RRUGA E GJAKOSUR DHE MASAKRA E PLANIFIKUAR E TIVARIT

Mr.sc. Nue Oroshi

(Kumtesë e lexuar me 4 Mars 2018 në sallën e klubit shqiptar Dardania në Zofingen të Zvicrës, në Akademinë Përkujtimore për Masakrën e Tivarit, organizuar nga sekretariati koordinator i Ballit Kombëtar Demokrat)

Masakra e Tivarit është njëra ndër maskarat më të mëdha por vetëm masakër e radhës e planifikuar nga forcat serbo-malazeze për zhdukjen dhe vrasjën e shqiptarëve atdhetarë në mënyrë që Kosova dhe viset e tjera etnike shqiptare të rikthehën sërish nën pushtimin e serbosllavisë me emrin artificial Jugosllavi. Por më e dhimshme është se kjo masakër u nda në dy pjesë një pjesë të rinjëve u vra gjatë rrugëtimit të gjakosur në Shqipërinë e idealeve të tyre dhe pjesa tjetër u masakruan në mënyrë barbare në Tivarë.Gjatë studimit të kësaj teme kam marrë për bazë brumin shkencorë dhe atë rrefimtarë të tre studiuesve dhe dy rrefimtarëve. Studiuesit e vyer që kanë shkruar për maskarën e Tivarit janë: prof.dr.Muhamet Shatri, Uran Butka dhe Petrit Palushi ndërsa në këtë punim kam sjellur edhe rrëfimet e dy të mbijetuarve nga kjo masakër: Azem Hajdini -Xani dhe Mark Oroshi, qe secili në menyrën e vet japin rrefimet e tyre rrënqethëse për këtë masakër të madhe që e tronditi Kosovën ashtu të tronditur e më së shumti tronditi nënat shqiptare. E kur jemi tek tronditja e nënave shqiptare dua ta them një rast familjar.Kur përshendetët babai im Mark Oroshi me nënën e tij Prenën i thotë këto fjalë:‘‘Nanë ma ban hallall se nuk e di a shihemi, por tash në vend timin ka lindur vëllai im i vogël Preni i cili do të më zavensoi mua. Kurse pergjigjja e lokës Prenë ishte:Kurr mos u baftë ky me të zavensuar ty.‘‘ Gjashtë muaj nga dëshprimi dhe mërzia e thellë shpirtërore nuk e kishte shikuar djalin e vet të posalindur. Studiuesi Petrit Palushi kur flet për Masakrën e Tivarit ndër të tjera do të shtoj, se është ngjarje nga më tragjiket në historinë e shqiptarëve.Si e tillë, ajo qe një ofensivë ndaj shqiptarëve të pambrojtur, qe një deformim i rregullave më elementare të luftës, që paralajmërimi se shqiptarët po dilnin jashtëzakonisht të humbur prej Luftës së dytë botërore.Pavarësisht nga kjo, ngjarja u mundua të fshihej, të zhytej në skutat e harresës, gjaku i ta masakruarve të kthehej në ujë dhe vetëm mbas 50 vjetëve ajo nisi të ridimensionohej; është fat që u shkruan disa libra për të, që vazhdon të shkruhet, të përkujtohet dhe natyrisht të zërë vend në memorjen kolektive si dëshmi e fatit tragjik të shqiptarëve, por njëkohësisht e veprimeve monstruoze të makinës serbe ndaj shqiptarëve.Me gjithë përpjekjet e vazhdueshme për të hedhë këtë ngjarje në pellgun e harresës, ajo megjithatë u ruajt në memorjen kolektive të shqiptarëve dhe tani vjen si dëshmi, si reagim, si refuzim, por edhe si mbledhje e mendjës që brezave t’u rrëfehet për historinë realisht. Ndersa në bazë të studimeve të prof.dr.Muhamet Shatrit ai shkruan se për këtë çështje është filluar të flitet para disa viteve dhe kjo Masaker e Tivarit është vepër e organzuar me perpikëri nga kreu Jugosllav. Në fillim nuk është folur për bashkëfajësinë e shtetit shqiptarë konkretisht organeve ushtarake sidomos të Shkodrës dhe garnizoneve të tjera të cilët edhe i kanë përcjellur eshallonët e rekrutëve shqiptarë nëpër territorin e Shqipërisë . Prof.dr.Muhamet Shatri me fakte shkencore të nxjerrë nga arkivat e dëshmohet bashkëfajësinë e komunistëve shqiptarë nëpër territorin e Shqipërisë. Më tutje prof.dr.Muhamet Shatri jep të dhëna mjaftë interesante ku bazohej edhe në librin e historianit dhe studiuesit Uran Butka për maskrën e Tivarit, ku dëshmohet qartë përmes kabllogrameve, korrespodencave të shtabit dhe të komandës ushtarake të Shkodrës për gjendjen dhe veprimet që janë kryer ndaj rekrutëve përndjekja dhe zenia e tyre nga organet e shtetit shqiptarë dhe kthimin e tyre në rreshtë të organeve vrastare të Jugosllavisë. Profesor Shatri në këtë mënyrë hedhë poshtë edhe pretendimët e kriminelit Ramiz Alia se shteti shqiptarë nuk dinte gjë për masakrën. Në studimet e profesor Muhamet Shatrit del e çartë edhe e argumentuar, se edhe ekomunistët e Kosovës ishin në dijeni të plotë për masakrën Tivarit. Masakra e Tivarit ishte një hakmarrje ndaj forcave nacionaliste në Drenicë, dhe në rajonët e tjera shqiptare. Mijëra njerëz ishin mbledhur nga vise të ndryshme të Kosovës dhe ishin vendosur në Eshalon. Por, ka shtuar profesor Shatri në studimet e tija se komunistët shqiptarë të Kosovës duke e ditur për maskarën i kanë ndarë njerëzit duke i larguar nga Eshalloni që ishte i dedikuar për likuidim. Kur ka ardhur puna për t‘i rreshtuar në atë Eshalon që ishte i dedikuar për likuidim, komunistët siç ishin Fadil Hoxha dhe Xhavit Nimani në mënyrë të turpshme i kanë ndarë gjakovarët nga rreshti një nga një duke i lënë ata nga rajoni i Drenicës, Prizrenit dhe Gjilanit ku ka pasur një qëndresë më të madhe ndaj ripushtimit jugosllav të Kosovës.

