RRËZIMI I FIGURAVE!

SHKRUAN: SEFEDIN KRASNIQI

1. Ekziston një shprehje “tamël zogjsh” ! E dihet se zogjtë nuk janë sisorë! Po, diçka që mungon edhe në mënyre kategorike si “kualitet ekskluziv”, nganjëherë kërkohet, qoftë vetëm si “shprehje” figurative, shprehje që vë në spikamë kërkesat absurde që kanë njerëzit në fazën e egoizmit të tyre afektiv, te pakontrolluar! Nga një mijë kerkesa të tilla që mund të jenë reale, ka njerëz që shkojnë e kërkojnë diçka si anektodë, kërkesa që të jepet me deshirën e kërkuesit që ti të mos mund t’ia plotësosh kërkesen, që të thotë pastaj, “s’e bëre dot”, mund të shëmbëllehet kështu: të kërkojnë një tabelë shahu, dhe ti ua jep atë tabelë, pastaj zgjedhin figurat, nuk u konvenon “disajnimi” i figurave, dhe, ti, prapë, e gjenë disajnin e përshtatjes së kërkesës, po pas kësaj, kur s’ka më vërejtje rreth shahut, kërkohet që figurat të kenë taban magnetik, se mund të ndodhë që njerëzit luajnë shah maje lisi, dhe nga atje mund t’u rrëzohen “figurat”! “Rrëzimi i figurave” si “shprehje” sikur aludon në “lëvizje destruktive”, në të hedhurit e energjisë për të shkatërruar diçka, çkado, vetëm e vetëm që të shuhet një pasion i senseve destruktive të akëcilit njeri në këtë planet! Po qe rrëzimi të mos jetë krejt absurd, dalin kërkesat që të përballojnë para pamundësive të realizimit të tyre, dhe nëse ato kërkesa nuk plotësohen, atëherë, a priori të mbetet ta pranosh fajin që nuk e ke!

E nëse je i detyruar të pranosh fajin që nuk e ke, mendja të shkon gjithkah ; ta kalosh shkretirën këmbë derisa ta takosh Hindin dhe të kuptosh, pa e pyetur, pse me sy të saj shprehte gjithe atë egërsi dhe urrejtje për një karrige që edhe vet e dinte që s’e meritonte. Nëse nuk e kupton, atëherë të shkon mendja të shkosh e të lexosh të gjitha librat e djegura të bibliotekes së Aleksandrisë, për një qëllim fare injoble që, në këtë anë i thonë « gërryerje nëpër zorrë » dhe publikisht të dalësh me sharje e akuza që s’i durojnë as kafshët.

2. Tërë kohën, sa herë kam folur vetmeveti, kam shkruar, disi, shpesh pa dëshirën time, sepse lere që më pengonin “elemente të caktuar” që hynin dhe dilnin e shpesh dalin edhe sot në Universin tim, sikur dikur në hamamin e Vushtrrisë, kur s’kujdej më askush, por kalimthi, hudhnin ndonje pikë … apo copë … por që ta prishte meditimin prej “gjeniu”.

Mos të del dikush, tash, e të na thotë mendime shterpe dhe të betohet se nuk ka folur kurrë vetmeveti, por, sa herë i ka lëvizur buzët në heshtje, ka folur me engjëllin e tij.

3. Dymbëdhjetë vjetori i Pavarësisë së Kosovës, lere që na bëri të mendojmë e flasim vetëmevete, por shpesh na ka lënë me gojë hapur. Disi, sikur duam të themi diçka por s’na e qet goja apo s’i besojmë veti. Papritmas u “rrëzuan figurat” dhe jo figurativisht as të futura në thonjëza, por u rrëzuan vërtetë. U rrëzuan, sepse, janë figura që u ndërtuan me material të huaj. Dhe, në këtë rrëzim të rrëmujshëm, u rrëzuan edhe do figura që i dinim të shenjëta. Për të gjallët s’them më asgjë. Nuk më egzaltojnë as nuk më mashtrojnë më. Jo, së paku derisa të rrojnë.

4. Vallë, në këtë “qamet” a shpetoi dikush pa u rrëzuar!? Të gjithë ata që s’kanë më nevojë për të gjallët, por të gjallët kanë nevojë për ta. Sepse ato nuk janë më figura. Janë thjeshtë të vdekur. Në këtë “çmenduri”, mu kujtuan këto vargje:

Kalove një të diele nga varret
Të admiroj heshtjen e madhe të shpirtrave që flènë
Lexova mbishkrimet, pllakat dhe mesazhet
Shpirti im i shqetësuar… si asnjëherë u tremb…!

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top