Në përvjetorin e I- rë përkujtimor të heroit Salih Çekaj Nga e djathta: Selim Koca, Veli Fazliu-Gjyrisheci, Xhafer Leci, Rifat Jashari, Gani Geci, një shok dhe Shaban Bobaj, ulur Shaqir Hysenaj e shokë të tjerë..., Stuttgart, 2000

Rifat Jashari – shembull praktik për bashkim kombëtar

Rifat Jashari është duke mbajtur qëndrim kombëtar e burrëror, duke mos harruar për as një çast miq, shokë e dashamirë, që kishte krijuar si mërgimtar e veprimtar shumëvjeçar në Diasporë.

Nga Xhafer LECI

As teorikisht e as praktikisht, gjatë gjithë historisë sonë kombëtare, edhe pse kanë folur e shkruar shumë intelektualë, historianë, diplomatë, politikanë, luftëtarë e njerëz të thjeshtë, për bashkimin tonë kombëtar, disa nuk kanë mundur, e disa nuk kanë dashur ta realizojnë as në teori e as në praktikë!

Rifati tash ka zgjedhur rrugën e drejtë, por atë duhet përkrahur të gjithë ata që në mendje, në zemër dhe në shpirt e kanë bashkimin. Pas qëndresës së Jasharëve në Prekaz të Drenicës, më 1998, dhe flijimit të kësaj familjeje për liri dhe pavarësi, në krye me komandantin Adem Jashari, subjektet politike dhe shumë politikanë e individë të tjerë, përpiqeshin që ta përvetësonin, ta privatizonin këtë familje si të tyren, ndoshta disa pak edhe me hile, jo vetëm për respekt dhe dhimbje, por edhe për emër e interesa të veta politike!

Rifat Jashari është duke mbajtur qëndrim kombëtar e burrëror, duke mos harruar për asnjë çast miq, shokë e dashamirë, që kishte krijuar si mërgimtar e veprimtar shumëvjeçar në Diasporë.

Me rastin e Maskarës së Prekazit, shokët e Rifatit organizuan të pame për familjen Jashari. Atëherë Rifati ishte një veprimtar nga radhët e LDK-së, dhe miqtë e tij Bashkim Leci, Naim Gashi e të tjerë anëtarë të Kryesisë së Nëndegës së LDK-së në München, përgatitin gjithçka që duhej, si rezervimin e sallës, organizimin e pritjes të shumë qindra mërgimtarëve, të cilët vinin për disa ditë pa ndërprerë për ngushëllime…

Ne, kur shkuam për ngushëllime me shokë nga Stuttgart-i, me një autobus, në tavolinën e pritjes gjetëm Rifatin me kushëririn e tij, tash i ndjerë, Zenel Jashari dhe Sali Çekaj, tash hero i Kosovës, mik i Rifat e Adem Jasharit. Saliu bashkë me Adem Jasharin e Bashkim Lecin kanë marrë pjesë në ushtrimet ushtarake në Shqipëri, më 1991.

Rifati vazhdimisht, sa herë që ka qenë në Gjermani ose në Kosovë, ka marrë pjesë në akademitë përkujtimore të organizuara për heroin Sali Çekaj. Ka marrë pjesë edhe nëpër tubime të tjera, si p.sh. me rastin e vdekjes së nënës së veprimtarit dhe kryetarit shumëvjeçar të Nëndegës së LDK-së të Baden-Württemberg-ut, z.Shaban Bobaj, më 12.1.2014.

Pse i mbetën borxh, apo më mirë me thënë pse e mashtruan familjen Jashari, ish-kyeministri në ekzil, Bujar Bukoshi dhe disa nga krerët e LPK-së, të cilët edhe pse i kishin mundësitë financiare, ata nuk e financuan për blerjen e armatimit komandantin Adem Jashari?!

Bile, disa nga krerët e LPK-së e përçmuan, njollosën Adem Jasharin.
Ne, veprimtarët e terrenit, e dinim kush ishin përçarësit, pamfletistët, ofenduesit dhe shkelësit e marrëveshjeve!
Megjithatë, po sjell një citat nga libri i Bedri Islamit:
“Lëvizja (Lindje e Përgjakur) – Bashkëbisedim me Ibrahim Kelmendin”.
Ja çka shkruan Ibrahim Kelmendi, faqe 373:
“Qysh atëherë zuri të përvijohej një dukuri fraksionizmi në sektor, rrjedhimisht në bërthamë të shtabit të përgjithshëm, që të konsolidohej e mandatohej në Shtab të përgjithshëm, meqë Ushtria nuk ishte organizatë e pavarur politike demokratike, që të votonte anëtarët e Shtabit, e as individët të vetemëroheshin për komandant. Ishte Lëvizja ajo që kishte formuar, po e udhëhiqte politikisht, po e financonte dhe, prandaj, duhej të formonte Shtabin dhe ta mandatonte atë për komandim. Në këtë kuadër të këtyre përcaktimeve, Lëvizja kishte formuar Sektorin e rëndësisë së veçantë, si bërthamën fillestare të Shtabit. Fatkeqësisht rrjedha nuk u zhvillua gjithnjë siç ishin planifikimet e përcaktimet, meqë Xhaviti kishte përvetësuar Azemin, ose anasjelltas, për të vepruar kokë më vete. Ndërkaq ata, siç do të dëshmohet më vonë, ose nuk ishin në gjendje t`i ushtronin përgjegjësitë ( nuk kishin lidhje me zona të UÇK-së), ose nuk donin! Unë qysh atëherë, që do të thotë qysh në maj të vitit 1998, i kam akuzuar si komplotistë me fjalën e paraqitur në mbledhje të KP. Fjalë që e kisha paraqitur me shkrim.

