja, por Perëndimi është ai që po e ruan dhe mbronë Kosovën e shqiptaret, me gjithë potencialin e vet njerëzor e teknik, për mos me u këthy Serbia në Kosovë! Perëndimi po na ndihmon të bëjmë ushtri e polici, Perëndimi po na ndihmon t’i shkollojmë djemtê e vajzat tona në shkollat e univesitetet më të mira që ka Perëndimi!
Për me shumë se 60 vite e sot e kesaj dite, Perëndimi po i mba mbi 1 milion shqiptarë me punë e me të gjitha sigurimet shoqërore! Që t’mos asimilohen shqiptarët sikur në Turqi e Lindje, Perëndimi shqiptarëve ua hapi dyertê e shkollave tê tyre, që shqiptaret tê mësojnë për gjuhen, historinë, gjeografinë, artin e kulturën e tyre! Perëndimi na i hapi shkollat shqipe, kurse Lindja le që nuk hap shkolla shqipe në Lindje, por i kruhet e vjen në perëndim për të hap mejtepe ku mësohet elifi!
Shqiptarë bjerni mas veti, vendoseni gishtin ne kokë e mendoni se çfar po bëni!
A do t’i kishim duruar ne perëndimorët të bëjnë në trojet tona, ate që po bëjmë ne në shtetet e tyre në Perëndim? Shqiptarë, mendoni njëherë se çfar mund të ndodh nëse Perëndimi i çon duartë dhe hjek dorë nga ne!?