Kush mbjell erë, korr furtunë !
Reagim kundër shkrimeve të Ibrahim Kelmendit: ”Bukoshi transferoi 500 milionë në Beograd, vëllai i Thaçit mori 8 milionë marka”, dhe ”Treshja Thaçi-Haliti-Syla grabitën milionat e UÇK-së”
Intervistë me veprimtarin e LPK-së, Ibrahim Kelmendi, botuar në gazetën Kosova Sot, dat. 21 dhe 22 janar 2016.
Dua të sqaroj redaksinë dhe lexuesit e saj se qëllimi i shkrimit tim nuk ëshë që ti marr në “mbrojtje” e as të mbaj anen e tyre, Bujar Bukoshi, Isa Mustafës, Hashim Thaçit, Xhavit Halitit e Azem Syles etj. të cilët Ibrahim Kelmendi i ka “zgjedh” si “Mashkullgji” para krushqëve e merret me ta.
Ruajna Zot prej Bandave të LPK-së, hajnave e vrasësve të PDK-së e kriminelëve të SHIKU-t!
”Zhurma nuk provon asgjë. Shpesh një pulë që ka bërë thjesht një vezë, kakarit sikur ka bërë një asteroid” (Mark Tuein).
Pas skeqit të Stupcave me ”Planin Strategjik”, filluam të gjithë të mendojmë se e filluam vitin 2016-të si një vit me këmbë të mbarë, me mahi. Por jo cudirat filluan pas e njeriu as që mundet me ”marr” me mend se kur e ku do të ndalen këto marifete e ”muhalife”.
U fol e u shkrua shumë për ”skeqin”. Më të zëshmit e më të zhurmshmit ishin”vëllezërit Kelmendi”, si zakonisht, por nuk munguan as ”bilbilat” e tjerë, si, Ramush Haradinaj, Rexhep Selimi, komandan ”Remi” etj. Nuk e folën asnjë fjalë veq Azem Syla e Ramiz Lladrofci, Ciceronët e Kosovës.
Ibrahim dhe Qerim Kelmendi, si udhëheqës të LPK-së dualën me të ”reja” të tjera për ”themelimin” e UCK-së; për listat e vrasjeve, për presidentin Ibrahim Rugova, Kol. Ahmet Krasniqin, Ministër i Luftës … dhe ”treshen”, Azem Syla, Xhavit Haliti dhe Hashim Thaqi si Komplotistë, përqarës … rrenca e përgjegjës të drejtëpërdrejtë për vrasjen e Ilir Konushevcit dhe disa komandantëve e veprimtarëve të tjerë të dalluar në ”luftë” … por për hirë të ”Unitetit”, Ibrahim Kelmendi i paska ”hangër rrent” dhe i paska “lidhur në qafë”, mbajt mbi supe e shpinë marret e Hashimit, Azemit e Xhavitit.
Gemini geminos quaerunt (”Bineqët e kërkojnë njëri tjetrin”, perkth. i lirë i aut.)
Po të flasim pakëz me “gojën” e tyre e gjuën e “fakteve” :IBRAHIM RUGOVA ISHTE NE LISTEN E UÇK, PER TU LIKUIDUAR SI BASHKPUNTORE I SERBISE !
UÇK-ja e kishte Listen, se cilet bashkpunore te Serbise, pra cilet Kolaboracionista duheshin ekzekutuar nga radhet e saja.
Ibrahim Rugova ishte ne listen e atyre qe duhej te ekzekutoheshin nga Celulat tona te UÇK-se.
Edhe atehere, edhe sot sikurse atëhere kam bindjen, se Ibrahim Rugov eshte futur ne ate Listë, sepse UÇK kishte arsye te forta per ta ekzekutuar kete Tradhtarë. …”.
(”Qerim Kelmendi thotë se Rugova ishte në listën e UÇK-së për t‘u likuiduar, ndihet keq që nuk është vrarë!” Publikuar në t telegrafi.com, 20:39 / 7.01.2016, Kosova Sot, Gazeta Blic etj.).
Vëllai ”i madh” i Qerim Kelmendit, Ibrahimi thot ndryshe: ”UÇK-ja nuk ka dashur ta vrasë Rugovën”. Në pyetjen e gazetës Kosova Sot: -Si i keni parë ju marrëdhëniet e UÇK-së, shtabit politik me LDK-në dhe Qeverinë “Bukoshi”?