Njëri ndër studiuesit më të spiktaur që është marrë me maskarën e Tivarit është studiuesi Uran Butka i cili shumë qartë me fakte shkencore argumenton, Maskarën e Tivarit si platformë e përbashkët e komunistëve pansllavist serbo-malazezo-shqiptarë.Platforma politike dhe ushtarake e këtij veprimi antishqiptarë, ishte projekti famëkeq i Çubriloviçit i 7 marsit 1937 dhe i 3 nëntorit 1944, që u bënë, për fat të keq, edhe platforma e Lëvizjes të ashtuqujtur Nacionalçlirimtare të Jugosllavisë: “Dy janë mënyrat për spastrimin etnik të shqiptarëve: t’i zhdukim ose t’i shpërngulim.” Për Çubriloviçin dhe ata që zbatuan masivisht gjenocidin kundër shqiptarëve, kjo ishte vetëm njëra anë e medaljës. Ana tjetër, ishte kolonizimi i trojeve shqiptare të zbrazura, me kolonë serbë, hercegovinas, malazezë e maqedonas nëpërmjet ushtrisë dhe këshillave të quajtura nacionalçlirimtare.

Këto projekte kriminale antishqiptare dhe antinjerëzore, u bënë program dhe veprim konkret i PKJ dhe i Lëvizjes së quajtur, NÇJ ndaj shqiptarëve. Në fillim të nëntorit 1944, komandave të Ushtrisë së quajtur NÇJ iu dha, nga ana e organeve më të larta partiake dhe ushtarake të Serbisë, direktiva që të “vrisnin së paku 50% të banorëve shqiptarë” (Arkivi i Kosovës, F. OKKM k.10/29, 335 nr.1). Këtë bashkëveprim ndërmjet ushtrisë të ashqujtur NÇ të Jugosllavisë dhe ushtrisë të ashtuqujtur NÇ të Shqipërisë për të luftuar së bashku, për të nënshtruar reaksionin antiserb në Kosovë dhe për ta ripushtuar atë me ndihmën e forcave ushtarake të Shqipërisë, e kërkonte qysh në muajin mars 1944, komandanti i Korpusit II Sulmues të Jugosllavisë, gjeneral-lejtnant krimineli Peko Dapçeviq.

