FERIZAJ, 22 KORRIK 2019
Mbreme ne Ferizaj eshte mbajtur nje mbledhje e rinise nacionaliste dhe antikomuniste te ketij qyteti. Gjate diskutimeve, te pranishmit kane miratuar propozimin per inicimin e nje proteste kombetare kunder zhberjes se shtetit dhe tradhtareve te vendit.
Jemi kunder opcionit per ndarje dhe pushtet te trete rankoviqian e qubrilloviqian ne Republiken e Kosoves
Rinia nacionaliste e Ferizajt i bene thirrje simoshatareve ne komunat tjera te Republikes se Kosoves qe te organizohen dhe solidarizohen me kerkesat e drejta per mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit shteteror te Republikes se Kosoves.
Ne komunikaten e derguar ne adrese te redaksise tone, Grupi i Rinise Nacionaliste dhe Antikomuniste te Ferizajt, me tej thekson:
Kosova eshte gjaku yne qe nuk falet!
Eshte atdheu i te pareve dhe pasardhesve tane!
Eshte vendi qe e do lirine, demokracine dhe drejtesine!
Eshte vendi qe nuk i nenshtrohet presionit te armiqve dhe tradhtareve te vendit!
Kosova jemi ne, rinia per shtetin unitar, me integritet dhe sovranitet!
Jemi kunder ndarjes dhe kunder pushtetit te trete rankoviqian e qubrilloviqian ne Republiken e Kosoves!
Jemi kunder atyre qe po ushtrojne presion mbi popullin tone per te kenaqur ambicien e semure te shtetit antishqiptar e antieuropian, Serbise!
Jemi kunder tregtareve te flamujve, kunder te gjithe atyre qe po tregtojne me apo pa vetedije me fatet e atdheut!
I kerkojme rinise nacionaliste dhe antikomuniste te vendit tone organizim dhe mbeshtetje te rezistences kombetare edhe ne komunat tjera!
Ne, rinia nacionaliste dhe antikomuniste e komunes se Ferizajt, permes zerit te protestes tone kombetare kerkojme mbrojtjen e shtetit dhe angazhimin e çdo subjekti per te siguruar mireqenjen ekonomike te te gjithe qytetareve te Republikes, pa dallim te perkatesise etnike!
Rezistojme bashk, per inetersat e kombit, per shtetin unitar dhe perspektiven demokratike ne Siujdhesen Ilirike!
Poshte tradhtaret e vendit!
Rrofte Kosova e njerezve te lire, ne miqesi me te gjithe ata qe na nderojne e respektojne si qytetare te dinjitetshem dhe te realizuar brenda kufijve te shtetit tone!