Ibrahim Kelmendi do të përgjigjet: ”Marrëdhëniet në mes të Lëvizje dhe LDK-së kanë qenë garuese dhe të tensionuara. … LDK-ja dhe “qeveria” na mashtruan… Formimin e FARK-ut e kam (keq)kuptua si diversion e komplot ndaj Luftës çlirimtare që e bënte UÇK-ja. Fatmirësisht, UÇK-ja ia arriti të kapë komandën e FARK-ut pas vrasjes se Ahmet Krasniqit dhe aty e tutje edhe FARK-u ka qenë njës e UÇK-së (Nën komandën e kujt cilës “ushtri” Të Azem Syles, Xhavitit e Hashimit apo të Sylejman Selimit ?…. e pyetje të ngjashme ). Ndërsa në pyetjen e radhës :A është e vërtetë se UÇK-ja ka dashur ta vrasë Ibrahim Rugovën? -”Nuk më besohet. … .përgjigjet Ibrahimi.
-Çfarë roli ka luajtur SHIK-u gjatë luftës? Ibrahim Kelmendi do të përgjigjet: Nuk kam
informacion konkret, por guxoj të supozoj se ishte vetëm në shërbim të “shtabit” të Xhavitit, Azemit dhe Hashimit, për të sabotuar e për të komplotuar UÇK-në.
Për Kadri Veselin, ”shefin” e SHIKU-t, Ibrahimi në të njëjtën ”intervistë”, në Kosova Sot, që u botua në (dy) vazhdime, do të shprehet: -(”Asnjë dyshim për Kadri Veselin”) I kam
besuar, si edhe vetes time!”
“Peshqit e mëdhenj” të pasluftës duhet të jenë marioneta të shërbimeve të huaja inteligjente” “Banda e treshes duhet të ketë grabitur rreth 70 % të ndihmave financiare, të grumbulluara për UÇK-në.”
Komplotistë, Sabotatorë e përgjegjes për vrasje, Ibrahim Kelmendi i quan Hashimin, Azemin dhe Xhavitin.
Ndërsa për Kol. Krasniqin, Mnistrin e Mbrojtës të “qeverisë ‘Bukoshi’?
Për vrasjen e “Ministrit të Mbrojtjes” (Ibrahimi, “Ministrit të Mbrojtjes” i fut në thonjëza), të ndierin Ahmet Krasniqi, thotë ”…është zhurmuar shumë, janë përhapur spekulime e shpifje nga më të ndryshmet. Unë përjashtoj mundësinë që vendimi për vrasjen e Ahmetit është marrë në Serbi, meqë Serbia nuk duhet të ketë qenë e interesuar të likuidojë marionetën e saj, të pozicionuar në pozicion aq me rëndësi. Edhe atëherë kur më ka kontaktuar z. Miftar Ziba, bashkëvendës i “kryeministrit” Bujar Bukoshi dhe shefit të kundërzbulimit të FARK-ut, i kam folur se Bujar Bukoshi dhe Isa Mustafa duhet të kishin interesim të madh për ta vrarë Ahmetin, që të kamuflonin hajnitë që u kanë bërë ata financave të Fondit “shtetëror”, i njohur si “3 %-shi”. Përndryshe, siç kam shkruar, po të flitej me gjuhë ushtarake, vrasja e Ahmet Krasniqit ka qenë një fat i madh për luftën në Kosovë. Rreth dy muaj më parë ai dhe Tahir Zemaj organizuan një brigadë diversioniste dhe e futën në Dukagjin, për ta zhdukur UÇK-në e Dukagjinit, duke e minuar nga brenda, kurse forcat serbe duke e sulmuar nga jashtë…. Ahmeti, Tahiri, Agim Mehmeti dhe ndonjë tjetër, duhet të kenë qenë bandë e zgjeruar dhe e rakorduar për të komplotuar UÇK-në.”
Kelmendi i quan komplotistë Xhavit Halitin e Azem Sylën.
