RUAJE ABETAREN E MBAJE MEN KU ÂSHT KUFINI ME MAL T’ZI!

Pjesë të shkëputura nga ditari im në dorëshkrim

Sinan, ruaje Abetaren e mbaje men ku âsht kufini me Mal t`Zi!
Ishin fjalët e fundit të babës tim, Ukë Imerit.

Ukë Imeri u lind më 1920 dhe vdiq më 2002, në katundin Turjakë, në moshën 80 vjeqare.
Babën nuk e kisha parë 8 vjetë të plota. Në vitin 2000 fluturova me avion nga Köpenhamni për në Prishtinë.
Ishte hera e parë që udhtoja për Kosovë me avion e ishte hera që e dëgjoja stjuardeshën në gjuhën shqipe, që na fliste, kur po ngjiteshim e zbrisnim në Sllatinë. Nuk e besoj që ka mundur dikush nga udhtarët që ishim në avion, ti ndal lotët e vajin kur kemi zbritur nga avioni në fund të Qershorit në Kosovë.

Dielli përcëllonte. Kohë e mot Kosove, me dimra me borë e të të ftohtë e me verë-ra të nxehte e njerëz temparamentë, njerëz të nxehtë që gjaku iu vlon, e shpesh fjalën e mramë e thonë t`parën. Çka me bâ, edhe ne jemi ballkanas.
Babën e gjeta gjallë por me ”kambë në dhe e tjetrën nën dhe”!

Dhe menjëherë erdhën axhallarët e të afërmit e tjerë, hallat e kusheriarat e mia. Më rrethuan e më mbuluan me ppyetje e puthje. Më panë të përlotur e ata u përlotën edhe më shumë!

Nëna nuk ishte. Ajo kishte vdekur disa vjetë më parë. Motrat gjithashtu më kanë vdekur shumë të reja. Eh sa të afërm kishin vdekur pa i parë.

”-E more Sinan sa kemi hjek !
-Nuk frigoheshim nga vdekja sespse vdekjen e pam me sy dhe e lypnim por frigoheshim nga masakrat e dhunimet që kanë me ni ba shkit”
-Shkau desh na qiti fare!

Pas pakë, biseda filloi rrafshë e rrafshë sikur me këtë përmbyllej një kapitull e tash fillon një jetë e re.

Sinan, këtë Abetare ta kam ruajt ty! Merre e ruaje! Ky ishte amnati i babës Ukë, kur hymë në odë e u ulëm këmbëkryq. Mua më qitën në krye të ”Oxhakut”. Afer meje, te kaftorri ishte baba e në anën tjetër Baca Bali e Baca Hel.

Dhe amaneti tjetër i babës isht: ”Ne nuk mundëm me e ruajt kufinin me Malin e Zi se na tradhtuan komunistët e Shypnia se ishin lidh me shkie e rusë!”

Është, Abetarja e parë që e kishim ne, Familja e Imer Seferit, gjyshi im, nga Turjaka.

Babai im, Uka ishte analfabet. Nuk dinte të shkruante.
Emrin ”Ukë Imeri ose Ukë Kastrati” e shkruante vetëm ne alfabetin qirililk.

Abetarën e mora në Suedi dhe tash e kam në bibliotekën time të vogël.
Abetares i mungojnë shumë fletë. I mungon edhe vendi e viti i botimit si dhe disa fletë në brendi e në fund të librit.
Unë do të sjellë para lexuesit dhe dashamirëve të librit e miqëve të mi disa foto të kryeheronjëve të popullit shqiptarë dhe tekste të shkurtëra të Abetarës.

Pjesa e parë
(Në pjesën e dytë do të flas për amanetin e tjetër, kufirin me Malin e Zi)
Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 2017-03-22

Ukë Imeri, babai i autorit Sinan Kastrati

1 thought on “RUAJE ABETAREN E MBAJE MEN KU ÂSHT KUFINI ME MAL T’ZI!”

  1. Rrespekt e nderime per Plakun Uk Imer Kasstrati ! Jeta e shiptarit me deshira te cungueme
    ,me vuajtje te pa pershkrueme Ndoshta e dhashte zoti qe per gjeneratat qe vijne Ngjarjet
    e jetes se te parve tone e tonat Mos te jene te besueshme Nga ata paqin miresi e arritje
    deri ne piedestalin ku mund te arrije deshira e tyre per jete te mire !
    Ketu kufirit me malin e zi do ia shtoj nje argument Shkova ne Kuqishte U nala ne nje kafe buze
    rruge Kafegjiu ishte krejt vetun Nje burre i madh ,i shoshe e kishte pamje si kerrshat e rugoves
    Pasi piva kafe I tregova se kisha shkue per lane Po tha tash po vjen shumari e shkon bashk me te
    ne bjelluhe Ashtu edhe u ba E hypa ne veture Shumarin dhe u ngjitem kah Qakorri Ne bjelluhe
    Ishte nje llager me plot lane te preme I shin sa punetore shiptar I zgjedha 12 kubik Atyre lanve u dha shtembil Shumari (pylletari ) shipar E bera pagesen dhe u ngarkune lana Pra Bjelluha
    Jo e malit te zi Por e Kosoves !

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top