SEFEDIN KRASNIQI
(humoreskë në vargje)
1.
Kur menduam se dolëm t’parët
Shpejt kuptuam që ishim në fund
Kryeminister s’të bëkan kollaret
Prapë Kosoven kem për ta tund !
2.
Rreth Albinit të përbashkuar
Vraponi burra se s’ka me prit
Me gurë e rrasa siç jemi mësuar
Të dalim në rrugë të zëmë çdo pritë
3.
Ngritni lartë grushtat, shterngoni fort
T’thrrasim me zë me plot fuqi
Ditën me diell a me acar qoftë
Krejt për Albinin do bëhemi hi
4.
Reth Albinit të përbashkuar
Vraponi gra, bashkë pa dallim
Me gurë qëlloni pa u hamendësuar
Çdo kalimtar që s’hin n’marshim
5.
Ne Qeverinë kurrë nuk e deshëm
Gabuan ata që na e dhanë votën
« Krahun e luftës » me gurë e zhveshëm
Që « pacifistat » t’marrin n’sy boten
6.
Rreth Albinit të përbashkuar
Do « vetëvendosim» siç na do qefi
Kush s’është me ne, qoftë i mallkuar!
E copa-copa iu bëftë dhe djepi !