“Moska ka rënë dakord për të dërguar “pajisje vdekjeprurëse” në Serbi, e cila shtrihet mes Greqisë, Italisë dhe Austrisë, pas një ftesë nga kryeministri i saj”.
Kështu nis shkrimin e saj britanikja Daily Star, e cila vë alarmin për faktin se Rusia po zhvendos makinerinë e saj të luftës në zemër të Europës, pas kërkesës së Serbisë.
Sipas deklaratave zyrtare, ministri i jashtëm serb Ivica Dacic, konfirmoi se presidenti rus Vladimir Putin se do të rrisë fuqinë ushtarake të Serbisë, pas kërkesës në fjalë.
“Ne i kemi kërkuar palës ruse të transferojë pajisje vdekjeprurëse dhe disa lloje të tjera pajisjesh ushtarake, këtu në Serbi, deklaroi Daçiç.
Sipas britanikes Moska po përgatitet që të vendosë në Serbi sistemet bërthamore të raketave “C-400”. Në këtë mënyrë raketat bërthamore “C-400” në Serbi do zhvendosen tmerrësisht pranë Romës dhe Vjenës.
Bashkimi Europian nga ana e tij po merr në konsideratë të afrojë Serbinë me aleancën evropiane, pavarësisht se vendi nuk i fsheh lidhjet dhe aleancat me Rusinë.
“Daily Star” gjithashtu thekson se NATO u alarmua pasi Putin zhvendosi raketat bërthamore në Kaliningrad , një territor mes Polonisë dhe Lituanisë. Ky veprim i solli raketat bërthamore shumë pranë Berlinit. / BotaSot
sqaromani ku eshte gabimi, apo eshte e zankonshme ajo pergjigje fjala gabim,
eshte faji i europes qe i dhane mundesin rusis qe te behet fuqi boterore, mbnasi bashk punuan me mosken duke pranuar te drejtat njerzore, qe ne tusi nuk kishin ekzistuar as nuk ekzistojne, eshte e natyrshme se populli serb jan sllave renjhet nga ruset dhe une mejtoj se sgjuarsija e putinit ,i mashtroj qe te tere dhe ameriken , biljone dollareegeti me arabine ameriken si dhe angline po dhe gjermanine, mos harojme francezet, si dhe italjanet. neve po shtyime dhe turqine qe te jet aleati i rusise, psene nuk e di , pyetni naton,, te tera ngateresat deri tashti si do mos ne arabi dghe vende te tjera jan krinuar nga njerzit me te mencem botnor te kesaj kohe, bashk punimi me sllavet eshte vet vrasje, mbasi ata nuk kan miq pervec sllavet ..