SHKRUAN: INDRIT VOKSHI
Nëse keni durim ta lexoni, mund ta argumentoj dhe vendoseni vetë nëse do ta votoni:
1. Sapo erdhi në pushtet, nisi një fushatë tritoli ku u vranë me atentate disa biznesmenë. Me një dekleratë të pashembullt, Edi Rama deklaroi :”Bandat po lajnë hesapet..”. Pse bandat filluan t’i lajnë hesapet sapo erdhi Rilindja? E qartë, kjo ishte fushata e terrorit për t’iu dhënë mesazhin të gjithë biznesmenëve se tashmë duhet t’i nënshtroheshin organizatës dhe të paguajnë.
2. Rilindja nisi një operacion për mbjedhjen e “parave të dritave” duke iu marrë njerëzve edhe qindarkën e fundit, ndërkohë paralel me të, ekzekutoi një tjetër operacion masiv, atë të mbifaturimeve, ku shqiptarët faturoheshin 30,40, 50 mijë lekë më tepër, detyroheshin të paguanin me justifikimin “Paguaje se është futur në sistem”. Kështu, shqiptarëve iu grabitën miliarda lekë. Grabitje e mirfilltë.
3. Morri borxh rreth 1 miliard e 300 milion dollarë duke e justifikuar se duhen shlyer borxhet “që na la Saliu” kur në fakt borxhet nuk ishin as sa gjysma e kësaj shume. E nëse borxhet e “Saliut” u morrën për rrugë, borxhet e Rilindjes nuk dihet për çfarë janë përdorur, sepse nuk është investuar asgjë. Këto para që Rilindja i ka zhdukur, do t’i paguajnë shqiptarët me taksat nga puna e tyre. Grabitje e mirfilltë.
4. Me një tjetër operacion, Rilindja iu shkatërroi shqiptarëve rreth 30 milion euro pasuri duke iu prishur ndërtimet. Ndërkohë, pas prishjes selektive të ndërtimeve kundërshtare në Bregun e Jugut dhe në mbarë Shqipërinë, këta hodhën themelet për hotelet dhe resortet e tyre.
5. E gjitha kjo u shoqërua me një operacion të fortë mediatik propagandistik me të cilin u arrit të bindet opinioni se shteti mundet të ta prishë pasurinë edhe kur e ke me leje, se ato ndërtime nuk ngjajnë bukur. Kjo në kundërshtim me çdo dokument të të drejtave.
6. Në traditën e organizatave të tjera terroriste, si FARK në Kolumbi dhe Sendero Luminoso në Peru të cilat territoret nën pushtetin e tyre i përdornin me qëllim fuqizimin financiar, Rilindja zaptoi 1/4 e territorit të Shqipërisë dhe e mbolli atë me hashash me qëllim pasurimin e organizatës. I vu në dispozicion këtij projekti policinë e rendit, doganat, policinë kufitare, anti-drogën; duke emëruar në këto organe përfaqësues të krimit që do ta çonin përpara projektin.
7. Ky projekt, damkosi Shqipërinë si kartel droge, aq sa prokurori i Leçes Cataldo Motta u detyrua të dalë në dekleratë e të deklarojë se i kemi humbur lidhjet e bashkëpunimit me autoritetet shqiptare. Nuk pranojnë të bashkëpunojnë.
8. Me një tjetër operacion, Rilindja shoqëroi në dyert e komisariateve rreth 30.000 shqiptarë të cilët më pas u konstatuan si të arrestuar në mënyrë të paligjshme.
Tashti, dokumentet mbi sigurinë japin ketë përkufizim mbi organizatat terroriste: “Kryerja e veprimeve të paligjshme që kanë si qëllim mbjelljen e frikës tek popullsia”.
Dhe a nuk bëri Rilindja ketë? Shqiptari nën Rilindjen ka frikë se mund të shoqërohet në polici edhe pa pasë bërë asgjë. Ka frikë se ndërtimi mund t’i shkatërrohet edhe kur e ka me leje, sepse Rilindja gjykon se nuk i pëlqen leja.
A nuk është kjo mbjellja e frikës? A nuk është ky asgjësim i parimit të sigurisë juridike, jetik për një vend të lirë, ku veprimet e qeverisë janë të parashikuara dhe të parashikueshme? Shtetit duhet t’i parashikohen veprimet, sepse Kushtetuta shkruan: “E drejta është baza e veprimtarisë së shtetit”. Vetëm organizatave terroriste nuk mund t’iu parashikohen veprimet, ato surprizojnë. Dhe Rilindja e tillë është. Një organizatë terroriste që surprizon.