”Për ilustrim: Në vitin 2001 Xhavit Haliti në intervistë që i ka dhënë Blerim Shalas, ka
dezinformuar se vendimi për themelim të UÇK-së është marrë në Kuvendin e 3-të të lëvizjes, i mbajtur një Ujmir. Ndërsa në intervistën e fundit në TV-Klan dezinformoi se UÇK-në e paskësh formuar ai, me katër të tjerë, më 17 nëntor 1994. Në të dy
rastet ka gënjyer! Përse? Për tu dhënë argumente gojëkëqijve se UÇK-ja paskësh qenë dobiçe ose krijesë e Serbisë…
Edhe të tjerë (pseudo)UÇK-istë kanë përhap dezinformomë të ngjashme.Ta zëmë edhe Hashim Thaqi, për të komplotuar edhe Familjen Jasharaj, në odë të Jasharëve në fund të vitit 1999 pat gënjyer, se në odën e Jasharëve e kishte formuar UÇK-në.
Isha aty. Belbëzova diç, por nuk isha decitiv për ta diskredituar Hashimin si komplotist i UÇK-së. Isha tepër primitiv. Heshta për hir të unitetit, në kohën kur ANTI-UÇK-istët e sojit Xhavit Haliti, Azem Syla, Hashim Thaqi dhe Co, në bashkëveprim me krerë të LDK-së dhe marionetat e Serbisë, po e diskreditonin UÇK-së dhe po maksimalizonin veten e tyre si profiterë të Luftës!”
Pyetja e ”fundit”, aktuale ishte edhe: A beson se Thaçi do të bëhet president, e më pas ashtu si Milosheviqi, të dërgohet në Hage?
Ibrahim Kelmendi: Uroj të mos bëhet kryetar i Republikës së Kosovës, meqë bart më vete rrezikim serioz si ish-marionetë ose edhe ende si marionetë.
Kush është Ibrahim Kelmendi?
Në të vërtetë kush është Ibrahim Kelmendi që flet me ”kompetencë” dhe me ”gjuhën ushtarake” që nuk ka shkollë as sa personazhet e skeqit të Stupcave e jo më të flas për kolonelet Ahmet krasniqi, Agim Mehmeti e Tahir Zema, ushtarakë të njohur, me përvojë e punë të ndershme.
Për cilën ”ushtri” flet Ibrahim Kelmendi?
-Për ”ushtrinë” që ishin grupe grupe të vogla që udhëhiqeshin nga mafiozët e hajna pa asnjë ditë shkolle?. A kishte ”ushtria” e Ibrahim Kelmendit apo ajo Hashimit e … Xhavitit ose Fatmir Limës komande e kierarki? Ku ka ka luftua dhe sa beteja i ka fitua kjo ushtri që flet Ibrahim Kelmendi si ”Knusi n´Pleh”?
Që të jem më i besueshëm nga lexuesit dhe nga vetë Ibrahimi dhe që të mos ketë mundësi manovrimi e vend për dyshime dua të përdor të dhëna të shkruara në shtypin tonë dhe vete bisedën që kam pasur, unë në burg me Sadik Blakajn, ish shpiun jugosllav,
profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe që UDBA jugosllave në bashkëpunim dhe me dijen e Ibrahim Kelmendin ma ka dërgua në dhomën e burgut në Ferizaj, në muajin Prill, Maj 1981, sigurisht edhe ndonjë të burgosuri tjetër. Po këtë ngjarje kam shkruajt, shkurt në Bota Press më 19 Mars 2014, në Rubrikën: OPINIONE, me titull: Në kujtim të demostratave të vitit 1981 në Prishtinë, me rastin e 34 vjetorit.
Dua të shtoj se Sadik Blakaj pasi del nga ”burgu” ku paraqitet si i burgosur politik dhe i kryen detyrat që kishte marrur nga UDBA dhe Ibrahim Kelmendi, e kryen punën e vetë kthehet përseï në Zvicërr, Gjermani, Belgjikë, Francë që e pret detyra tjetër e radhës, perqarja dhe konflikti në mes të shqiptarëve. Sadiku jeton i lirë dhe pa kurrfarë telashe në Francë.
Ibrahim Kelmendi e Sadik Blakaj kanë qenë dy UDBASH-ët më të medhenjë që nga viti 1979 e deri sa janë ”zbuluar”, më 1982, pas vrasjes se Jusufit, Bardhoshoit e Kadriut e
Suzana Gërvalla, gruaja e Jusuf Gërvallës, në një përvjetor të Jusufit, në Radio Kosova, në Prishtinë, thot se se Ibrahim Kelmendi është vrasësi i Jusufit.
