Pasi ishte kthyer në Kosovë gjatë vitit 2013 dhe krenar që e kishte ndihmuar këtë vend 14 vjet më parë, merita të mëdha i jep edhe miqve të tij të UÇK-së të cilëve u është mirënjohës për kontributin dhënë Kosovës. Por, 14 vjet nga përfundimi i luftës, ish-diplomati amerikan, James Rubin shpreson se duhet të vijë koha kur krahu i luftës do ta kuptojnë se është mirë të largohen nga pushteti derisa janë ende të popullarizuar dhe të mos presin derisa është shumë vonë.
Në intervistën dhënë gazetës “Zëri”, Rubin, ua rikujtoi sfidat në kohët më të rënda për Kosovën, foli për miqtë e tij të UÇK-së dhe kontributin që kanë dhënë gjatë luftës, por dha edhe mesazh të qartë për ata.
“Unë shpresoj që njerëzit të cilët kanë qenë aq të rëndësishëm për revolucionin tuaj, për lirinë tuaj e kanë mençurinë të largohen sa janë në majë të suksesit të tyre”.
Rubin tha se nuk dëshiron të jetë si diplomatët e dikurshëm të Departamentit të Shtetit kur kanë zgjedhur se me cilin krah të luftës duan të bashkëpunojnë, dhe se kosovarët nuk duhet pritur që ai të vijë e të tregojë se çfarë zgjedhje duhet bërë.
“Nuk dua të jem si ata diplomatët e Departmanentit të Shtetit që zgjidhnin ‘jo unë dua të punojë me njerëzit e Rugovës e jo me ata të UÇK-së. Nuk dua të bëhem sikur ata shërbyesit e zyrës për punë të jashtme që thonin unë e dua këtë njeri të UÇK-së e jo atë tjetrin. Kush jemi ne që të bëjmë zgjedhje të tilla… mos prisni që unë të vij këtu e t’iu them se kush duhet të jetë lidershipi juaj”, ka thënë Rubin.
Ai dha porosinë se sido që të të jetë e ardhmja e komandantëve në pushtet, ata duhet të punojnë shumë që vendi të zhvillohet e të mos lejojnë që gjendja e rëndë sociale të shfrytëzohet nga grupe radikale fetare. Ai ua rikujtoi komandantëve se gjatë luftës ka pasur shtete evropiane që e kritikonin ashpër Amerikën se po mbështet një vend që ka rrezik të bëhet shtet radikal islamik.
“Unë kam ardhur këtu dje pas një periudhe 10- vjeçare dhe më duhet të them se jam mjaft i impresionuar me ndryshimet fizike që kanë ndodhur këtu në 10 vitet e fundit. Janë bërë ndryshime të mrekullueshme në aspektin e rrugëve, ndërtesave dhe infrastrukturës. E dini, pas lirisë, modernizimi në Evropën e vitit 2013 është e komplikuar dhe është e qartë se këtu nevojitet më shumë punë dhe përmirësime.”
Jam mjaft i lumtur të shoh sesi njerëzit këtu jo vetëm që e kanë fituar lirinë por e kanë shfrytëzuar mirë atë, duke arritur në pikën kur armiqtë e mëparshëm janë në gjendje të ulen së bashku duke e lënë të kaluarën prapa duke u fokusuar në çështjet e të ardhmes, e cila është shumë gjë e rrallë në botën moderne, pasi bota moderne kryesisht me historitë që ne fokusohemi, çështjet me të cilat ne përballemi janë mjaft brengosëse sikur çështja e Sirisë, Iraku, Afganistani dhe duke bërë krahasime, Kosova është një tregim i suksesit të komunitetit ndërkombëtar,Amerikës dhe të tjerëve. / Zëri
Shume i nderuari J.Rubin shume bukur ceke se ne vend te krahut te luftes duhet te marrin shtetaret e vertete qe ta cojne vendin perpara.Pra duhet ta marrin njerzit profesional.