Meqë jemi te kjo tematikë, që nga viti 1996 e deri kur ndodhi Epopeja e Jasharëve në Prekaz, Xhavit Haliti e më shumë Azem Syla, ngulnin këmbë se Adem Jashari me bashkëluftëtarë nuk duhej të përkraheshin, sepse nuk ishin në UÇK. I cilësonin si “grup kaçakësh”, si “grup i Drenicës”. Këtë e pati shprehur me mllef vetë Xhaviti në mbledhjen e Kryesisë së Lëvizjes, në mars të vitit 1997, kur u thirra për të dhënë llogari pse po i dërgonim në zona mjete financiare të Nëndegës dhe të Fondit në Gjermani dhe, po me mllef e një mënyrë ultimative, iu thashë se do t`ua dërgojmë, sa kohë që ata do të na kërkojnë, meqë Kryesia dhe Sektori kanë humbur lidhjet me ta, ose nuk po duan t`i përkrahin…”

LPK-istët as 1% të popullit

Unë, shkruesi i këtyre rreshtave, e di se ata, disa të LPK-së, që dikur çirreshin në emër të popullit, nuk kishin pas vetes as 1% të popullit! Si ka mundësi që një pakicë aq e vogël t’i referohet një ushtrie të popullit, sikur që ishte UÇK-ja?!

Në emër të popullit mund të fliste vetëm Dr. Ibrahim Rugova, cili ishte president i zgjedhur në mënyrë demokratike nga populli.

Në përvjetorin e 8-të përkujtimor të heroit Salih Çekaj Nga e djathta; Smajli i vëllai i heroit Sali Çeku, kolonel Rrustem Berisha, Rifat Jashari, Xhafer Leci, Pjetër Coli e shokë të tjerë...,  München, 30 prill 2006
Në përvjetorin e 8-të përkujtimor të heroit Salih Çekaj
Nga e djathta; Smajli i vëllai i heroit Sali Çeku, kolonel Rrustem Berisha, Rifat Jashari, Xhafer Leci, Pjetër Coli e shokë të tjerë…, München, 30 prill 2006

Nga e djathta; Smajli i vëllai i heroit Sali Çeku, kolonel Rrustem Berisha, Rifat Jashari, Xhafer Leci, Pjetër Coli e shokë të tjerë…, München, 30 prill 2006

Edhe sot ndonjë parti e vogël, apo organizatë, mund të formojë një ushtri për çlirimin e Mitrovicës, pa i pyetur institucionet e Kosovës, sepse nuk po mundtkan të presim më…!

Nga shumëkush, padrejtësisht dhe qëllimisht, është akuzuar presidenti dr.Ibrahim Rugova, se kinse Ai nuk po dëshironte të vizitonte Jasharët dhe varrin e komandantit Adem Jashari! Të gjithë e dimë se presidenti dr.I.Rugova, ka qenë i pari në përpilimin e listës së parë, për zhdukjen e tyre fizike nga 10 personalitetet më të spikatura që kishte elita intelektuale e Kosovës!
Dr.Rugova kishte shpallur katër ditë zie me rastin e Masakrës së Prekazit dhe, më vonë, e shpalli hero të Kosovës Adem Jasharin.
Të gjithë e dimë se kundër dr.Rugovës u bënë dy atentate, i pari në shtëpinë e Tij, dhe i dyti, në qendër të Prishtinës, kur për vizitë kishte ardhur Sekretari i NATO-s, Havier Sollana. E po si të shkonte Rugova në Drenicë, kur dihen se nga kush bëheshin kërcënimet, se: nëse Rugova vjen në Prekaz, do të thotë: Sikur t`i ngjallte dhe t`i vriste edhe një herë Adem Jasharin…! Ja kështu kanë vepruar ata që nuk e kanë financuar Adem Jasharin, sikur edhe shokët e tyre që kërcënonin Rugovën me vdekje, nëse vjen në Prekaz për ngushëllime, dhe përkulje para varrezave të Jasharëve, në krye më komandantin Adem Jashari.

Kështu ndodhi edhe me rastin kur Dr. Rugova po përgatitej për vizitë familjes së Zahir Pajazitit, Rugova u kërcënua, u shantazhua dhe u pengua nga komplotistët kundër Rugovës…!

Qëllimi për bërjen e këtij shkrimi është: të mësojmë të vërtetën për familjen Jashari. Të përkrahim Rifat Jasharin në rrugën e drejtë që po ndjek ai, drejt pajtimit dhe bashkimit tonë kombëtar, pa marrë parasysh të kaluarën e hidhur.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top