Ibrahim Kelmendi kurrë nuk e foli as edhe një fjalë për baxhanakun e vetë, Xhafer Jasharin ”oficer” i cili ka qenë i martuar me serbe por Ibrahimi pasi e futi në bandën e tij ia dha motrën e gruas, Mimozës, për grua.
TOP SEKRET!
Sipas Zdravko
Mustaqit-it, ish drejtori i Përgjithshëm të Ministrisë së
Punëve të Brendshme (UDB-ës) deri në vitin 1989, me origjinë
kroat. Dhe nga informacionet komplementare nga Simatoviq-it,
ministër i Punëve të Brendshme të Serbisë deri me 2001:
”FYTYRA E Z. IBRAHIM KELMENDIT
Identiteti i personit: IBRAHIM KELENDI, i lindur më 23.06.1954, në Llabjanë të Pejës (RSFJ),
Emri i babait : HAXHI,
Emri i nënës: NURIJE
DATA E MARRJES SË PASAPORTËS : 28.09.1976 në Pejë
PROFESIONI : student në Muelheim ( Bochum ) të Gjermanisë
Ibrahim Kelmendi i rekrutuar si informator në Sekretariatin Federativ të Punëve të Brendshme, si nxënës i shkollës së mesme; me pseudonim “SIJALICA”.
Në vitin 1979 me urdhërin tonë krijoi Organizatën “FRONTI I KUQ POPULLOR” dhe nxjerrë organin informativ “BASHKIMI”. Qëllimi kryesor ishte kanalizimi dhe identifikimi të nacionalistave shqiptarë. Ky organizim pati sukses.
Në vitin 1980, përcjell z. HYSEN GEGEN me material propagandues për në Kosovë, ku ne ishim të informuar nga Ibrahim Kelmendi, për nisjen, datën dhe mjetin e udhëtimit.
Me të arritur në Kosovë Hysen Gega është arrestuar me gjithë dokumentacionin.
Pas arratisjes së JUSUF GËRVALLËS,I.Kelmendi ka qenë i detyruar t`i afrohet. Dhe për çdo lëvizje, organizime të informojë, si koordinator në diasporë, sidomos për Gjermani
dhe Zvicër.
Ishte i detyruar të hynë në koalicion ose në bashkim me grupet ilegale për t`u infiltruar. Misioni i tij ishte ta minojë nga brenda. Misioni është kryer me sukses.
Në vitin 1981 kishim informata te vazhdueshme për Jusuf Gërvallën dhe Kadri Zekën deri në likuidimin e tyre.
Pas vrasjes të dy liderëve është përçarë ilegalja shqiptare.
Në atë kohë ka qenë një fitore e madhe për ne. …. ”
Për më shumë lexo:
“GËNJESHTRAT PAMFLETISTE TË UDB-ASHIT
IBRAHIM KELMENDI” në Tribuna Shqiptare, March 25, 2014
Historia, Kosova, Opinion No comments
Nga Emin Fazlija
“Musa Hoti, Vehbi Ibrahimi e Hysen Tërpeza,
Ibrahim Kelmendit do t`ia kërkonin lulen e ballit”.
Sabri Maxhuni -Novosella: Jusufin, Bardhoshin dhe Kadriun i vrau Ibrahim Kelmendi?(Video),
http://kosova-sot.info/lajme/69227/bukoshi-transferoi-500-milione-ne-beograd-vellai-i-thacit-mori-8-milione-marka/ Bota Press- 09/10/2014, Rubrika: Ekskluzive.
Fakte për Lëvizjen e Jusuf Gërvallës, Xhafer Durmishi
Libër i ciklit të veprave të Xhafer
Durmishit për Lëvizjen e Jusuf Gërvallës
Letra nga Ibrahim Kelmendi (1980-1984), fq.198.
Ibrahim Kelmendi:
“Sadik, …Gjithsesi, çdo gjë do nxjerrë koha në dritë, por ti duhet të provosh menjëherë ta përshkruash ngjarjen pastaj të shohim: ndoshta je i pastër si loti dhe mbetemi shokë të
mirë.