Kurse krimineli tjetër Titoja, në cilësinë e komandantit të përgjithshëm të ashtuqujturës, Ushtrisë NÇJ, i kërkonte E. Hoxhës kalimin e formacioneve të ashtuqujturës, UNÇ të Shqipërisë në Kosovë e Jugosllavi, për të luftuar kundër “pushtuesve dhe reaksionit”. Kjo kërkesë e Komandës së Përgjithshme të ashtuqujturës Ushtrisë NÇ Jugosllave u formulua në fund të muajit maj, u përsërit në korrik e gusht të vitit 1944. Misioni ushtarak jugosllav në Shqipëri prej shtatë ushtarakësh, me në krye kolonelin V.Stoiniq, i bashkërendonte veprimet e të dyja palëve. Kjo kërkesë u ribë edhe më 26 gusht 1944 nga Shtabi i të ashtuqujturës, UNÇJ për Kosovën e Rrafshin e Dukagjinit, firmosur nga komandanti i këtij shtabi, krimineli Fadil Hoxha dhe komisari krimineli Boshko Çakiç. (Arkivi i FA, F.Shtabi i Përgj.)Pala komuniste, shqiptare u tregua e gatshme.

Pasi vrau me mijëra nacionalistë të Ballit, Legalitetit dhe krerëve të veriut përgjatë luftës civile në Shqipëri (1943-1944), komandanti i përgjithshëm i të ashtuqujturës, UNÇSH,krimineli Enver Hoxha, më 12 shtator 1944, i dha urdhër Korparmatës të përgatiste dhe të niste menjëherë dy brigada për në Kosovë. (Dokumente, Shtabi Përgj., vol.II).Po në këtë datë, mentari i E. Hoxhës, krimineli Miladin Popoviq, i shkruante Liri Gegës, e plotfuqishme e KQ të PKSH-së për Korpusin I: “Lajmëro Pavlen (Pavle Joviçeviq) se dy brigadat shqiptare së shpejti do të marrin drejtim për Kosovë. Vetëm të mos dekonspirohet!” (AQSH, Fondi 14)

Dërgimi i brigadave partizane të Shqipërisë në Kosovë u mbajtë në konspirativitet edhe për britanikët, ndonëse ata ishin aleatë dhe ndihmonin të ashtuqujtrën Luftën Nacionalçlirimtare në Shqipëri dhe Jugosllavi.Krimineli Enver Hoxha porosiste Dali Ndreun, komandantin e Korparmatës I:“Të mos i tregohet inglizëve objektivi i brigadave V dhe III, që do të shkojnë në Kosovë”( AQSH, F.14)Urdhrat për mësymjen kundër forcave të Adem Vocës dhe të Shaban Polluzhës, që refuzuan të largohën nga Kosova, në kohën që kishin nisur masakrat kundrejtë popullsisë shqiptare në Mitrovicë e Drenicë, i dhanë, më 1 shkurt dhe më 5 shkurt 1945, komandanti i Shtabit Operativ të Kosmetit, kolonel krimineli Fadil Hoxha dhe komisari politik, nënkolonel krimineli Krsto Filipoviq. (Uran Butka-Masakra e Tivarit).

