SHKRUAN: ELENA KOCAQI
Rusia u forcua ne dy shekujt e fundit nga vet perendimi qe luftoi krah Rusëve. Ndërkohë që Evropa dhe bota luftoi, Rusia fitoi territore ne dy luftrat Ballkanike dhe dy luftrat boterore. Rusia ja doli ta perdorte perëndimin per t’u zgjeruar ne Evrope vet dhe nëpërmes shteteve satelite ortodokse te Ballkanit.
Dy popuj jane edhe sot baza e sigurise se Evropes, shqiptarët dhe gjermanët. Qe te dy keta popuj humbën territoret e tyre ne vend qe te krijoheshin dy shtete te forta, pasi Rusia punoi fort me dobesu shqiptaret e gjermanet per mbi 150 vjet.
Dobesimi i shqiptareve dhe i gjermaneve do te thote renia e sigurise se Evropes. Si e përdori Rusia Evropen dhe ja shkatërroi gjithe sigurinë e saj?
1. Rusia mundi disa here osmanët dhe i detyroi te krijonte shtetet ortodokse ne Ballkan, ne territoret e banuara kryesisht nga shqiptaret, duke asimiluar popullin shqiptar ortodoks ne grek e sllav dhe shqiptaret mysliman u debuan ne Turqi. U krye nje holokaust i vertet, me i madhi ne histori, ky mbi kombin shqiptar me miratimin, bashkpunimin dhe heshtjen e Evropes. Rusia e shtetet ortodokse satelite te saj planifikuan, ti jepnin fund kombit shqiptar me luftrat ballkanike ne 1912, por kjo u sabotua nga Austria. Serish ajo i zhvati Shqipërise dhe ato pak toka qe kishin mbet. Austria e dinte qe me renien e Shqiperisë, do binte edhe ajo vet, e pas saj Gjermania, sic edhe ndodhi realisht, pasi Rusia donte territorin e saj per aleatin e saj Serbinë dhe u realizua me Jugosllavinë. Pra, dy luftra ballkanike dhe disa luftra ruso osmane, u deshën qe te shkaterronin kombin shqiptar dhe te ngriheshin shtetet ortodokse satelite te Rusise ne Ballkan. Rusia, shqiptarin e do te jete sllav ose grek, ndërsa perendimit për sigurinë e tij, i duhet te jetë shqiptar dhe sa me i fort.
2. Coptimi dhe dobesimi i gjermanëve me rrezimin e dy perandorive austriake dhe gjermane, ishte triumfi me i madh i Rusise ne Evropë, pasi tokat gjermane ne lindje ju dhane sllaveve. Ky shkaterrim u be me dy luftra boterore. Keshtu Polonia u shty ne perendim ne tokat gjermane, me miratim te Frances dhe Anglise dhe tokat e saj te vjetra i mori Rusia e Bjellorusia, ku vet Rusia doli ne Balltik ne Kaleningrad midis Polonisë dhe Letonisë. Popullsia Gjermane rreth 16 milion u debua ne trojet e saj historike qe ja moren sllavet. Ky dëbim i gjermanëve u be me marreveshjen midis Rusise, Anglise dhe Frances. Debimi i popullit gjerman dhe asimilimi dhe debimi i shqiptareve, jane aktet me kriminale qe jane bere ne Evrope me propozim te Rusise dhe miratim te Frances dhe Anglise.
Rusia fitoi duke perdorur Francen, e cila donte shkaterrimin e shteteve gjermane. Franca per inat te vjerres, nuk shkoi tek mullixhiu, por tek ariu dhe nuk mjaftoi, por terrhoqi tek strofulla e ariut Anglinë dhe Amerikën, ne dy luftrat boterore. Pas luftes se dyte ishte Amerika qe kuptoi qendrimin Rus dhe mori masat per mbrojtjen e Evropes, madje dhe sot ajo e kryen ate.
Situata eshte teper e rend, pasi asnje fuqi perendimore nuk ja mbledh dot me Rusise sot, se ajo ka arme berthamore.