Për të ardhur gjer tek kjo, do të ishte dashur një sinqeritet i thellë, duke pranuar edhe ndonjë gabim të vogël nga mosdija…” (Letër për Sadik Blakajn më 21 janar 1981. Marrë
nga Faridin Tafallarit, Terror- Dhimbje-Qëndresë, Tiranë 1997, faqe 407)
”Për shkak të krijimit të mosbesimit ndaj njerëzve, lëshimeve dhe gabimeve politike si dhe mbjelljen e frymës përçarëse KQ vendosi që të ndërmarrë masa për nxjerrjen e KQ nga situata e krijuar dhe të bëjë spastrimin e radhëve nga mospunëtorët dhe përçarësit.
Kështuq KQ i LRSSHJ me shumicë votash 4:1 (katër me një) vendosi që shokët Xhafer Shatri dhe Ibrahim Kelmendi përjashtohen nga KQ i LRSSHJ-së, përderisa të mos e vërtetojnë të kundërtën me aktivitetin e tyre. 10 shkurt 1985 Zvicër KQ i LRSSHJ (Faridin Tafallari, Terror-Dhimbje-Qëndresë, Tiranë 1997, f .253-254).”
“Bukoshi dhe Mustafa rrënuesit kryesor të LDK-së rugoviane”
(Saim TAHIRAJ, Kosova Sot.).
”Pasi skenaristët nuk po mund ta realizonin skenarin e tyre përfundimisht, sepse Grupi i Sali Çekut dhe disa lidhje tjera po gjenin forma tjera alternative të furnizimit, ata
vendosen për aktin e fundit. Aktin më të turpshem për shqiptaret, aktin më kriminalë ,vranë mu në mes të Tiranës, ministrinë e Mbrojtjës, kolonel Ahmet Krasniqin. Pas kësaj vrasje makabre kriminelët vazhduan me skenarin e tyre dhe bënë puç në Ministrin e Mbrojtjes duke e larguar njeriun më besnik të kolonel Krasniqit dhe njeriun që vuajti shumë në burgjet e armates jugosllave, Agim Mehmetin. Agim Mehmeti së bashku me vëllan e tij Bajramin ishin të dënuar politik si oficer në ushtrin jugosllave.
Disa nga puçistët ishin oficerë që dëshmuan kundër Agim Mehmetit në gjyqet ushtarake jugosllave. Ata përmes Xhafer Jasharit i cili ishte baxhanak me Ibrahim Kelmendin realizuan puçin dhe përfundimisht Ministrinë e Mbrojtjes e shëndrruan në vegël në duart e Shtabit të Pëërgjithshëm-alias LPK-së. Bukoshit iu realizuan pjesët e skenarit dhe pa fije turpi sot e 16 vite nuk e thotë asnjë fjalë për Ministrinë e Mbrojtjes, për FARK-un e as për vrasjen e ministrit të saj kolonel Krasniqin.
Kolonel Ahmet Krasniqit, ishte një Ushtarak profesionistë, njeri i ndershëm i një familje të njohur.
Sigurisht, Ibrahimi ka lexua dhe ka dëgjua nga ish eprorët ushtarakë shqiptarë e kroatë që kanë pas nderin me e njoft Kolonel Ahmet Krasniqin, që nga Metush Krasniqi, Sabri Novosella, Jusuf Gërvalla, Shefqet Jashari etj. etj.
Ahmet Krasniqi u ngrit në një
intelektual shqiptar, në ushtarë shqiptarë, gjë që është
e argumentuar se oficeri më i shkolluar prej shqiptarëve në
tërë Jugosllavinë ishte Ahmet Krasniqi. Ishte autorë i
shumë shkrimeve ushtarake, ishte me një horizont
jashtëzakonisht të gjerë.
“Ata që e vranë Ahmet Krasniqin në Tiranë, e kanë vra vizionin e Metush Krasniqit për çlirimin e Kosovës” (Sabri Novosella).
Ibrahim Kelmendi deshi që Ushtria e Kosovës të kishte ”gjeneralë” si Sylejman Selimi që Kosova të mos ketë ushtri moderne e ushtarak të shkolluar por “Ahmet Krasniqi, kishte dëshirë që përshëndetja e ushtarakëve të ishte në stilin ushtarak amerikan, kurse të tjerët me këmbëngulje përshëndetjet të jenë si të Stalinit dhe të Leninit”.
