RUSIA PO NXITË LUFTË, NATO GATI TË NDËRHYJË

“NATO është e gatshme për të ndërhyrë në Ballkan për t’i bërë ballë kërcënimit rus që ka për qëllim shtrirjen e ndikimit në rajon me qëllim destabilizimin, sidomos duke nxitur konfliktet ndëretnike“.

Kështu shkruan përditshmja kroate “Veçernji list e cila raporton se një dokument i besueshëm i NATO-s për sigurinë në Ballkan, është miratuar në takimin e shefave të diplomacive gjatë këtij muaji.

“NATO është e gatshme të ndërhyjë operacionalisht në Ballkan kurdo është e nevojshme për të parandaluar konfliktin ndëretnik dhe për të promovuar siguri dhe stabilitet, shkruan në dokumentin sekret të NATO-s mbi situatën në Ballkanin Perëndimor”, thekson gazeta kroate.

Dokumentin të cilin “Vecernji list” ekskluzivisht e ka parë në Bruksel, fillimisht është shqyrtuar e më pas është miratuar në takimin e ministrave të jashtëm gjatë këtij muaji.

Në të njëjtin dokument janë përshkruar në detaje dy lloje të kërcënimeve me të cilat përballet vendet fqinje të pjesa juglindore kroate: sjellja destabilizuese e Rusisë dhe rritja e ekstremizmi dhe radikalizmi si pasojë e kthimit të luftëtarëve të huaj nga Siria dhe Iraku.

Mirëpo në dokumentin sekret nuk tregohen detaje se çfarë do të thotë ndërhyrja operacionale që aleanca është e gatshme të bëjë në Ballkan, por sipas burimeve jozyrtare thuhet se theksi i veçantë i jepet promovimit të sigurisë dhe stabilitetit.

Këto burime thonë se kjo nuk mund të shihet si kërcënim, por si mesazh për parandalimin e kërcënimeve të mundshme në qoftë se ndodhin.

NATO sheh “rritje të aktivitetit të Rusisë në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe sjelljen destabilizuese”, thuhet në dokument. / TiranaObserver

1 thought on “RUSIA PO NXITË LUFTË, NATO GATI TË NDËRHYJË”

  1. ILMI FEHIM PRODANI

    PAS POLITIKES SE RUSVE, SI DUJKET U NJGJALL STALINI PRAP, VLLADIMIR PUTIN,, SIGURISHT DO JET SINPATHUSI I STALINIT MUSTAQE FSHESHES, MBASI PAS VEPTIMET QE PO BEN DHE INTER NETEVE KUPTOHET SE KA QELLIM QE TA ZMADHOJE SERBINE PRAP QE TE BEHET E FUQISHME KARSHI KOSOVES KROACISE, BOSNJES, SI GURISHT BULLGAEVE , KU NE KETE MES PERFITOJNE GREKET KUNDER SHQIPRISE, NE QOFTE SE PERENDIMI NUK MER MASA SE SHPEJTI KA PER TU RIALIZUAR QELLIMI RUS, QE TE SHPETOSH NGA EGERSIRA BJERI KOKES PA E NGRITUR, MOS HARONI TE KALUAREN NGA VITI 1945, KU AKOMA PO EKZISTON KOMUNIZMI DUHET CFAROSUR NGA THEMELI D, M, TH, NGA KA ARDHUR,,

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top