RROFTË SHQIPNIA ETNIKE

VULLNETARE TE LIRISE!
JINI KRENAR QE MBANI KETE EMER!

Nje kohe te gjate keni neper male:
Neper male, gerxha, ne shi, ne bresher dhe debore, xhveshur, zbathur dhe te urijtur, jo se ju ka detyruar njeri me force, as qe tu kete dhene njeri ndonji shperblim porse e niete vete nga shpirti, nga zemra.

E quajtet si detyre te shenjte te marret armet dhe te luftoje kundra okupatorit, sepse ai u kishte zaptuar vatrat,u kish roberuar Shqiperin, u kish perdhunuar Flamurin.

Prap sot po leftoni vellezerve tuaj te gabuare dhe qe s’dine as ata se ku i shpie qerrja e huaj ti rrukullise;
Luftetare per çlirimin e Atdheut dje kundra okupatorit dhe u lumte se e nderuat Vloren dhe e ndritet historin Shqiptare.
Sot lefton me trimeri te rralle per mbrojtjen e Flamurit, te zakoneve te bukura tuajat.

Leftoni kundra anarshizmit, kundra pansllavizmit qe kerkone ta beje rremure Shqiperin dhe nga kho, rremure, te kete fushe te lire neser ta zaPtoje vendin tone dhe ta coptoje.

Ju, dhe gjithe Nacionalizma Shqiptare e bashkuare do ta mbroje me gjokse, me gjak deri sa te dalim ne luman te shpetimit, derisa ti qendrojme gjembat dhe pastaj te gezojme ne nje Shqiperi te madhe ,te lumture:

Nje Shqiperi deri atje ku i thone bukes buke, ujit uje, nji Shqiperi me brenda Kosoven tone Kreshnike dhe Çamerine.
Ky eshte ideali yne dhe Zoti do na ndihmoje, do na nxjerre faqe bardhe.

Luftetare te Lirise, Opinges dhe te gunes!

Mos i prishni radhet tuaja, mos u deshperoni, mos u merzitni, ne kini nje k9he te gjate dhe nje jeni demtuare, ne u eshte prishur katandia dhe shteipa;

Puna jone s’ka mbaruar.

Qellimit akoma nuk ja kemi arrijtur. Nderi i armes s’uaj e do te qendroni ashtu siç keni pas qene sot e tre vjet, me opinge dhe pa opinge, me buke dhe pa buke, me vuajtje dhe sakrifica deri ne fitore te plote.

Sa hije ka nje luftetare i lirise me petka te vjetra me arme ne krahe dhe me Flamur ne Balle?

Nuk kerkon nje shperblim, nuk kerkon asnje grade. Grada me e madhe eshte Flamuri qe mban ne balle dhe shperblimi me i math do te jete sigurimi i lirise Shqiptare!

Vazhdoni te pa tundur rrugen e sigurte dhe mos i degjoni fjalet e atyre qe kerkojne tu perçajne.
Kini bashkim, durim, disiplin dhe ndershmeri se kini shume shoke ne keto vuajtje, ne kete lufte.

Keni krejte Nacionalizmen Shqiptare qe edhe ata vuajne si ju, jane sakrifikuar si ju.

Gjaku dhe djersa qe derdhet, vuajtjet dhe mundimet tuaja do te kurorzojne nje Shqiperi te madhe dhe indipedente neser, ate Shqiperi qe kane enderruar deshmoret qe rane ne fushen e nderit dhe Ate qe keni luftuar dhe po luftoni ju o luftetare trima.

Rrofte Shqiperia etnike
Qoft i pa harruar kujtimi deshmoreve
Rrofshin vullnetaret e lirise

BALLI KOMBËTAR, VLORË 7 QERSHOR 1944

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top