Prandaj Ibrahim Kelmendi, Murat Bajrami, Blerim Muriqi ,u futën në greve urie per burgosjen e ish Komandantve te UÇK-së, jo pse i deshen ata por pse deshen që qiftat e tyre dhe lpk-istet e istët e tjere të mbeten në majat e pushtetit politik e ushtarak ashtu siq edhe i kemi, mjerisht.
“Pas vdekjes së Krasniqit, ish-komandantët e UÇK-s, thonë se, vrasjet, spastrimet dhe arrestimet janë përshpejtuar. Policia e UÇK-së, të veshur me uniforma të zeza dalluese (të stazit –shërbimit famëkeq informativ të RDGJ, v.j), e hodhi cilindo në paraburgim që kishte shfaqur armiqësi ndaj Thaçit. Shumë nga këta njerëz janë rrahur. (Chris Hedges, 25 qershor 1999, Kosovo’s Rebels Accused of Executions in the Ranks – Rebelët e Kosovës akuzohen për ekzekutime në radhët e veta)
SK”, AHMET KRASNIQI OSE HISTORIA E NJË FATI TRAGJIK (1991-1998), nga Sefedin Krasniqi. (http://www.albdreams.net/ahmet-krasniqi-ose-historia-e-nje-fati-tragjik-1991-1998/)
Mjerisht në mesin e tyre kishte edhe disa ushtarak të karieres, që mund të numrohen me gishtat e njërës kembe.
Është Ibrahim Kelmendi që e ka pshtell ketë lëmsh e kurr as vetë nuk ka me ia gjet fijen.
”Fundi i madh i jetës nuk janë njohuritë, por veprat”. (Tomas Fuller)
Referencat:
Treshja Thaçi-Haliti-Syla grabitën milionat e UÇK-së (Intervistë me veprimtarin e LPK-së,
Ibrahim Kelmendi), 21 January 2016 20:36 në Kosova Sot
Bukoshi transferoi 500 milionë në Beograd, vëllai i Thaçit mori 8 milionë marka (Intervistë me veprimtarin e LPK-së, Ibrahim Kelmendi (2),
22 January 2016 07:41, në Kosova Sot
Qerim Kelmendi thotë se Rugova ishte në listën e UÇK-së për t‘u likuiduar, ndihet keq
që nuk është vrarë! Publikuar në t telegrafi.com: 20:39 / 7.01.2016,
Kur u formua UÇK-ja Jun 08, 2014 Zëri i Kosovës Politike 0
Nait Hasani. Më 17 nëntor 1994 është formuar UÇK-ja
Deputetët e Kosovës me “biografi” kriminale- Kadri Veseli me shokë shumë!, EKSKLUZIVE Author: Bota Press – 21/03/2015,
Një video që Isa Mustafa nuk do të donte ta
shihte kurrë (VIDEO) , GazetaExpress E premte, 06 Shkurt 2015 14:42
Kryeministri i tanishëm i vendit Isa Mustafa kishte bërë deklarata të fuqishme kundër koalicionit me Partinë Demokratike të Kosovës që drejtohet nga Hashim Thaçi.
Zeka: Ja të këqijat që Bukoshi ia bëri Rugovës! Publikuarnë t telegrafi,com 16:08 / 26.04.2015
Pse Bujar Bukoshi nuk i dërgonte para Rugovës për ta paguar rrymën dhe telefonin? (VIDEO), GazetaExpress E premte, 22 Janar 2016 22:52
Muhamet Hamiti, Këshilltar shumëvjeçarë i ish-Presidentit Rugova, ka qenë i ftuar sonte në emisionin “Komiteti”.
Bujar Bukoshi: Ibrahim Rugova është në duar të mafisë, Uka vendos për çdo gjë (Arkivi),
Gjuha Shqipe, 05.02.2014 | 21:03
Bleu kozmetikë me para të shtetit, ministrja jep dorëheqje, Lajmi.net Bota, Lajme 20:31, 20 October 2014,
Lladrovci me orë mbi 12 mijë dollarë, Indeksonline / Lajme 14:08 / E mërkurë, 19 Shkurt 2014, 156 Komente
Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 27 janar 2016