Drejtoria për Inspekcion e Komunës së Mitrovicës, përkundër ligjit që e ndalon rrënimin e objekteve të trashëgimisë kulturore, ka vendosur të zhbijë nga toka çdo shenjë të Shqipërisë etnike në këtë qytet!
Kjo drejtori, duket fare hapur të jetë e ndikuar nga krimi më i shëmtuar!
Kush dhe kur ka vendosur të rrënojë ilegalisht shtëpinë e Atdhetarit të Madh dhe Luftëtarit të Paepur për Shqipërinë etnike, Inxh. Xhafer Deva?
Kush janë ata zyrtarë të kësaj drejtorie, që për hirë të interesit material marrin vendime antikombëtare?
Cili do të jetë reagimi i qytetarëve shqiptarë të Mitrovicës, të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi etj.?
Cili do të jetë reagimi i institucioneve të shtetit? Cili do të jetë reagimi i Kryeministrit, Qeverisë dhe deputetëve të Parlamentit?
Këshilli Koordinator i Ballit Kombëtar Demokrat, ju bënë thirrje institucioneve përkatëse të mos e shkatërrojnë trashëgiminë kulturore të Kosovës! Mos e rrënoni Shtëpinë Monument!
Mos e rrënoni Shtëpinë e Madhe të Shqipërisë etnike dhe demokratike!