ROBERT BOSCH E AKUZON RËNDË BASHKIMIN EUROPIAN

Ish-ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka reaguar ndaj deklaratës së Bashkimit Evropian pas ultimatumit që Kosova të heq vendosjen e taksës doganore prej 100% për mallrat serbe.

Bosch ka thënë se Bashkimi Evropian nuk reagon kurrë ndaj Serbisë, edhe kur këta të fundit shkelin marrëveshjet.

“Kjo ishte e fortë, por ku është reagimi i BE-së ndaj Serbisë për shkëputjen e marrëveshjes 12 pikëshe mbi normalizimin e marrëdhënieve e cila thotë se të dyja vendet nuk duhet të pengojnë njëra-tjetrën në rrugën drejt BE-së, gjë që Serbia e bën gjatë gjithë kohës me Kosovën. Të mos e përmendim deklaratën e egër të Daçiqit për vendet që votuan për Kosovën”, ka shkruar Bosch në rrjetin social Facebook.

Ai ka theksuar se BE nuk harron të flasë për Asociacionin e komunave serbe por harron t’ia kujtoj Serbisë përgjegjësitë e tyre.

“Me veprimet e tyre ata po e degradojnë procesin e ‘normalizimit të marrëdhënieve në një objekt tallje”, ka përfunduar Bosch.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top