Eqrem Kryeziu

Rri larg honit të dhembjes!

Shkruan Eqrem Kryeziu

Agani i Madh

Shpesh i kam thënë vetvetes: Rri larg honit të dhembjes! Është me rrezik t’i afrohesh: mund të digjesh si flutura në flakën e qiriut.
Mirëpo në botën e digjitalizuar kjo është e pamundshme. Të ofrojnë sekuenca të rënda. Ja, një plakë që mban në duar fotografitë e dhjetëra djemve, vajzave, nipërve, mbesave, stërnipërve, stërmbesave. Të gjithë të vrarë.

Përpiqem të shkoj tej. E shoh këtë plakë si një copë thëngjilli, por që ka një zemër me ato kujtime. Edhe pyes veten: Pse është gjallë kjo grua? Ç’mesazh na përçon kursimi i jetës së saj?

Nuk guxoj të them se nuk ka përgjigje. Vetëm se tani për tani atë përgjigje nuk e gjej.

Besoj se humorin e vet Agani e përdorte si mburojë kundër dhembjes. Njëherë më tha: “Përpiqesh t’i ikësh dhembjes, por ajo del papritmas. Mirëpo edhe kur të del papandehur, ti përpiqesh të krijosh një distancë ndaj saj. Por është e kotë: ajo të hyn nën lëkurë.”
Sikur mos të shkonte drejt vdekjes, Aganin do ta vriste dhembja.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top