RRUGËT NË PRISHTINË MBAJNË EMRA KRIMINELËSH

SHKRUAN: BAJRAM MJEKU

Në lagjen Ulpiana në Prishtinë, autoritetet lokale i kanë vënë një rruge emrin e Vojo Kushit, komunistit me origjinë malazeze, i cili duke u vetëquajtur shqiptar, gjatë Luftës së Dytë Botërore vrau dhjetëra nacionalist shqiptarë.

Edhe disa rrugë e shkolla në Kosovë mbajnë emra komunistësh, dy dekada pas pavarësisë së Kosovës.

Pak muaj më parë autoritetet e Komunës së Prishtinës, arbitrarisht hoqën emrin e shkrimtarit dhe humanistit Radovan Zogoviq, i cili gjithë jetën e tij u përkushtua për lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve në Kosovë.

Asambleja komunale në Prishtinë, por edhe ato të komunave tjera, duhet të trajtojnë urgjentisht këtë çështje. Nuk guxon të mungojë as reagimi qytetar, që të mos bashkëjetojmë me emra kriminelësh.

1 thought on “RRUGËT NË PRISHTINË MBAJNË EMRA KRIMINELËSH”

  1. Historine e luftes se II B nuk mundet ta zhbejne pinjollet e baballareve te kombit shqiptar qe e humben busullen e orjentimit dhe u bene bashkepuntore me okupatorin.Asnjehere nuk duhet gjykuar historia e LIIB ne Shqiperi e Kosove per pasojat qe solli regjimi komunist pas 1945. Historia meriton te vlersohet per realitetet dhe rrethanat kur ndodhin ngjarjet. E nese levizja guerile ne Shqiperi si pjese e qendreses kunder okupatorit ekzekutonte ne rruget e Shqiperise bashkpuntoret e nazifashizmit,ato nuk mundet te konsiderohen terroriste.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top