Shqiptarë, fillimisht janë tubuar nëpër qendrat e rretheve dhe ato komunale e pastaj, të organizuar në njësi ushtarake, të komanduara nga oficerë shqiptarë, kanë udhëtuar në qendrën e përgjithshme mobilizuese (në kazermat ushtarake) në Prizren. Pas sistemimit, shqiptarët e mobilizuar do të çarmatosen, me arsyetimin se armët do t’i marrin në Kroaci e Slloveni! Çarmatosja, atyre iu ka dhënë një sinjal të keq dhe me të drejtë ka lindur dyshimi në përgatitjen e ndonjë skenari shfarosës në prapaskenë. Kjo psikozë u thellua edhe më tepër, atëherë kur u çarmatosën edhe oficerët shqiptarë dhe për përcjelljen e tyre u ngarkua Brigada XXVII e divizionit 46-të serb e njohur për terrorizimin e popullit shqiptarë gjatë muajve të kaluar.Vrasjet e para u bënë në mesnatën e 26-27 marsit gjatë një pushimi nën qiellin e hapur në Kukës .Eshaloni i parë që përbëhej nga 3.700 veta, u nis më 24.03.1945 dhe pas 5-6 ditësh arriti në Tivar, ku iu dorëzua reparteve të Divizionit të IX-të jugosllav. Gjatë rrugëtimit, derisa u dorëzuan në vendin e caktuar, të mobilizuarit u keqtrajtuan në mënyrë shtazarake nga kriminelët serbo-malazezë. Të mobilizuarit shqiptarë nga Tivari do të nisen për në Istri, ku fillimisht disa ditë do të ndalojnë për të pushuar në ujdhesën Çiovë afër Trogirit. Dhe ato ditë gjatë kalimit me një anije të vjetër, nga ujdhesa për në Trogirë, u mbytën rreth 65 veta, prej të cilëve 29 qenë vetëm nga Kaçaniku. Eshaloni i dytë i përbërë nga 4.700 veta, u nis dy ditë më vonë (më 26 mars) nën përcjelljen e forcave të Brigadës XXVII dhe më 30 mars në Shkodër iu dorëzua Brigadës X malazeze.Gjatë marshimit katër ditor në rrugën Prizrën-Zhur-Kukës-Pukë-Shkodër, përkundër lodhjeve e rraskapitjeve të mëdha nga rruga e gjatë, të mobilizuarit u maltretuan e u rrahën dhe në shumë vende shumë prej tyre u vranë, gjatë kohës së pushimit, gjatë kalimit të lumejve apo gjatë tentimit të ndonjërit prej tyre për ta shuar etjen, në burimet e ujit. Me këtë rastë u vranë njerëzit më autoritativë nga radhët e të mobilizuarve, ishin eprorët e njësive ushtarake ata shqiptarë që komanduan gjatë marshimit nga qendrat komunale për në kazermat ushtarake të Prizrenit. Në mbrëmjen e 27 marsit ky Eshalon arrin në Fushë-Arrëz dhe sipas një skenari të parapërgatitur mirë, xhelatët serbo-malazezë, gjatë kohës së pushimit (në mesnatën 27-28 mars) nën qiellin e hapur duke fjetur (në gjumë) vrasin mizorisht rreth 120-140 veta dhe kufomat e tyre u hodhën në një hendek.Pas këtyre peripecive nga Shkodra nën përcjelljen e malazezëve – në mesditën e 1 prillit 1945 arritën në Tivar. Atë ditë të kobshëm rrugëve të qytetit shihej një mobilizim i ushtarëve serbo-malazezë, të cilët vështronin me përbuzje kolonën e gjatë të shqiptarëve. Kjo kolonë është ndaluar në qendër të qytetit (me urdhër) kinse për të pushuar dhe ndërkohë ndodhë një eksces në mes rojës dhe katër shqiptarëve, të cilët u penguan që të pinë ujë në një krua aty afër. Nga ky konflikt ushtarët e urdhëruar derdhin një breshëri plumbash në trupat e shqiptarëve, me ç’rast vriten disa prej tyre. Situata e tensionuar me qëllim (për ta filluar komplotin e përgatitur) e shtyu masën e shqiptarëve që të shtrihen për tokë, ndërkohë që ajo hapësirë ishte vënë në shënjestër të pushkëve dhe mitralozëve që ishin vendosur në çdo qoshe të rrugëve, dritare dhe tarracë të shtëpive e në shkëmbijtë e kodrave përreth. Gjatë muajve mars-prill 1945, përmes rrugës Prizren-Kukës-Shkodër-Tivar (për në Frontin e Adriatikut) janë deportuar 16.423 shqiptarë nga Kosova, kurse rreth 4. 600 të tjerë u dërguan nga viset shqiptare të Maqedonisë.Për të humbur gjurmët e kësaj vepre mizore, u mobilizuan të gjitha njësitë ushtarake serbo-malazeze, qytetarë e punëtorë të këtij nacionaliteti dhe me kamionë, vagoneta, qerre etj, gjatë tërë natës së 1 – 2 prillit i bartën kufomat dhe të plagosurit (bashkë!!!) dhe i transportuan në drejtim të Tivarit të vjetër, tek një vend (humnerë) në mes të shkëmbinjve të bregdetit. Kufomat e shqiptarëve fillimish u dogjën dhe pastaj u hodhën në humnerë, ndërsa pjesa tjetër do të varrosen…!!!

