SHKRUAN: AHMET ASANI
Viti 2019 në të cilin sapo kemi hyre do të jetë vit i zbardhjes së shumë të vërtetave ndër shqiptaret. Kemi hyrë në vitin e të ashtuquajturave rezonanca konstruktive të cilat do të ndikojne ne rritjen e vetedijes dhe anes shpirtrore te të gjithë njerezëve qe nuk pajtohen me terrin, gënjeshtren dhe manipulimin. Kemi hyre në epokën e besimtarëve shkencor , ne epoken e cila do te demaskoj burimin e të keqes!
Kush ia do te miren njerezimit e kombit është mire të punojë në gjetjen e burimit të së keqes, duke zbërthyer me fakte metodat që u përdoren per ta manipuluar ndërdijen tonë njerëzore e kombetare! Pa zbërthimin e manipulimeve dhe manipulatorëve te nderdijes tonë kombetare, nuk do te jetë i mundur zgjimi i vetedijes, nderdijes e mbidijes tonë shpirtrore e kombetare!
Kete shkrim timin po e filloj me nje analize e cila do te identifikoje tipin e manipuluesit me te rrezikshem! Gjithesesi qe manipuluesit më të mëdhenj të ndërdijes tonë kombëtare janë kleriket dhe sistemi klerik i konfesioneve që kemi, por në kete shkrim timin nuk do te merrem me klerin e sistemin klerik, por do te merrem me analizen dhe zberthimin e nje tipi te Intelektualit medioker i cili tërë kohën ishte ne sherbim te UDB-es dhe po nga këto shërbime u ndihmua qe para popullit te dilte gjithëmonê si ‘patriot i perndjekur’!
• Për vitin 1974 kur Kosova fitoi statusin kushtetues te njësisë federative dhe shqiptarët në Maqedoni morrën statusin e kombit shtetformues, mund të thuhet se ishte vit i këthesës se madhe kombëtare. Nëse këthehemi në retrospektivë, mund të vërejmë se mu nga v.1974 e këndej, UDB filloi te lansoj tipin e intelektualit mediokër i cili me direktiva te UDB-es filloi te shperndante ide dhe literaturë antidemokratike e antiperendimore te tipit stalinisto-enverist neper shkolla e fakultete. Nuk do te flas ketu per kategorine e idealisteve te majtë te cilet per shkak te veprimtarive patriotike ndiqeshin e burgoseshin, por per kategorine e intelelktualit mediokër anetar aktiv i LIDHJES KOMUNISTE TE JUGOSLLAVISË, i cili kishte marr per detyre te manipulonte rinine dhe intelektualet, ti bënte ata antidemokrat e antiperëndimor. Tani dikush mund te pyes, si mund zbulohet e dallohet ky lloj spiuni i sotisfikuar i kohës, qe mos te përzihet me nacional idealistet e majtë?
Pergjigja eshte kjo:
– E para, ky far intelektuali mediokër, me ndihmen e UDB-es arriti te krijojë imazhin e ‘intelektualit të përndjekur’ edhe pse kurr nuk u denua dhe kurrë nuk mbeti i papunë e i pa rrogë!
– E dyta, ky lloj i intelektualit mediokër ne sherbim te pushtetit, gjithemone në çdo periudhe nuk mbeti i papune e i pa financa, perkundrazi financiarisht tere kohen ka qëndruar shumë mirë!
– E treta, ky tip intelektuali medioker, ne kohen kur ka luajtur rolin e te perndjekurit, ka marr poste e tituj nga institucione te ndryshme shkencore dhe ka bere shtepi pallate !
– E katerta, perkunder faktit qe ka marr tituj e poste drejtuesi neper institucione shkencore dhe per gjysem shekulli ka krijuar mazhin e njeriut te ditur, ne fakt poqese analizohet mire, ky far tipi i intelektualit manipulator nuk ka lene pas vetes asnje vepër me vlere shkencore e kombetare!
– E pesta, nese rastesisht hapni biseda rreth ideologjisë, ai pa fije turpi do të deklaroj se gjithëmonë ka qenë kunder sistemit Stalinisto – Enverist, duke “harruar” se nga viti 1974 për më shumë se një dekadë ka shperndarë ide dhe literaturë enveristo-staliniste!
– E gashta, nëse kanë pasardhës do të vëreni se edhe ata janë në rrugën gjenetike te baballareve te tyre! Babai per poste e lekë manipuloi rinine shqiptare nëpërmjet ideologjisë stalinisto-enveriste, i biri manipulon rinine ne forma tjera me te ndieshme. Misioni per manipulim të nderdijes shqiptare bartet si stafeta nga babai te i biri, vendi i burimit te lekëve eshte i njejti, vetem forma dhe regjia ndryshon!