Rinia e Kosovës dinë edhe jetën me ta falë, por për tokën e tyre, dinë edhe shpirtin me ta kallë

Shkruan: Daim Hiseni, Kryetar i SHVL të UÇK-së

protesto1Mbështesim parezervë PROTESTAT në mbrojtje të çdo pëllëmbe të tokës shqiptare që do të mbahen më 19 Gusht 2016 me fillim në ora 14:00 në Prishtinë.

Jemi kundër ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi sipas propozimit të Isa Mustafës.
Kësaj rradhe janë bashkuar deputet nga rradhët e pozitës dhe të opozitës. Mbretëron mençuria dhe strategjia e veprimit, ata kanë bashkuar forcat e tyre dhe janë vënë në mbrojtje të së drejtës dhe të vërtetës.

Kosova hoqi të zinjtë e ullirit, duke derdhur gjak dëshmorësh dhe heronjësh për të çliruar këtë tokë të robëruar ndër shekuj nga pushtues të ndryshëm.

Andaj e llogarisim tradhti çdo vendim të gabueshëm i cili dëmton çdo hap dhe pëllëmbë të tokës shqiptare e garantuar me Kushtetutën e Kosovës, ligjit të natyrës dhe trimave hero te cilët me çmimin e jetës dhe gjakun e derdhur e sollën lirinë e Kosovës dhe garantuan integritetin dhe sovranitetin e saj.

Shkupi edhe më tej e kujton kohën kur ishte Kryeqytet i Vilajetit të Kosovës.
Shkupi edhe më tej mbetet Kryeqyteti shpirtëror i shqiptarëve.

Për Kosovën dje, për Kosovën sot dhe për Kosovën deri në lirinë e plotë. Marshojm drejt realizimit të aspiratave të kahershme të çdo shqiptari…

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top