Njëri ndër të mbijetuarit në këtë masakër është edhe Azem Hajdini -Xani i cili në rrefimin e tij për këtë masakër kundër shqiptarëve do të shkruan:“Ndër shokët që unë i kam njohur, e që u pushkatuan në mesin e këtyre 80 vetëve, ishte edhe Abdyl Bislimi nga Kryshevci i Drenicës. Me të përfunduar të këtij akti mizor, meqë ne ishim në kolonë për katër, në gjatësi prej 5-6 kilometrash, e mundësia për shfarosje masive ishte më e vogël, na kanë urdhëruar të ngritemi në këmbë dhe të qëndrojmë në vend me duar të lidhura mbi kokë. Pas pak na kanë urdhëruar të ecim drejt një ndërtese të madhe trekatëshe, më një sipërfaqe prej afro 300 metra katror dhe me oborr të rrethuar.Ndërtesa ishte e rrethuar nga të tri anët me kodra shkëmbore, kurse oborri ishte me mure të lartë me rrethojë të hekurt, me maja të prehta, gjë që krijonte kushte shumë të volitshme për likuidimin e të gjithë neve pa marrë parasysh a gjendeshim në oborr apo në ndërtesë. Në të hyrë të oborrit të ndërtesës ishin vendosur nga 10-15 ushtarë në të dy anët e hyrjes të përgatitur me shufra hekuri në dorë.

Secili prej nesh që hynte nëpër atë hyrje merrte goditje në kokë, gjoks apo shpinë me shufër hekuri dhe vaj halli për atë që nuk mund t’iu bënte ballë të rënave, sepse ekzistonte mundësia çdo herë që të mbetet në vend. Ai që mbetej i shtrirë nga të rënat shkelej pa mëshirë nga turma që kalonte nëpër atë hyrje, pa pasur mundësi askush t’iu ndihmojë. Ishte e pamundur të kaloje nëpër atë hyrje të ngushtë e të mos marrësh goditje. Vetëm gjatë këtij akti, këtu në hyrje të oborrit, mbetën të shtrirë rreth 100 apo 150 veta. Shumica prej tyre edhe të vdekur. Ashtu të përgjakur dhe të rraskapitur nja 1000 veta që ishim në ballë të kolonës, na futën por si lopët në atë ndërtesë. Pasi që ndërtesa u mbush përplot, në oborr sipas një vlerësimi ngelën mbi 2200-2500 kurse në rrugë të gjerë 7-8 metra e të gjatë 80-100 metra, kanë ngelur të rrethuar 1.000-1.100 veta, por tani jo të rreshtuar, por grumbull. Kjo u bë për shkak se në këtë mënyrë bëhej likuidimi më i lehtë i tyre. Me të përfunduar të këtij aksioni, ushtarët e kapën Milazim Haxhiun nga fshati Tërnavc, me pretekst se ai qenka njëri prej atyre që ka tentuar t’ia marrë revolen oficierit malazez që u plagos . Edhe pse ky refuzoi akuzat, mbi trupin e tij para syve tanë u zbraz një shanzher i revolës. Edhe pse e dinim se xhelatët e pashpirtë po përgatitin masakër të paskrupullt ndaj nesh, i riu 17-vjeçar Ibrahim Koca nga fshati Polac i Drenicës së bashku me 7 shokë shkoi të komanda e shtabit, e cila ishte e vendosur në oborr dhe urdhëronte: “Mëshoj se ja kajsha nanën shqiptare le ta dinë se këtu është Mali i Zi, dhe do t’i mbysim të gjithë. Ai shkoj për dy qëllime:

a) – të apelojë të ndërpritet masakra e mëtejme, sjelljet brutale, rrahjet në hyrje me shufra hekuri dhe
b) – t’u lejojnë t’u ndihmojnë shokëve të lënduar që kishin mbetur në hyrje të ndërtesës nga të rënat që kishin pësuar.

Para se Ibrahim Koca ta kryente paraqitjen e kërkesave të përmendura, me urdhërin e komandantit, në të janë vërsulur shumë ushtarë, e kanë ngulur në bajoneta, e kanë ngritur lartë e pastaj e kanë gjuajtur në një shkamb për t’a parë më lehtë.

