Sa herë klika masono-bolshevike e Tiranës ndodhet në vështirësi, në ndihmë i vijnë majtistët e Prishtinës e Shkupit

SHKRUAN: XHAFER SADIKU

Sa herë klika masono-bolshevike e Tiranës ndodhet në vështirësi, në ndihmë i vijnë majtistët e Prishtinës e Shkupit.

Kështu, në shkurt 1991, Ramiz Alisë i erdhën në ndihmë Zekeria Cana, Rexhep Qosja etj.

Në 1997, disa gazetarë enveriste nga Kosova ishin në ballë të “revolucionit të vonuar demokratik” që i vuri zjarrin Shqipërisë.

Pas vitit 2013, në krah të mafiozit të Tiranës ndodhen gjithnjë, herë Ramush Haradinaj, herë Hashim Thaçi, herë Albin Kurti, herë Ali Ahmeti e herë Talat Xhaferri dhe pse jo, edhe “Besa”. Dhe të gjithë së bashku.

Natyrisht ata ndjekin urdhërat e tutorëve ndërkombëtarë, dhe mbajnë në pushtet njeri-tjetrin, në kurriz të shqiptarëve dhe interesave të tyre.

Rasti i faljes se 8200 ha të territoreve shqiptare në favor të Malit të Zi u nxori bojën dhe kallajin.

Plani për copëtimin e Kosovës po tregon se çfarë janë këta në të vërtetë.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top