Pastaj, me një fjalë në mënyrë mizore ia kanë pre hundën, veshët, krahët e kanë bërë copa-copa. Pas këtij akti shtazarak, shtabi dhe ushtarët janë tërhequr anash 100 deri 150 metra. Pas dhënies së sinjalit me një armë të rëndë të kalibrit të madh, përnjëherë nga të gjitha anët janë dëgjuar krisma. Rebeshet e armëve të ndryshme vinin drejtë nesh nga çdo skutë, oborr, shtëpi, shkëmb, dritare e pullaze të shtëpive. Shtihej me armë të zjarrit, si pushkë, automatik, mortajë dore, revole e çka tjetër jo. Kësisoj, brenda një ore, asnjë nga grumbulli i njerëzve, përafërsisht mbi 3 mijë veta që ishin vendosur në oborr dhe shesh, nuk mbeti në këmbë, kështu që rrethi i ndërtesës, oborri dhe sheshi u shëndërruan në lumë gjaku që i përgjante një kataklizme të vërtetë. Një ndër të mbijetuarit e masakrës se Tivarit është edhe Mark Oroshi i lindur në vitin 1922 në fshatin Caparc të Prizrenit, vdekur me 1989.Ai në moshën 23 vjeçar ishte mobilizuar dhunshëm sikurse mijëra të rinjë të tjerë shqiptarë.Pas një shtetgtimi të përgjakur mberritëm në Shkodër. Aty na percillnin të armatosur njësitët qetnike serbo-malazeze. Nga dyshimi se ndonjëri nga pjesmarrësit mund të kishte armë, ata në Shkodër filluan kontrollin e të gjithë pjesëmarrësve. Fillimisht tek unë gjetën tri granata dore qe i kisha ruajtur për të mbrojtur vetvetën dhe shokët në raste të vështira. Pasi hyna i pari në një dhomë të ngushtë aty nuk mbeta vetëm dalëngadalë u bën 46 të rinjë shqiptarë. Madje edhe për një briskë që i kishin gjetur ndonjërit e kishin ndarë për pushkatim. Komandanti Qetnik me yllin partizan ju kishte thënë se do t‘iu pushkatojmë të gjitheve, ndërsa rojet që kishin vendosur dy pushko-mitralozët në dritare prisnin urdhërin. Për fat tonin e kishin pas quar urdhërin në komandën e tyre në Shkodër se do t‘i pushkatojmë nja 46 ballista dhe mos u shqetsoni kur t‘i ndini krismat.Nga aty ju kishte ardhur lajmi se mos i pushkatoni pa ardh oficerat tanë. Pa kaluar as gjysmë ore vijnë dy oficer një shqiptarë dhe nje kapiten dalmatin.Nuk i njihshim asnjërin. Oficeri shqiptarë që me vonë e kuptova se ishte Rifat Berisha, ju drejtua oficerit serb me këto fjalë:Lëshoni se janë njerëz të pafajshëm.Por oficeri serb i drejtohet me këto fjalë.Do ti pushkatojmë si qetë. Rifat Berisha i tha mos i pushkatoni pa ardhur unë edhe njëherë këtu. Nuk ka vonuar as një orë dhe në mënyrë të rrufeshme ka hyrë mbrenda Rifat Berisha,e kishte rrethuar garnizonin me ushtarët e tij, se bashku me oficerin dalmatin.Dhe rrufeshem i thotë oficerit qetnik serb se sa të është gjallë Rifat Berisha ska me u pushkatu asnjeri nga këta. I fut rrevolën në gojë. Fillon të dridhët qetniku nga frika.Kapiteni dalmatin e hoq revolën dhe ju thotë rojeve të largohen nga dritarja. Me pas kapiteni dalmatin i thotë Rifat heqja nga goja revolën. Ai i heq revolën nga goja dhe ja rrah dhëmbët me tytën e revolës. Çka të bëjmë me këta të pafajshëm. Nga frika ai i thotë leshoni.Falë Rifat Berishës shpetojnë në Shkodër 46 shqiptarë të pafajshëm. Këtu dua publikishtë ta falënderoj Rifat Berishën për shpëtimin e jetës që i ka bërë babait tim Mark Oroshit dhe 45 shqiptareve të tjerë djem të rinjë. Më pas Rifat Latif Berisha, ishte një nga organizatorët e Konferencës se Bujanit,në të cilën u zgjodh edhe nënkryetar. Nuk u pajtua kurrë me tradhetinë që iu bë Konferencës së Bujanit dhe vendimeve të saj,për çka edhe u vu në shënjestër të OZNA-s.Aktiviteti i tij në vazhdim,sidomos lidhjet qe ai mbante me ilegalitetin e vendosin në qënder të vemëndjes së sigurimit jugosllav derisa pas një tentative për ta arrestuar që përfundon me përleshje ai bëhet pjesë e ilegalitetit.Për veprimtari të tij, kundër luftës speciale të Doktrinës serbe, Berisha në 17 maj të 1949, përderisa ishte në fshatin Gajrak së bashku me një njësitë prej gjashtë vetësh, e rrethon një ekspeditë policore e sigurimit të brendëshem shtetëror të Jugosllavisë (në atë kohë e njohur si OZNA), të cilën e drejtonin Çedo Topalloviç dhe Çedo Mijoviç. Njësiti përbëhej krejtësisht nga djem të familjes Berisha: vëllezërit Rifat,Mustafë e Islam Berisha, Brahim Berisha i biri i Islamit e po ashtu Halit dhe Jahir Berisha kusherinj të parë. Pas gati një dite luftimesh njësiti tenton të qajë rrethimin ku edhe bien heroikisht Rifat,Islam,Mustafë e Brahim Berisha.Arrijnë të largohen vetëm Halit e Jahir Berisha. Kuptohet në vazhdimesi një terror e represion mbuloi të gjithë fisin Berisha e po ashtu miqtë e kësaj familje.

Të nderuar pjesëmarrës,

Masakrës së Tivarit nuk i shpetuan as fshatrat ku unë u linda dhe u rrita. U rrita me rrëfimët e burrave të Velezhës,Shpenadisë,Caparcit,Smaqit dhe fshatrave të tjerë se në këtë masakër në Tivarë nga Bashkësia Lokale e Velezhës u masakruan të rinjët:Mon Gjergj Perkola, Pjetër Ndue Veseli,Mikel Ndue Frroki-Spaqi, Nikë Ndue Qollaku, Dodë Prenk Gojani,Ndue Dedë Doqi, Prenkë Palë Gjakova, Zef Ndue Gjini,Nikollë Ndue Gjoka Oroshi dhe Franë Dani të gjithë të moshës 19 deri në 24 vjeçare. Pasardhësit e këtyre martirëve para disa viteve u organizuan dhe nga një iniciativ u mblodhën mjetët nga Zvicrra dhe Gjermania, dhe i bënë një pllakë të përbashkët në Varrezat e fshatit Shpenadi duke u kujtuar për jetë të jetëve, ndërkohë Shoqata ’’Trojet e Arbrit’’ në Prizren të njejtën ditë patë organizu një akademi shkencore për maskarën e Tivarit. Maskara e Tivarit ishte një masakër e cila sipas analizës sime historike dhe fakteve që kam lexuar dhe studiuar ishte e ndarë në dy pjesë. Pjesa e parë e kësaj masakre ishte kryer mbrenda territorit shqiptarë duke filluarë nga Kuksi e deri në Shkodër ndërsa pjesa e dytë ishte kryer në Tivar. Sot e shtroj pyetjen se pse edhe sot e kësaj dite në një mënyrë apo tjetër Institucionet tona shkencore zyrtare qoftë në Kosovë qoftë ne Shqipëri nuk e vendosin këtë Masakër në kuadër të projektev shkencore, për tu ndriçuar me forcën e argumentit. Ndërkohë është tragjike kur shqiptari komunsitë në emër të ideologjisë panslalviste ruso-serbe e vret vëllain atdhetarë dhe nacionalistë vetëm se ka një ide të orjentimitë Evropian. Kjo vrasje e bijëve të komunistëve po vazhdonë edhe sot e kësaj ditë tash e 73 vjet me radhë por tash duke e ndërruar strategjinë. Dhe nuk është rastësishtë se bijtë e këtyre komunistëve janë duke i udhehequr trojet shqiptare tash e 73 vjet me radhë. Edhe kanë për t’i udhëhequr deri sa të vetdisohemi në elita kombëtare dhe nacionaliste shqiptare, se nuk duhet të digjet jorgani për një plesht por të gjithë se bashku ta themelojmë një Organizatë të fuqishme në Trojet e Arbrit në Trojet e Gjergj Kastriotit- Skenderbeut, që ta ngrisim zanin dhe ta fusim në veprim idenë e mbetur të parealizushme të Rilindasve tanë për një Shqipëri të shqiptarëve për një Shqipëri Etnike. Na u priftë e mbara!

 

1 thought on “RRUGA E GJAKOSUR DHE MASAKRA E PLANIFIKUAR E TIVARIT”

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top